Deklarata e fortë e Belerit: Do jap dorëheqjen si eurodepùtet dhe do kandidoj për Bashkinë Himarë

Fredi Beleri tha në emisionin Now në Euronews Albania se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do kandidojë sërish për bashkinë Himarë.

Beleri u shpreh se gjëja që do të bëjë dhe di të bëjë më mirë është puna që ka të bëjë me Himarën.

“Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri.

“Shqipëria në BE në 2027”, Gonzato: Mund të arrihet nëse pùnoni. Liria e medias? Nuk ka progres

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe unionin brenda vitit 2027 mund të arrihet nëse vendi “përvesh mëngët”.

“Plani  për anëtarësim në fund të vitit 2027 është ambicioz, por mund të arrihet nëse punoni.

Shqipëria mund t’ia dalë t’i çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025-s”, tha Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit Rama progresraportin e Komisionit Europian për vitin 2024.

Megjithatë, ai tha se klima politike në vend po pengon ecurinë në drejtimin e duhur. “Sa i përket kriterit politik, raporti vlerëson funksionin e institucioneve si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të polaritetit politik”, tha ai.

Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij u shpreh se sa i përket lirisë së shprehjes, komisioni ka vënë re se nuk ka pasur asnjë progres në këtë fushë.

Ambasadori tha se duhet që të punohet në këtë drejtim.  

“Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve.  Shpresoj që çelja e grupkapitullit të parë të negociatave të jetë një mundësi e mirë për autoritetet shqiptare që të realizojnë këto reforma”, tha ai.  

VIDEO/ Këngëtàri Majk në telashe: Policia i sekuestron MAKINËN, shoqërohet nga…

Policia e Kosovës i ka sekuestruar automjetin me të cilin po lëvizte reperit, Majk.

Ai është shoqëruar nga dy makina të policisë për në stacion policor.

Raportohet se mjeti e tij është sekuestruar pasi është kapur duke e drejtuar pa leje qarkullimi.

Nuk dihet ende se çfarë mase do merret për reperin Majk.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur mjeti i Majk-ut shoqërohet në stacion nga një patrullë policore që printe dhe një tjetër që i vihej prapa.

VIDEO

A po ekstràdohet Durim Bami për të fu/ndosur Ilir Metën? Avokati tregon prapaskenat

Një nga personazhet e njohur të botës së krimit, Durim Bami u ri-arrestua për së dyti në Dubai disa ditë më parë dhe pritet të ekstradohet së shpejti në vendin tonë.

Mirëpo, i ftuar në ”Të Pashoq”, avokati i njohur Arben Llangozi thotë se e sheh të pamundur ekstradimin.
Sipas tij, ndalimi është bërë për t’i bërë presion Ilir Metës, por ai hedh poshtë çdo mundësi që ky personazh të rëndojë pozitat ligjore të ish-Presidentit.

Këto janë thashetheme që i bëhet presion zotit Meta për të mos treguar më tej. Meta ndodhet në burg i akuzuar për disa vepra të rënda. Rruga me drejtësinë e Metës do jetë shumë e gjatë. Duke njohur dhe tipin e tij agresiv dhe tregon çdo gjë për kundërshtarët e tij, mendoj se do ketë marrëveshje me SPAK për të treguar, zbardhur çdo gjë kundër kryeministrit. Mesazhet e para janë dhënë nga Kryemadhi, se në telefonin tim ndodhen krime që i ka kryer Rama. Por edhe deklarata të Berishës që i bën thirrje Kryemadhit të tregojë të vërtetën për zotin Meta. Po i bëhet presion Metës me Durim Bamin për ta tkurrur nga një marrëveshje e mundshme”, thotë avokati.

Madje, avokati është skeptik edhe për ekstradimin e Bamit, pasi e sheh të pamundur të ndodhë, duke qenë se vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dramat e Valencias/ “Kujdesu për fëmijët”, e reja v diq bashkë me foshnjën, telefonata e fundit me miken e saj

Dramat njerëzore kanë filluar të zbulohen ndërsa ujërat tërhiqen nga përmbytjet në Valencia dhe dihen shifrat e 95 të vdekurve deri më tani nga stuhia DANA.

Një dramë e tillë është ajo e familjes së Antonio Tarajona dhe Lourdes Maria Garcia, të cilët u bllokuan në zonën e Paiporta së bashku me vajzën e tyre tre muajshe, Angelina.

Në një moment Antonio, Lourdes dhe Angelina e vogël u ngjitën në çatinë e makinës së tyre.

Ujërat, megjithatë, ishin të shpejta dhe morën Antonion, duke lënë pas Lourdes dhe Angelina.

Sipas një shoqeje të 34-vjeçares, Lourdes e ka telefonuar në orën 20:50 të së mërkurës mbrëma: “Ajo më tha se do të përpiqej të mbahej sa më gjatë dhe më kërkoi të kujdesesha për dy fëmijët e saj të tjerë.”

Shoqja e Lourdes shkoi në këmbë në shtëpinë e 34-vjeçares, në një distancë prej gjashtë kilometrash, për të marrë vajzën e saj 10-vjeçare dhe djalin 13-vjeçar. Pak orë më vonë erdhi lajmi i pakëndshëm. Siç njoftoi një mik i Lourdes, si gruaja 34-vjeçare dhe foshnja e saj u gjetën të vdekur.

Antonio, i cili u gjet dhe u shpëtua, u dërgua me një gju të lënduar në një qendër sportive në Valencia që përdoret si qendër pritjeje për të prekurit.

Sipas mikut të familjes, Antonio përshkroi se si kur u rrëmbye nga ujërat, arriti të kapej mbi një copë hekuri dhe si pasojë e gjetën shpëtimtarët.

Me origjinë nga Venezuela, Lourdes kishte jetuar në Valencia për 5 vitet e fundit. 

K UJDES Pamje e rë/nda nga trà/gjedia në Shkodër, trυ. ρat e paj/etë të shtrirë në tokë (Video)

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e djeshme nga një atentat i armatosur, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

Top Channel ka siguruar pamjet e rënda nga ngjarja, ku shihen të shtrirë në tokë trupat e pajetë.
Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit, dhe u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati.Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj masakre, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë tre persona.
Po ashtu dyshime ka se në mjetin e viktimave ka qenë edhe një person i tretë, fati i të cilit nuk dihet.

Nga informacionet paraprake dyshohet se atentati mund të jetë bërë nga fisi Bajraj, grup kriminal i njohur në Shkodër, si dhe i njohur për konfliktet me fisin Lici.shkruan t.ch

Rikthehet ‘Njerëz dhe Fate’, aktorët zbulojnë ndjeshmëritë kur publiku i thërret pas 20 vitesh me emrat e personazheve

Ajo ishte ende studente në Akademinë e Arteve, kur iu besua që të luante rolin e Erës në serialin shqiptar “Njerëz dhe fate”. E ftuar në një program televiziv aktorja Eni Jani kthehet pas në nostalgjinë e kujtimeve të viteve 2000, teksa shton se rikthimi i filmit e ka lumturuar jashtë mase.

Pas 20 viteve Era e vogël dhe çapkëne është nënë e dy fëmijëve, ky është roli që aktorja luan në filmin “Njerëz dhe fate 2”. Duke e cilësuar si një dhuratë pjesëmarrjen e saj në serial, ajo shprehet se ende sot e kësaj dite njerëz e njohin dhe e quajnë “Era”.

Me sa duket, e njëjta gjë ndodh edhe me “thyesin e zemrave” të vajzave, Florin. Aktori Arben Derhemi tregon gjithashtu se për çudi shumë fëmijë dhe adoleshentë e njohin atë si “Flori i Njerëz dhe fate.”

PJESE NGA BISEDA

Eni Jani: Ka qenë një kohë shumë e bukur, unë për shembull e kam shijuar shumë. Unë isha akoma në Akademi dhe e shikoja si një gjë të pabesueshme, sepse akoma studente, mua mu tha një mundësi e tillë. Të të jepej mundësia në një serial që po bëhej për herë të parë dhe të ishe një personazh me jo pak peshë, për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme, për mua ishte fat, e konsideroj fat. Normalisht e kam shijuar. Mbase sot do ta mendoja më tepër, do të isha me më shumë mendime, por në atë kohë unë e kam marrë si dhuratë dhe e kam shijuar si një të tillë.

Moderatorja: Si një shans që t’u dha në jetë.
Eni Jani: Dhe ashtu ka rezultuar vërtetë. Ka njerëz që më thërrasin Era sot e kësaj dite.
Moderatorja: Sa role keni interpretuar ju ndër kohë, prapë së prapë ai personazh që keni pasur atëherë dhe që keni përfaqësuar ka mbetur në mendjen e të gjithë publikut dhe iu identifikojnë ende me personazhin atje.
Arben Derhemi: Jo më larg se dje ishin disa fëmijë të vegjël atje tek semafori, mua nuk ma merrte mendja se ata do të më njihnin se ishin fëmijë të vegjël dhe moshë e vogël, ishin 6-vjeç, më thirrën “oooo Flori.”

Moderatorja: Dhe ty të është bërë refleks që sa herë të thërrasin Flori ti kthen kokën.
Eni Jani: Gjëja më e bukur është që sot e kësaj dite, sidomos tani që ka dalë dhe promo e filmit dhe më shkruajnë shumë vajza që më thonë; “Mua ma kanë vënë emrin Era nga filmi, dhe unë e kam ermin Era nga ai film.” Është shumë bukur kur të shkruajnë sepse impakti që ka pasur ai serial ka qenë aq i madh saqë dhe personazhe të ndryshëm t’i vënë emra tek fëmijët.

Familjarët frikë prej hakmarrjes? Nuk hapin dyert e m/ortit për Hàmza Licin

Shkodra do t’i japë lamtumirën e fundit, tre viktimave të atentatit të një dite më parë në Dobraç. Shënjestrat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën bashkë me Flutura Bashën, një viktimë aksidentale, teksa mbeti i plagosur bashkëshorti i saj.

Por, ndryshe nga dy familjet e tjera, Bushati dhe Basha, familja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici, nuk kanë hapur dyert e mortit për 23-vjeçarin.

Euronews raporton se familjarët e Hamza Licit, kanë vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre, teksa nuk dihet pse e kanë marrë këtë vendim.

Hamza Lici, do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati, i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.

U shtrua me urg/jencë në spitaI, zbuIohet nga çfarë vuan Neda Balluku

Mëngjesin e sotëm opinionistja e njohur, Neda Balluku, ndau në rrjetet sociale një postim teksa tregoi e ishte shtruar në spital. Mirëpo nuk zgjodhi të ndante më tepër detaje deri pak momente më herët.

Por Neda ka bërë një tjetër postim në “Instastory” ku ka treguar për ndjekësit e saj se i është shtruar një ndërhyrjeje për të hequr gurin në tëmth.

Më tej ajo ka theksuar se muaji tetor ka qenë tepër sfidues për të, sidomos në aspektin shëndetësor dhe rrëfehet se tani është koha për t’u rikuperuar pikë së pari për veten dhe më pas për familjen apo gjërat e bukura që e presin më pas.

“Nuk kam një diagnozë misterioze, gjatë ekos abdominale që bëra para disa javësh për shkak të disa shqetësimeve, mu konstatuan gurë në kolicist (tëmth) dhe u detyrova t’i nënshtrohem ndërhyrjes për t’a hequr

Tetori ka qenë vërtetë sfidues për mua, sidomos në aspektin shëndetësor dhe tani dua të rikuperoj për veten, familjen dhe gjërat e bukura që do të vijnë. Faleminderit për mesazhet tuaja”.

Ate ntati me 3 vi/ktimà në Shkodër, kush është gruaja që humbi je/tën(FOTO)

Në atentatin e ditës së djeshme në Shkodër, ku u qëlluan për vdekje Hamza Lici dhe Arlind Bushati., humbi jetën edhe Flutura Basha.

Flutura Basha, ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e Dobraçit, kur makina e dy objektivave të atentatit, humbi kontrollin pas plumbave të autorëve të krimit dhe i përplasi dhunshëm.

Flutura humbi jetën në vendngjarje, teksa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Në atentatin e një dite më parë u qëllua me breshëri automatiku ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, djali i politikani demokrat të Shkodrës, i cili kishte kandiduar dhe për kryetar bashkie.

Pak minuta pas ngjarjes, një makinë e djegur “Range Rover” u gjet në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën 2 armë automatike. Ndërkohë që 3 pistoleta u gjetën dhe në makinën e viktimave.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona të Shkodrës gjatë mbrëmjes së të mërkurës, teksa 10 persona u shoqëruan për informacione, mes të cilëve dhe Safet Bajri.