Si u zbulua botoksi që vinte kontrabandë nga Turqia dhe Korea, PERLA e doktoreshës: Ma ka aprovuar OSBE!

Një hetim i nisur 8 muaj më parë ka zbuluar se rreth 30 klinika estetike në Tiranë përdornin tek klientet e tyre, botoks të kontrabanduar.

Lënda e njohur me emrin e saj shkencor “Botulinum toxin-A”, shkurt “Botoksi”, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave në vendin tonë dhe kudo në botë.

Krimi Ekonomik kishte mësuar se në vendin tonë, lënda injektohej në çdo ambient.

Sipas dosjes së siguruar nga Tch, në bisedat e zhvilluara mes agjentëve dhe klinikave, çmimet variojnë 100 euro për 0.5 ml.

Biseda me klinikën “Glam House”:

Agjentja: Si jeni? Kam lënë takim për botox!

Recepsionitja: Po emri juaj?!

Agjentja: -A.M. 

Recepsionitja: Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.

Agjentja: Po, ta bëj pagesën?

Recepsionistja-Pastaj s’ka problem. Do bësh full botox-in?

Agjentja- Po për atë.

Recepsionistja-Dhoma është gati vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?

Agjentja: Jo, mund të pres atje derisa të vijnë.

Recepsionistja: Besoj se doktoresha do vi tani direkt. Prandaj si te duash ulu ku të beheni me mire. Vjen doktoresha Iva Risto….-

Doktoresha: Pershëndetje!

Agjentja: Pershendetje!

Doktoresha I.R: Une jam doktoresha, me thuaj.

Agjentja: Kam lënë takim për pjesën full Botox. Dmth te pjesa ballit, te syte shumë pak.

Doktoresha I.R: E ke bëre ndonjehere apo jo?

Agjentja: Jo eshte hera parë dhe të konsultohem njeherë… 

Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”.

Agjentja: Kam lënë orar, në orën 11:00.

Recepsionistja-Doktoresha është rrugës po vjen. Keni bërë here tjeter botox?

Agjentja: Jo është hera e parë.

Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.

Agjentja: Nga ndryshon ky baby nga të tjerat?

Recepsionistja-Është doze më e lehtë se full botox.

Agjentja: A ka ndonje specializim doktoresha?

Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.

*vjen doktoresha (tashmë e arrestuar) Deisa Shehaj

Doktoresha: Se kjo është idea t’a nisësh që tek rrudhat e para, që kur të kalosh nje farë moshe mos te kalosh në kirurgi, thjesht t’a mirëmbash me botox.

Agjentja: Ehe.

Doktoresha: Botox dy herë ne vit ose nje herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klininka që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj.

Kështu agjentja ka shkuar edhe në klinikat e tjera. Ja çfarë i ka ndodhur? 

Në klinikën “Begas Klinik”, doktoresha i ka treguar që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që jane vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë.

Në klinikën “Allure Beauty”, doktoresha i ka pohuar që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox” sepse ende nuk lejohet futja e këtij produkti në Shqipëri.

Ne klinikën “Medical Hills Seiss Aesthetic Clinic”, i tregon se injekton lëndën që quhet “Botolinjum Intoksine”. Në klinikën “Onxy Dermo Care”, botoxi është i markës “Naboten”, i aprovuar sipas saj nga OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).

Në klinikën “Keit Day Hospital”, botoksi që injektojnë është “Dsiportin”. Pastaj takime janë bërë edhe në klinikat: “Arsi Medical Clinic”, “Better Me Clinic” “Este Medial Group Albania”, Amra Medical Aesthetics”, “La Beaute”, “Bellisera”,etj.

*OSBE-ja është një forum për dialog politik mbi një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë dhe një platformë për veprim të përbashkët për të përmirësuar jetën e individëve dhe komuniteteve.

Organizata përdor një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë që përfshin dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike dhe mjedisore dhe njerëzore.

Pra nuk ka lidhje me aprovimin e lëndës së botoksit, pasi në fakt është EMA institucioni që është përgjegjëse për vlerësimin dhe miratimin e barnave në të gjithë Bashkimin Evropian.

Por nga vinte botoksi dhe kush e sillte në Shqipëri?

“Furnitori” ishte pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, i cili tashmë është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit.

Herën e fundit që ai ka sjellë lëndë të tilla në Shqipëri ka qenë data 9 tetor, e ka hyrë nga dogana e Hanit të Hotit.

Bashkë me të shoqen, V.Kumaraku shpërndante lëndën e botoxit në Tiranë që e mbanin në termusa, të cilat i mbante në bagazhin e tij të makinës.

Sipas Prokurorisë, Kumaraku bënte 10-12 zhdoganime në muaj dhe brenda doganës në Vorë kishte një magazinë ku edhe mbante produktet që i importonte nga Turqia dhe nga Koreja e Jugut. 

Kush i injektonte klientet me botoks të pacertifikuar?

– Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri.

-Klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë të specializuar për produktin botoks.

-Senera Hoxha, e identifikuar nga Instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks.

-Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjet një vajze, e identifikuar në rrjetin social Instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menxhere e shitjes së produkteve të klinikës “Cozzy Aesthetics”.

Kështu, në finalizimin e këtij operacioni, 3 persona u vendosën në pranga dhe 3 të tjerë (mes tyre edhe mjeku i njohur Skredi Faria) janë shpallur në kërkim.

Por edhe pse aksioni është finalizuar që 2 ditë më parë, Policia nuk e ka bërë me dije sesa ka qenë sasia totale e botoksit që është sekuestruar.

Gjithashtu duhet theksuar se botoxi kudo në botë nuk është një lëndë e ndaluar për t’u injektuar, por në Shqipëri ende nuk futet në mallrat që lejohet të importohet. Kështu, rrjedhimisht ndalohet që të injektohet.

Por klinikat kanë gjetur mënyrën për të përmbushur kërkesat e klienteve të tyrë. Sesa i sigurtë është produkti që kanë injektuar, kjo gjithashtu nuk dihet.

U zgjua nga koma dhe nuk mban mend asgjë! Historia e shqiptares në Londër që tronditi studion

Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’, Elsa Larkins, shqiptarja që jeton në Lodër, e vlerësuar si berberja e vitit në Londër, për disa vite rresht, ka rrëfyer momentin më delikat dhe të vështirë në jetën e saj.

Në një luftë me Covid-19 në vitin 2020, Elsa ra në koma për disa javë, duke bërë një lindje të parakohshme përgjatë kohës që ajo ishte në intubim, në muajin e shtatë të shtatzënisë.

“Nuk e mbaj mend që vajza ime lindi, asgjë nuk po funksiononte, nuk mbaj mend asgjë. Të gjithë doktorët trokisnin duart, nuk e dija cfarë po ndodhte”, tregoi Elsa teksa rikujtonte me forcë këtë moment të vështirë në jetën e saj dhe të familjarëve.

“Burrit i kishin thënë të më thoshte lamtumirë dy herë”, shtoi ajo duke treguar se lufta për të mundur më të keqen ka qenë shumë e madhe.

Sot ajo konsiderohet berberja e vitit në Londër dhe numëron sukseset e punës së saj, pas një periudhë rikuperimi të cilën e ka kaluar me më të dashurit e saj, 3 vajzat dhe bashkëshortin.

Ngjarjet e sotme në Kuvend, Karamuço: Policët janë trajnuar për turma, jo për deputetët

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa komenton situatën që u pa sot në Kuvend, nënvizon se FNSH nuk duhet të kishte qenë e pranishme atje, duke shpjeguar se sipas ligjit, ata autorizohen vetëm në rastet kur kërkohen nga Garda e Republikës.

Ai e vlerësoi qasjen e forcave të Policisë si të ashpër, duke theksuar se ata janë të trajnuara për të ndërvepruar me turmat, dhe jo me deputetët. Karamuço shpjegoi se përdorimi i sprajeve me efekt neuroparalizues është i justifikuar vetëm në distanca të caktuara dhe për situata specifike.

”Vetëm kur Garda kërkon mbështetje atëherë mund të futet Policia e Shtetit, FNSH e të tjerë, gjë që nuk ka ndodhur sot. Qëndrimi që ka mbajtur kreu i Gardës ka qenë i drejtë sepse kanë vajtur forca të FNSH pa autorizimin e tij.

Tani që po flasim po bëhet një analizë pse ka ndodhur kështu sepse dikush duhet të mabjë përgjegjësi për këtë. Spra përdoret për efekt neuroparalizues që e çmobilizojnë personin nga një veprim agresiv.

Përdoren në distancë jo të afërt, 2 metra ose më shumë, prandaj po ta shikoni polici tërhiqet mbrapa. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë për përdorim për turmat, por rasti konkret duhet analizuar, nëse duhen përdorur në atë distancë apo duhen përdorur ndaj deputetëve.

Thjesht mund të ketë qenë edhe një formë paralajmëruese. Po ta shikoni në atë kohë ju hiqet kapelja, goditen policët. Po ata janë të trajnuar për turma, jo për deputetë që të kryejnë këto lloj veprimesh”,-tha Karamuço i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin.

“Sa të mirë e paske gjo ksin”, Megi Pojani komplimenton “live” konkurrenten e Përputhen

Në Përputhen pati debate të shumta pas një komplimenti që Gridi i bëri Ketrinës në lidhje me gjoksin e saj.

Shumica e konkurrentëve e quajtën vulgar komentin që Gridi bëri ndaj saj, mes tyre ishte edhe Xhiliola.

Ajo u shpreh se në këtë rast fajin mund ta ketë edhe femra e cila nuk i tregon limitet mashkullit.

Ndërsa Megi iu afrua për të rivendosur edhe një here në jetë të gjithë skenën që shkaktoi kaq debat duke marrë rolin e Gridit.

Moderatorja iu afrua Xhiliolës në vesh teksa ajo fliste dhe i tha: Sa të mirë e paske gjoksin”.

Ky veprim shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Berisha i drejtohet në emër policit dhe e kërcënón: Vend mbi tokë nuk do të kesh!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një kërcënim të fortë ndaj efektivit të Policisë së Shtetit, që u përfshi në një incident me deputetët e Partisë Demokratike, ditën e sotme pranë Parlametit.

Berisha i është drejtuar atij në emër duke e akuzuar se i nxorri pistoletën deputetit të PD-së, Luan Baçi, teksa ka thënë “vend mbi tokë nuk do të kesh”.

Vlen të theksohet se polici në fjalë nuk nxorri pistoletën gjatë konfrontimit me deputetët demokratë, por vendosi dorën në vendin ku mbahet pistoleta, teksa Policia e Shtetit reagoi duke thënë se efektivi nuk kishte armë me vete, por në atë vend mbante një shishe sprejt piperi kundër protestuesve.

Deklarata e Berishës:

Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh!

Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral.

Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti.

Nuk të mbron njeri ty!

Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot.

Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës.

E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores.

“Do me shohësh kudo”/ Më e fortë se asnjëherë më parë, rikthehet Arbana Osmani: Ja çfarë paraIajmëroi

Së shpejti moderatoren e njohur, Arbana Osmani do ta shohim në ekran. Në një intervistë për komedianin Besim Dina në emisionin “Oxygen Show”, ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta profesionale, projektet dhe se në cilin televizion do e shohim së shpejti. Teksa u pyet nëse do e jetë pjesë e një programi apo TV gjatë këtij sezoni, Arbana tha:

“Po, do më shohesh në Televizion, në telefon, në frigorifer, tek soba kam me të dal, do më shofësh ku të kesh qejf ti”

Më tej, Arbana u shpreh se do jetë një nga gazetaret më të mira në Shqipëri.

“Unë mendoj se do jem, një nga gazetaret më të mira në këtë vend. Kështu që duhet të kesh besim tek unë se do ia dal se unë e kam me shumë qejf këtë punë.”

https://youtu.be/2-CKU_c94-Y

Kush është gjyqtarja Flojera Davidhi që ka në dorë fatin e Sali Berishës dhe një vendim i saj që bëri bujë

Gjyqtarja Flojera Davidhi do të ketë në dorë dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit “Partizani”. 

Flojera Davidhi është zgjedhur me short për të gjykuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Brenda një afati 10 ditor gjyqtarja e GJKKO, që ka tashmë në dorë dosjen me 333 fashikuj të dosjes ‘Partizani’, do duhet të vendosë nëse dosja kalon ose jo për gjykim.

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndrit Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, dhe biznesmenëve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe financieres Andia Pustina, të 3 të akuzuar po ashtu për pastrim parash.

Kush është gjyqtarja Davidhi që ka në dorë dosjen Partizani?

Davidhi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në majin e vitit 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Korçës Flojera Davidhi.

Nuk u evidentuan probleme as për pasurinë dhe as për figurën e gjyqtares në fjalë.

Lidhur me pasurinë, Komisioni nuk ka gjetur probleme në pjesët takuese të gjyqtares Flojera Davidhi në dy sipërfaqe toke bujqësore të përfituara nga familja e origjinës në vitin 1993 në bazë të “Ligjit për tokën” në fshatin Goricaj të Lushnjës.

Po ashtu, kanë rezultuar pa probleme edhe rezultatet e hetimit administrativ për pjesët takuese në shtëpinë e ndërtuar nga prindërit në vitin 1986 dhe të një njësie shërbimi në vitin 2001, në proces legalizimi, që janë përfituar nëpërmjet trashëgimisë nga babai i ndjerë.

KPK tha se subjektit të rivlerësimit nuk i është kaluar barra e provës për këto pasuri dhe për dy prona të prindërve të bashkëshortit, të cilat ishin krijuar përpara lidhjes së martesës dhe emërimit të Davidhit si gjyqtare

Lidhur me figurën si gjyqtare, u debatua vetëm mbi një vendim pafajësie të dhënë nga Davidhi për një zyrtare lokale të akuzuar se kishte marrë 20 mijë lekë (200 mijë të vjetra) ryshfet. Rasti u zbulua nga kamerat e fshehta të një emisioni investigativ. Davidhi e shpalli zyrtaren e Hipotekës, të pafajshme.

Gjykimi bëri bujë në media dhe u cilësua si vendim i rrallë, pasi vetë e pandehura kërkoi të dënohej, por gjyqtarja vendosi për jo.

Kur u pyet nga komisionerët e Vetingut, pse veproi kështu, Davidhi u përgjigj:

“Gjykata duhet të bazohet në atë që provohet në procesin gjyqësor, pra bazuar në prova. E kuptoj që ka një konfondim, pse vetë e pandehura ka kërkuar dënim. Ajo kishte kryer veprime jo konform detyrës, por jo konform veprës penale për të cilën akuzohej. Nuk do të kishte qenë ligjore të dënohej dikush, pse e pranonte akuzën, pavarësisht se nuk ka kryer elementë të veprës penale”.

Gjyqtarja Flojera Davidhi deklaroi se i qëndronte vendimit të dhënë prej saj. “Ka shkelje etike, por duhet të provohet jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm vepra penale. Sipas bindjes time, prokuroria nuk e provoi dot. Kam dhënë drejtësi,” përfundoi Davidhi.

Ajo theksoi se nuk do të kishte qenë ligjore të dënohej dikush, pse e pranonte akuzën, pavarësisht se nuk ka kryer elementë të veprës penale.

Vendimi i saj më pas, është gjetur i drejtë edhe nga Apeli.

Në hetimin e Vetingut u konstatua se ajo ka aftësi të mira profesionale, organizative, se ka etikë në punë dhe aftësi personale.

Në tetor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsioni

I shpërqendruar nga telefoni, udhëtari shpëton për mrekulli nga aksidenti (VIDEO)

Ky është momenti kur ky udhëtar i shpërqendruar nga telefoni i tij ecën drejt shinave të një treni në Buenos Aires.

Qytetari i cili ishte pak centimetra larg nga treni i cili rrezikonte t’i merrte jetën shpëton në sekondën e fundit pasi bën një hap pas.

Pamjet tregojnë në mënyrë perfekte sesi, përpara se të afrohej treni, i riu ngriti sytë nga telefoni dhe sheh trenin duke reaguar me shpejtësi.

Në pamje tregohet edhe goditja që ka marrë në duar pasi treni ishte shumë afër dhe telefoni i bie nga dora.

Kalimtarë të tjerë të pranishëm afrohen për t’i dhënë ndihmë të riut megjithatë nuk ka pësuar lëndime të rënda. Ky rast është cilësuar si një mrekulli nga mediat argjentinase.

Kryeministri grek: Jam skeptik për marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri, ja pse nuk mund të ripërsëritet nga vendet e BE-së

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu skepticizëm për marrëveshjen e migracionit Itali-Shqipëri në një intervistë për Financial Times botuar këtë të enjte.

Mitsotakis tha se mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do të jetë efektive dhe shprehu dyshime për potencialin e saj për t’u përsëritur në nivel evropian.

“Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Kjo është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian”, tha ai. “Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon me të vërtetë.”

“Këta persona përpunohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë ose në një tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian… ku do të shkonin?” shtoi ai.

Kryeministri grek tha gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të krijojë rrugë ligjore për emigrantët dhe azilkërkuesit.

“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe,” tha ai.

Mitsotakis do të marrë pjesë në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel, ku migrimi pritet të jetë një nga çështjet kryesore në agjendë.

Deputetë italianë në Gjadër: Erdhëm tek territoret tona të reja!

Disa deputetë italianë kanë qenë sot në Lezhë dhe kanë vizituar kampin e Gjadrit për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e emigrantëve që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani, Verdi Sinistra, Rackele Scarpa, Partia Demokratike.

Ata shprehën shqetësimin e tyre dhe thanë se nuk bëhet eksperiment nën lëkurën e njerëzve.

“Në realitet ka vonesa në këtë projekt, sepse qeveria kishte njoftuar se do të hapej përpara zgjedhjeve europiane. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe edhe vëmendja e madhe europiane e konfirmon, tema simbol e këtij vendi, pra ata duan të thonë që emigrantët nuk duhet të vijnë në Europë. Janë vite që nuk krijohen akte normative rregulluese për t’i lejuar emigrantët të arrijnë në Europë, ideja që t’i çojmë në një vend ekstraeuropian duhet të jetë një mesazh. Duhet të kuptojmë nëse ky vend që do të mbajë flamurin e vendit tonë (italian) është një vend ku respektohen vërtetë të drejtat e njeriut”, deklaroi njëri prej tyre.

Ai tha se dështimi është me gjithë këtë, më pas të shohim si do implementohet.

“Sigurisht që fakti që gjetën një numër kaq të vogël për të sjellë dhe sapo erdhën u reduktua më shumë është një provë që kjo nuk është një zgjidhje. Rastin e parë e kuptuam. 1 mijë në Lampedusa, 16 në Shëngjin. Ne e kemi kundërshtuar fortë që mund të bëhet një vlerësim i vulnerabilitetit në mes të detit. Nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave, nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave vulnerabël. Ju e dini që të vetmet vende ekstraterritoriale jashtë vendit janë ambasadat dhe transportuesit ajror. Këtu jemi para një vendi, të rrethuar, nuk ka tela me gjemba, por mure hekuri 5 metra ngjitur me një mal, kjo është…për të mbajtur emigrantë të kapur në mes të detit, të veçuar nuk e dimë mbi ç’kritere dhe e pamë që kriteret ishin të gabuara. Kështu që ne jemi parlamentarë italianë, duke qenë se është kjo e re që Italia ka edhe territore përtej detit, erdhëm t’i vizitonim për të parë se çfarë do gjejmë këtu brenda. Do provojmë të kuptojmë dhe se për çfarë shërben një burg këtu”, deklaroi ai.

Deputetja Rackele Scarpa tha se është e pamundur që të bëhet screening në një anije ushtarake.

“Si mund të vijë nga një anije e marinës ushtarake një vlerësim i vulnerabilitetit që nuk ka as kushtet për ta bërë. Kjo është e munguar sepse janë kthyer 4 persona që u zbulua se ishin minorenë ose vulnerabil”, tha ajo.