“Një burrë që s’mban kontratat,as ato me gruan e tij”,Romeo nuk përmbàhet:Turp për Shqipërinë që kishte President Metën

Avokati Romeo Kara në një emision televiziv u shpreh se ka qenë një turp për vendin që ka pasur për Presidentin një figurë si Ilir Meta.

Gjatë intervistës ndërsa foli për dënimin e Metës, tha se kjo tregon se tashmë drejtësia po funksionon.

“Ai e kishte bekuar vetë aferën e inceneratorëve. Afera e inceneratorëve është bërë herët. Por për ti dhënë mesazh njerëzve që ju nuk mund të ikni të kaloni tek PS he për t’i thënë që ju mund të vidhni por jeni skllevërit e mi. Ai e bëri mësim atë. Tani jo për ironi, por jo pa vërtetësi unë tani them, “tani aty e pret Lefteri me këngën o mirë se na erdhe”. Njeriu që ka një burrni i qëndron kontratave qofshin ato jo të mira. Ai nuk ka njohur njerëz të barabartë, ai as kontratën me gruan e tij nuk e mbajti. Më dinjitoze doli gruaja e tij. Turpi i atyre që e propozuan dhe e çuan President. Turp që ne kemi pasur këtë njeri president. Nuk justifikohet. Është i vetmi President që e voton mazhoranca në mënyrë unanime dhe e bojkoton opozita në mënyrë unanime dhe bëhet i urryer për mazhorancën dhe i adhuruar për opozitën. Kjo tregon se ky person ka kontradikta morale. Unë kam thënë që Kaçi nuk vjen dot tek ty por do shkojë Lika tek Kaçi, dhe Zoti më paska dëgjuar”, tha më tej ai.

“Ai është d ebiI”, Tedi Blushi suImon analistin dhe “t rondit” me dekIaratën për Metën: Tentuan ta eIemi nonin fizikisht! Do kishte gj akderdhje…

Partia e Lirisë ka sulmuar Gjykatën e Posaçme, gjatë një konference për media nga selia e Partisë së Lirisë, pasi u konfirmua masa e arrestit në burg për Ilir Metën.

Tedi Blushi, sekretari i kësaj partie, akuzoi GJKKO-në dhe prokurorët e SPAK-ut si të kapur dhe që veprojnë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Më tej ai shprehu shqetësimin se Metës “mund t’i ndodhë ndonjë gjë në burg”, duke thënë se ditën e arrestimit pati një plan “ogurzi destabilizimi” për ta eliminuar fizikisht.

“Ka pasur një plan ogurzi për eliminimin fizik të zotit Meta. Nëse në makinë do të kishte patur punonjës të Gardës, aty do të kishte gjakderdhje. Dërguan elementët e krimit të organizuar të maskuar me çorape në kokë dhe të armatosur rëndë. Edi Rama, nëse zotit Meta i ndodh gjë në burg, Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale”, tha Blushi.

Lidhur me aludimet për shëndetin e Metës, nisur nga një deklaratë e analistit Arjan Curri, i cili tha se Meta këndon dhe u thotë gardianëve se është Vojo Kushi, Tedi Blushi i quajti si të pavërteta.

“Kush e ka bërë deklaratën që nuk është në shëndet të mirë, jo çdo debil që paguhet nga zyra e propagandës…janë debila. Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Dhe nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësinë do ta mbajë Rama. Për këta debilat që dalin studio më studio, nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.

“Do e shihni çfarë do u ndodhë”/ Si i ‘kërcënòi’ Meta prokùrorët e SPAK në sallën e gjyqit

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë ka qenë e tensionuar.

Përveç tensioneve mes çiftit që është në proces divorci, përplasje ka pasur edhe mes Metës dhe prokurorëve, Arben Kraja, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi, të cilët ishin përfaqësuesit e palës akuzuese në seancë.

Mësohet se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të SPAK. Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore. Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama. Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, teksa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje”.

Vullneti shρ ërthen në gjuhë rα* iste ndaj MevIanit: Jemi dy shtete dhe nuk jemi këtu më 28 nëntor (Video)

Pas përplasjes së vajzave, një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3. Tema mbi kombësinë e dy mikeve Kosovë e Shqipëri është bërë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që nga dita e parë.

Këngëtari Mevlan Shaba kishte përballë tij në debat gazetarin Vullnet Krasniqi. Mevlani i drejtohet Vullnetit duke i thënë se ne jemi një – por që kundërshtohet fuqishëm nga ky i fundit.

“Ti ke thënë njëherë Shqipëri etnike – tani po thua e po ofendon kosovarët”, i tha Mevlani.
“Si jemi një, nuk jemi një – jemi dy shtete dhe nuk jemi këtu më 28 nëntor. Prej kohësh e kam bërë këtë diferencë”,i thotë Vullneti.

Premtim zgjedhjesh? “1120 euro pàga mesatare”, Rama: Deri në 2029-ën, bizneset e vogla do të jenë pa taksa dhe TVSH

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, i shoqëruar dhe nga ministrat e tjerë.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taks dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen.

“Këtu është një grup i rëndësishëm, interesi dhe praktikisht është ana tjetër e medaljes, nevojës për të rritur pensionet, që është sipërmarrje. Rastësisht dje, unë u ndodha midis një shërbimi këtu në Tiranë dhe e pyeta pronarin sa e kishte pagën minimale. 600 euro pagën minimale për sanitare dhe 1120 euro pagën mesatare. E sjell këtë shembull për të thënë se këto janë pagat reale për sektorët përkatës. Kjo është paga reale për të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zonat e tjera.

Por kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajonin tonë, që e kemi biznesin e vogël me zero taks dhe për një kuriozitet, nuk ka vend tjetër në botë, por po flasim për rajonin, ku vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitim.

90% e bizneseve kanë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat e një strategjie të qeverisë tonë, prej vitesh tanimë, që kemi vendosur që deri në 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa dhe TVSH deri në 200 mijë euro xhiro. Për t’i dhënë frymëmarrje, për t’i dhënë mundësi të zhvillohet. Por ka një shifër tjetër më të jashtëzakonshme në unikalitetin e vetë.

Në Shqipëri vetëm 20% e bizneseve paguajnë TVSH. 2/3 nuk e paguajnë për të njëjtat arsye që thashë. Dhe nga të gjitha lehtësirat që i janë bërë bizneseve, këtu shoh njerëz nga sektori i turizmit, e kishin 20% TVSH përpara disa viteve dhe me të drejtë kërkonin një tjetër TVSH. Ne kemi rënë në një rajon ku janë të gjithë peshkaqenë te e Mesdheut. Ja bëmë më të ulëtën, 6%.

Dhe e dini se sa është shuma që shkon në arkën e sipërmarrësve nga këto lehtësira? Është 1.1 miliardë euro në vit. Dhe po flasim për 1.1 miliardë euro në buxhetin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja pse Ilir Meta është arrestuar qëIIimisht në autostradë

Gazetari Ardit Rada i ftuar në Intervistën e Ditës me Ermal Peçin e cilëson një mënyrë të drejtë dhe të mirë menduar arrestimin e Ilir Metës në një vend publik. Sipas gazetarit ky arrestim ishte i planifikuar për të ndodhur në atë aks rrugorë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen pretendimet për keqtrajtim dhe spekulime të tjera. Ndër të tjera Rada ka zbuluar se Ilir Meta nuk e ka deklaruar asnjëherë adresën e banesës së tij dhe asnjeri nuk e di vendin ku jeton Ilir Meta.

“Unë kam një tjetër qasje nga shumica për arrestimin e Ilir Metës. Problemi ishte që Ilir Meta të mos e dërgonte vetën në dorën e policisë, sepse po shkove në dorë të policisë do kesh dajak. Policia nuk është shkollë të të mësoj si të zbresësh nga makina. Ilir Meta është arrestuar qëllimisht para Caza Italias për të shmangur spekulimet e më vonshme, siç janë ato që kemi dëgjuar që e rrëmbyen me maska.

Pra u zgjodh një vend publik, me trafik ku ai nuk mund të largohej për shkak të trafikut me prezencën e mijërave qytetarëve me shpresë që këta qytetarë ta filmonin, pikërisht për këtë arsye që të shmangen spekulimet për keqtrajtim. Sepse po ta kishin arrestuar në një ambient tjetër do të dëgjonim akuza të llahtarshme. Është një pretendim i madh që pse Ilir Meta u mor ashtu, po këta që e mbrojnë harrojnë që Ilir Meta është tallur me këtë shtet edhe nuk deklaronte as adresën e shtëpisë. Askush nuk e di ku jeton Ilir Meta ai ka deklaruar si shtëpi selinë e partisë.”- tha Rada.

Mos po na bëjnë sỳtë/ Kështu nuk e kemi parë asnjëherë Arbana Osmanin(Foto)

Arbana Osmani është një nga moderatorët më të njohur dhe të komentuar në mediat shqiptare. Ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për personalitetin e saj të veçantë. Një moment i veçantë që është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale ishte videoja e publikuar nga bashkëshorti i saj, Eduarti, ku ajo shfaqej duke vrapuar me disa kuti në duar. Kjo situatë e paparë nga publiku tregon se edhe figura të njohura si Arbana kanë momente të thjeshta dhe njerëzore në jetën e tyre të përditshme.

Arbana është një grua që ka demonstruar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrish çdo gjë. Ajo ka kaluar nëpër shumë sfida gjatë karrierës së saj, por ka vazhduar të qëndrojë e fokusuar në objektivat e saj. Përveç karrierës së suksesshme, ajo është gjithashtu një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e dashur. Marrëdhënia e saj me Eduartin është një shembull i shkëlqyer i dashurisë dhe mbështetjes reciproke, e cila shpesh ndalet dhe ndjehet përmes postimeve të tyre të përbashkëta në rrjetet sociale.

Për Arbana-n, çdo moment është një mundësi për të inspiruar të tjerët. Ajo ndan vazhdimisht mesazhe pozitive dhe motivuese, duke treguar se është e rëndësishme të besosh në vete dhe të ndjekësh ëndrrat tuaja. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e shëndetit mendor dhe fizik, duke promovuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm. Përmes veprimeve dhe mesazheve të saj, Arbana Osmani vazhdon të jetë një inspirim për shumë njerëz, duke treguar se me përkushtim, dashuri dhe punë, çdo gjë është e mundur.

“Videoja e arre stimit show nga poIicia”, Caka: Nëse 2 gardistët do ishin me Metën, do shkr epeshin ar mët

Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka ka zbuluar detaje të reja në lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Teksa dënoi aksionin e policisë së shtetit, Caka u shpreh se nëse ish-presidenti do të kishte në makinën e tij dhe dy gardistët që ia ka caktuar ligji, bilanci i atij momenti do të ishte krejt tjetër dhe madje mund të ishin shkrepur armët apo të kishte dhe viktima. “Ilir Meta ka dy vite që ka lënë presidencën. Të gjithë e dimë që ai nuk rri vetëm, por ruhet nga Gardistë. Meta nuk paraqiste rrezikshmëri.

Policia ka një protokoll edhe të elementëve formalë, veshja, logot etj… Pa një uniformë, a mund ta dinte Ilir Meta që po kundërshtonte policinë e shtetit? Kush tha që nuk po kundërshtonte disa banditë që mund ta eliminonte. Edhe personi që e shoqëronte tha se u qetësuam kur pamë policinë e shtetit. Kur marrim vesh që këto janë veprime të orientuara politikisht nga një ministër anonim… Po sikur Meta të kishte Gardën, ka dy efektivë që nuk preferon t’i mbajë. E di kush do të ishte lajmi sot. Unë ju garantoj që Gardistët do të shkrepnin dhe armën”, deklaroi ajo dje në një media. Sipas Cakës, i gjithë momenti i arrestimit është inskenuar, pasi Ilir Meta ka qenë në ndjekje që prej kufirit të Kosovës.

Ajo shtoi se edhe videoja ka dalë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në Drejtorinë e Policisë me qëllimin e vetëm për të bërë show. “E kanë ndjekur Metën që nga kufiri i Kosovës, nuk kanë qenë pa dijeni. E kanë zgjedhur vendin. Videoja ka dalë në media përpara se Meta të shkonte në drejtorinë e Policisë. Të gjitha këto gjëra ishin të sinkronizuara”, nënvizoi Caka.

“Çfarë u zbulua nga celulari i hapur i harruar mbi tavolinë?”/ Klodiana Lala: Ish-deputeti Çyrbja informonte grùpin…

Gazetarja Klodiana Lala tha sot se ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u arrestua së fundmi nga SPAK pasi i jepte grupeve kriminale informacione sekrete. Në emisionin ‘Opinion’ Lala ka treguar një tjetër rast episod, përveç atij të të kërkuarit ndërkombëtar Altin Hajri, se si Jurgis Çyrbja i kishte dhënë informacione një grupi kriminal në Durrës.

Gazetarja duke iu referuar dosjes së SPAK, deklaroi se bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal në Durrës, që javët e fundit ka patur një aksion për arrestimin e kreut të këtij grupi, por që nuk ka mundur, megjithatë, sipas saj, i gjetën celularin e harruar mbi tavolinë.

Biseda në studio:

Klodiana Lala: Informonte një grup për të cilin nuk është folur thuajse fare. Është një grup thuajse i panjohur për publikun shqiptar, por në këndvështrimin tim është ndër grupet më të rrezikshme që ka vepruar në Durrës, grupi i Kreshnik Budllës Farrukut. Klani kriminal Farruku konsiderohet për momentin një ndër klanet më të fuqishme në qytetin e Durrësit, në zonën e Manzës. Kreshnik Budlla Farruku në atë kohë akuzohej dhe kërkohej nga autoritetet italiane.

Blendi Fevziu: Si i merrte këto dokumente Çyrbja?

Klodiana Lala: Së pari ishte në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se ishte deputet, shkojnë dokumente nga të gjitha llojet. Të tjerat i merrte nga Policia e Shtetit dhe njerëz të drejtësisë. Kreshnik Budlla Farruku nuk u arrestua në atë kohë. Më pas, pati një ndalim dhe lirim nga ana e drejtësisë shqiptare, shkoi në arrest shtëpie. Para 3 javësh u bë një tjetër aksion i SPAK për arrestimin e Kreshnik Budllës Farrukut. Në momentin që ka ndërhyrë skuadra operacionale për ta arrestuar Kreshnik Budlla Farrukun, nuk e kanë gjetur aty, kanë gjetur vetëm darkën e shtruar, kanë qenë 15-20 veta në atë darkë. Kreshnik Budlla është larguar nga vila e tij luksozë në Manzë, por ka lënë celularin të hapur aty. Nisur nga kjo indicie dhe janë zbërthyer të gjitha kontaktet, më pas SPAK ka kërkuar me urgjencë informacion te autoritetet franceze për të identifikuar edhe personat të cilët janë të përfshirë në këtë gjë. Me këtë rastin e fundit SPAK ka vetëm 1 javë që merret.

E F RlKSHME: VR ASËSl i heshtur që po bën KËRDlNË në Shqipëri

Pas zbulimit që bëri emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për përdorimin e ho rmoneve në produktet bujqësore, ka reaguar ashpër edhe gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri.

Ai ka publikuar në faqen e tij në FACEBOOK një status ku shprehet se ky është terrorizëm dhe se Shqipëria po vd es e re për shkak të mas akrës që po ndodh me ushqimet. Lexoni statusin e plotë më poshtë:

Ky është terr orizëm
Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqiperisë është terr orizëm i mirefilltë. As më shumë e as më pak, kr im kundër njerëzimit.

Fiks Fare vërtetoi dje se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipuIohen me horm one në sasi të pakontrolluara.

Rezultati?
Në dekadën e fundit vde kjet e parakohshme nga sëm undjet kard iovaskulare janë dhjetëfishuar. Së;mundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vd es e re.

Arsyeja kryesore, ështe pikerisht m;asakra që ndodh me ushqimet. Por nuk është e vetmja. Nje miku im doktor më tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në dep resion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se ështe pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Këta po sh farosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kri minale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qel bura nga eksportet e perimeve bujqësore.

Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje dr astike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gje netik në bote, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injor antëve të ba;bëzitur, që nuk njohin asnjë limit.

Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo ho rmoneve në produktet ushqimore duhet të kri minalizohet. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.

Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dë mshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave me dë nimet ekzempIare. Nuk mund të tolerohet më. Ky është terr orizëm. Probabiliteti që dikush të së muret dhe të vd esë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vd esë në një su lm terr orist. Llogaritë bëhen vetë.