Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda Tarifa ka ndryshuar pamjen
Burime të “IMA” kanë konfirmuar se Eneda do të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike 2024” me këngën e saj të re të titulluar “Më Fortë.”
Ndryshimi i saj i flokëve, që për shumë dukej i pazakontë, është pjesë e një performace të veçantë skenike që këngëtarja ka përgatitur për festivalin. Për skenën dhe veshjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Joni Peçi, i cili ka sjellë një pamje të guximshme për Enedën, duke e krahasuar me ikonën italiane Anna Oxa për shkak të stilit të saj të spikatur dhe transformimeve të guximshme.
Në një video të publikuar pak minuta më parë, stilisti dhe këngëtarja shfaqen në dhomën e grimit, ku pritet të ndodhë transformimi përfundimtar që do të sjellë pamjen e re të Enedës për performancën në festival. Ky bashkëpunim mes Enedës dhe Jonit ka ngjallur shumë pritshmëri për atë që do të shohim në skenë, ndërsa publiku mezi pret ta shohë këngëtaren me imazhin e saj të ri dhe energjinë e fuqishme që pritet të përcjellë me këngën “Më Fortë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të dielën se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe se e ka falënderuar atë që i siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër.
Serbinë e zuri pushtimi rus i Ukrainës të varur plotësisht nga gazi rus.
Ndërkohë, duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian (BE), edhe Serbia ka filluar të punojë në gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit me gaz.
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, klubi të cilit synon t’i bashkohet, Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.
Vuçiq njoftoi në profilin e tij në Instagram të dielën se nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.
“Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç.
Ai tha në një video në Instagram se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.
Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.
Ndërkohë, biseda mes tyre u zhvillua derisa Rusia po pret përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën Putinit në shtator që Vuçiç të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, i planifikuar të mbahet nga 22 deri më 24 tetor./REL
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni shënoi dy gola ditën e djeshme me ekipin e tij, Granada, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren e thellë 4-0 ndaj Tenerifes.
E djeshmja ishte padyshim një ditë e gëzuar për Uzunin, i cili e festoi golin duke puthur falellën.
Vetëm se pati një problem, Uzuni mesa duket ka dashur të puthë stemën e Granadës, por është ngatërruar dhe ka puthur fanellën në krahun tjetër, te stema e firmës “Adidas”.
Kjo ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale, ku disa tifozë kanë lënë komente me batuta si “Adidas Forever”.
Dikush ka theksuar faktin se ky gjest mund të sjellë ndonjë problem për Uzunin, i cili në fakt sponsorizohet nga rivali “Nike”.
Por mesa duket ka qenë thjesht një lapsus që s’ka për ta penalizuar atë.
Edhe pse dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë në masa më të lehta sigurie se ajo “arrest me burg”, modelja nga Mirdita kërkon drejtësi.
Kësaj here i është drejtuar me një apel publik gjyqtares së çështjes, Migena Laskës, për të cilën duket se i është futur kërkimeve.
Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.
“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie! Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime,” shkruan Klea Prenga.
Prenga rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha, e cila i shkruante: Dhuratën e ke nga unë!
Edhe njëherë ajo ka risjellë fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend.
“Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve,” shkruan ajo ndër të tjera.
Ndërsa thirrjeve të saj për drejtësi i është bashkuar edhe e motra.
Thirrje Publike për Gjyqtaren, Migena Laska:
I drejtohem gjyqtares Migena Laska me një thirrje urgjente dhe të qartë: Drejtësia duhet të vihet në vend për rastin tim! Kam përjetuar një sulm brutal që më ka shkaktuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tej. Si mund të merret një vendim kaq i lehtë dhe të lihet me detyrim paraqitje një bashkëpunëtore në krim, e cila shihet qartë në video duke marrë gotën dhe tentuar të më godasë, pasi motra e saj më ka sulmuar me gotë.
Fakti që këto veprime të dhunshme janë të dokumentuara qartë dhe nuk ka vend për interpretime, e bën vendimin e gjykatës një tallje me drejtësinë. Kriminelët që kanë fëmijë dhe precedentë penalë, si Mariela dhe Antonela Berishaj, nuk mund të fshihen pas statusit të tyre familjar për të shmangur përgjegjësinë për krimet e tyre. Fakti që ka fëmijë nuk e bën atë më pak të rrezikshme,përkundrazi, ato kanë treguar qartë me veprimet e tyre të dhunshme dhe me precedentët penal në Itali se janë një kërcënim për shoqërinë. A lejohet që dhunuesit të lihen të lirë vetëm sepse kanë fëmijë?
Nëse drejtësia dështon në këtë rast, po më thoni që vetgjyqësia është alternativa e vetme. Ju kërkoj të merrni masat e duhura për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë të informuara për rastin tim, dhe nëse shteti im dështon të vendosë drejtësi, situata do të eskalojë në nivel ndërkombëtar. Unë kam të drejtë të mbrohem nga kriminelët, dhe mungesa e veprimit nga ana juaj do të jetë një dështim i madh për sistemin e drejtësisë.
Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi me çdo mjet të ligjshëm deri sa përgjegjësit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Drejtësia nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrim që shteti duhet të përmbushë për të gjithë qytetarët e tij. Nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë trajtimin e duhur.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa.
Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.
Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.
Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai.
Por sot, asnjëra nga motrat Berisha që dhunuan Klea Prengën nuk janë pas hekurave!
Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”.
Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën e saj.
Në emisionin “Living Room”, aktorja ka rrëfyer se nuk ka asnjë peng që është divorcuar nga aktori, Agim Shuke.
Madje dhe rrëfeu detaje nga jeta e saj e vështirë martesore.
Në rrëfimin e saj, aktorja Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.
Por nuk u ndal në ndarjen e më shumë detajeve nga martesa që erdhi në jetë një vajzë, Jonida.
“E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin. Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Kjo ishte jeta, destini është destin. Ndonjë peng? Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje…llafet që nuk i pranoja unë si natyrë. Më thoshin “k”. Edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më linte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava sepse nëna e tij ishte shumë agresive. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Ky nuk më mbrojti asnjëherë,” tregoi Mirketa Çobani.
Më herët, ishte e bija, Jonida Çobani ajo që tregoi në media pengun më të madh të jetës, atë që nuk arriti të njihte babanë e saj.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka dhënë më shumë informacione për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, si një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar.
“Sinwar kishte punuar për vite me radhë për planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit,” tha ai, duke treguar pamjet që tregonin Sinwar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara pushtimit të 7 tetorit.
Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinëar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF.
Aty, siç tha Hagari, u gjet material gjenetik i Sinwar, pak metra larg tunelit ku u gjetën të vdekur gjashtë pengje izraelitë.
Sipas IDF-së, rezulton se Sinwar dhe familja e tij ishin fshehur disa orë para sulmit të 7 tetorit në tunel me pajisje të plota, jastëkë, ujë, ushqim dhe televizor.
Michael Kuby, ish-zyrtari i Shin Bet (Agjenci e sigurisë së Izraelit) që mori në pyetje Yahya Sinëar për 180 orë ndërsa mbahej në burgjet izraelite, tha se lideri i Hamasit në Gaza ishte një njeri i pamëshirshëm dhe racional me “sy vrasës”, i cili ia kishte kushtuar jetën ekskluzivisht shkatërrimit të Izraelit dhe vrasjes së hebrenjve.
Newly released Footage from October 6th, the Night before Hamas’ Surprise Attack and Massacre against Southern Israel, shows Yahya Sinwar and Members of his Family make several Trips between the Surface carrying a TV, Food, Water, and other Supplies. They knew what Israel’s… pic.twitter.com/kLqAlNa89H
Shumë prej vajzave po të shohësh në pr/ofilet e tyre në instagram ose facebook sheh që pro/fesioni i tyre është modele.
Po sa agjensi të modës ne Shqipëri dhe Kosovë janë ser/ioze dhe që kanë fryte të mira nga pjesmarrja e femrave disa prej tyre edhe min/orene.
Në redaksine e shqiperiaime.al ka ardhur një bisedë e cila është dërguar nga nje person i cili e ka vje/dhur këtë nga producenti emrin e të cilit ai
ka dashur ta bejë pub/lik por e drejta e pr/ivatësis së gjithësecilit na bën që ne ta mbajmë të fshehur.
Në bisedë shihet se si një modele nga Tirana mosha e të cilës nuk dihet kerkon me ngulm cmimin e parë nga producenti i eventit.
Pas një bisede të gjatë vajza pranon të bejë dicka “të pështirë” duhet thënë vëtëm për të kënaqur egon e saj dhe për të rre/mbyer cmimin e parë.
“Prsh o shqipnia ime. jam ul me producentin X dhe ne nje moment u hap nje mhb i shp/if. esht nje mik i mikut tim.
Mir ajo femer ordi/nere po kto ci kan kto evente te tilla. a ka ndoj juri qe i vendos kto gjana apo vetem duhet me bo kompasin. nxirrja me emer e mbiemer degj/enroje vetem mu mle anonim”.
Në një muze të Gjeorgjisë së fundi është dërguar një trung peme në të cilin është gjetur një qen i mumifkuar prej 20 vitesh.
Ky sipas ekspertëve është brenda pemës prej vitit 1980 dhe tani kafsha është vendosur në një muze në Gjeorgji transemton Lajmeflesh.
Ata besojnë se qeni ka qenë duke ndjekur një kafshë dhe është ngjitur rreth 10 metra në pemë, përpara se të bIIokohej. Megjithatë është interesante për t’u zbuluar se si ka mundësi që qeni u mumifikua brenda pemës.
Drejtuesit e muzeut thonë se mumifikimi ka ndodhur nga një efekt kimik në trungun e pemës, ku era e kafshës së ng ordhur e përzier me një lengë me aromë të pemës ka bërë insektet të zhd uken e në këtë mënyrë të mos e hanë q enin.