Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 22 Tetor 2024

Dashi

Do të shfaqni një dëshirë të madhe për ti dalë kundër nevojave të partnerit/es tuaj. Ndaj duhet të bëni kujdes për të kaluar çdo pengesë apo keqkuptim. Ata që janë vetëm duhet të bëjnë kujdes dhe të mos angazhohen në histori që nuk i bindin. Më mirë vetëm. Sa i takon punës, parashikohen objektiva të reja por jo shumë konkrete.

Demi

Kjo e martë parashikohet mjaft e mbushur me angazhime. Hëna parashikohet që të ndikojë në ndjenjat tuaja dhe në raportin në çift. Ata që janë vetëm mund të ndryshojnë mendim në momentin e fundit, lidhur me një person. Në punë, do të dini të ndiqni rrugën e duhur drejt suksesit.

Binjakët

Kjo ditë nuk do ju gjejë në maksimumin tuaj, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë lajm i këndshëm. Situata juaj sentimentale parashikohet të jetë me emocione. Ata që janë vetëm, duhet të vendosin rregull në mendimet dhe ndjenjat e tyre. Sa i takon punës, kjo e martë do ju gjejë shumë të vlerësuar dhe do arrini ti jepni drejtim një çështje mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

Për hir të dashurisë ka shumë mundësi që të bëni gjëra që nuk i kishit menduar kurrë, aq sa do të befasoni edhe partnerin/en. Venusi do ju bëjë më të fortë dhe kurajoz dhe gati për tu përballur me gjithçka. Ata që janë vetëm të shtyrë nga pasioni, do të përfshihen në aventura të reja. Në punë, po jetoni një lloj qetësie, ndaj është momenti për ta shijuar.

Luani

Ndikimi i Hënës do jetë i pranishëm kudo në punë por edhe në çështjet e ndjenjave. Parashikohen njohje të reja për ata që janë vetëm, ku disa mund të lidhin miqësi të mira dhe të tjerë mund të shkojnë më tej. Kjo e martë do ju gjejë të përhumbur totalisht në punë, por kënaqësia personale do të sigurohet në sajë të rritjes profesionale.

Virgjëresha

Në fushën e ndjenjave parashikohen të reja mjaft të rëndësishme. Mund të bëni udhëtime që do ju bëjnë t’iu rrahë zemra. Edhe ata që janë vetëm mund të përfshihen në emocione dhe dashuri të papritura. Në punë, parashikohen investime të rëndësishme dhe financa në rritje.

Peshorja

Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të jetoni një dashuri solide dhe të maturuar. Por janë kujtimet ato që nuk do ju lënë të qetë. Gjithë ata që janë vetëm, do të jetojnë një ditë të mbushur me ulje-ngritje, ndaj do ishte më mirë që të reflektojnë. Në vendin e punës, kjo ditë do të sjellë frytet e mundimit tuaj.

Akrepi

Ndikimi i Hënës nuk do të jetë aspak i favorshëm dhe do ju pengojë në ndjekjen e instinktit tuaj. Mbani parasysh idetë lidhur me një histori që keni përzemër. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë besim lidhur me njohjet e reja. Sa i takon punës, do të keni një mijë projekte ndërmend për të mbyllur, por rrezikoni që të mos përfundoni asnjë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë tensionet në familje por edhe me partnerin/en. Fati do ju ndihmojë që ti zgjidhni më së miri. Megjithatë parashikohet që të jetë një ditë e mbushur me qetësi dhe ekuilibër për çiftet, shkruan noa.al. Humori nuk është ndër më të mirët për ata që janë vetëm, ndaj do të ishte më mirë që të shkëputeshit nga çdo gjë. Në punë çdo gjë do të shkojë më së miri, ku do të jeni në harmoni të plotë me kolegët.

Bricjapi

Shijojeni këtë moment qetësie në dashuri. Organizoni diçka speciale për të kaluar një mbrëmje romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kenë një jetë tejet aktive dhe me njohje të reja. Në punë do të jeni shumë të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët dhe për të nxjerrë anët tuaja më të mira.

Ujori

Nën ndikimin e Diellit dhe Neptunit, kjo ditë do të favorizojë dashurinë. Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me dëshirë për të dashuruar, ndërkohë që parashikohen takime të shumta. Në punë parashikohet të ketë disa tensione të cilat rrezikojnë që t’iu nervozojnë.

Peshqit

Humori i keq dhe tensionet do të dominojnë jetën në çift të të lindurve të kësaj shenje. Mos u habisni nëse gjatë kësaj dite, partneri/ja të shohë vetëm rehatinë e vetë, pa iu marrë parasysh. Para se të brengoseni, bëni diçka për të thyer akullin. Dielli dhe Neptuni do të kenë ndikim negativ në shenjën tuaj gjatë kësaj dite. Prisni momente më të mira për të investuar.

Çfarë ndodhi?! Kaos total në aeroport, anùlohen të gjithë fluturimet

Për shkak të një dështimi të radarit në qendrën e kontrollit të zonës së Milanos, fluturimet në qiejt e Italisë veriperëndimore do të ndërpriten të paktën deri në orën 20:00 të ditës së sotme, të dielën 20 tetor.

“Sea”, kompania operuese e aeroportit që menaxhon aeroportin e Malpensës, e komunikon këtë përmes një buletini zyrtar. Kjo ka çuar në vonesa serioze edhe në anulime të fluturimeve direkte, jo vetëm drejt aeroportit në provincën e Vareses, por edhe drejt Torinos, Bergamos dhe Xhenovas.

Në shënimin zyrtar thuhet se “qiejt e qendrës së kontrollit të zonës së Milanos nuk janë të disponueshme deri në orën 18:00 të koordinuar me orën universale për shkak të një dështimi të radarit”.

Shkak është bërë një problem softuerik që ka sjellë bllokimin e sistemeve kryesore të qendrës së kontrollit.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, agjencia evropiane që mbikëqyr lëvizjet në hapësirën ajrore të kontinentit, shpjegoi se dështimi ka pasoja në fluturimet në të gjithë veriperëndimin italian.

Rifillimi i lëvizjeve pritet nga mesnata e sotme, por vonesa mund të regjistrohen edhe në fluturimet e planifikuara për nesër, e hënë 21 tetor.

Disa nga avionët që janë ngritur tashmë do të devijohen dhe do të ulen në Romë Fiumicino. Për të tjerët, mund të ndodhin edhe anulime.

Nga dubleksi 640 MIJË EURO në ish-Bllok, te ndërhÿrjet në klinika private, SPAK “i nxjerr të palarat” Metës dhe Kryemadhit: Paguanin “CASH”

SPAK ka zbardhur sot akuzat e ngritura ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke thënë se janë përfshirë në një sërë veprash penale nga skandali i CEZ-DIA deri te shpenzimet për ndërhyrje estetike dhe shëndetësore në klinika private.

Ndër të tjera, SPAK thotë se përmes nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, çifti ka blerë një dublex (me dy kate) në zonën e ish-Bllokut ku vetëm kati i parë ka kushtuar 310 mijë euro cash dhe 335 mijë euro janë paguar me kredi.

“Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, deklaron SPAK.

Një rast tjetër është ai i shërbimeve estetike apo shëndetësore në disa klinika private, shpenzimet e të cilave, në shuma të konsiderueshme parash nuk janë deklaruar ose janë paguar cash.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal”, thotë SPAK.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim.

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkùeshmërisë shënon fundin e tranzicionit!

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit.

Basha ndër të tjera shprehet se “kambanat po bien për Edi Ramën”, ndërsa thekson se “brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin”.

Postimi i Bashës:

Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Shqipëria meriton më shumë.

Arrestimet e SPAK, Rama: Ata që kanë dùar të pista po fshihen, politika po ripërtërihet

Kryeministri Edi Rama duke folur në aktivitetin “Deputeti që Duam”, ka prekur ndër të tjera edhe arrestimet e fundit në SPAK, edhe pse nuk përmendi emra.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot politika shqiptare është në një moment delikat, ku një pjesë ka degraduar, pranndaj ata që janë me duar të psita po fshihen, për t’i hapur rrugën ripërtëritjes

“Duart e pastra bëjnë një punë, të pistat një gjë tjetër, të treguarat bëjnë një gjë, të fshehtat një gjë tjetër. Kështu që kërkon shumë forcë, shumë fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika në Shqipëri sot është në një moment degradimi, pasi është njëkohësisht një moment riformësimi. Është si një trup që ka kaluar një fazë të caktuar dhe tani po fillon të riformësohet pasi ka një pjesë të vetën shumë të degraduar, dhe ka një shtysë të brendshme për të ripërtërirë. PS ka detyrën për të shtyrë këtë ripërtëritje. PS është partia më e vjetër dhe më e re në Shqipëri, kjo është arsyeja pse PS ka fituar, dhe do fitojë prapë.

Të jesh një forcë me histori nuk është dobësi, është kapacitet shumë i rëndësishëm, që t’i mund t’i vësh në dispoziobn vendit. Por kur një forcë me histori e shkuara dominin, dhe e ardhmja shihet me sytë e të shkuarës, atëherë kjo forcë është e vjetëruar. Ndërsa kur një forcë me histori është e ardhmja që dominon vështrimin, dhe e shkuara shihet me sytë e të ardhmes, atëherë kjo është një forcë sa e vjetër aq edhe e re. Përpjekja për ta kthyer këtë në një mënyrë të jetuar dhe mënyrë të bashkëpunuari me Shqipërinë është një domosdoshmëri. Kam një lajm të mirë, tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar. Shqipëria sot është në tryezë duke negociuar për integrimin në BE. Për mua java e kaluar ka qenë momenti më historik qëkur kam ardhur në detyrë. Moment historik për të treguar se çfarë na është dashur për të hequr nga shpina si ngarkesë nga momentet e së shkuarës, për të treguar se ne jemi një forcë që mund të garantojë të ardhmen”, tha Rama.

Kujtojmë që vetëm dy ditët e fundit Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ekzekutuar dy urdhërarreste të SPAK, një ditë më parë u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ndërsa sot Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kush është biznesmeni që i dha Ilir Metës vilën 300 mijë euro? E zbùlon vetë kreu i PL

Biznesmeni S.M, permendet me iniciale ne njoftimin e SPAK per arrestimin e Ilir Metes, si nje nga epidoset e akuzave.

Ne kushtet kur SPAK nuk e thote emrin e plote, biznesmeni duket se evidentohet nga deklaratat e bera nga vete Meta, muaj me pare.

Artikull i dates 22 qershor 2024:

Në vazhdën e akuzave për SPAK, të cilën e konsideron një organizatë karagjoze, Ilir Meta, ka përmendur se nën hetim për lidhje me të është dhe biznesmeni i njohur Samir Mane.

Mbrëmjen e djeshme, Meta tha se është pyetur nga SPAK, nëse ka ndërhyrë pranë kreut të AKEP, Pirro Xhixha, për llogari të Manes, i cili ka qenë një prej pronarëve të kompanisë telefonike ‘PLUS’. Sipas Metës, SPAK ka kërkuar që të gjejë lidhje mes Manes, dhe tij, për shkak se biznesmeni ka blerë një vilë në Qerret, nga familja e tyre, e cila më pas i është shitur gazetarit Baton Haxhiu.

Vila në fjalë është blerë për shifrën e 300 mijë eurove, dhe sipas Metës, prokuroria po kërkon nëse shitja e saj ka lidhje me çështjen e kompanisë telefonike, ku ai ka pasur një takim me biznesmenin, në cilësinë e ministrit të ekonomisë.

“SPAK është një organizatë karagjoze, do me patjetër të më krijojë një lidhje me mikun tuaj, të dashur, Samir Mane, I kërkoj falje që po i përmend emrin, Unë nuk e kam fshehur raportin miqësor që kam pasur me të, do të krijojë lidhjen se çcfarë ka ndodhur me ato 300 mijë euro që është blerë shtëpia nga ana e Samirit, dhe më pas ta ka shitur ty. Unë nuk e di se pse është deklaruar në atë vit e jo në një vit tjetër. Thonë se nga një përgjim, që del se unë kam ndikuar te Pirro Xhixha, për të favorizuar Samirin për këto te telefonisë”.

“Është rasti i Plus që 10 apo 15 pronarë shqiptarë ngrinin pretendimin se kreu i AKEP po i dëmtonte. Nuk ka qenë vetëm Samiri më takimin që unë kam zhvilluar, ka qenë Armando Duka, kanë qenë pafund pronarë. Do të nxjerrë një lidhje për një gjë që nuk ekziston”, u shpreh Meta, ndërsa denoncoi më tej prokurorinë e posaçme, që i kanë bërë pyetje që nuk i shërbejnë hetimeve.

“Të thotë SPAK-u ty, e njeh ti Elenën, të ka dhënë ndonjëherë lekë ajo ty. Jo I them unë smë ka dhënë, se ka qenë financiare aty. I kam thënë që të vijë dhe të dorëzojë detyrën në PL se ka ikur dhe ka lënë çelësin te roja. Sa herë mund të jem takuar unë me Palmerin, me përralla mo, muhabete kot. Thjesht për të mbajtur të gjalla ato akuza që janë regjistruar atje, kundër Ilir Metës, nga ato fëlliqësira që nuk ia vlen tiu përmendësh as emrin”.

“Nga gjithfarë njerëzish që kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë, këta janë bashkëpunëtorët e SPAK-ut që duan të mbajnë nën presion Ilir Metën. Unë e kam bërë të qartë se kjo është një betejë pa kthim. Do them një gjë më të rëndë që dëgjova dje, nuk jam marrë me studimet e fëmijëve, janë financuar me të ardhurat e pallatit të Monikës. Pyesni fëmijët ju kam thënë se në moshë madhore janë dhe ata.

Nëse fëmijët e mi kanë diçka për të sqaruar të vijnë dhe ta sqarojnë, se kur vij unë që jam president, të vijnë dhe fëmijët e mi. Se unë nuk kërkoj favore nga ju, janë pyetësorë që i bën Ëngjëll Agaçi”, tha Meta. /GazetaSinjali/

Policia gjen florinjtë e Ilir Metës në vilën e tij në Lalz? Avokati shpërthen në stùdio: Ai nuk është Zoti, as Zeusi…

I ftuar pasditen e sotme në një emision televiziv ka qenë avokati Roemo Kara.

Kara së bashku me moderatoren Dafina Hysa kanë diskutuar për arrestimin e kreut të Partisë së lirisë Ilir Meta.

Teksa avokati ka ngritur tonet në studio, ai shprehet se Meta nuk duhet të merret përsipër nga asnjë avokat për mbrojtjen e tij, teksa e konsideron si turp i vendit.

“Të gjithë në pushtetin e lartë pa dallim ngjyre janë mekur, janë fikur. Do jetë më kuptimplote kur t’ju marrin pasuritë. Nëse këta, kokat e mëdha të shtetit, përfshi Ilir Metën nuk dalin të shesin banane, t’ua çojnë në zero pasurinë, s’do ketë drejtësi Shqipëria.

Këta e morën pushtetin pa meritë, ja ku përfunduan, ajo është medalja e turpit që e ka në kokë Meta dhe ja ku është. Berisha tani ka me qindra prona, nga kati 8 do dal të mbrojë Metën. Ku e gjeti moralin Sali Berisha?!

Meta nuk është Zoti, as Zeusi që të mos arrestohej në atë formë. Nëse Gjykata e ka vendosur ka mbaruar ajo punë.

Nëse do të merret dhe investimi i paligjshëm që i është bërë asaj force politike, që unë kam bindje që është bërë, rritet edhe dënimi I Kryemadhit.

Besoj se Kryemadhi do të reagonte shumë më mirë se Meta nëse do ishte në momentin e arrestimit. Meta e ka humbur me kohë kontrollin e vetes.

Ato dosje janë të pakundërshtueshme, t’i gezojnë, t’i shohin hajrin. Ai s’duhet marrë nga asnjë avokat, se është një nga turpet e këtij vendi.”- u shpreh në studio Romeo Kara.

Pas lajmit me kosovaren, Luizi “kapet mat” në mes të lokalit dùke “tradhtuar” Kiarën! (Video)

Mbrëmjen e djeshme me shpejtësinë e “erës” qarkulluan në rrjetet sociale disa mesazhe ku pretendohet se Luiz Ejlli ka shkëmbyer me një vajzë misterioze nga Kosova.

Përveç mesazheve, vajzës misterioze i është nisur dhe një audio nga Luizi për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.

Mirëpo, ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

Në botën që po jetojmë montazhi dhe Inteligjenca Artificiale kanë shtrirë “tentakulat” kudo.

A janë të vërteta këto mesazhe apo të modifikuara kjo mbetet për tu parë në vijim dhe pse jo një reagim nga Luizi do t’i vinte “kapakun” kësaj teme.

Ndërkohë, një tjetër video është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Kasti i “Portokallisë” pas përfundimit të spektaklit ishin zhvendosur në një nga lokalet e kryeqytetit e sigurisht nuk kishte si të mungonte as bashkëshorti i Kiarës, i cili është dhe një ndër mbështetësit e saj kryesor.

Në pamjet e publikuara Luizi shihet me një buqetë të madhe me lule.

Por, ai nuk shkon t’ia japë Kiarës, por Salsanos duke e “tradhtuar” kështu partneren e tij. E kjo skenë ka shkaktuar mjaft të qeshura mes aktorëve të “Portokallisë”.

Video Player

Reagon SPAK: Nuk ishin agjentët e BKH-së që arrestùan Ilir Metën. E arrestoi Policia e Shtetit!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje për arrestimin e Ilir Metës, akuza dhe dosjen për të cilën dyshohet.

SPAK sqaron se ndalimi dhe shoqërimi i Ilir Metës është kryer nga Policia e Shtetit, pa pasur përfshirjen e asnjë anëtari të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

5- Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

Video e re/ “Hiqe telefonin”, momenti nga aksioni i arrestimit të Ilir Metës. Qytetari filmon efektivët me màska, por…

Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova.

Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.

Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës.

Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.

Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova.

Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.

Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës. Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.