“Të dy këngëtarë!”- Nis edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova, ja kush janë banorët e parë që u bënë pjesë e garës

Janë zbuluar emrat e parë të banorëve që u bë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, i cili nisi mbrëmjen e sotme edicionin e tretë.

Pjesë e lojës është bërë këngëtarja mjaft e njohur shqiptare, Rovena Stefa.

Ajo tha se ka shumë për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.

Po ashtu garës i është bashkuar edhe këngëtari Kevin Edmond. Ai jeton në Suedi, ndërsa ajo që e lidh me Kosovën janë rrënjët e nënës së tij, e cila është me origjinë nga Ferizaj.

“Në BBV po hyj beqar, nëse do ketë ndonjë vajzë për mua, do jem shumë i lumtur”, tha ai.

Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.

I vëllai kreu vetëvrasje me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon sërish pas tragjedisë familjare

Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit, pak ditë më parë.

37-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë.

Këngëtarja bëri një reagim prekës për vëllain e ndjerë, ku thoshte se ‘motrën e ka marrë malli që tani’.

Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram”, ku u drejtohet miqve, të afërmve dhe dashamirësve.

Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruhet në postimin e këngëtares së njohur.

https://www.instagram.com/p/DBO_jprteAy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=511288d8-ca5d-4a61-86cf-3f5f90cdd925&ig_mid=395E471D-57BB-4BD8-967A-960FDFF3D34F

Njihuni me 10 banorët e “BBVK3” që pritet të hyjnë sonte, mes tyre artistë të njohur?

Ndërsa, në rolin e opinionistëve do të jenë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Ndryshe nga herat e tjera në natën e parë do të hyjnë 17 banorë.

Këta janë disa nga emrat që Express ka mësuar nga burime brenda produksionit.

Këngëtarja kosovare, Drenusha Latifi, artistja nga Mitrovica e njohur me nofkën “Bay T”, Burim Vatovci, artisti i njohur me nofkën “Gjesti” dhe Xheneta Fetahu.

Po ashtu, Express publikoi më herët pesë banorët e parë të cilit janë: Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba.

La Nina mund të mbërrijë së shpejti/ Meteorologët paralajmërojnë dimër në…

Qendra e Parashikimit të Klimës së Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës thotë se ka një shans 60%, që një ngjarje e dobët La Nina të zhvillohet këtë vjeshtë dhe mund të zgjasë deri në mars.

La Nina është pjesë e një cikli klimatik natyror, që mund të shkaktojë mot ekstrem në të gjithë planetin – dhe efektet e tij ndryshojnë nga vendi në vend.

Qendra e Parashikimit të Klimës së Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës thotë se ka një shans 60%, që një ngjarje e dobët La Nina të zhvillohet këtë vjeshtë dhe mund të zgjasë deri në mars.

La Nina është pjesë e një cikli klimatik natyror, që mund të shkaktojë mot ekstrem në të gjithë planetin – dhe efektet e tij ndryshojnë nga vendi në vend.

La Nina është faza e ftohtë e Lëkundjes El Nino-Jugore, një model klimatik global që ndodh natyrshëm, që përfshin ndryshime në temperaturat e erës dhe oqeanit në Paqësor dhe mund të shkaktojë mot ekstrem në të gjithë planetin.

Zbulohet pjesë e një skulpture antike në qytetin antik të Amantias (Foto)

Në parkun arkeologjik të Amantias është zbuluar një skulpturë antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Arkeologët më pas kryen gërmimin arkeologjik dhe transportin e saj pranë ambienteve të Drejtorisë së Trashegimisë në Vlorë.

Kjo drejtori bën te ditur se në park, skulptura ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë si dhe dëmtimeve nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve. Tashmë, po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

“Gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik Amantia, punonjësit e D.R.T.K – Vlorë identifikuan praninë e një skulpture antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Në zbatim të Vendimit të K.K.T.K.M nr. 162, datë 13.06.2024, u krye gërmimi arkeologjik për zbulimin e skulpturës, si dhe transporti i saj pranë ambienteve të D.R.T.K – Vlorë, për të siguruar mbrojtjen e saj, pasi skulptura ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë, si dhe dëmtimeve të mundshme nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve”, njofton DRTK Vlorë.

E lindur në Gjermani, por me zemrën nga Shqipëria, Nora: Gjithmonë e kam ditur që do të bëhesha këngëtare

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Nora Tushi e lindur në Gjermani ka treguar për jetën e saj dhe rrugëtimin për të ndjekur ëndrrën e saj, muzikën.

Gjithashtu u shpreh se ka dëshirë që të bashkëpunojë edhe më këngëtarë shqiptarë.

Tashmë pjesë e “The Voice Of Germany”, Nora u shpreh se prindërit e saj kanë shkuar në Gjermani para 30 vitesh. Ajo ka treguar se ishte edhe më herët pjesë e The Voice Of Germany. Ndonëse nuk fitoi kjo nuk e bëri që të hiqte dorë nga ëndrra e saj.

“Në Gjermani jam në disa koncerte, por kur vjen një garë ku ka njerëz që të japin mendime dhe jep përpara tyre është një tjetër situatë dhe duhet të bëj krenare edhe familjen”, tha Nora.

Nora Tushi ka kaluar 50 mijë konkurrentë në audicion “The Voice Of Germany”.

Ajo ka mahnitur jurinë gjermane dhe këngëtaren Loredanën, anëtaren e jurisë me orgjinë shqiptare.

/abcnews.al/

Giro d’Italia në 2025 nis nga Shqipëria

Giro d’italia, gara e famshme e çiklizmit në edicionin e ri 2025 do fillojë nga Shqipëria. Tanimë një gjë të tillë e konfirmon edhe Mauro Vegni, i cili është drejtori i garës.

Gjithçka do prezantohet më 12 nëntor, kur do bëhet zyrtar edhe itinerari i planifikuar për garën e cila do zhvillohet mes 9-30 majit 2025, duke qenë një promovim i shkëlqyer për bukuritë e Shqipërisë. Ende nuk dihen zonat se në cilën pjesë të Shqipërisë do zhvillohet gara që mbledh çiklistët dhe ekipet më të famshme në botë, por nuk përjashtohet që të përfshihet edhe Tirana.

 “Ne do të fillojmë me tre etapa në Shqipëri përpara se të kthehemi në Puglia, e cila do të jetë pika më jugore e prekur nga gara”, shpjegoi Mauro Vegni në një intervistë për BiciSport.

“Në të kaluarën ne shkuam në Kalabri dhe u ngjitëm në veri, por rruga gjithashtu mund të kalojnë 4000 kilometrat, duke pasur tashmë një limit prej 3500 km, jemi të detyruar të zvogëlojmë etapat dhe rrjedhimisht edhe transferimet mes një fraksioni në tjetrin”, vijoi ai.

Pas suksesit të Coloseut si sfond për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, mbërritja e Giro d’Italia në Romë është konfirmuar, me një kalim të mundshëm brenda qytetit të Vatikanit për të festuar një ngjarje shumë të rëndësishme për Qytetin e Përjetshëm.

“Duke qenë në Vitin e Jubileut, nuk mund të mos arrijmë në Romë, sigurisht që do të jetë një xhiro në përputhje me atë të vitit të kaluar, edhe nëse do të ketë një përfundim të vështirë, por padyshim do e bëjmë më pak të tillë. Do të ketë surpriza, të cilat përmirësojnë territorin italian, por ende nuk mund të parashikoj se çfarë është ajo që mund të jenë rrugët e dheut, si dhe kalldrëmet”, tha Vegni.

Ndër risitë e përfolura nuk mungon një kalim në Slloveni në nder të dy fituesve të fundit të Giro d’Italia, Primoz Roglic dhe Tadej Pogacar, si dhe ngjitja në Sestriere (Venezia).

Fituesi i dyfishtë i Tour de France Jonas Vingegaard dhe kampioni olimpik Remco Evenepoel pritet të jenë pjesë që në fillim, megjithëse Vegni nuk e përjashton apriori praninë e Tadej Pogacar. “Ëndrrat nuk kushtojnë asgjë. Pra, pse t’i përjashtoni ata që në fillim?”, tha ai.

Mediet në Itali flasim për një shumë prej 7 milionë eurosh të vendosur në dispozicion nga qeveria Rama që turneu të fillojë në Shqipëri.  Në Shqipëri do të zhvillohet 3 etapa të turit, nga 9 deri më 11 maj, ndërsa detajet mbetet për t’u bërë të ditura.

‘Ulu, policia’/ 24 vjeçari kapet MAT duke v jedhųr në banesë, VIDEO e momentit të arrestimit!

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Shkodër, i cili u kap në lagrancë duke vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar, një kaçavidë.

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.


Sekuestrohet një kaçavidë, që iu gjet 24-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lëndim ndjenjash, çfarë u kuptua nga kënga e re e Romeos me Semin?

Një lëndim ndjenjash na solli në mendje kënga e Romeos në bashkëpunim me Semi Jaupajn.

Kënga duket se i dedikohet kohës që ai kaloi në “Big Brother Vip” dhe krizës së asaj periudhe me Heidin, ku vazhdimisht e akuzonte partneren e tij si aktore.

Por një detaj tjetër, duket se e lidh këngën e dy artistëve me partneren e Romeos, Heidi Bacin.

Pak javë para lançimit të këtij projekti, teksa publikoi foto nga xhirimet Semi na zbuloi se për herë të parë do të shfaqej me flokë bionde.

Referuar ngjashmërisë në ngjyrën e flokëve të Heidit, kujtojmë se ky ka qenë një tipar me të cilin Romeo vazhdimisht personifikonte Heidin duke e cilësuar si flokëartë.

Romeo dhe Heidi prej disa kohësh nuk janë shfaqur së bashku.

Megjithatë ata vazhdojnë të ndiqen në rrjetet sociale, ndërkohë që ajo ruan edhe fotot që kanë shkrepur së bashku gjatë verës, në profilin e saj./vipmagazine

“Është si të luash me ruIetën r ųse”, çfarë është kok aina rozë që po përhapet fr. ikshëm në Europë

Një koktejl drogash sintetike e njohur si kokaina rozë është kthyer në shqetësim të madh në Spanjë, Britani dhe gjetkë.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet spanjolle sekuestruan sasinë më të madhe të drogës sintetike në historinë e tyre, ku përfshihej kokaina rozë dhe një milion pilula ekstazi.

Operacioni u fokusua në rrjetet e trafikut të drogës në Ibiza dhe Malaga.

Kjo substancë e rrezikshme lidhet me rritjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga droga.

Pavarësisht emrit, kokaina rozë nuk përmban domosdoshmërish kokainë.

Zakonisht është një përzierje e disa substancave të tjera, si MDMA, ketamina dhe 2C-B. MDMA, e njohur gjerësisht si ekstazi, është një stimulues me veti psikodelike, ndërsa ketamina është një anestetik i fuqishëm që ka efekte qetësuese dhe halucinogjene. Drogat 2C klasifikohen si psikedelikë, por mund të kenë edhe efekte stimuluese.

Kokaina rozë, që zakonisht gjendet në formë pluhuri ose pilule, njihet për ngjyrën e saj të fortë, e krijuar posaçërisht për të tërhequr vizualisht. Ajo ngjyroset me ngjyrues ushqimore dhe ndonjëherë i hidhet aromë luleshtrydhe ose aromatizues të tjerë.

Forma origjinale psikodelike e drogës daton në vitin 1974 dhe u sintetizua për herë të parë nga biokimisti amerikan Alexander Shulgin. Por varianti modern u shfaq rreth vitit 2010 në Kolumbi dhe është një imitim.

Droga fitoi popullaritet në festat në Amerikën Latine dhe tani është përhapur në Evropë.

Kjo drogë, përveç “kokaina rozë” njihet edhe me emrat si “tuci” tek “venus” dhe “eros”.

Kokaina rozë e ditëve të sotme është një përzierje e paparashikueshme substancash dhe pikërisht këtu qëndron pjesa më e madhe e rrezikut të saj. Përdoruesit shpesh presin një stimulues të ngjashëm me kokainën, por përfshirja e ketaminës mund të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin.

Abuzimi me ketaminën, e cila njihet gjerësisht si drogë diskotekash, mund të shkaktojë humbje të vetëdijes ose vështirësi në frymëmarrje. Kjo, nga ana tjetër, rrit rreziqet e mundshme të kokainës rozë.

Pamja e saj estetike dhe statusi i saj si një “drogë  sintetike” kanë kontribuar që kjo drogë të tërheq veçanërisht të rinjtë dhe përdoruesit e rinj.

Ekspertët e krahasojnë përdorimin e kokainës rozë me lojën e ruletës ruse, duke nënvizuar natyrën e saj të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Droga është përhapur përtej Ibizas në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka prova se ka fituar terren në Skoci, në disa zona të Uellsit dhe Anglisë. Përtej Atlantikut, Nju Jorku ka parë gjithashtu një rritje të përdorimit.

Autoritetet shëndetësore në të gjithë Evropën janë të alarmuar. Kokaina rozë është e vështirë të zbulohet përmes testeve standarde të drogës.  Ajo shitet për rreth 100 dollarë për gram në Spanjë dhe shpesh tregtohet si një produkt i nivelit të lartë.

Popullariteti në rritje i kokainës rozë është një alarm i fortë në peizazhin gjithnjë në ndryshim të drogave të paligjshme, ku estetika, tendencat e mediave sociale dhe sjellja e rrezikshme mund të kombinohen për të krijuar kërcënime të reja./VoxNews

*Autori Joseph Janes është profesor i Kriminologjisë, Universiteti Swansea, MB

*Ky artikull u botua në The Conversation