Muçi shkëlqen me Besiktasin, rifiton vendin e titullarit në skuadër, ja goli që mahniti teknikun Bronckhorst (Video)

Ernest Muçi ka bindur trajnerin Giovanni van Bronckhorst dhe tashmë po kthehet në një titullar te skuadra e Besiktasit.
Sulmuesi shqiptar ka luajtur që nga minuta e parë në sfidën e djeshme në kampionat kundër Konyasporit, madje ka qenë një nga protagonistët në suksesin 2-0, pasi ka dhënë asistin e golit të dytë për shokun e skuadrës Rafa Silva.

Pas një momenti të vështirë, talenti kuqezi duket se ka bindur trajnerin holandez dhe tashmë po luan në vazhdimësi dhe po rifiton vendin e titullarit.

Klodiana Lala plas deklaratëm e fortë, zbulon emrin e biznesmenit që SPAK dyshon se i dhuroi vilë Metës dhe Kryemadhit

Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar se biznesmeni i përmendur me inicialet S.M, në dosjen e SPAK për Metën dhe Kryemadhi, është në fakt biznesmeni më i madh në Shqipëri, Samir Mane.

Ndaj biznesmenit nuk ka asnjë masë dhe akuzë, por Lala tha se ai ka qenë në SPAK për të dhënë deklarime.

Gazetarja shpjegoi se SPAK ka dyshime që biznesmeni i dhuroi një vilë Metës dhe Kryemadhit në këmbim të favorizimit nëprëmjet një ligji, por vetë biznesmeni në dëshminë e tij e ka mohuar, duke deklaruar se çifti Meta-Kryemadhi e kishin porositu vetë këtë vilë dhe më pas e kanë kthyer.

“Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi dyshohet kanë përfituar një vilë si shpërblim nga një biznesmen i njohur për shkak se zonja Kryemadhi ka ndikuar që një ligj të miratohet, ose ka propozuar, që ndryshimet të shkonin në favor të biznesmenit. Shtetasi Samir Mane është pyetur nga SPAK. Ai thotë se Meta dhe Kryemadhi kanë bërë porosi, e kanë marrë vilën por e kanë kthyer më pas.

Por SPAK thotë se e kanë përfituar këtë vilë nga zoti Mane, sepse e kanë favorizuar në ndryshimin e një ligji”, tha Lala.

Arre stimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Urdhër për ta eIim*inuar politikisht, por ndoshta edhe fizikisht

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.

I rrethuar nga agjentët e maskuar, momenti kur Meta nxirret me forcë nga makina

Ky është momenti ku kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta arrestohet nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.

Në videon e siguruar nga gazetari Eni Ferhati shihet automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Meta u vu në pranga në nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Akuzat lidhen me hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

Pas arrestimit të ish-kreut të shtetit, vjen rradha e Monika Kryemadhit, çfarë u vendos për ish-bashkëshorten e Metës

Një masë ‘detyrim paraqitje’ është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi. Ndërkaq, në pranga është vënë kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

“Arrestimi iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”

Ilir Meta në pranga/ Kush janë tre prokurorët që firmosën arrestimin

Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ABC News mëson se Meta po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

“Arrestimi iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.

Tregu valutor në Shqipëri, kursi i këmbimit të monedhave për sot 21 Tetor 2024

Sot, më 21 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet me 91.3 lekë.
Euro blihet me 98.2 lekë dhe shitet 99 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.
Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.3 lekë, ndërsa në shitje me 66.7 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ishte në makinë me Metën, flet shoferi: Persona të maskuar dhe me ar më dolën nga 3 makina, u afruan dhe…

Sekretar organizativ Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës, ka pretenduar për dhunë dhe terror nga policia dhe agjentët e BKH-së.

Ai tha se e uli shpejtësinë e makinës për shkak të trafikut te zona e kthesës së Kamzës, teksa persona “të maskuar dhe të armatosur” zbritën nga tre makina.

“Ne po vinim drejt Tiranës, dhe afër Casa Italias ula shpejtësinë për shkak të trafikut, dhe pash një makinë që na u afrua afër. Ishin tre makina nga të cilat dolën banditë me maska dhe armë. Na hapën dyert dhe na kërcënuan, hajdeni me ne.

Po kush jeni ju? Na tregoni një mandat? Hajdeni me ne thanë do shoqëroheni në komisariat. Në moment që hymë në ambientet e komisariatit, ata nuk bënin asnjë veprim, asnjë procesverbal se prisnin urdhrat nga lart. Nuk e dinin çfarë po bëhej, ishin injorantë, terror. Kjo polici kriminale e Altin Dumani dhe Edi Ramës”, u shpreh Peca.

Kur shprehja më e mirë e ëma se e bija merr kυρtim, 40-v. jeçàrja: Më ngatërrojnë për motrën e sime bije

Një mama 40-vjeçare duket kaq e re, sa shpesh njerëzit e ngatërrojnë për motrën e vajzës së saj adoleshente. Carly Johnson thotë se të panjohurit shtangin gjithmonë kur mësojnë se ajo nuk është as motra e as shoqja e vajzës së saj 17-vjeçare, Kia Douglas.

Carly punon si agjente udhëtimesh dhe është nga Stockport, Greater Manchester i Anglisë. Ajo tregon se i ka ndodhur shpesh që ta pyesin sesi ka mundësi që ajo është mamaja e Kias.

Madje tregon edhe një episod në një restorant.

“Ishim me pushime dhe dikush i tha Kias që t’i thoshte të motrës së ushqimi ishte gati. Ajo iu përgjigj se ishte nëna e saj dhe në këtë pikë kamerierja thirri gjithë stafin e restorantit që të më shihnin. Ishin të gjithë të shokuar”.

Një fotografi e nënë e bijë e postuar në Twitter të enjten e shkuar, ka mbledhur plot 2.1 milion shikime deri më tani.

“Kjo në foto është mami? Jam shumë serioz”, shkruan një person.

“Cila është vajza?” pyet një tjetër.

NAMl në rrjet! Nuk kam bυrrë, ama çdo nàtë unë bëj…

Një 34-vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë.

Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit. Kjo është historia emocionuese e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht. Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër.

Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj.

Kjo gjë më jep kënaqësi. Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar. Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë. Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull.

Ndaj nuk i futem aspak njohjeve. Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët. Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo.