Greqia tregon fuqinë ushtàrake/ Ministri i Mbrojtjes: Do kemi Forcat e Armatosura më të forta se kurrë më parë! Në vitin 2030…

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias, shpalli “Axhendën 2030” për Forcat e Armatosura.

Në përfundim të paradës ushtarake në Selanik me rastin e 28 tetorit, festës kombëtare të Greqisë, Dendias tha se Forcat e Armatosura do jenë më të forta se kurrë më parë.

“Festat fitojnë kuptim jo vetëm kur kujtojmë të shkuarën, por kur përdorim mësimet e tyre për t’i dhënë kuptim të tashmes dhe të ardhmes.

Kuptimi i 28 tetorit 1940 është vendimi i përjetshëm i popullit grek, i kombit grek, i shoqërisë greke, për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin, integritetin e tyre.

Për të arritur këtë, ne po vazhdojmë me reformën më të madhe të Forcave të Armatosura greke që ka ndodhur në shtetin e ri grek – atë që ne e kemi quajtur Axhenda 2030”, tha Nikos Dendias.

“Në këtë mënyrë, të marrim Forcat e Armatosura më të forta që kemi pasur ndonjëherë, që ato të na mbushin me krenari, si sot, dhe të garantojnë të mirën e madhe të pavarësisë kombëtare dhe dinjitetit kombëtar”, përfundoi Nikos Dendias.

Meta reagon nga bùrgu “313” për arrestimin e tij, Kryemadhi habit me gjestin në Kuvend (Foto)

Ilir Meta ka bërë një status në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK e ka marrë nën hetim lidhur me çështjen CEZ/DIA.

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës, ka zgjedhur ta ndjekë në rrjetet sociale.

Nga një video e publikuar në media, Kryemadhi e cila sapo hyn në sallën e seancës plenare, lexon postimin e ish-Presidentit Meta.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është vizituar nga djali dhe avokati i tij, ndërsa Kryemadhi në një reagim të pak ditëve më parë, tha se është e gatshme të takojë ish-bashkëshortin, por ai nuk pranon.

La porosi familjes për t’u kujdesur për fëmijët, flet motra e 37-vjeçàrit që ndodhet në Spanjë: Më tha jam…

Orgel Fusha, 37 vjeç, ka shkëputur kontaktet me familjen e tij që nga data 20 tetor, kur dërgoi një mesazh prekës të ëmës, duke i kërkuar që të kujdeset për fëmijët.

“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë.”

Mesazhi i tij ngriti dyshime të forta mbi fatin e tij, sidomos pasi ai e ndiente veten në rrezik. Motra e tij, Marsela, rrëfen për një intervistë televizive se Orgel ishte shumë i shqetësuar dhe i mbyllur, duke e përjetuar bisedën e fundit me emocione të forta.

“I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit.”

Në bisedën e fundit, Orgel i tha motrës se ishte në rrezik dhe, pavarësisht se ajo e këshilloi të largohej nga vendi ku ndodhej, ai nuk kishte mundësi financiare dhe nuk dinte se ku të shkonte. Ai kishte shkuar në Spanjë me shokët e tij, të cilët motra e tij nuk i njihte, dhe nuk kishte asnjë kontakt me ta që mund ta ndihmonte. Frika dhe pasiguria dukeshin të qarta në fjalët e tij.

“Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që janë në Spanjë. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.”

Familja e Orgelit është në pritje të lajmeve dhe shpreson që ai të jetë i gjallë. Pas një periudhe të gjatë pa informacion, ata kërkojnë që dikush të lidhet me ta për të sqaruar situatën e vëllait.

“Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është.”

Gjithashtu, e motra shtoi se Orgeli është i ndarë dhe është prind i dy fëmijëve.

Përfshihet në àksi/dent familje shqiptare në Itali, v/ des 44-vjeçari! Nëna dhe dy fëmijët e mitur në spitaI

Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën e Cremasca në Itali. Për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka.

Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 makina.

44-vjeçari ishte duke drejtuar një Skoda Octavia, kur për arsye të paqarta u përplas kokë më kokë me makinën ku ndodhej viktima së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Një makinë e tretë, Ford Fiesta, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.

Mjekët e mbërritur në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e menjëhershme të 44-vjeçarit.

Ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët (një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare) në spital.

Kush e ka radhën pas Metës, Karamuço paralajmëron “t ërmet”: Dosja ‘Toyota Yaris’ do tronditë drejtësinë dhe politikën

Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar se pas Ilir Metës, do të ketë shumë emra të tjerë që do të arrestohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Teksa ishte i ftuar një një studio televizive zbuloi se një nga dosjet e SPAK përfshin edhe emra të kolegëve të prokurorëve të këtij institucioni. Karamuço sqaroi se, përveç prokurorëve, në dosjen e cila njihet si “Toyota Yaris”, janë përmendur edhe politikanë të lartë të së majtës, duke ngritur pyetjen nëse hetimi për këtë çështje duhet të kryhet nga një prokuror i huaj. “Unë shikoj se mos po mbrohet ndonjë. Kush po e bën këtë? Mos po e bën SPAK-u vetë? Pasi duan të ekspozohet këtu dhe mos të ekspozohet këtu.

Por sidomos te rasti i korrikut, i Toyota Yaris, ka kolegë të prokurorëve të SPAK-ut, që SPAK-u duhet t’i hetojë. Mos ka ardhur koha që për atë dosje duhet ndonjë prokuror i huaj, se këta shqiptarët nuk e di sa integritet do kenë për ta hetuar atë dosje. Janë duke u bërë verifikime. Në atë dosje ka edhe politikanë të së majtës brenda; edhe ata po verifikohen, pozita e tyre, po kryqëzohen të dhënat nëse kanë qenë në ato vende. Ne nuk duhet të marrim vesh hollësitë, por një gjeneralitet të përgjithshëm të kësaj ngjarjeje, se kush është i përfshirë, ne duhet ta kemi”, deklaroi ai. Ndërkohë Karamuço ka deklaruar se me arrestimin e Metës, SPAK theu mitin e pandëshkueshmërisë. “Ka dhe probleme të brendshme.

Nuk janë të gjithë prokurorët njësoj. Zoti Dumani dhe ndërkombëtarët duan të ndryshojë ligji që të ketë zgjatje të mandatit ose ripërtëritje. Politika nuk e do këtë gjë. Por ai për 9 vite do jetë aty. Dumani hyri në historinë e Shqipërisë, u fut si drejtues i kësaj prokurori. Ndikuam ne, apo media, ndoshta. Mbase një drejtues i ardhshëm do trajtojë çështje të tjera. Por tani SPAK ka krijuar besim. Ka shumë elemente pozitive. Miti u thye. Nuk ka më mit të pandëshkueshmërisë. Do shihni emra të tjerë që nuk ja u merrte mendja kurrë që do ishin aty. Ka shumë të tjerë aty. Koha është e gjatë. Misioni do të vijojë dhe sa kohë ka një kallëzim. Ishim mësuar të bënim kallëzime dhe humbnin. Zyrtarët duhet t’i shqetësojë shumë edhe një kallëzim nga një qytetar i zakonshëm”, nënvizoi Karamuço.

Kush është “Thembra e Akilit” në dosjen e Metës, Klodiana Lala tregon çfarë e fùndosi Monikën me Ilirin

Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka deklaruar se çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk do të kishte avancuar, nëse nuk do të ishte sekuestruar celulari i kësaj të fundit në nëntor të vitit të kaluar nga prokurorët e SPAK. Teksa ishte e ftuara këtë fundjavë në një studio televizive, zonja Lala shprehet se Kryemadhi kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj.

“Në GJKKO, Meta ka qenë shumë i agravuar dhe në këndvështrimin tim ka pasur gjuhë të papranueshme. Zonja Kryemadhi ka qëndruar në gjyq gjatë seancës, pasi u ndërpre mori një kafe të makineta dhe priti në një bar-kafe jashtë me avokatin dhe njerëzit që e shoqërorin. Në rastin e zotit Meta nuk pamë qytetarë që ta mbështesnin, përveç Blushit dhe dëshmitarit që ishte shofer në momentin e arrestimit të Metës. Çështja është e ndarë ne disa etapa. E para është ‘CEZ-DIA’. Çështja e dytë është gjithë thelbi. Mbase çështja nuk do të kishte avancuar nëse prokurorët e posaçëm në nëntor të vitit të kaluar nuk do të kishin sekuestruar telefonin e Kryemadhit sepse aty ka shumëçka. Ajo e kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj”, deklaroi ajo.

Si rrallë herë, Gloria Meshi flet për vjehrrën e saj, Valbona Selimllarin: Pikën më të madhe e ka…

Ashtu sikurse e dimë, ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, prej kohësh është në një marrëdhënie me djalin e Valbona Selimllarit.

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, sa për ‘vjehrrën’ e ardhshme për të cilën ka folur herë pas here, modelja u shpreh me shumë vlerësim duke treguar edhe si është Valbona përtej ekranit.

Pjesë  nga intervista:

Gloria Meshi: Është shumë e dashur, shumë e mirë siç e njohin të gjithë.

Është po kaq e mrekullueshme sa ç’e shohim ne nga ekrani.

Gloria Meshi: Mendoj që pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve sepse është një djalë shumë i edukuar dhe unë gjithmonë mendoj dhe ia kam thënë që duhet të jesh shumë falenderues për mamin që ke, je ky që je sot dhe ke këto vlera për shkak të saj.

Por anën e kujt mban ‘vjehrra’ në debatet e dy të rinjve?

Ajo mban anën e së drejtës duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat 5 minuta, më pak se 5 minuta nuk ke çfarë ane të mbash se e zgjidhim, 5 minuta e kemi.

A kanë moral analistët që mbrojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar?

Veshja me gjëra të shtrenjta, blerjet në dyqane të shtrenjta, shpenzimet e mëdha dhe luksoze, shtëpitë e shumta në vende të ndryshme, vilat në brigje detesh apo qytete të rëndësishme të Europës dhe botës janë diçka që politikanët në Perëndim dhe në vendet demokratike e shmangin edhe kur janë shumë të pasur.

Është në etikën dhe në moralin politik që përfaqësuesi i popullit edhe kur është miliarder, edhe kur ka trashëguar pasuri të madhe, të mos jepet pas luksit dhe jetës së shtrenjtë, të mos jepet pas vilave dhe pas shpenzimeve gjigande apo blerjes së shumë shtëpive.

Vjet për shembull në Britani, kur u zhvillua gara mes Lizz Truss, ministre e Jashtme dhe Rishi Sunak, ministër i Financave për kryeministër, shtypi shkruajti gjatë mbi mënyrën se si ata visheshin dhe jetonin.

Lizz Truss e kishte stil të sajin që përdorte këpucë 5 euro dhe vathë 4,5 euro të Claire Accesssories. Sunak përdorte këpucë Prada 400 euro.

Të gjithë thanë që kjo gjë favorizonte Truss dhe e dëmtonte Sunak. Dhe ai humbi përballë saj (jo thjehst prej kësaj sigurisht).

Kjo jo sepse anglezët duan varfërinë apo të varfrin, por sepse duan modestinë dhe ndjenjën e përkushtimit, ndjenjën e mos turrjes pas qejfit dhe epshit.

Rishi Sunak ishte deputeti më i pasur më Britani, edhe më i pasur se sa mbretëresha Elisabetë, sepse e shoqja e tij, Murty, është e bija e një miliarderi indidan që zotëron Infosy-in.

Sunak vetë ka punuar në bankat më të mëdha të botë dhe ka fituar gjithashtu shumë para. Edhe Liz Truss është e pasur.

Ajo kishte të paktën 10 milionë euro pasuri. Ajo kishte punuar në Shell dhe shumë kompani të tjera të fuqishme. Pra ishin të dy të pasur.

Sunak nuk po gjykohej se prishte paratë e vjedhura apo paratë e fituara pa punë ose trashëgimi.

Ai po gjykohej se dukej i dhënë pas shpenzimeve të luksit, kur shërbëtori i njerëzve duhet të jetë ndryshe.

Truss nuk ishte e varfër por ajo vlerësohej sepse jetonte në mënyrë modeste dhe ishte e përkushtuar.

Vite më parë e shoqja e David Cameron, kryeministriit anglez, përdorte një makinë Mini Cooper që kushtonte 5 mijë paund. Ajo ishte shumë shumë e pasur.

Vinte nga një familje me trashëgimi të madhe. Përdorte makinë të thejshte dhe mall të shtrenjtë, sepse, sic  tha vetë ajo, “kryeministri duhet ta respektojë popullin e tij në çdo kuptim. Ne nuk mund të vijmë vërdallë në luks pavarësisht se jemi të pasur” tha ajo.

Në Shqipëri po vihet re që shumë njerëz në media duan të mbrojnë apo justifikojnë pasuritë, shtëpitë e shumta, vilat, shpenziimet luksoze të politikanëve të lartë.

Kjo është një shkallë korrupsioni moral më e lartë se  gjithçka. Këta politikanë nuk kanë punuar as në banka, as në biznes, dhe nuk kanë trashëgimi.

Këta janë pasuruar nga marrja e parave të publikut dhe asgjë tjetër dhe është e papranueshme kryerja e shpenzimeve të tilla, blerja e vilave apo shtëpive apo vizita në vende shumë të shtrenjta.

FOTO/ “Si u ndjeve me Noizy-n?”, MESAZHI që tro/nditi Gertin e ‘Për’Puthen’ dhe PËRGJIGJA e Saides: Absolutisht mirë!

Ish -konkurrenti i Për’Puthen, Gerti Gjeci ka akuzuar vajzën me të cilën u njoh në programin e dashurisë, se e ka tradhtuar.

Në një intervistë, ai ka pretenduar se Saide Buzi e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, teksa ka deklaruar se e zbuloi nga SMS-të në celular.

“Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.

“Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.

Gerti shtoi se: “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.”

Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar.