Aks ident tr agjik në Itali, VDES shqiptari në kantierin e ndërtimit

Të gjithë punëtorët janë punëtorë transferimi, të cilët udhëtojnë ndërmjet Shqipërisë.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar. Mësohet se 62-vjeçari po punonte në një kantierin ndërtimi në Borello. 62-vjeçar po drejtonte një buldozer të vogël. Burri, si gjashtë punëtorët e tjerë të pranishëm në kantier në momentin e aksidentit, punonte për një kompani shqiptare që po kryente punë rutinë të mirëmbajtjes me kontratë.

Të gjithë punëtorët janë punëtorë transferimi, të cilët udhëtojnë ndërmjet Shqipërisë. Selia e kompanisë është në fakt në Shqipëri dhe nga kontrollet e para të kontratave nuk ka rezultuar asnjë parregullsi. Gjithashtu 62-vjeçari po lëvizte bobcat-in teksa ngarkonte mjetin në një kamion.

Për të lejuar manovrën, si gjithmonë në këto raste, ishin vendosur dy rampa për të lejuar ngjitjen e buldozerit. Në momentin që buldozeri po lëvizte në rampa, ai papritur u përmbys dhe punëtori u përplas në mënyrë dramatike mes automjetit dhe asfaltit. Fatkeqësisht shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë.

Të dhj*fsha shtetin!”,reagon ashpër Renée pas vendimit për motrat Berisha

Gjykata vendosi të ndërrojë masën për Mariela Berishën duke e lënë atë në arrest shtëpie.Mariela Berisha, për të cilën ishte caktuar masa “arrest me burg” ka kërkuar mëshirë në gjykatë, teksa shprehet se ka një djalë 2-vjeçar për të cilin duhet të kujdeset, çka ka bërë që masa për të të ndryshohet në “arrest shtëpie”.


Sa i përket të motrës, Antonela Berisha, është caktuar masa “detyrim paraqitje”.Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Renée Reffo, e cila shprehet kundër këtij vendimi.

Valeri pretendòn se “Baby G dhe Albano kanë bërë s**s në Ferma VIP!”

Valer Kolnikaj, një nga ish-banorët e Ferma VIP ka zbuluar detaje të pa ditura më parë nga reality show.I ftuar në në emisionin “Glamour” në “Ora News” Valeri ka treguar një sekret i cili u përfol shumë në mediat rozë, por asnjëherë nuk u zbulua e vërteta.


Ai rrëfeu se dy ish-finalistët, Albano dhe Baby G kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.Esteri: Më trego nga 3 sekrete për secilin nga finalistët, por duke qenë se ishin gjashtë më trego për 3 prej tyre që i përzgjedh ti.

Valeri: Për shembull ishte pikëpyetje a kryen marrëdhënie apo jo Albano me Baby G, realisht po. Kanë pasur marrëdhënie. Kanë pasur momente shumë të nxehta në “FermaVIP”.

Foto viraIe/ Ha kerohet billbordi, shqiponja dykrenare ‘k ap prej fyti’ atë serbe

Një gjë e pazakontë ndodhi sot në Serbi.

Një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”. “Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur.

“Shqipëria si vend portë-hyrëse në BE”/ Juristi Spahiu paralajmëron: Do të ketë dhjetëra kampe emigrantësh

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi vendimin e djeshëm të gjykatës së Romës që kërkoi kthimin mbrapsht të emigrantëve të ardhur në Gjadër të Lezhës.

Në një intervistë televizive Spahiu theksoi se në Europë shtete si Gjermania apo Holanda kanë me qindra kampe të tila si i Gjadrit madje të hapura, pra nëse duam të jemi pjesë të Europës kampe emigrantësh do kemi me dhjetëra duke qene si vend portë-hyrëse në BE.

‘Vendimi djeshëm nuk është përfundimtar. Betejë ligjore që do vijojë rast pas rastit. Ç’punë kanë shqiptarët ku kampi është në periferi të Lezhës . Në Gjermani ka 50 mijë qendra emigrantësh të hapura. Ka mijëra kampe në Holandë, Suedi, Norvegji, Francë, Angli. Si mundet shqiptarët të jenë kaq të papërgatitur dhe racistë? Shqiptarët duhet t’ia themi troç. Nuk e kanë idenë fare çfarë ndodh nëse hyjmë në BE.

Do e bëj Shqipërinë me dhjetëra apo qindra kampe emigrantësh. Futja në BE nuk ka vetëm avantazhe. Ka pafundësi detyrime. Mendojnë se hapja e kufijve do bëhet deti kos. Bëhesh europianë do të thotë të përballosh fluksin e migrantëve dhe do ketë dhjetëra kapmë pasi Shqipëria është portë për hyrjen në Europë.’

Flet për herë të parë 75-vjeçarja e cila u suImua se*su*Iisht nga nipi i burrit të saj

Atixhe Pinjolli, 75-vjeçarja që u sulmua seksualisht nga nipi i burrit të saj, 62-vjeçari Ali Pinjolli, ka folur për A2 CNN, duke treguar ngjarjen e rëndë.

“Pardje, në orën 02:30 isha në gjumë, më erdhën drutë, m’i shkurtoi njëri dhe lashë dritën e ballkonit ndezur para se të flija. Në këtë orë dëgjoj një zhurmë, mendova se do më vidhnin drutë. Kur hapa derën, pashë nipin e burrit. Kishte thyer xhamin, kishte rrëzuar mobiliet. M’u hodh përsipër dhe thoshte fjalë shumë të pista. Ç’të të them… Kërkova ndihmë, thërrisja me gjithë fuqinë, komshinjtë. Jemi vetëm pleq këtu. Asnjë nuk erdhi. Më shtyu. Me goditi disa herë, por nuk i thashë policisë. Shenjat në fytyrë ai m’i ka lënë. Do lajmëroj policinë, por ik me të mirë se të kam nip, i thashë. S’kam as burrë, as djalë”, thotë e moshuara.

“Nuk e di a ishte i pirë. Kur tha, unë erdha për ty. Unë të kam si djalë i thashë, se djalin tim e kam varrosur. U goditëm. Ja futa dorën në fytyrë. Ai shante policinë. Do lajmëroj vëllain, i thashë. Turp të, kesh i thashë, se të kam rritur si djalin tim”, shtoi Atixhe Pinjolli.

Trajneri i Evertonit përgatit kthimin në fushë të Armando Brojës: Duhet t’i bëjmë një …

Armando Broja vazhdon rikuperimin e tij nga dëmtimi që e ka lënë larg fushave të lojës që nga vera e këtij viti. Por te Evertoni mendojnë se ky qëndrim jashtë nuk do të zgjasë edhe shumë.

Të paktën kështu e sheh trajneri Shon Dajç, i cili duke folur para ndeshjes ndaj Ipsuiç, kishte komentuar pikërisht situatën e dëmtimeve në radhët e ekipit të tij.

“Çermiti është në fushën me bar me stafin mjekësor dhe Broja gjithashtu. Broja është përpara tij sa i përket fazës së kthimit, atij do t’i nevojitet një program ndeshjesh. Por ai po punon në mënyrë aktive tani dhe shpresojmë që të kalojë dhe të punojë shpejt me grupin e madh”, tha trajneri i Everton rreth sulmuesit shqiptar.

Evertoni nuk dëshiron të ngutet me Brojën pasi falë akordit që ka arritur me Çelsin, nuk paguan rrogën e lojtarit deri në momentin që ai të cilësohet aktiv për t’u kthyer në fushën e lojës dhe për të dhënë kontributin e tij në ndeshje./PANORAMASPORT.AL

Uzuni i pandalshëm në Spanjë, shënon dopietë pas rikthimit nga dëmtimi

Myrto Uzuni është rikthyer nga dëmtimi me dopietë golash. Sulmuesi shqiptar duket në formë të jashtëzakonshme në La Liga 2.

Beratasi ishte autor i një dopiete me fanellën e Granadës, ndaj Tenerifes. Uzuni zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, pas një asisti të marrë nga Saenz.

29-vjeçari kompletoi dopietën personale në minutën e 34-t, duke shënuar pas një topi të rrëmbyer në zonë.

Uzuni humbi ndeshjen e kaluar për shkak dëmtimi, pas lëndimit të pësuar në Kombëtaren shqiptare, por tani duket në formë të shkëlqyer.

Këtë sezon në La Liga 2, shqiptari numëron 4 gola të shënuar dhe duket se është kampionati që i përshtatet më shumë.

Erdogan suImon Izraelin në sytë e Scholz: Netanyahu vijon mas akrat, Perëndimi po …

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sulmoi Izraelin në sytë e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili ishte në Stamboll për një vizitë shtetërore.

“Izraeli po i vijon masakrat mizore, Netanyahu po i vijon ato. Aq shumë drejtues po bëhen martirë saqë duket se po e bëjnë për qejf. Perëndimi po feston. Duke nisur nga sjellja e Shteteve të Bashkuara nuk ndryshon shumë dhe po vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Për Izraelin nuk është fare punë e vështirë për të marrë armë, municione, makina dhe mjete të tjera. Me këto mjete Izraeli vijon masakrat në rajon”, tha Erdogan.

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të konflikteve me Hamasin dhe Hezbollahun. Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut, duke shkaktuar evakuime masive në Liban.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli po parandalon kërcënimet dhe se forcat e tij kanë shkatërruar dhjetëra mijëra raketat e Hezbollahut.

Sulmuesi shqiptar rikthehet te goli në Angli. Mund të jetë një alternativë për Silvinjon për ndeshjet e nëntorit

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti, duket se po kalon një formë shumë të mirë në Angli, me skuadrën e Bristol City në Championship.

Anësori i majtë, ishte protagonist me gol për skuadrën e tij në kampionat këtë të shtunë, ndaj Middlesbrough. Në minutën e 27-të, Mehmeti zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin Bristol-it.

Shqiptari lëvizi bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë, e ndali topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë i sfidës, me Bristol që shënoi edhe një herë tjetër në fundin e pjesës së parë, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.

Mehmeti është rikthyer te goli në kampionatin anglez, pasi kishte shtatë ndeshje pa shënuar. Sulmuesi mund të jetë një alternativë për trajnerin Silvinjo, për ndeshjet e muajit Nëntor, në Ligën e Kombeve.