Pas akuzave për tradhti, Kiara e bën këtë veprim ndaj Luizit

Një video që po qarkullon në rrjetë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve ku sipas tyre është Luizi duke biseduar me një vajzë nga Kosova.

Por sa janë të vërteta këtë e din këngëtari.

Ai ka vendosur të mos reagoi mbi këtë, por bashkëshortja e tij Kiara ka bërë një postim në ‘Instagram’.

Ajo ka treguar se emsionin e radhës do tí bashkohet edhe Luizi ku do të luhet në prani të tij në ‘Portokalli’

Meta në qeli, Kryemadhi i shpreh dashurinë: E kam dashur dhe e dua, mund të kisha kryer krim pasioni për të!

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me Ilir Metën, i cili ndodhet në arrest me burg.

Ajo tha se ndodhet në një moment shumë të vështirë emocional, duke theksuar se divorci ishte goditje e madhe për të.

Kryemadhi u shpreh se mund të kishte kryer krim pasioni për Metën, duke menduar edhe vetëvrasjen.

“Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.

E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetvetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.

Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.

Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz”, tha Kryemadhi.

Tentuan t’i merrnin me forcë varësen, ek ze*kutohet  reperi i famshëm

Reperi Michael Robinson, i njohur me emrin e artit si Ralan Styles dhe i famshëm për këngën rap “Baby Shark”, u qëllua për vdekje në moshën 22-vjeçare.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 19 tetorit, kur Styles u sulmua në lagjen Victorian Village.

Sipas dëshmitarëve, vrasësi i dyshuar qëlloi Styles pasi u përpoq të vidhte një varëse prej tij. Konfrontimi shpërtheu kur Styles u përpoq të rezistonte, duke bërë që grabitësi të hapte zjarr.

Departamenti i Policisë së Kolumbias, raportoi se oficerët mbërritën në vendngjarje, duke gjetur Styles të plagosur me armë zjarri. Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar në spital, reperi u shpall i vdekur.

Mahamood Hassan, 24-vjeç, u arrestua pasi u identifikua nga dëshmitarët që dhanë një përshkrim të detajuar të grabitësit.

Hassan është akuzuar për vrasjen e Styles dhe mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Franklin, në pritje të gjykimit.

Historia e pabesueshme/ Zgjohet nga koma pas 39 vitesh, i moshuari që mendon se është akoma 24 vjeç shok ohet nga bota e sotme

Viktima e një aksidenti të tmerrshëm me makinë po shërohet pasi u zgjua nga koma i bindur se ishte ende viti 1980. Kujtimet e fundit të Luciano D’Adamo janë kur la shtëpinë e tij në Romë në mars 1980, duke ndjerë një goditje të papritur të dhunshme dhe më pas duke parë errësirën. Duke u zgjuar në spital disa ditë më vonë, ai u traumatizua kur mësoi se aksidenti kishte ndodhur para 39 vitesh dhe e gjeti veten pa kujtime të katër dekadave të fundit.

Luciano nuk e njohu veten në pasqyrë si një burrë 63-vjeçar. Atij shpesh i vinte për vizitë një vajzë. Me sa dinte ai, ajo ishte ende e fejuara 19-vjeçare me të cilën ai shpresonte të martohej si i ri, e transformuar nga mosha dhe që nuk e mbante më. Luciano është ende duke u përshtatur dhe është i mahnitur nga telefonat inteligjentë dhe navigimi GPS teksa njihet me një botë të re të guximshme.

Pesë vjet më vonë, kujdestari i shkollës po punon ende me mjekët dhe familjen e tij për të mbledhur kohën e humbur, duke ndërtuar marrëdhënie të reja me gruan, djalin dhe nipërit e tij dhe duke u riintegruar ngadalë në 2024. Rikuperimi ka qenë një rrugëtim i gjatë për Luciano, tani 68 vjeç, i cili ka rikthyer vazhdimisht disa kujtime në vitet që nga zgjimi.

Tani ai punon në një shkollë, pasi është njohur vazhdimisht me zakonet dhe teknologjinë moderne. “Më kujtohet ende habia e udhëtimit me një makinë që më tregoi një hartë të Romës në një ekran, ose më mirë Tuttocittà siç e quanim dikur, ndërsa një zë thoshte: “Në 100 metra kthehu djathtas”. Menjëherë pasi u zgjua në 2019, ai kërkoi të telefononte nënën e tij. Ai nuk e dinte pajisjen e çuditshme celulare që iu dha ose që nëna e tij kishte vdekur.

Luciano e gjeti gjithashtu sfidë të përshëndeste me mirësjellje vizitorët e spitalit duke mos i njohur ata. Kur gruaja e tij hyri brenda, ajo ishte ‘e huaj’. “Ajo më quajti Luciano dhe unë pyesja veten se si e dinte emrin tim”-tha ai. Por përvoja më e dhimbshme për Lucianon ishte të shihte veten në pasqyrë.

Ai u tmerrua kur pa një plak me flokë gri. Ndërsa Luciano ishte plakur, kujtimet e humbura ia kishin fshirë edhe përvojën. Ai e kishte të lehtë të vazhdonte me fëmijët, raporton Corriere della Sera, por kishte nevojë për ndihmë për të rimësuar se si të shoqërohej si gjysh dhe jo si 24-vjeçar.

“Ndonjëherë them se do të doja të fluturoja me avion, nuk e kam bërë kurrë”, tha ai së fundmi për mediat italiane. “Gruaja ime më thotë: “Çfarë po flet? Ishim bashkë në Paris”. “Dhe unë përgjigjem: “Ti ke qenë atje, unë nuk kam qenë.” Ka pasur shumë për të rimësuar. Luciano ishte një tifoz i përjetshëm i Romës por u zgjua pa idenë se kush ishte sulmuesi ikonë i klubit Francesco Totti, apo titujt e fituar në 1982-83 dhe 2000-01.

Ai nuk i kujton sulmet e 11 shtatorit, apo vitet e Berlusconit më afër shtëpisë. Mjekët dhe psikologët kanë punuar me gruan dhe djalin e Lucianos gjatë pesë viteve të fundit për ta ndihmuar atë të kapërcejë boshllëqet në kujtesën e tij, me disa përparime. Të vetmet kujtime që janë kthyer janë një vizatim i një lejleku, emri Matteo, një datë, një orë dhe shkrimi ‘PN 2300’.

Kujtimet e fundit të Lucianos para aksidentit ishin duke punuar si oficer i operacioneve tokësore në aeroportin Fiumicino më 20 mars 1980. Ai ka filluar nga e para, duke punuar në një shkollë. Ai ka gjetur njëfarë pranimi se ai nuk është më një djalë i ri dhe nuk mund të ngjis shkallët si dikur. Luciano ende nuk ka asnjë dëmshpërblim për aksidentin, as ndonjë ide se çfarë ka ndodhur saktësisht. Shoferi i përplasur iku dhe nuk u gjet kurrë.

Dosja/ Zbulohet skema, ja si biznesmeni Gentian Sula i kaloi 846 mijë euro të pa deklaruara nënës së Monika Kryemadhit

Biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë, theksohet në dosjen e SPAK.

Sipas dosjes, “shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme.

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.

Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetë Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro3.

Ne deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur ne lidhje me tê ardhurat te cilat i ka perdorur per të blerë pasuri te paluajtshme, si dhe ato te perdorura per likujdimin e kredive qe ajo vete ka marrë, por edhe ato tê marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe qẽ janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracise kishte dhenè me qira nje pjesè te apartamentit 3+1 qe kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte nje mije marka ne muaj. Kjo shume u pagua per gati dy vjet, por nuk kishte lidhur njê kontratë qiraje para noterit.

Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes nè pension ne vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ ne disko Albania. Ne vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndertimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar nje shtepi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit te shtepise ne Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin qe kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për nje periudhe 2-3 vjeçare dhe per keté kishte lidhur edhe kontrate qiraje te Noteri. Me pas shtepine ia kishte dhëne me qira nje shoqerie greke per shumën një milione e gjysmë leke, dhe me te ardhurat e siguruara arriti te blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milion leke. Pasi i bashkoi te dy Sipas organit të akuzës përt këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi eshte perpjekur qe ta justifikoje keto para me ta ardhura tê siguruara nga huaté, pasqyruar kjo në deklarata noteriale te paraqitur nga shtetas të ndryshëm, te cilet paraqiten si huadhënës, duke përfshira dhe personin nên hetim Ema Coku. Keto deklarata noteriale, jo vetem qẽ janë perpiluar pas pyetjes se shtetases Fatime Kryemadhi, por ne sistemin bankar nuk ka asnjë te dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhe kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve”.

“Uff, me çfarë e mban trupin”, s kandaI, mjeku ngacmon dhe i kërkon s**s pacientes

Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po i fuste duart.

Në këtë pikë një paciente që ka probleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre. Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë.

Pacientja: Përshëndetje! Si jeni?

Pacientja: Mirë! Faleminderit! Këtu?

Pëllumb Hysko: Po ça bëhet? Si je? Si shkon?

Pacientja: Mirë! Tashi, unë kam pak dhimbje mesi edhe të shohim.

Pëllumb Hysko: Sa herë shkon në palestër?

Pacientja: Jo, në palestër s’vete.

Pëllumb Hysko: Po me ça e mban trupin?

Pëllumb Hysko: Ah, jo, mos ia fut kot!

Pëllumb Hysko: Pa hë shtrihu, zhvishu! Sa vjeçe je?

Pëllumb Hysko: Ça ha ndonjë gjë…? Uaa…,uaaa! Po kshu probleme gjinekologjike?

Pëllumb Hysko: Ke pasur sekrecione kështu?

Pëllumb Hysko: Mirë! Do të shoh tiroidet?

Pacientja: S’e di…, tashi.

Pëllumb Hysko: Ja këtu! Apo do gjirin?

Pacientja: Si të jetë më mirë. Për kë mendon ti?

Pëllumb Hysko: Më i bukur është gjiri.

Pëllumb Hysko: Do të shoh gjirin vërtet.

Pëllumb Hysko: Po hiqi pra! Si do shoh unë? Mirë oh, mirë, mos bëjmë ndonjë kështu, se… më mirë prishet.

Pacientja: Na merr mësysh hë!

Pëllumb Hysko: Si duket ia ke kursyer një çikë.

Pacientja: S’jam tip, që kursej gjëra kshu.

Pëllumb Hysko: Një kist i vogël është këtu. Ngelet ta shohim një herë tjetër. Hajde ose këtu, ose te puna e shtetit!

Pacientja: A punon dhe në shtet?

Pëllumb Hysko: Atje do vish ti, do të bëj një skaner për shtyllën kurrizore!

Pëllumb Hysko: Se ka mundësi të kesh ndonjë hernie. O të shëroj ty, o s’mund të rri në ketë punë! Ej po si nishane moj, pu, pu, pu…

Pëllumb Hysko: Më mirë, prishet ! Hajde nesër! Po e marrim letrën në dispanceri, kam përshtypjen, që janë, ta kemi si kartëvizitë, se skaneri është 100 e ca mijë lekë, nuk e përballon dot. Më jep emrin, mbiemrin tat! Sa më… 30-të? 30-të?

Ditën tjetër takimi ndodh në sanatorium.

Pacientja: (Flet në telefon) Unë sa erdha këtu, ahh…

Pëllumb Hysko: Këto përgjigjet, vjen i merr nesër?

Pacientja: Në çfarë ore të vij nesër?

Pëllumb Hysko: Nga ora 11-të! Të shohim çikë biografinë. Na ngeli kështu. Se skaneri është 100 e ca mijë lekë. Jepi 20 mijë lekë aty edhe… O Artur!

Pëllumb Hysko: Ndihmoje çikë këtë komshien time! Vjen nga Gjirokastra, do bëjë një kontroll, po letrat i ka në Gjirokastër. Merri 20 mijë lekë edhe…!

Pëllumb Hysko: Eh, do të bëjë ai, pastaj merr diskun edhe hajde lart!

Pacientja: Ok! Sipër te dera…!

Pëllumb Hysko: Po! Po! Po! Meto!

Pëllumb Hysko: Ma shih këtë gocën!

Specialisti: Hajde brenda! Ik, disku, punimet i ke të gjitha brenda!

Pacientja: Ok! Tashi po vija sipër.

Pacientja: S’e di, s’më tha gjë.

Sapo vajza hyn në dhomën e ekzaminimit, mjeku nis të përdorë terma seksualë dhe të bëjë veprime ndaj saj.

Pëllumb Hysko: Këtu s’të q** dot.

Pëllumb Hysko: Ta lëmë nesër! Do takohemi nesër!

Pëllumb Hysko: S’të kam parë mitrën.

Pëllumb Hysko: S’duhet ta shohim mitrën, se ke kistin. Ke uri? Se s’të bëj gjë tani. Në shtëpi.

Pacientja: Ça duhet të bëj tashi?

Pëllumb Hysko: Të shohim çikë mitrën!

Pëllumb Hysko: Hë, hë… T’i kishe dhënë atje 20-të mijë lekë te zyra.

Pacientja: Unë dhimbjen e kam te mesi.

Pëllumb Hysko: Shtrihu tani një çikë, se mund të jetë hernie ajo! S’të vjen deri këtu dhimbja, moj.

Pacientja: S’kam dhimbje aty. O doktor, po ça po bëni?

Pëllumb Hysko: Do të vizitoj më. Kështu infeksion s’ke?

Pëllumb Hysko: –Ke për të ma marrë në gojë!

Pëllumb Hysko: Si e mban? E do me kështu prezervativ?

Pacientja: O doktor! Bëjë mirë vizitën! O doktor!

Pëllumb Hysko: Po prit më, të pickoj!

Pëllumb Hysko: Po unë i pashë me….

Pacientja: Të lutem! Po mirë…,është tjetër gjë vizita. Doktor!

Pëllumb Hysko: Mund të kesh hernie.

Pacientja: Nuk kam këtej dhimbje, o doktor, kam te mesi. A mund të fshihem vetë, o doktor?

Pëllumb Hysko i thotë ta përsërisin takimin për të nesërmen duke e shthurur gojën e duke folur me terma të qartë seksualë.

Pëllumb Hysko: Kthehu të …Një çikë! S’ma dhjeve!

Pacientja: Tashi, ça kam? Tashi, përgjigjet i marr nesër.

Pëllumb Hysko: Të jem deri nesër unë këtu nesër, po erdhe do të q**.

Pacientja: Ça ore të vij? Në 11, më the!

Pëllumb Hysko: Do vij për korrektesë, se unë ta jap që sot përgjigjen! Do vij të bëjmë atë muhabetin!

Pacientja: Muhabetin? Ça muhabeti?

Pëllumb Hysko: S’ke qejf me mua?

Pacientja: Në 11-të, të vij të marr përgjigjen?

Pëllumb Hysko: Der sa shikon, më del nga… Po s’e kape njëherë këtu me dorë…

Pacientja: Të vij nesër në 11-të?

Pëllumb Hysko: Po pyete b**hën do vish vetëm për t’u..?

Pëllumb Hysko: B**hën! Të kam premtuar, që do ta d*rdh në gojë. Kështu e kemi lënë. Ose prit, merr rekomandim, pastaj, se s’kam, ça të bëj…, po s’erdhe për t’u q**. Hajd!

Pasi merr diskun, mjeku shkon ta lexojë në një ambient ku janë edhe praktikantet, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pëllumb Hysko: Ty të dhemb këmba e djathtë?

Pëllumb Hysko: Eh, të ka filluar hernia ty. Të ka filluar hernia, kështu që ki kujdes nga peshat, sepse avancon ai! Zbrit te Arturi, jepi këto lekët e diskut, të vejë mirë të paktën, se mund të shkojë mbi 20 mijë. Apo s’ke?

Pacientja: Në rregull! Të zbres poshtë dhe të vij?

Pacientja: Një porosi të vogël! (I jep 20 mijë lekë)

Arturi: Hajd! Të shkuara! Kishe gjë?

Pacientja: Po! Shumë faleminderit!

A do lirohet nesër Ilir Meta nga qelia? Analisti i njohur zbulon detajet: Nëse shpallet fajtor rrezikon…

Analisti Leonard Karaj ka deklaruar se ditën e nesërme ish-presidenti Ilir Meta nuk do të lirohet nga qelia.

I ftuar në një emision televziv, ai ka thënë se Meta do vijojë të hetohet në qeli, për shkak se gjyqtarja që do përcaktojë masën e sigurisë është e njëjta që firmosi urdhër-arrestin.

Ndër të tjera, ai shtoi se akuzat që rëndojnë mbi Metën janë rënda dh ai rrezikon mbi 20 vite burg nëse shpallet fajtor.

“Nesër kam përshtypjen që nuk do ndodhë asgjë. Nëse ka njerëz që mendojnë se seanca e nesërme për masën e sigurisë do ta nxjerrë Metën nga qelia gabohen. Kjo sepse gjyqtarja që ka vendosur arrestimin e Metës do të jetë ajo që do të caktojë dhe masën e sigurisë. Pra nëse ajo e ka gjykuar në krye të herës që Meta nuk duhet të jetë i lirë, që nuk duhet të hetohet në gjendje të lirë, ajo nuk do e lirojë edhe nesër.

Akuzat që rëndojnë mbi Metën janë të rënda, janë mbi 20 vite burgim nëse shpallet fajtor. Nuk ka si të rëndohet më shumë se kaq, SPAK-u e ka ngritur ‘stekën’ shumë lart.”– tha ai.

“Hàjdutët nuk mund të bëjnë lëvizje popullore në Shqipëri”, Ngjela reagon ashpër: Pushteti do të mbetet i…

Avokati Spartak Ngjela e përjashton mundësinë që opozita të arrijë ndonjë qëllim me aksionin e tyre për destabilizim të vendit tani që u arrestua dhe Ilir Meta.

Ngjela thotë me ironi se kudo në Europë dhe në Shqipëri tashmë hajdutët nuk mund të bëjnë lëvizje popullore.

‘Destabiliteti është i vështirë pasi pushtetin e kanë këta. Do vrasin policët? Është nocion abstrakt. Pse nuk vranë? Nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë.

Nuk ka ndodhur në perëndim dhe Europë dhe as këtu nuk do ndodhi, që hajdutët të bëjnë lëvizje popullore. Është imposibilitet absolut. Sepse hajnia e këtyre, karakteri vjedhës, shoqëria shqiptare ashtu flet.

Opinioni publik ashtu thotë, janë të korruptuar. Rëndësi ka ç’thonë njerëzit, janë të aftë të rrëzojnë paragjykimet.’

Si i paralajmëroi Rama arrestimet e Belerit, Salianjit dhe Metës (Video)

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj.

Kundërshtarët politikë tashmë janë ose prapa hekurave, ose të arrestuar nga policia. Dhe ndërkohë që hidhen hipoteza dhe ngrihen konspiracione për goditjen e tyre, pamjet, me zë dhe figurë tregojnë qartësisht se kush e ka urdhëruar burgosjen e zërave më të fortë të opozitës.

I pari ishte Fredi Beleri. Kur Edi Rama pa se mbështetja ndaj Belerit në Himarë ishte përtej parashikimeve dhe se rrezikonte t’i ikte nga duart bashkia e Himarës, ai shpërtheu në fyerje, sharje dhe kërcënime të të gjitha llojeve.

Dy netë para zgjedhjeve, Rama shkoi në emisionin “Opinion” dhe e përsëriti frazën, se do merrej personalisht me njerëzit që bënin fushatë për Fredi Belerin.

Nuk kaluan dy orë nga kërcënimi dhe në mesnatë, Beleri u vu në pranga nga forcat e policisë në një aksion që më shumë i ngjau një rrëmbimi se një arrestimi.

Tjetër trajtë pati persekutimi i Ervin Salianjit, që kishte denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt si trafikant droge.

5 vite u sorollat deputeti dyerve të gjykatave, dhe ishte vendimi përfundimtar i Apelit ai që, për habinë e të gjithëve, e mori dhe e kyçi në qelitë e burgut të Fierit.

Askush në rrethin e Salianjit, as Salianji vetë, nuk e kishte besuar se do të mbyllej 1 vit brenda 4 mureve si kriminel. Por, Rama i kishte thënë në Parlament të bënte kujdes. (video poshtë)

Ndërsa për krerët e opozitës së tij, Edi Rama u shpreh shkurt, pastër dhe qartë. Ia kërkoi SPAK-ut ti hetojë, sepse siç tha vetë në pamjet më poshtë, durimi po i sosej.

https://streamable.com/e/bsvtmd?quality=highest

Nga kjo deklaratë e datës 7 maj 2022, çfarë kërkoi Rama ka ndodhur. Sali Berisha ka 10 muaj në arrest shtëpie në pritje të gjyqit, Ilir Meta u rrëmbye në mes të ditës me dhunë nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

“Kanë emra dhe fytyrë”/ “Kër cënon” Erisa Xhixho: Te rroristët që ndaluan Metën do dënohen

Duke u ndalur te deklarata e ministrit të Brendshëm për rastin, ajo tha se reagimi ishte i turpshëm

Zëvendës-presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Ilir Metës.

Ajo shprehet se Meta “u rrëmbye” në mes të ditës, ndërsa tha se “dhuna e ushtruar dje, nuk do të amnistohet”.

Duke u ndalur te deklarata e ministrit të Brendshëm për rastin, ajo tha se reagimi ishte i turpshëm.Reagimi i Erisa Xhixhos:

Terroristët e Edi Ramës, që rrëmbyen dje ish-presidentin e republikës në mes të ditës, njësoj si bandat kriminale me të cilat bashkëpunon ngushtë qeveria, kanë të gjithë emër dhe fytyrë.

Dhuna e ushtruar dje, të cilën e panë të gjithë shqiptarët, nuk do të amnistohet.

Anëtarëve të kësaj skuadre terroriste, që të fshehur pas maskave ekzekutuan urdhrat e kryeministrit dhe pseudo-drejtësisë së vënë në shërbim të tij, do t’u jepet ndëshkimi i duhur!Ky akt terrorist ndaj një individi që ka ushtruar funksionet më të larta publike në Shqipëri prej 30 vitesh, duke mos iu shmangur në asnjë moment përgjegjësive dhe drejtësisë, tregoi edhe njëherë se kemi shtet policor dhe jo ligjor.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili mbron këta banditë me uniformë e maska në fytyrë që guxojnë të godasin Presidentin e Partisë së Lirisë është i turpshëm dhe kjo ngjarje e rëndë turpëron Shqipërinë.