Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama, ish-konkurent i “BBV”, ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra.
Bëhet fjalë për një projekt që titullohet “Tirana Open”, zhvilluar në Liqenin Artificial të Tiranës.
Bashkëpunëtori i tij, më saktë personi që do bënte lidhjen mes shoqatës që fitoi projektin dhe artistit Brama, quhet Indrit Picalli, i njohur mes miqve me emrin Eni. Donatorët kanë bërë shlyerjen e pagesave, por Dritani nuk ka marrë asnjë lekë, ndërkohë që ka shumë detyrime pa shlyer, njëkohësisht dhe disa prej tyre i ka bërë me paratë e tij.
Nga ana tjetër, Indrit Picalli ka firmosur dy deklarata noteriale, ku i njeh Tan Bramës dy detyrime me nga 9.5 milionë lekë, në total 19 milionë lekë. Indriti e kaloi afatin e premtuar në qershor 2024, ndaj së bashku me Tan Bramën, Piranjat lanë një takim sqarues me të riun, i cili dha justifikime të ndryshme lidhur me mungesën e korrektesës ndaj Tan Bramës. Megjithatë, ai premtoi se shumë shpejt do ta bënte shlyerjen e detyrimeve.
Me anë të një mesazhi ai i premtoi Tan Bramës se do i jepte 7 milionë lekë të vjetra më datë 11 tetor, por nuk e mbajti fjalën. Për më tepër, dërgoi drejt koreografit një mesazh shantazhues, ku e udhëzonte Tanin të kishte kujdes për veprimet që kryente./PIRANJAT
Rey Manaj duket se ka gjetur sërish formën e sezonit të kaluar, teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi me fanellën e Sivaspor në kampionatin turk.
Në mbrëmjen e sotme, sulmuesi shqiptar mposhti portierin me një gjuajtje të saktë brenda zonës, në minutën e 66-të, në duelin ndaj Adana Demirspor.
Goli i Manajt solli përmbysjen e madhe nga 2-0 në 2-4 për Sivasporin.
Ky ishte goli i katërt në 7 ndeshje për Manajn, teksa 27-vjeçari më herët realizoi dopietë ndaj Hatayspor dhe gol me shumë peshë ndaj Gaziantep.
Sivasspor momenatlisht ndodhet në vendin e 7 në tabelën e renditjes të kampionatit turk me 14 pikë të grumbulluara.
%https://t.co/BQdQdo8lh7
⚽️GOAL🇹🇷 | Adana Demirspor 2-3 Sivasspor | Rey Manaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 11-vjeçar ka plagosur me thikë njerkun e tij.
Siç raportojnë mediat e huaja, i mituri goditi tre herë me thikë njerkun, gjatë një sherri që ai kishte me nënën e tij. Në përpjekje për të shpëtuar nënën e tij ai qëlloi burrin duke bërë që ai të merrte plagë të rënda.
Nëna dhe fëmija i saj të cilët jetonin më herët në Gjermani, kohët e fundit ishin shpërngulur në Francë te banesa e njerkut të 11-vjeçarit, për të jetuar të gjithë bashkë.
Prokurorët në Francë njoftuan se do ta referojnë çështjen në gjykatat gjermane për shkak të moshës së fëmijës. I plagosuri, i cili u sulmua tre herë me thikë, u shtrua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
“Fëmija sulmoi njerkun e tij për të mbrojtur nënën e tij në mes të një debati në familje dhe dhunës në familje”,- tha ai. I mituri ka folur sërish mëngjesin e sotëm me hetuesit dhe është ekzaminuar nga një psikiatër, Shërbimet sociale do të kujdesen për të.
Irani ka urdhëruar ushtrinë e tij të përgatisë skenarët e një sulmi në rast se kryeministri izraelit Netanyahu jep dritën jeshile për forcat e tij për të goditur objektet kryesore të shtetit islamik për t’u hakmarrë për raketat e 1 tetorit.
Zyrtarët iranianë, në kushte anonimiteti, i thanë mediave amerikane se udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, u ka thënë forcave të armatosura që të përgatisin disa skenarë që do të zbatohen në varësi të ashpërsisë së sulmit të Izraelit.
Në rast se sulmi i Izraelit mund të shkaktoi humbje të mëdha jete atëherë do të ketë një kundërpërgjigje të ashpër nga Teherani, thanë zyrtarët, duke shtuar se mund të mos ketë reagim fare nëse sulmi kufizohet në komplekset ushtarake.
Sipas të dhënave, fokusi i Izraelit janë rafineritë e ndryshme të naftës dhe vendet bërthamore me vlerë ekonomike dhe strategjike për Iranin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e mbrëmjes së të premtes.
Berisha ka pasur një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi që sipas Berishës duhet të sqarojë një shumë parash që i ka dorëzuar Edi Ramës.
“I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave”, tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për SPAK dhe shefin e kësaj strukture, Altin Dumanin.
“Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.
Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmi, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike”, tha Berisha.
Për Shqiptarët/ Në një fshat të vogël në Devoll të Korçës jetojnë jo më shumë se 10 familje, e një prej tyre është familja Gano e përbërë nga 7 anëtarë: prindërit Xhoana dhe Mariglen, 3 fëmijët e vegjël dhe 2 gjyshërit e tyre.
Xhoana dhe Marigleni janë njohur dhe dashururar në vitin 2016. Një vit më vonë vjen në jetë fëmija i tyre i parë, një vajzë që e quajtën Leandra dhe ishte bekimi më i madh i shtëpisë.
Dy vite më vonë vjen në jetë djali Aleksi dhe përsëri pas 2 vitesh një vajzë, Aurora e cila sot është 4 vjeç.
Shtëpia e tyre, një shtëpi e vjetër fshati, qëndronte në cep të një rrugice të pjerrët nga e cila mund të shihje fusha të tëra të mbjella me misër e thekër. Muret e shtëpisë ishin të plasaritura, por brenda tyre familja nuk ndjente asnjëherë ftohtë. Ishte një jetë e thjesht por ndiheshin gjithmonë plot.
Marigleni punonte çdo ditë duke prerë dru të cilat më pas I shiste, e kur nuk kishte punë aty shkonte e bënte çfarëdo pune të gjente në fshat. Xhoana qëndronte në shtëpi e kujdesej për fëmijët. Çdo mëngjes ajo përcillte bashkëshortin në punë, fëmijët në shkollë, e vetë niste të gatuante ato pak gjëra që I ndodheshin në shtëpi, sepse donte që kur të ktheheshin të gjenin ushqimin e ngrohtë mbi tryezë. Kënaqësia e saj më e madhe ishte t’i shihte ashtu të mbledhur rreth tryezës të gjithë njerëzit e saj të zemrës.
Ditët kalonin në qetësi me të njëjtën rutinë, që ndoshta atëherë nuk e kanë kuptuar se sa e çmuar ka qenë, e tani do të bënin çdo gjë për t’i rikthyer.
Qetësia e shtëpisë ndryshoi kur Leandra po ankohej se ndihej e pafuqishme dhe donte vetëm të flinte. I kërkonte mamasë ta mbulonte sepse vetë ndjente se nuk mund të lëvizte as duart. Energjia që kishte dikur po i shteronte nga pak çdo ditë. Leandra ishte një fëmijë i mbarë, e qeshur dhe shumë e dashur. Ishte vetëm 8 vjeç, por zgjuarsia e përgjegjëshmëria e saj i tejkalonin vitet që mbante. Ajo ndihmonte mamanë me punët dhe ishte gjithmonë e vëmendshme për vëllain dhe motrën e vogël.
Shqetësimet u shtuan 10 ditë më parë, kur Leandra e vogël pati temperaturë shumë të lartë e cila nuk po i ulej.
Thonë se zemra e një nëne e parandien kur fëmija është në rrezik, e zemra e Xhoanës e ndjeu se vajza e saj kishte diçka.
Morën makinën nga një i afërmi i tyre dhe e sollën me urgjencë në spitalin e Tiranës. Bashkë me ta erdhi edhe gjyshja e Leandrës e cila nuk donte t’i linte vetëm.
Pas të gjitha kontrolleve, Leandra u diagnostikua me leucemi.
Ata kanë 10 ditë që qëndrojnë në spital. Vajza është në gjendje të keqe dhe doktorët i kanë thënë se duhet të shkojë sa më shpejt për kurim jashtë, por Xhoana dhe Marigleni nuk i kanë mundësitë. Me punën që Marigleni ka bërë deri tani, me zor ia kanë dalë të kenë ushqim në shtëpi, e kjo ishte një kërkesë përtej mundësive të tyre. Ndihen të pafuqishëm sepse nuk i kanë lekët për të shpëtuar jetën e Leandrës së tyre të vogël. Ndihen të pafuqishëm të rrinë afër vajzës e ta shohin në atë gjendje, të shtruar në spital e ata që nuk mund të bëjnë dot asgjë. Leandra ka 10 ditë që është e shtruar në spital e çdo ditë e pyet mamanë: ‘çfarë bëjmë këtu mami? Hajde ikim në shtëpi se më ka marrë malli për motrën.”
Kur infermieret futen në dhomë ajo e di se ato do vijnë për t’i bërë gjilpëra të tjera e për t’i shpuar krahët me vendosjen e vigonave, por krahët e saj të vegjël janë nxirë dhe nuk ka më forcë që të durojë. është e pafuqishme që të bërtasë por me zërin e mekur iu thotë: ‘Teta të lutem mos m’i vendos më se më dhembin…”.
Prej 10 ditësh, prindërit e Leandrës dhe gjyshja e tyre jetojnë në ambientet e spitalit.
Gjyshja e Leandrës ka 10 ditë që fle në makinë. Ajo refuzon të kthehet në shtëpi pa mbesën. Thotë se duhet të jetë këtu në rast se duhet t’i japë lamtumirën e fundit…
Ndërsa babai i Leandrës fle në lulishte, pranë dhomës së vajzës…
Kanë 10 ditë që qajnë, 10 ditë që më shumë kanë ndenjur pa ngrënë e 10 ditë që nuk kanë vënë sy në gjumë nga meraku. Kanë frikë se kur të zgjohen do marrin lajmin që asnjë nuk e thotë me zë, por në shpirt të gjithë e ndjejnë se rrezikon të ndodhë në çdo moment.
Fëmijët e vegjël i kanë lënë në kujdesin e gjyshit. Ai i çon në shkollë, i merr, iu gatuan, kujdeset për ta sepse nuk kanë asnjë njeri tjetër.
Xhoana mes lotësh na ka rrëfyer se familja e saj ka qenë gjithmonë bashkë, nuk janë ndarë kurrë nga njëri tjetri, por tani familja është përçarë.
Po iu helmohet zemra me çdo ditë që kalon…
Ata luten e shpresojnë për një mrekulli. E vetmja gjë që duan është të kthejnë Leandrën në shtëpi – aty ku vëllai dhe motra e presin, aty ku nuk njeh dhimbje por vetëm shërim, aty ku mund të jenë të gjithë bashkë sërish./TCH
Njëra nga motrat Berisha, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës.
Prej muajsh ajo ndodhej në arrati pasi së bashku me të motrën, Marielën, dhunuan barbarisht të renë, Klea Prenga, dy motrat Berisha vendosën të dorëzohen ku ishte Gjykata e Tiranës e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën.
Epo si duket “ditët e këqija” për Antonelën kanë përfunduar dhe kështu ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive.
Kjo mungesë e ish-konkurrentes së “Përputhen” është ndjerë dhe te miqtë e saj si dhe bashkëpuntorët të cilët së fundmi e kanë “mbuluar” në lule”.
Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve bisha”.
Pas dhunës barbar që i bënë Klea Prengas teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024, dy motrat u larguan drejt Dubait ku dhe u fshehën gjat?ë gjithë kohës.
Ka dyshime se Klea Prenga është vënë nën shënjestër të motrave Berisha, pasi ka tentuar që të prishë marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.
“Besi është për mua dhe për të gjithë ne, një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi,” kështu u shpreh Ana Kallaku, motra e aktorit të humorit Bes Kallakut, në një intervistë teksa u pyet për marrëdhënien që ka me të vëllain.
Moderatorja tregoi se Besi, është ai i cili jep këshillat mes tyre duke qenë se ajo është më e vogël se ai.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“, tha Ana.
Ndër të tjera ajo zbuloi një tjetër aftësi të aktorit teksa u shpreh se ai di të gatuaj shumë mirë duke ja kaluar edhe asaj.
Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij.
Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin,“ u shpreh moderatorja në emisionin “7pa5”.
Një skandal ka ndodhur në Europa League, në sfidën Fenerbhaçe – Manchester United.
Tifozët e “Djajëve të Kuq” kanë mbetur të bllokuar në stadiumin “Sukru Saratsoglu” deri në orët e para të së premtes, pavarësisht se ndeshja ndaj Fenerbahçes kishte përfunduar mbrëmjen e së enjtes.
Pamjet kanë qarkulluar në mediat sociale ku tregojnë rreth 2500 tifozë anglezë të ngecur në dalje të stadiumit në një zonë të vogël, me ata që janë shprehur se kanë qëndruar të palëvizur për më shumë se dy orë.
Në pamjet që janë bërë virale në Twitter shihen tifozët e United duke u përpjekur të depërtojnë nga një derë e vogël për të lënë fushën, ndërsa shumica e fansave nuk mund të largoheshin as nga tribuna, raporton A2.
Sfida e United kundër ekipit të drejtuar nga Jose Mourinhos u mbyll në barazim 1-1. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë kështu rrugëtimin e tyre pa asnjë fitore në Ligën e Evropës.
It’s hard enough watching United in Europe at the moment anyway, never mind being kept in this long. It’s currently 01:16 and we are still in the ground with no sign of moving. @ManUtd@UEFAcom@SkySportNewspic.twitter.com/Gfs6bSDcEw