Gr. υaja gjen m αskën brenda në kόfshën e ρuΙës

Një fëmijë gjen një maskë për fytyrë në kofshën e pulës që ajo do ta hante.

6-vj eçarja po ushqehej me kofshë pulë që nëna e saj i kishte marrë në McDonald’s në Hampshire, transmeton lajmi.net.

Pasi vajza filloi të ushqehej, ajo e vëren që kishte vështirësi në përtypjen e ushqimit kur më pas shikon që në mishin që ajo po hante ishte e vendosur një maskë për fytyrën.

Më pas nëna e vajzës kërkon që të bisedojë me menaxherin por ata nuk i kërkojnë falje për gabimin që sapo kishte ndodhur.

ZbυΙoni 5 shkαqet përse teΙefoni juaj nxehet! Sekreti se si ta shmαngni këtë gjë

Shumë herë na ka ndodhur që telefonat tanë celularë të nxehen së tepërmi dhe të na fiken gjatë përdorimit.

A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm.

Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:

  1. Ka nevojë për pushim

Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,ëi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.

Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.

  1. Shumë diell (ose ftohtë

A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.

Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.

  1. Ka një virus

Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.

Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.

  1. Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”

Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.

Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.

  1. Bateria është difektoze

Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.

Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.

Gazetari më i ρasur në Shqipëri, s’do u besòni dot sγve sa kυshton makina e Blendi Fevziut

Blendi Fevziu është një nga gazetarët më me eksperiencë në televizionet shqiptare.

Kur bëhet fjalë për kryen e renditjes, ai qëndron i pari edhe për sa i përket pasurisë.

Përpos vilës qindra mijëra euro, apo apartamenteve të shumta në zona të Tiranës, Blendi duket se përdor edhe një makinë tepër luksoze.

Fevziu nget një Audi A 8 L e vitit 2015, me të cilën shihet shpesh duke postuar video, edhe pse mundohet të fshehë disi markën.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet, të del para çmimi i kripur i një automjeti të tillë.

Modeli i Fevziut më ekzaktësisht ka një çmim prej 50 mijë dollarësh, shkruan meganews.al.

Jo shumë njerëz mund të përballojnë një makinë të tillë, por me sa duket për Blendin kjo është një shifër e pranueshme.

Βυrri bën ‘pallë ariu’ 603 ditë në një hotel me 5 yje dhe ikën pa paguar faturën, bëhet ‘njeriu më i kërkuar’ nga ροlicia

Një person në Indi ka arritur të qëndrojë në hotel me pesë yje në kryeqendër Delhi, për afro dy vjet pa paguar faturë. Kur erdhi koha për t’u larguar, në vend që të paguante për shpenzimet, humbi gjurmët, duke lënë pas një borxh gati 65 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë luksoze Roseate në Delhi, që ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar Indira Gandhi.

Policia është në kërkim të mashtruesit i cili në hotel është regjistruar si Ankush Dutta, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për emrin e vërtetë apo është një tjetër mashtrim nga ana e tij. Ai jetoi si mbret për 603 ditë dhe më pas u zhduk. Hoteli ka bërë një denoncim dhe policia indiane po e kërkon kudo, deri tani pa rezultat.

Pretendohet se personi kishte bashkëpunuar me stafin, që e ndihmoi të fshihte faturat që po rriteshin.

“Sipas rregullave të hotelit, nëse një klient ka më tepër se 550 euro borxh, atëherë stafi duhet të informojë menaxherët dhe të insistojë për pagesë. Mirëpo, kjo nuk është bërë”, ka thënë një zyrtar policor.

Pse nυk ka eshtra njerëzòre në rrënojat e Titanikυt?

Ka shumë teori rreth historisë së fundosjes së Titanikut. Por, mbi të gjitha, ajo që mbetet janë pyetje të pafundme pa përgjigje. Rrethana të reja të asaj tragjedie ende zbulohen vit pas viti.

Duke marrë parasysh pikën shumë të vështirë të hyrjes në të cilën ndodhen mbetjet e linjës oqeanike, eksplorimi dhe analiza e vendit të ngjarjes kanë qenë mjaft të kufizuara, ndaj ka ende shumë hapësirë ​​për hetim.

Titaniku ndodhet në rreth 3800 metra thellësi, në një pikë relativisht afër bregut kanadez të Neëfoundland. Me kalimin e kohës, ajo që mbetet nga anija degradohet gjithnjë e më shumë. Pritet që përfundimisht të shkrihet pothuajse plotësisht për shkak të efektit gërryes të ujit të kripur.

Megjithatë, falë vëzhgimeve të njëpasnjëshme të zonës, dihet se ka ende një numër të madh objektesh nën ujë: mbetjet e sendeve të viktimave.

Shishe vere, këpucë, valixhe… Por, diçka mungon. Eshtrat e njerëzve. Rreth 1160 njerëz u mbytën me Titanikun. Megjithatë, asnjë trup i vetëm nuk është gjetur. Pse? Përgjigjja nuk është e lehtë. Edhe pse, sipas ekspertëve, ka shumë të panjohura që nuk janë zbardhur.

Thellësi gërryese

Duhet pasur parasysh se u deshën dekada për të gjetur rrënojat e anijes. Prandaj, kur filluan vëzhgimet, gjithçka ishte ekspozuar prej kohësh ndaj ujit të detit dhe efekteve gërryese të kripës në objekte, sipërfaqe dhe mbetje të mundshme skeletore. Megjithatë, nuk përjashtohet që në bord të ketë ende gjurmë të kufomave të shumta.

Por, ajo që merret si e mirëqenë pothuajse unanimisht është se praktikisht të gjithë trupat janë tretur, deri në zhdukjen e tyre. Jo vetëm për shkak të ujit të kripur, por edhe për shkak të aktivitetit intensiv të kafshëve në rajon dhe popullatës bakteriale, të cilat mund të ushqehen me indet njerëzore. Sipas arkeologut detar James Delgado, në atë thellësi kufomat përfundojnë duke u tretur krejtësisht.

ZbυΙohet skema e shqiρtarit, Ja si υidhte makinat Ιuksoze në Itali me Nokia 3310 (PAMJE)

Një 33-vjeçar shqiptar dhe miku i tij maroken 36 vjeç kanë rënë në pra.ngat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhjen e disa automjeteve luksoze.


Dyshja e “skifterëve” janë arrestuar ditën e sotme në rrugën “Bruno Buozzi”, Romë.

Ata e kryenin vjedhjen e automjeteve luksoze vetëm me një Nokia 3310.


“Gjenitë” kishin instaluar brenda telefonit një dekoder të cilën e kishin lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.

Celulari lidhej me një kabllo me kontrollin e makinës dhe përdornin një çelës universal për ta ndezur.

Çelësi kodohej nëpërmjet celularit me sistemin dhe merrte komanda.

Bashkëpunëtorët nuk ishin në marrëdhënie pune dhe ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Njëri prej tyre u la në arr.est shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në bu.rgun e Rebibbia.

U vesh si i υarfër dhe shkoi në restorant, milioneri më pas i bën stafit të tij atë që se kishin parë as në ëndërrat më të k ëqija

Ndodh që nga paraqitja fizike mund të paragjykohesh, por edhe të injorohesh. Kjo ka ndodhur edhe me një 23-vj eçar që ka vendosur të bëjë një eksperiment.

Një i ri që i fiton paratë nëpërmjet Youtube quhet Coby Persin dhe ka vendosur që të tregojë se paraqitja ndonjëherë mund të mashtrojë.

I riu u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në New York.

Më pas ndodhi ajo që shumë veta e prisnin, një nga kamarierët afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.

Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.

TË GJITHË MEND0JNË SE ËSHTË E DAS. ΗURA E TIJ, JA MlSTERl QË FSHlHET PAS KËSAJ G.RUAJE

Shimi Munshi është nëna e një 20-vjeçari, por duket aq e re sa që shpesh herë e ngatërrojnë dhe mendojnë se është e dashura e tij.

Ajo është 41 vjeçe por askush nuk e beson se kjo është mosha e saj.

Munish thotë se shpesh herë e akuzojnë se ka ndërhyrje plastike, por ajo e dëshmon të kundërtën.

“Gjithmonë jam dukur shumë më e re se gjenerata ime.

Kur shoqëria ime filloi te plakej, mua vitet filluan të më ecnin mbrapsht, por nuk e di përse,”- ka thënë ajo.
Kur ishte 21 vjeçe lindi djalin.

“Konsumoj shumë çaj të gjelbër, nuk pi cigare dhe nuk pi alkool. Ushtroj shumë dhe pi gjithashtu shumë ujë.

Asnjëherë nuk kam bërë operacion dhe as nuk kam ndërmend të bëj,”- ka thënë Munshi dhe ka shtuar se shpesh herë ia kërkojnë edhe kartën e identifikimit për tu vërtetuar moshën e saj.

Goditi për v*ekje shokun e tij, bashkëjetuesja e autorit bën deklaratën sh*kuese: Më ka pte flokësh, kërcente n*do me..

Bashkëjetuesja e Admir Beqiri ka treguar momentin kur 42-vjeçari ka vrarë shokun e tij, Gëzim Bizoni, krim i ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Në një program televiziv ajo u shpreh se “Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua”.
Gruaja rrëfeu se bashkëjetuesi i saj kishte tentuar ta vriste duke e djegur me çakmak dhe ajo kishte kërkuar ndihmë tek fqinji, duke shkuar në banesën e tij.

Ajo tha se Gëzimi i kërkoi të ikte që të shpëtonte dhe nuk e ka parë momentin kur Admiri e vrau.
“Më kapi për flokësh donte të më digjte me çakmak. Bërtita ‘ndihmë, ndihmë’. Erdhi më ndoqi në oborr, shkova tek aneksi i Gëzimit të më shpëtonte, Mori policinë, nuk u përgjigj.

Mori Gëzimi një shishe verë të më mbronte, se më tërhiqte për flokësh. Në atë moment më mori babi, më pyeti si je “i thashë do që të më djegë”. Vëllai erdhi me makinë të më merrte. Unë po laja rrobat dhe donte të më vriste. Gëzimi e vrau sepse më ndihmoi mua. Unë se pashë kur e vrau se Gëzimi më tha ik. I dha trupit dhe më dha shenjë të iki. Mora shapkat në dorë dhe ika me çorape, nuk e pashë ngjarjen si ka ndodhur. Mua më morën dhe më thanë që Gëzimi është vrarë. Kemi bashkëjetuar për 3 vite”, rrëfeu ajo.

Nesër hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan! Ja kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan! Zbardhet agjenda e vizitës së presidentit turk në Shqipëri

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi dje hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë ditën e enjte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale KMSH njofton se me vizitën e Presidentit të Turqisë në Shqipëri, Rexhep Taip Erdogan, do të inaugurohet edhe hapja e xhamisë së Namazgjasë. Në reagimin e KMSH shprehen falënderimet për kontributin e madh të popullit dhe qeverisë turke si dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë shqiptare. Në këtë mënyrë merr fund përplasja trevjeçare që la xhaminë e Namazagjasë pa një drejtues dhe që nuk priste asnjë besimtar mysliman.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të inaugurojë këtë xhami që i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro, duke i besuar drejtimin e saj, jo Komunitetit Mysliman Shqiptar, drejtuesin e të cilit e quan gylenist, por një imami turk. Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë të enjten, çdo gjë është bërë gati. Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë.

Drejtimin e xhamisë, në të cilën 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë, e që puna nisi që në vitin 2015-të, do ta marrë imami turk. Enes Bastur, i cili vetë njoftoi lajmim përmes një postimi në rrjetet sociale.

“”Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Ndonëse kjo xhami duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të thirret ezani i parë që në vitin 2018, tri vite pas nisjes së punimeve, nuk u realizua për shkak të përplasjeve mes komunitetit mysliman në Turqi dhe atij në Shqipëri, të akuzuar si gylenistë, kundërshtarët më të fortë të Erdogan, të cilët ky i fundit i ka akuzuar edhe për grusht shteti në 2016-tën.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, presidenti i Turqisë do të qëndrojë vetëm disa orë në Tiranë ku veç inaugurimit të xhamisë do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas një konferencë për mediat.

Një takim Presidenti Erdogan e ka planifikuar edhe me homologun e tij, Presidentin Bajram Begaj. Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, thuhet në një postim në Facebook të komunitetit mysliman. Komuniteti falënderon presidentin Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama për realizimin e kësaj xhamie që është ëndrra e kahershme e shqiptarë.

“Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoðan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të qeverisë shqiptare, që falë vullnetit të kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.

Presidenti Erdoðan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë, gjithashtu, edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë xhaminë e Namazgjasë më tej. Ne falënderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoðan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë, gjithashtu, ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deciziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falënderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan xhaminë tonë të madhe me mendjet e duart e tyre të arta”, – shprehet Komuniteti Mysliman.

Sipas tyre Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

/Gazeta Panorama