Banakiere lokali, por ‘sheike’ me pasuri/ Si Irma Hasani pastronte paratë e të vëllait, në skemë edhe tezja pensioniste!

Detaje të reja dalin në dritë nga sekuestrimi i pronave të një punonjëse në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, të cilat dyshohet se i kishte vënë përmes aktivitetit të paligjshëm të cvëllait të saj.

Irma Hasani, e cila punonte si banakiere në këtë institucion, rezulton të ketë regjistruar 6 pasuri të paluajtshme, 6 automjete të markave të ndryshe dhe disa llogari bankare.

Këto pasuri janë të regjistruar në emër të Sofie Hasanit me 240 mijë lekë pension, Irma Hasanit, Enkeleda Hasanit dhe Oltion Hasanit, ky i fundit një personazh që ka si aktivitet kriminal tregtinë e drogës në Angli, vend në të cilin dhe është arrestuar.

Ndërkohë motrat e tij prej vitit 2011 Hasani ishte e punësuar pranë kësaj drejtorie, por nga ana tjetër në llogaritë bankare të saj janë kryer dhjetëra transaksione bankare me shuma monetare të ardhura në formë dhuratash nga vëllai, kunati dhe persona të tjerë të rrethit familjar.

Këto lëvizje kanë rënë në sy të seksionit kundër krimit ekonomik dhe financiar në policinë e Tiranës, e cila kërkoi nga prokuroria të kryente hetime të mëtejshme.

Prokurori Ndini Tavani, gjatë ndjekjes së këtij rasti ka zbuluar se kontratat e dhurimit të parave të cilat janë deklaruar në banka, nuk janë përpiluar para një noteri.

Hetimi ka zbuluar se banakierja e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Irma Hasani, brenda një periudhe 1 mujore ka banakierja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.

Ndërkohë nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160 mijë Euro është transferuar nga Irma Hasani në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament.

Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete të markave të ndryshme.

Ora” shkruan se në dosjen e plotë të prokurorisë ku rezulton se në 2 Prill 2024 ish-kunati Besmir Popoçi, i ka bërë dhuratë Irma Hasanit shumën prej 40 mijë euro.

Hetimi ka zbuluar se Popoçi është i vetëpunësuar tek biznesi i tij, që ka si aktivitet transportimin e mallrave. Ndërsa tezja e saj pensionistja Gjyle Pine, në datën 9 prill 2024 i ka bërë dhuratë Irma Hasanit shumën prej 79.940 euro.

Sekuestrohen pasuritë e punonjëses së Shërbimeve Qeveritare

Me pagë 600 mijë lekë, por me prona mijëra euro! Sekuestrohen pasuritë e punonjëses së Shërbimeve Qeveritare
Ndërsa një vlerë prej mbi 40 mijë euro është deklaruar cash në bankë nga vetë Irma Hasani.

Dhurimi i shumave monetare ka vijuar me Deti Fushën, i cili punon si kuzhinier tek një restorant me rrogë prej 600 mijë lekë të vjetra, por çuditërisht në datën 10 Maj 2024 i ka dhuruar Irma Hasanit shumën prej 20 mijë euro.

Prokuroria ka ngritur dyshime të forta se këto shuma financiare janë produkt i një veprimtarie kriminale në shitjen e tregtisë së drogës në Angli nga Oltion Hasani.

Lista e pronave të sekuestruara:

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

Nr. 110/76,ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

Volksëagen golf 5;

Renault Clio;

Audi Q3;

Volvo CX60;

Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe

Audi SQ7.

EMOCIONUESE/ Një gjyshe në Greqi sjell në jetë nipin e saj: Ishte shumë e vështirë por në fund ia dolëm!

Momente emocionale për një familje në Heraklion ku një gjyshe, 55 vjeç, është bërë ‘nënë surrogatë’ për hir të vajzës së saj duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Ky është një nga rastet e rralla në Greqi ashtu dhe në mbarë botën.

Ngjarja është bërë e ditur nga mjeku gjinekolog-obstetër i “gjyshes surrogate”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Përpjekja e parë për transferimin e embrionit, siç raporton mjeku dështoi, por transferimi i dytë i embrionit ishte me sukses.

Gjyshja ia arriti qëllimit pasi ndoqi saktësisht atë që mjekët i kishin rekomanduar.

“Ishte shumë e vështirë por në fund ia dolëm ”, shprehet ai duke shtuar:

‘Gjyshja  ishte një ushtare femër. Ajo ndoqi saktësisht atë që thamë dhe më në fund ia arritëm qëllimit. Lindi një djalë 3500 gramësh”, shkruan mjeku obstetër ndër të tjera në postimin e tij.

Shëndet/ Ky është pozicioni se*s*al më i rrez. ikshëm, bëni kujdes nëse e pr aktikoni

Një pozicion që ndoshta e praktikoni shpesh gjatë seksit po konsiderohet si shumë e rrezikshme për meshkujt.

Një hulumtim i shkencëtarëve ka dalë në përfundimin se pozicioni seksual, ai kur femra është mbi mashkullin, është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë frakturë në penis.

Doktorët dhe akademikët në Brazil ekzaminuan disa pacientë që kishin frakturë në penis, dhe gjetën se më shumë se gjysma e tyre e kishin praktikuar këtë pozicion në seks.

Shokυ i b. υrrit erdhi një natë kur isha υetëm, ajo që ρërjetουa m’ka tr onditυr…

Një grua dyshon se bashkëshorti e tradhëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi.

Kjo është historia e saj e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vjeçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj.

Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë.

Burrin e dua dhe e respektoj shumë. Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton.

Burri punon me turne, sepse bën dy punë. Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë.

Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton. Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë.

Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.

Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë.

E imagjinoni tani si u ndjeva unë? I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë. Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi.



Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri? Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

Ky është cΙυbi në Dυbai që klientëύe ju ofron sh.oqëri me Arta Nitajn

Është komentuar gjatë në media për modelet shqiptare që po bëjnë jetë super luksoze e që shtëpi e dytë për shumë prej tyre është bërë Dubai.

Në mesin e tyre edhe Arta Nitaj e cila pjesën më të madhe të kohës po e kalon atje, e madje po vazhdon të shijoj ditët e nxehta të këtij vendi. 


Por, si qëndron e vërteta? Është agjensioni i marketingut “The List DXB” ai i cili ofron modele në një nga klubet super luksoze në Dubai, e të cilat janë

shoqëruese gjatë mbrëmjes me mysafirë, shkruan GazetaBlic. “Billionaire Mansion” është klubi në të cilin punon edhe vet modelja Arta Nitaj, e kjo gjë figuron edhe në faqen zyrtare të tyre.


Madje në këtë klub ofrohen edhe performanca të ndryshme, si dhe ato nga këngëtarë të famshëm, duke qenë se është një nga klubet më me nam në Dubai. 

Ρortieri qëndron i vetëm në fushë për 20 minuta, shkak mjeguIIa

Në vitin e largët 1937, po luhej ndeshja mes Chelseat dhe Charlton.

Por, kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 60-të për shkak të mjegullës së madhe.

Ndërsa, portieri i ekipit mik, Charlton, qëndroi i vetëm në fushë për më shumë se 20 minuta, duke mos e ditur se ndeshja është ndërprerë.

Kjo situatë, vazhdon të komentohet dhe kthehet në kujtime edhe sot nga shumë media të sportit.

Shqiptari mbυsh valixhen me djathë e mish, i ndodh e ραpritura në aeroport

Një ndë manitë e shqiptarëve është të mbushin çantat dhe valixhet me mish, bulmet dhe madje edhe turshi kur ikin në vendet perëndimore. Por nuk janë të oaktë ata që gjithçka u shkon dëm.

Një shqiptar është ndaluar në aeroportin e Olbias pasi i janë gjetur në valixhe 15 kg produkte ushqimore si djathë e mish, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Ai është ndaluar për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.

Ushqimet i janë sekuestruar, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen.

Ky gαbim që bëjmë të gjithë me makinën rrit konsumin e karbυrantit

Ka shumë gjëra që një shofer mund të bëjë për të reduktuar konsumin e karburantit të makinës së tij, por ka një gjë që pothuajse askush nuk e bën.

Me synimin për të kursyer para, kohët e fundit shoferët janë bërë shumë më të kujdesshëm për mënyrën e vozitjes, për shkak të çmimeve të larta të karburantit.

Ekziston edhe një faktor që neglizhohet nga shumica e shoferëve dhe që kontribuon në rritjen e konsumit.

Ky faktor nuk është tjetër veçse pesha, jo e vetë makinës por e asaj që shtojmë duke lënë gjëra të ndryshme në kabinë dhe sigurisht në bagazh. Prandaj do të ishte mirë të kryeni një “pastrim” të mirë të makinës.

Hiqni gjithçka që nuk është e nevojshme duke mbajtur vetëm ata që janë të rëndësishme. Me një shpejtësi konstante për periudha të gjata kohore,

si për shembull kur lëvizim në autostradë, pesha shtesë luan një rol më të vogël në rritjen e konsumit, sesa faktorët e tjerë, si shpejtësia e lëvizjes.

PërpIasi për v*ekje motër e vëlla në Kroaci, jepet vendimi për Tik-Tokeren shqiptare

Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla Stjepan dhe Katarina Derek, është dënuar me 4 vite burg.

Sipas mediave kroate, në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në veturën “Mercedes” të Ymerit, dëshmoi gjithashtu sot në gjyq.“Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,”-tregoi dëshmitari.

Shpenzuam 117 mln euro për bileta avioni në vitin 2023. Prirja për të udhëtuar rritet 55 përqind

Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë (117 mln euro) në vitin 2023. Në vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare për shërbimet ajrore ishin 7,5 miliardë.

Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7%. Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, Aeroporti i vetëm në vend shënoi rreth 7,3 milionë pasagjerë, me rritje 39% në krahasim me vitin 2022.

Ndërsa nga janari deri më 21 shtator 2024 janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit. Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e fluksit të lëvizjeve po vjen edhe nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.

Biletat e lira dhe rritja e shërbimeve “low cost” po bëjnë që gjithnjë e më shumë shqiptarë të kalojnë fundjavat jashtë vendit. Shërbimet e transportit u renditën në katër grupet me rritjen me të madhe të shpenzimeve të familjeve për vitin 2023.

Kompanitë e fluturimeve ajrore vitet e fundit kanë shtuar destinacionet me kosto të përballueshme për familjet shqiptare. Teksa Shqipëria po shtrenjtohet nga flukset e larta të turistëve të huaj, shumë shqiptarë preferojnë të udhëtojnë.

Shpenzimet për bileta të avioni zunë 0,75% të konsumit final të familjeve shqiptare me 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022. Pas pandemisë udhëtimet dhe shërbimet e lidhura me to kanë pësuar rritje të shpejtë.