‘Këta e kanë lakun në fyt’/ “Zhaku” dhe historiania Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion në zgjedhje!

Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe duket se është krijuar një parti e re.

Bëhet fjalë për partinë “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, e cila është themeluar nga Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku” dhe historiania Elena Kocaqi.

Më shumë detaje për projektin e saj ka dhënë vetë Gjata, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’.

Edhe pse nga Gjermania, ku jeton prej vitesh me partnerin e saj, Irida “shpalosi” planin e partisë së saj, por gjithashtu sulmoi partitë e vjetra.

Ndër të tjera ajo u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje.

Duke qenë e qartë në qëllimet e saj, ka vendosur edhe rikthimin e saj në Shqipëri për t’ju dedikuar politikës me kohë të plotë.

Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta. E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare. Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit. Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur. Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë. Po do të rikthehem. Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.

Por kush është “Zhaku”?

Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj ndryshe, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.

Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta.

E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës.

Por vetë zbuloi se një ndarje kishte pasur, por dyshja ishin kthyer sërish bashkë.

Madje, sipas saj, ngjarja ka qenë një gjë pozitive pasi tanimë e ka forcuar akoma më shumë raportin e tyre në çift. Të dy, kanë sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Amon.
“Kisha nevojë të shihja veten time pa Kristjanin.

Nisa një master, u mora me veten time. Kisha një shtëpi me kopësht dhe u kujdesa për të e pija kafen aty. Ne takoheshim njëherë në disa muaj, flisnim por më rralë. Kishim kontakt, kishte momente që mesa duket fillonin plagët e vjetra. Kishte gjëra që mes nesh duheshin sqaruar.

Ne kemi 11 vite bashkë, dhe kemi një histori shumë të bukur bashkë. Nuk e krahasoj dot asnjë mashkull me Kristjanin.

Derisa kur u diksutua përfundimisht divorci kuptuam se ajo që ndodhte mes nesh ishte si të të hiqnin një pjesë nga shpirti dhe se nuk mundeshim dot. Na iku truri, na iku petulla Bieta. Ishte Kristjani që mori avionin,” tregonte Zhaku disa vite më parë në një intervistë.

Me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012. Më herët, ajo kishte publikuar edhe vetë një këngë, “Censura”, e sipas titullit, sigurisht që teksti ka disa terma “+18”.

I kërkojnë të bëjë autograf mbi posterin e ish bashkëshortit, ja si reagon Angelina Jolie

Një fanse i ka kërkuar Angelina Joliet firmosjen e një posteri të filmit “Mr. & Mrs. Smith” në të cilin luante përkrah ish-bashkëshortit të saj, aktorit Brad Pitt.

Jolie e mori atë në mënyrë stoike, duke u përpjekur të mos shikonte pjesën e posterit me fytyrën e Pittit mbi të.

Siç e dimë, filmi “Mr. & Mrs. Smith” u shfaq në vitin 2005, kur Pitt finalizoi divorcin e tij nga aktorja Jennifer Aniston.

Në martesën e tyre ata kishin gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve i birësuan.

I kërkojnë të bëjë autograf mbi posterin e ish

Rrjeti i pr. ostitucionit “lulëzon” në Shqipëri, s*ks 200 euro ora ndërsa shërbimet ekstra plus!

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme ushtrojnë prostitucion lirisht në çdo qytet të vendit.

Mjafton të hysh në një link në internet i quajtur “Shkodra escort”, aty gjen numrin e eskortave në çdo qytete, foto dhe numra sesi mund të lidhesh me to dhe pastaj t’i takosh.

Po në këtë faqe janë edhe të dhënat për numrin e eskortave në çdo qytet.

Në krye të listës qëndron Tirana me rreth 1200 eskorta , ndërkohë vendin e fundit e mban Korça me 1 të tillë.

Në investigimin e tyre gazetarët e Fiksit sollën takime  dhe biseda me vajzat e huaja të cilat tregonin vendet nga vinin dhe çdo gjë tjetër këtu.

Takimin e parë Fiksi e bëri me një vajzë 24 vjeçare që prezantohet si latine dhe prej kohësh ushtronte prostitucion në qytetin e Shkodrës. Komunikimi me bashkëpunëtorin e Fiksit bëhen në gjuhën shqipe dhe me atë të aplikacionit Whatsapp.

 Aty i dërgon edhe vendndodhjen si dhe listën e pagesës për shërbimet që ofronte. Ndërkohë  në takimin e ‘klientit’ me prostitutën , kjo e fundit nuk dinte asnjë fjalë shqip.

Prostitucionin e kryente në një banesë dhe menjëherë sapo bashkëpunëtori i Fiksit hyri iu morë pagesa prej 200 eurosh ora. Nëse ai do të kërkonte shërbime ekstra, ato kishin pagesë tjetër plus.

Më pas vajza e fton të shkojnë në një dhomë, ku i shpjegon bashkëpunëtorit të Fiksit se nuk di shqip, shkruan Fiks Fare.

Ajo që të bie në sy është veprimet dhe shenjat që ajo bën karshi tij, për t’i treguar që monitorohen.

Takimi i dytë që solli Fiksi në investigimin e tij u bë në Tiranë. Aty ku lulëzon tregu i prostitucionit. Edhe kjo eskortë  30 vjeçare komunikoi me anë të mesazheve në Whatsapp si dhe aty dërgoi vendndodhjen e saj dhe priti klientin e radhës. Ajo në internet ishte prezantuar si japoneze, por kur bashkëpunëtori i Fiksit e takoi i pohoi se ishte gjysmë malajziane dhe ruse. Ndërkohë që në profilin e saj kishte vendosur një foto tjetër, nuk ishte vetë personalisht.

Biseda me të ishte më e gjatë dhe më e lirshme. Ajo tregoi se në Shqipëri e solli një shoqe dhe se e di dhe njeh plot të huaja në vendin tonë që ushtrojnë prostitucion.  Madje në apartamentin që kishin si strehë ishin edhe dy vajza të tjera nga Kina. Tregon se ka një menaxhere e cila i gjen klientët, flet me ta në shqip dhe i merr edhe gjysmën e pagesës.  Ajo e fton bashkëpunëtorin e Fiksit që të shkojë sërish  dhe të takohet më vajzat kineze. Gjithmonë komunikimi thekson ajo të behët me menaxheren.

Në të dyja rastet që Fiks Fare solli, u komunikua me vajzat me numër shqiptarë, i cili ishte publikuar poshtë fotos së tyre në linkun e internetit. Edhe pse ato janë të huaja dhe nuk dinë shqip, komunikimi me klientët bëhet në shqip.

Rritet jetëgjatësia në vendin tonë. Shqiptarët jetojnë mesatarisht rreth 80 vjeç

Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç.

Ndryshimi më i madh është bërë në dekadat 60-90. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç.

Në vitin 1970, jetëgjatësia ishte rritur ne 65.2 vjeç, në vitin 1980 në gati 70 vjeç dhe në 1990 arriti në 72.7 vjeç.

Rritja e jetëgjatësisë pas viteve 1950 ka qenë një tendencë globale. Sipas Worldindata, ulja e madhe e vdekshmërisë së fëmijëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Por jetëgjatësia është rritur në të gjitha moshat. Foshnjat, fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit kanë më pak gjasa të vdesin se në të kaluarën dhe vdekja po vonohet.

Ky ndryshim i jashtëzakonshëm rezulton nga përparimet në mjekësi, shëndetin publik dhe standardet e jetesës. Bashkë me të janë thyer edhe shumë parashikime të ‘kufirit’ të jetëgjatësisë.

Në Europë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vend të 22 për nga jetëgjatësia. Vendet që e kanë këtë tregues më të larta janë Zvicra (83.7), Spanja (83.2), Suedia (83.1) dhe më të ulëtin Rumani dhe Bullgaria në pak më pak se 75 vjeç.

FOTO/ I dashuri MISTERIOZ i Elvana Gjatës? REAGON inxhinieri që përflitet se i ka rrëmbyer ZEMRËN këngëtares!

Inxhinieri Elson Bajrakurtaj që përflitet se ka nisur një histori dashurie me këngëtaren Elvana Gjata, ka reaguar për herë të parë mbi këto thashetheme në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale, kanë qarkulluar disa foto të tij, ku shihej pranë një vajze me fustan të bardhë, duke aluduar se ishte i martuar.

Por në fakt, pamjet në fjalë ishin nga dasma e motrës së tij.

Pas këtyre thashethemeve, Bajrakurtaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, dhe në momentin që do të ketë dikë në krahë, vetë ai do ta ndajë këtë lajm me ndjekësit dhe miqtë.

“Ky postim është për të gjitha pseudo-portalet që, edhe pse s’e meritojnë vëmendjen, përhapin fake news dhe tituj bombastik vetëm për disa klikime. Kur të vijë momenti që të kem dikë në krah, do jem unë i pari që do e ndaj lajmin me krenari. Nuk kam asgjë për të fshehur e as për t’ju frikësuar, aq me teper nga ju! Edhe pse nuk e meritoni energjinë time, nga ky moment ekipi im ligjor po mbledh fakte për të gjitha këto portale që përhapin mashtrime, dhe do përballeni me mua në gjyq”, shkruan Bajrakurtaj në rrjetet sociale.

Këngëtarja Elvana Gjata u përfol disa muaj më parë, se kishte vendosur të linte pas krahëve historinë me Ervin Matën, të njohurin dhe si ‘boli i kokainës’, i cili tashmë është në kërkim nga drejtësia.

Elson Bajrakurtaj, me profesion inxhinier, është njohur për publikun shqiptar edhe për rolin e tij në filmin që ka si producent Ermal Mamaqin, “Dy gisht mjaltë”, ku dhe mund të jetë bërë njohja e tij më këngëtaren.

Pavarësisht se, nisur nga profili që ka krijuar Bajrakurtaj në Instagram, ku shfaqet herë në Zvicër me helikopter privat, herë mes kantiereve të ndërtimit në Londër ku dhe është zhvendosur prej vitesh e herë mes kuajve, shanset janë që me këngëtaren të jetë takuar edhe diku nëpër botë, në koncertet që bashkon shqiptarët dhe dashurinë e tyre për flamurin kuqezi

Tetori vjen me xhepat plot për këto shenja të horoskopit

Tetori ka ardhur dhe sjell me vete jo vetëm shëtitje vjeshte dhe çokollata të ngrohta, por edhe surpriza të këndshme në sektorin financiar!

A jeni gati të zbuloni se cilat shenja të horoskopit do të kenë fatin në anën e tyre këtë muaj? Nëse po, atëherë jeni në vendin e duhur!

Demi

Tetori është muaji juaj! Çështjet tuaja financiare do të lulëzojnë dhe investimet që keni bërë në të kaluarën do të fillojnë të japin fryte. Ju gjithashtu mund të merrni një ofertë ose ngritje të papritur. Bëhuni gati për të shijuar paratë që do të jenë në xhepin tuaj!

Luani

Luanë, bëhuni gati për një rilindje financiare! Tetori është koha e përkryer për të përfituar nga idetë tuaja krijuese dhe për t’i kthyer ato në para. Një partneritet i ri mund të hapë dyer që nuk i kishit imagjinuar kurrë. Shkëlqimi juaj do t’ju bëjë të dalloheni!

Peshorja

Situata juaj financiare duket se po përmirësohet dhe kjo mund të vijë nga marrëveshjet apo partneritetet që do të bëni. Mos kini frikë të kërkoni atë që meritoni. Tetori ju përgatit për suksese të mëdha!

Bricjapi

Bricjap, është koha për të realizuar ëndrrat tuaja! Tetori do t’ju sjellë mundësi që do t’ju lejojnë të investoni me zgjuarsi dhe t’i shihni paratë tuaja të shumëfishohen. Mos hezitoni të bëni lëvizje që do t’ju sjellin fitime. Puna dhe durimi do të shpërblehen!

Peshqit

Peshq, ky muaj mund të jetë magjik për ju! Mundësitë financiare mund të lindin nga jeta juaj shoqërore. Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja, pasi ato mund t’i lënë përshtypje dikujt që mund t’ju mbështesë financiarisht. Gjithashtu, intuita juaj do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të mira.

Pra, është koha për të marrë masa! Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, përgatituni për një periudhë që do t’ju sjellë pranë prosperitetit financiar. Sa për ju që nuk i përkisni, mos u dëshpëroni! Çdo muaj ka mundësitë e veta, dhe ju mund të jeni me fat!

Ma mori vendin kjo e reja… Kiara!’, Cubi pranon përplasjet në Portokalli?!

Aktorja e njohur e humorit, Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi, duket se ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në mediat rozë, që moderimi i Portokallisë nga Kiara Tito, nuk është pritur dhe aq mirë në radhën e trupës së humorit.

E ftuar në Top Albania Radio, Cubi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.

Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?

Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.

Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).

Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?

Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…

Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë. Pak ditë më parë u përfol se edhe Salasano ishte i pakënaqur me përzgjedhjen e Kiarës, por më në fund është konfirmuar drejtimi i tij krah dy vajzave.

Izraeli shpall “Non-Grata” shefin e OKB-së!

Ministri i jashtëm Izrael, Israel Katz deklaroi se shefi i OKB-së, Antonio Guterrez është shpallur “person non-grata” dhe i është ndaluar hyrja në shtetin hebre.

Vendimi, sipas shpjegoi kryediplomati izraelit, i detyrohet faktit që Guterres nuk e dënoi sulmin me raketa të Iranit.

Kaq mjaftoi që Guterrez të akuzohet për qëndrim anti-izraelit dhe se i jep mbështetje “terroristëve, përdhunuesve e vrasësve. Guterres, tha Katz, do të kujtohet nga brezat që do të vijnë, si një njollë në historinë” e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dënoi një ditë më parë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi sic tha ai, e bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Irani lëshoi të martën gati 200  raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të atij që e cilësoi si agresioni i tij në Liban dhe në Gazë.

Në të njëjtën ditë, Guterres dënoi ashpërsimin e “vazhdueshëm të konfliktit”.

Për Israel Katz, fakti që i parë i OKB-së nuk e përmendi Iranin, e bën atë person të padëshirueshëm në Izrael.

“Kushdo që nuk mund ta dënojë qartazi sulmin e urryer të Iranit kundër Izraelit, siç bënë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite. Izraeli do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e tij dhe ta ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa Antonio Guterresin”, u shpreh Israel Katz.

Reagimi i Izraelit ndaj Iranit në prill ishte relativisht i butë dhe dukej i kalibruar për të shmangur rreziqet e një lufte të gjerë midis vendeve kundërshtare, edhe pse shkatërroi një tabu të sulmeve të drejtpërdrejta nga Teherani.

Ekspertet megjithatë mendojnë se këtë herë, Izraeli mund të vendosë të kundërpërgjigjet duke goditur shumë më rëndë.

PROVAT/ Pas skandaIit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n

Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë.

Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.

Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones.

Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi”.

Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:

“Vjehrrë e Iumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me vjehrrën!

Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me mamanë e partnerit.


Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana.