Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në Shqipëri: Pritet deri në 100 tonë ujë për hektar

Përkeqësimi i shpejtë i motit pritet të ndodhë në ditët në vijim, sipas meteorologëve.

“Ka të ngjarë të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar”, shprehen meteorologët.

Nga ky përkeqësim preket i gjithë rajoni i Ballkanit, dhe Shqipëria kryesisht në veri dhe veri-perëndim të saj.

Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, frekuencë të lartë rrufesh dhe përforcim të menjëhershëm të erërave.

Në zonat e mësipërme gjeografike mund të shihet një vëllim total uji që mund të arrijë ose edhe të kalojë 100 tonë për hektar.

Sakaq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave për ditën e nesërme, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje.

Toka pritet të ketë një sh përthim të një stuhie gjeografike, ja për çfarë të përgatitemi

Toka po përgatitet për një stuhi gjeomagnetike të fortë këtë javë, pas shpërthimit masiv diellor që ndodhi të martën.

Njolla diellore AR3842, një rajon i fortë me fusha magnetike në sipërfaqen e diellit, prodhoi shpërthimin e dytë më të fortë në pesë vitet e fundit, duke shkaktuar ndërlikime si ndërprerje të radios mbi Hawaii.

Shpërthimi, i klasifikuar si X7.1 nga NASA, ndihmoi në krijimin e një nxjerrjeje në masë koronale (CME) që pritet të përplaset në Tokë më 5 tetor.

Kjo përplasje mund të shkaktojë stuhi gjeomagnetike, duke rritur rrezikun për ndërprerje të komunikimeve satelitore dhe dëmtime në rrjetet e energjisë.

Ekspertët e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) parashikojnë se stuhia gjeomagnetike do të jetë nga G1 në G3, me ndikimin më të mundshëm më 5 tetor.

Aktiviteti diellor është rritur ndjeshëm, duke vënë në dukje se dielli ka hyrë në maksimumin e tij 11-vjeçar.

Me 41 flakë diellore të klasit X të ndodhura këtë vit, shumë më shumë se në vitet e kaluara, ekspertët parashikojnë se maksimumi diellor mund të zgjasë edhe për një vit tjetër, duke sjellë më shumë shpërthime dhe stuhish gjeomagnetike në të ardhmen.

“Dua maskën me mjekrën e Faton Harizajt”- Vetting zbardh bisedën me tregtarin e maskave të silikonit! Kush fshihet pas faqeve online me numra kolumbianë

EMISIONI VETTING

Numri i lartë i ndjekësve që bën “Tag shokun kriminel” në këto video të gjendura lehtësisht në “Tik-Tok”, me mijëra ndjekës, shihet me shumë shqetësim dhe alarm nga ekspertët e sigurisë.

Avokati Mevlut Derti u shpreh se: “këto grupe apo kontingjente kriminale të mos arrijnë të sigurojnë kushte të favorshme logjistike për të kryer një vepër penale një vjedhje, vrasje ose ngjarje të tjera kriminale, janë një hap para teknologjisë, investojnë shumë tek pjesa e kushteve logjistike për të kryer një vepër penale apo për të kryer një krim”.

Ndërsa avokatja Margarita Kola shprehet se: “nëse vërtetohet qëllimi apo përdorimi i maskës në një vepër penale, dënimi për tregtarin nëse gjendet e dënon atë në bazë të “neni 80 i cili parashikon dënim deri në pesë vite burg për personat që shesin mjete ose sigurojnë mjete për një autor krimi i cili kryen një vepër penale”.

Por pavarësisht nenit 80 te Kodit Penal, këta shitës anonim nuk ngurojnë të shpërndajnë videot ku reklamohen maskat e salikonit. Ajo që shihet me shumë shqetësim nuk është vetëm numri i lartë i ndjekësve por edhe komentet që lënë aty shumë njerëz duke shprehur interes për t’i blerë.

Bisedat që kanë bërë qytetarët me shitësin anonim të maskave:

“Qytetar 1: Po për goca a keni

Shitësi i maskave të silikonit: Po shkruaj në DM

Qytetari 2: Më duhet një e tillë…

Shitësi i maskave të silikonit: Më kontakto në Telegram ose DM në Tik-Tok.

Qytetar 3: Po me flokë keni?

Shitësi i maskave: Po veçse kushtojnë tepër..

Qytetar 3: Jom i interesum…

Shitësi i maskave: Kontakto në DM ose Telegram

Qytetar 4: Për sa vjen porosia në Fushë-Krujë

Shitësi i maskave: Më kontakto….

Qytetari 5: 25 euro i ke në Aliexpress o bosi…

Shitësi i maskave: Unë o vlla t’jap opsionin qe hajde takohu fizikisht e merre, n’dor shife mbrapa m’jep leket. E vetmja gja asht qe un nuk t’lejoj ta veshësh sepse n.q.s e një mask veshët ajo s’mund te shitet ma tjetër kujt, pra une ta nis ne video modelin ti m’thua, e du, takohena ti e merr n’dor e shef, n’dor dhe e paguan.

Qyterari 6: Mjekra e Faton Harizaj është…

Shitesi i maskave: Ca thu mor njeri e kam ba un videon, si jeni kshu robsh qe besoni çdo gja, mjekra eshte e imja.”

Ndër komentet e personave të interesuar të bien në sy edhe disa adresa Tik-Tok-u me pseudonime që fshehin emrin dhe mbiemrin.

Në një interesim nga gazetarët e Vetting rezultoi se ka pasur fluks të shitjeve të maskave tek persona të ndryshëm pa identitet, duke ngritur alarmin e përhapjes së atyre që mund t’i përdorin në aktivitete kriminale.

Vetë shitësi i maskave të silikonit, në komunikim me ata që interesohen, u tregon se nuk është Faton Harizaj, personazhi që u vra në Serbi dhe u varros para disa javësh në Kosovë. Madje, shitësi i maskave në këtë rast është aq i sigurte sa jep disa detaje, si p.sh mjekra e modeluar e tij. Ky person ka publikuar disa video ku vendos maskat dhe nga verifikimet e bëra rezulton se janë pamje të vërteta, pra nuk janë të vjedhura në internet. Ajo që bie në sy është se ai mban kapuç dhe syze, pas tij duket një zonë rurale në veri të Shqipërisë të cilën pas pak do të tregojmë se ku ndodhet.

Po kështu në këto adresa gjen edhe doreza silikoni që mbulojnë jo vetëm dorën, por arrijnë deri tek bërrylat sakaq mund të fsheh lehtësisht edhe tatuazhe identifikuese. Por njëkohësisht arrihen të mbulohen gjurmët e gishtave që mund të lënë në vendngjarje autori apo autorët. Rrjedhimisht duke ulur shanset që hetuesit të identifikojnë personin që ka kryer një vepër penale.

Sipas avokatit Mevlut Derti: “Para se të kryejnë një krim, këto grupe kriminale sigurojnë kushtet më minimale dhe kryesisht të një teknologjie më të lartë, maskat e silikonit shiten online, nuk ka kontroll nga instancat përkatëse për të kontrolluar çfarë shitet ose blihet . Është shumë e vështirë për t’u bërë indentifikimi sepse duhet të ketë institucione specifike për të bërë kontrollin që ky produkt ose send nuk mund të shitet ose tregtohet online”.

Madje avokati paralajmëron se: “Shitësit dhe përdoruesit duken shumë më përpara se sa përgatitja e policisë për ta. Këto grupe apo kontigjente kriminale të mos arrijnë të sigurojnë kushte të favorshme logjistike për të kryer një vepër penale një vjedhje, vrasje ose ngjarje të tjera kriminale, janë një hap para teknologjisë , investojnë shumë tek pjesa e kushteve logjistike për të kryer një vepër penale apo për të kryer një krim.”

Si mund ta blesh një maskë silikoni?

Për të vërtetuar me fakte nëse kjo faqe shet maska silikoni tek njerëz të botës së krimit, VETTING kontaktoi “Albanian Mask”, e cila në profilin e saj kishte të afishuar një numër me prefiks të Kolumbisë +57 318 7046996, ku shkruhej “Kontakto në Uhatsapp”. Numri ishte funksional, mesazhi në Uhatsapp-in e shitësit të maskave të silikonit arriti me sukses dhe brenda pak sekondave VETTING mori përgjigje.

BISEDA 1:

VETTING: Përshëndetje! A keni gjendje si kjo maska e mëposhtme?

Shitësi i maskave: Kam një gjendje ma kanë prenotu, nëse vjen e merr brenda jave ta jap. Përndryshe vjen furnizimi për pesëmbëdhjetë ditë. 500 euro bën!

*Autori që shet maskat dërgon një video të maskës që gazetarët e “VETTING” u interesuan.

VETTING: A ma sjellë në Tiranë apo në vend tjetër që thua ti?

Shitësi i maskave: Unë rri n’Veri. N.q.s ke mundësi ti, e përgjysmojmë rrugën e takohena pak ma siper Tirans, andej nga Miloti.

VETTING: Ok. Për momentin jam ne Itali, sapo te kthehem. Furnizimi tjetër a vjen me çmim me të lire apo 500 euro? Me duhet 1 përdorimshe.

Shitësi i maskave: 500 euro, furnizimi vonon se këto bahen me dorë e çdo qime qe u ngjisin vonon, se per m’u ta sjell qysh sot. Ti përdore sa te duash vlla kjo a cilësi tamam. As nuk griset as nuk i bie ngjyra. Sa vonon me ardh ti?

VETTING: Te them te drejtën unë dua te vij sa me shpejte dhe kështu i kam punët. Po bej planifikimet e mia e do nisem. Vetëm nuk dua te dija njeri asgjë. As me njeh e as te njoh.

Shitësi i maskave: O vëllai un prandaj s’punoj me asnjë lloj poste as nuk i marr leket me bank kurrë. Un t’jap mallin, lekët ndor. Une jam shumë-shumë korrekt. Prej teje dua qe nese e ban si porosi. Mos t’me lesh t’u prit n’rrugë 3 orë. Orari korrekt. Vendin e lëmë diku ku është mirë për te dy. Edhe shnet e t’mira, kam ba qindra porosi.

VETTING: Ne rregull u mbyll do te vij e ta mbyllim. Vëlla nuk do te me presësh mos u bej merak se halli është i imi jo i joti.

Shitësi i maskave: Ok pres t’me shkruash i dit para takimit

VETTING: Po e marr per hallet e mia Jo per qef. Ne rregull.

Shitësi i maskave: Deri atëhere nuk po e shes, nese ndërron mendje e nuk e don, M’thuj mos ta bllokoj kot. Respekt!

VETTING: Pa merak, nuk tërhiqem unë se te thash kam hall. Nuk e marr për qef. Prandaj te thash nuk dua te dija askush.

Shitësi i maskave të silikonit pretendon se punimet bëhen me dorë dhe nuk i blen online duke i porositur jashtë Shqipërisë. Ai ka shpjeguar se, deri pak kohë më parë maskat vinin nga jashtë vendit me postë apo alternativa të tjera transporti. Por kjo ka qenë disi e pasigurte, duke bërë që shitësit t’i hyjnë rrugës së sigurimit nga prodhues artizanalë vendas.

Në këto kushte vetë shitësi i maskave është intriguar nga kërkesa e “Vetting” duke insistuar se çfarë vendimi kishim marr në lidhje me blerjen e maskës. Pavarësisht se gazetarët investigativë i kishin thënë shitësit të maskave se do ta kontaktonin pas disa ditësh për të caktuar ditën dhe vendin e blerjes, shitësi tregohet i paduruar dhe kontakton sërish për të pyetur nëse “blerësi” ishte kthyer nga Italia.

Biseda 2:

Shitësi i maskave: A erdhe vlla?

VETTING: Për pak ditë kthehem, do të njoftoj.

VETTING kontaktoi sërish shitësin e maskave për t’ia shpjeguar se arsyeja për vonesën e blerjes ishte për shkak se personi që do e përdorte ishte në Itali për “disa blerje të rëndësishme”. Fabula e ndërtuar nga gazetarët e Vetting ishte se maska dhe armët që po siguroheshin ishin për një rast gjakmarrjeje, por ai nuk u interesua për motivin që na duhej kjo maskë.

Shitësi thjesht këmbënguli se për këtë gjë ishte i gatshëm që atë ditë nëse “blerësi” kishte ndërmend të blinte maskë apo qoftë edhe armë zjarri për të realizuar “vrasjen” që kishte planifikuar në Shqipëri. Me alibinë që do të kryej një vrasje, shitësi nuk nguroi të ofronte maskën e silikonit pavarësisht qëllimit “kriminal” të gazetarëve të infiltruar.

-Komunikimi u zhvillua në Uhatsapp:

VETTING: E di qe jam vonuar, por dua te vij ne Shqipëri Jo nëpërmjet doganës por malit. Më fal se këto gjëra nuk besoj se të intereson ty. Dhe ne Itali Kam ikur për të mos u përplasur më shumë. Se të them të drejtën me kanë vrarë një njeri timin dhe unë dua të vij te mbyll hesapet të marr gjakun tim. Po nuk dua te kem probleme. Ta them kete se e Kam per hall. Po nuk dua te shtoj me halle. Kam ngelur ketu se dua te marr nje hejur pa ze. Dhe prandaj jam vonuar. Po ma sigurove me thuaj sa eshte e gjitha dhe nuk vonoj. Dhe me thuj si do lodhemi pa u demtuar une se ti nuk do kesh asnje problem se as te njoh dhe as nuk dua te njoh besoi me kupton.

Shitësi i maskave: Kyt 500 (dërgon videon e maskës) Hajde merre qysh sot, ne fund te autostradës Tirane-Milot, nese don 500 euro kena diskutu. Ma kan kerku nja 10 vet, e prz se kam shit. Se ti m’the e du per hall per shpejt. Kur t’jesh i gatshem me e marr. Vec m’thuj. Nkyt vend pse afer Laq -Milot. Nkyt zone. Ku t’duash.

VETTING: Në rregull të them.

Shitësi i maskave: Por Tirane nuk vij dot.

VETTING: Në rregull.

Shitësi i maskave: A mir vlla? OK rsp

VETTING: Për hekur nuk bëhet fjalë të më gjesh…

Shitësi i maskave: Jo

Shitësi i maskave: Ne rregull flasim sapo te nisem do te shkruaj.

Nga kërkimet e bëra rezulton se maska të ngjashme mund t’i gjesh me çmime 60-100 dollarë në faqe si Ali Expres.

Sipas avokates Margarita Kola:“Normalisht, maskat dhe dorezat e silikonit mund të përdoren për të kryer vepra të ndryshme penale, fshehja e fytyrës për të kryer një vjedhje me dhunë ose vrasje. Ne nuk kemi një nen specifik që rregullon në mënyrë specifike shitjen e maskave, dorezave ose mjeteve të tjera. Shumica e vjedhjeve me dhunë, vrasjeve dhe veprave të rëndë penale, zakonisht njerëzit janë të maskuar, edhe gjurmët e gishtave, siç e dini gjurmët papilare janë unikë për çdo njeri, krimineli synon të lëri sa më pakë gjurmë që të mos zbulohet. Unë kam patur rast kur vjedhja është kryer nga autor i maskuar me maskë silikoni. por edhe me doreza”.

Çfarë përgjegjësia kanë këta persona që ua shesin këto maska organizatave kriminale?

“Unë i mëshoj më shumë që një krim të parandalohet sesa kur krimi kryhet. Maskat dhe dorezat e salikonit, o do ti marrësh për një punë specifike që ty të duhet ose ndryshe për çfarë? Sepse janë maska për çfarë i do? I bie që ti do të kryesh diçka dhe nuk do të indentifikohesh. Shitja e maskave duhet të rregullohet, unë mendoj se nuk duhet lejuar shitja e sendeve të tilla online. Fshehja e identitetit në publik ti mund ta bësh për dy arsye, e para nga një sëmundje e shëndetit mendor, ke frikë dhe ankthet e tua, e dyta kur ke kryer një krim dhe po e fshehin identitetin sepse në atë moment do të kryesh një vepër penale”.

Stuhi dhe rrebeshe shiu drejt Shqipërisë, cili është qarku më i rrezikuar

Ditën e nesërme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata, duke shkaktuar edhe përmbytje.

Siç dallohet në hartën e stacioneve meteorologjike, Vlora është qarku më i rrezikuar.

Në mesditë në qytetin e Vlorës priten 20 rrufe për km katrorë. Si pasojë, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkimit, deri në një moment të dytë.

Veç Vlorës, dy qytete të tjera që do të preken më shumë nga moti i keq janë Fieri dhe Tirana.

Por, gjithashtu nga përkeqësimimi i motit preket i gjithë rajoni i Ballkanit. Ekspertët e motit janë shprehur se mund të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar.

Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, erë dhe rrufe.

Për shkak të motit të keq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave për ditën e nesërme, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje. /vizionplus.tv

E rëndë/ Një person goditet në kokë nga cjapi, dërgohet në gjendje të rëndë në spitaI (Emri)

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Dikur akuzonin Shqipërinë se nuk e respektonte me Belerin / BE “shuplakë” Greqisë: Respektoni prezumimin e pafajësië, keni dy muaj kohë

Bashkimi Europian i ka kërkuar Greqisë të respektojë “prezumimin e pafajësisë” dhe të drejtën për të qenë i pranishëm në gjykimet penale.

Greqia po akuzohet për të njëjtën gjë, për të cilën politikanët dhe zyrtarët e lartë grekë, pak muaj më parë akuzonin Shqipërinë se nuk e respektonte, në çështjen e Fredi Belerit.

Autoritetet greke pretendonin se Belerit nuk i respektohej prezumimi i pafajësisë, duke e bllokuar atë nga mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Megjithatë, duket se është vetë Greqia që i ka shkelur direktivat e BE-së, për çka Organi ekzekutiv i BE-së ka vendosur të nisë një procedurë shkeljeje.

Së bashku me Greqinë, kërkesa u është drejtuar edhe Luksemburgut, Maltës, Sllovenisë, Sllovakisë dhe Suedisë.

Kjo direktivë është një nga gjashtë të miratuara nga BE-ja për të vendosur standarde minimale të përbashkëta që sigurojnë gjykime të drejta dhe mbrojtje adekuate të të drejtave të të dyshuarve dhe të akuzuarve në të gjithë bllokun. Në mënyrë të veçantë, Komisioni konstatoi se masat e njoftuara nga Greqia nuk përfshijnë saktë dispozitat e direktivës në lidhje me referimet publike për fajësinë dhe gjykimet në mungesë.

Greqia tashmë ka dy muaj për t’iu ërgjigjur dhe për të adresuar mangësitë e theksuara nga Komisioni. Nëse ata nuk japin një përgjigje të kënaqshme, Komisioni mund të vendosë të nxjerrë një opinion të arsyetuar.

Ky është momenti i friks hëm kur Rusia lëshon “nënën e të gjitha bø mbaυe” në mes të qytetit ukrainas (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin e frikshmë kur një bombë ruse shpërthen në mes të qytetit Vovchansk, në verilindje të rajonit të Kharkiv-it.

Sipas raportimeve në kanalet e “Telegram” kjo bombë është ODAB-9000, e konsideruar si bomba më e madhe jo-nukleare me një ngarkesë prej 9,000 kilogramësh eksploziv.

Qyteti, edhe para hedhjes së bombës, ngjan si një skelet, i shkatërruar nga luftimet e ashpra.

Megjithatë, disa të tjerë pretendojnë se bomba ishte ODAB-3000, termobarike.

Ushtria ukrainase thotë se bomba nuk është DOAB-9000 pasi një bombë e tillë kërkon avion strategjik për t’u hedhur, dhe radarët nuk kanë kapur lëvzjet e asnjë avioni mbi këtë zonë.

U rrëmbye 11 vjeçe nga Shteti Islamik, lirohet pas 10 vitesh vajza irakene në Gaza (VIDEO)

Një 21-vjeçare e rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në Irak më shumë se një dekadë më parë është liruar nga Gaza në një operacion të udhëhequr nga SHBA. Operacioni i zhvilluar gjatë kësaj jave përfshiu gjithashtu Izraelin, Jordaninë dhe Irakun.

21-vjeçarja është një anëtare e pakicës fetare Yazidi


dhe është identifikuar si Fauzia Amin Shido. Silwan Sinjari, shefi i shtabit të ministrit të jashtëm irakien, tha se ajo u lirua pas më shumë se 4 muaj përpjekjesh, disa prej të cilave dështuan për shkak të situatës së vështirë të sigurisë në Gaza.

Zyrtarët irakenë kishin qenë në kontakt me vajzën për muaj të tërë dhe ua dhanë informacionin e saj zyrtarëve amerikanë, të cilët organizuan lirim e saj nga Gaza me ndihmën e Izraelit. Drejtori i zyrës së diplomacisë dixhitale në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, David Saranga, postoi pamjet në aplikacionin X.

Vajza u rrëmbye nga ISIS në Irak dhe u dërgua në Gaza në moshën 11-vjeçare. Rrëmbyesi i vajzës ishte vrarë gjatë luftës në Gaza, ndoshta nga një sulm izraelit, dhe më pas ajo iku në një strehë refugjatësh. E reja tashmë është ribashkuar me familjen e saj në Irakun verior.

Më shumë se 6 000 yazidi u kapën nga luftëtarët e Shtetit Islamik në rajonin Sinjar të Irakut në vitin 2014.

Shumë prej tyre u shitën si skllevër seksualë ose u trajnuan si fëmijë ushtarë dhe u dërguan përtej kufijve, duke përfshirë Turqinë dhe Sirinë.

Gjatë viteve të fundit, më shumë se 3 500 prej tyre janë shpëtuar ose liruar ndërsa rreth 2 600 persona mbeten të zhdukur.

Yazidi janë një grup fetar kurdfolës me origjinë indigjene në Kurdistan – një rajon gjeografik që përfshin pjesë të Irakut, Sirisë, Turqisë dhe Iranit.

Dh unë, molotov dhe mosbindje civile, PD publikon SPOT-in e protestës: Kërkojmë lirimin e Berishës dhe Salianjit!

Partia Demokratike ka publikuar sot spotin e protestës që do të organizojë në orën 18:00 të datës 7 tetor.

Spoti i protestës i bën thirrje qytetarvëe të nisen nga e gjithë Shqipëria në drejtim të Tiranës, për të nisur atë që demokratët e quajnë si “mosbindja civile”.

Në spot bie në sy përzgjedhja e pamjeve me incidente të dhunshme nga protestat e mëparshme, si përplasja me policinë dhe hedhja e koktelieve molotov.

Në njoftimin e saj për mediat, PD thotë se protesta do të kërkojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Njoftimi i PD:

Partia Demokratike publikon spotin e protestës së 7 tetorit.

Shqiptarët janë thirrur këtë të hënë ora 18.00 në protestë kombëtare për të marshuar drejt Tiranës.

Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjëanëse që mbikqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.

Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji.

E gjithë Shqipëria do të jetë në Kryeqytet.

Në kryeqendrën e vendit tonë shqiptarët do të bashkohen sërish për një protestë madhështore kundër regjimit të instaluar në Shqipëri.

“Shkoυα me ko.mshiυn, se b.υrri e bënte si me bυton”

Ja letra: Kam një sekret të madh brenda vetes, të cilin vendosa ta ndaj me shumë njerëz, duke ruajtur anonimatin. Kam mëkatuar, por në emër të dashurisë.

Une po shkoj drejt të dyzetave dhe jam rritur në frymën e historive të dashurisë të romaneve që lexoja kur isha e re. I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte njeriu që do të kisha në krah,

si do të ishte marrëdhënia jonë. Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe. U martova me një njeri të mrekullueshëm, por me të cilin çdo gjë shkonte qetësisht.

Ne e mbështesnim dhe respektonim njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk i përjetova ato skenat e fuqishme të dashurisë si nëpër faqet e librave. Unë ëndërroja që dikush të më merrte me forcë, të më rrëmbente, të bënte dashuri me mua për netë të tëra.

Nisa të jetoja monotoninë e ditës, duke e pranuar si një pjesë normale të jetës së gjithsecilit. Gjithçka që tashmë doja ishte një fëmijë. Isha e dëshiruar për të pasur dashuri dhe, duke qenë se nuk e merrja dot nga bashkëshorti im, doja të paktën të provoja dashurinë e nënës.

Por me burrin, pavarësisht se kishim marrëdhënie, unë nuk po mbetesha dot shtatëzënë. Unë ia vija fajin natyrës së marrëdhënies sonë. Ne bënim dashuri si me buton, sikur na detyronte njeri dhe jo sikur e donim me të vërtetë këtë gjë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

E pavarësisht nga gjendja që po kaloja, asnjëherë nuk e kam menduar që do ta tra.dhtoja tim shoq. Pavarësisht se mbetesha një femër shumë pasionante, e dija që tashmë jeta ime kishte marrë një drejtim të caktuar dhe nuk mund të bëja gabime të tilla, por Zoti gjeti pikërisht atë kohë për të më bërë dhuratë dashurinë e jetës sime.

Arbeni ishte shoku i burrit tim. E di çfarë po mendoni, që është diçka e pështirë ajo që do t’ju tregoj, por në fakt e di që ju kurrë nuk do ta kuptoni dot atë që ndieja unë në ato momente.

Unë doja të ndihesha femër, e dashuruar, ndaj dhe vendosa t’i pranoja përkujdesjet e Arbenit, të cilat në fillim ishin miqësore dhe më pas nisën të kishin natyrë sentimentale. Me rastin e një feste të organizuar, në një

skutë të fshehur midis një morie njerëzish u konsumua marrëdhënia jonë e parë. Ishte e fuqishme, e plotë, shpërthyese. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu. U ndjeva femër, u ndjeva e re, u ndjeva sërish plot jetë dhe besim.

E kur ishim në festa apo raste të tjera shiheshim e prekeshim vjedhurazi sa herë mundeshim. Ishte një situatë absurde, por shumë joshëse. Të gjithë festonin, bisedonin, bërtisnin dhe në mes të asaj rrokopuje dy njerëz po i shprehnin ndjenjat njëri-tjetrit vetëm me sy.

E ndjeja që mezi merrnim frymë. Sigurisht që pasuan shumë takime të tjera. Sigurisht që e dija se ishte një gjendje që nuk do të mund të shkonte asgjëkundi, por nga ana tjetër ndihesha mirë, e dëshiruar, nuk doja që kjo lidhje të mbaronte. Ndërkohë, marrëdhëniet e mia me tim shoq vazhdonin, por ishin më te rralla. Më dukej si një njeri i panjohur në krevat, ndërkohë që në jetën tonë të përditshme ai vazhdonte të ishte bashkëshorti im i dashur. Ishte shumë e çuditshme ajo që ndieja.

E gjithë situata u përmbys kur mora vesh se kisha mbetur shtatzënë. U lumturova, isha në qiellin e shtatë sa për një moment harrova të mendoja se kush mund të ishte babai i foshnjës. Aty e kuptova që kishte ardhur momenti për ta zgjidhur të gjithë situatën në të cilën ndodhesha. Arbenin e doja, por edhe tim shoq nuk mund ta lija. Vendosa të flisja me Benin.

Kur i thashë që isha shtatzënë, ai u gëzua gjithashtu. “Unë e dua shumë këtë fëmijë!”, i thashë, “më shumë se çdo gjë tjetër! Nuk dua të bëj asgjë që mund ta dëmtojë atë, dua që të ketë një të ardhme të sigurtë!”. “Dhe ne do t’ia sigurojmë!”, më tha ai. “Jo ne, unë! Unë dhe ai që duhet të jetë babai i tij!”, iu përgjigja. Arbeni nuk më foli. Më tha që nuk do të lejonte asnjëherë që fëmija i tij të rritej pa babain e vërtetë.

Madje u zumë gjatë. Nuk doja që ai të ndërhynte. I thashë që unë vazhdoja të kisha marrëdhënie me burrin tim. Kjo gjë e nxehu jashtë mase. Në atë kohë nuk e dija se ku isha.

Çdo zile telefoni, çdo e rënë dere më dukej si shkatërrimi im, sikur ishte Arbeni që kishte ardhur për të treguar gjithçka, por Arbeni nuk u duk më.

Asnjëherë. Pas një muaji frike im shoq më tha se ai ishte larguar jashtë vendit përgjithnjë dhe që më bënte të fala pasi nuk kishte pasur mundësi të gjente kohën për të më takuar.

U lehtësova. Pikërisht në atë moment i thashë bashkëshortit tim se isha shtatzënë. Tani djali im është shtatë vjeç. Arbeni nuk është bërë më i gjallë. Unë vendosa që të mos ia bëja analizat e ADN-së djalit tim.

Nuk e di i kujt është ai fëmijë natyralisht, por realisht, ai është fëmija im dhe i bashkëshortit tim, është fëmija që na ka zbukuruar jetën. Ne jemi prindërit që e duam dhe e rrisim. Kjo ka më shumë rëndësi nga të gjitha. Si mendoni ju?