Rrëfehet modelja suedeze: Isha në festën e Mbappé, e njëjta gjë ndodhi edhe në festën e Cristiano Ronaldos

Akuzat që rëndojnë mbi Kylian Mbappé janë shumë të rënda dhe me kalimin e ditëve po dalin në dritë detaje të reja nga Suedia lidhur me pushimet e tij të shkurtra në Stokholm, gjatë javës së ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare. Sipas gazetave vendase, futbollisti francez është “arsyeshëm i dyshuar” pas një padie për dhunë seksuale nga një grua që banonte në të njëjtin hotel me të. Mbappé e ka cilësuar këtë çështje si lajm të rremë, edhe sepse drejtësia suedeze nuk e ka përmendur kurrë emrin e tij. Por tani njerëzit pranë tij kanë frikë se gjërat mund të marrin rrjedhë të keqe.

Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur natën mes 10 dhe 11 tetorit, brenda hotelit ku po qëndronte sulmuesi. Në ditët e mëparshme, ai ishte përballur me polemika për këtë udhëtim në Stokholm, që ndodhi pak ditë pas mungesës së tij në kombëtaren franceze për shkak të një dëmtimi. Paparacët e kishin fotografuar atë ndërsa po shkonte në një klub nate, dhe sipas asaj që konfirmoi Expressen, ai kishte organizuar aty një festë tepër private. Detajet i tregoi modelja dhe influencuesja Julia Franzén, e cila e kishte takuar Mbappé edhe në disa raste të tjera.

FESTA SUPER PRIVATE E MBAPPÉ NË STOKHOLM

E gjithë shoqëria e Mbappé që ishte në Suedi kishte marrë pjesë në një festë në klubin e natës V., pikërisht ku lojtari ishte fotografuar, dhe ata kishin kërkuar një dhomë private për ngjarjen. Por, kjo nuk ishte një festë si të tjerat, sepse Julia Franzén shpjegoi se kishte rregulla shumë të rrepta për t’u ndjekur.

Influencuesja 35-vjeçare kishte marrë pjesë në shumë mbrëmje të ngjashme, përfshirë edhe një në vitin 2018 kur në Torino kishte takuar gjithë ekipin kombëtar francez që po nisej për në Botëror.

Nuk ka asnjë imazh nga festa thjesht sepse asnjë nga rreth 30 të ftuarit nuk mund të bënte foto ose video. Pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin vajza, të thirrura nga organizatorët e eventit, të cilët përdorin listat e tyre për të thirrur të ftuar kur u kërkohet të organizojnë ngjarje të tilla.

Julia shpjegoi çfarë ndodhte: “Na duhej të vendosnim telefonat tanë në një kuti, kjo ndodh shpesh dhe kështu ishte edhe kur isha në një festë me Cristiano Ronaldon. Prandaj nuk ka foto nga këto mbrëmje”.

STAFI I LOJTARIT I FRIKËSOHET DENONCIMIT

Edhe pse drejtësia suedeze nuk e ka përmendur kurrë në mënyrë eksplicite emrin e Mbappé, gjithë njerëzit pranë tij kanë frikë se objektivi i padisë është pikërisht ai. Hetimet janë ende në zhvillim dhe së shpejti do të analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit ku po qëndronin si lojtari ashtu edhe viktima, por sipas RMC, të gjithë përreth tij janë tashmë të bindur se ai do të përfshihet në çështje. Fakti që lojtari nuk është përmendur ende nuk është i pazakontë, pasi sipas ligjit suedez, emri i një të dyshuari mund të zbulohet vetëm nëse ai është madhor dhe vetëm pasi të jetë mbajtur në paraburgim për të paktën një ose dy javë.

Ndërron j etë ambasadorja e parë amerikane në Kosovë

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare diplomatja e njohur dhe ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina S. Kaidanow.

Kaidanow shërbeu në një sërë pozicionesh të larta në Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ishte e njohur për punën e saj si ambasadore e SHBA-së në Kosovë nga viti 2008 deri në 2009, ku shërbeu si ambasadorja e parë amerikane pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më pas vazhdoi të ngjitej në hierarkinë diplomatike, duke u emëruar Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake në vitin 2016.

Gjatë karrierës së saj, ajo luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëdhënieve të sigurisë mes SHBA-së dhe vendeve të tjera, duke përfshirë transferimin e miliarda dollarëve në asistencë ndërkombëtare për sigurinë.

Kaidanow gjithashtu drejtoi negociatat për marrëveshjet ndërkombëtare të sigurisë dhe zbatimin e reformave të kontrollit të eksportit.

Përpara kësaj, ajo kishte shërbyer në një sërë pozicionesh të rëndësishme, përfshirë si Koordinatore për Kundër Terrorizmin, Zëvendës Ambasador në Kabul, dhe Shefe e Misionit të SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Karriera e saj diplomatike përfshiu gjithashtu një përfshirje të thellë në çështjet e Ballkanit, ku ajo ndihmoi në zgjidhjen e krizës në Kosovë në fund të viteve ’90.

Tina Kaidanow njihej për diplomacinë e saj të qetë dhe të vendosur, e cila kontribuoi në disa prej politikave më të rëndësishme të sigurisë së jashtme të SHBA-së gjatë dy dekadave të fundit.

U bënë prindër disa javë më parë, Evi Reçi zbulon kuptimin e veçantë të emrit të vogëlushit

E ftuar ditën e djeshme në TAR ka qenë këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj dhe mëmësia si një eksperiencë e re për të.

Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë më 13 Shtator. Ata kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Aster. Pse vendosën që djalin e tyre ta quajnë kështu dhe çfarë veçantie fshihet pas këtij emri?!

Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.

Pse vendosi Evi që procesin e lindjes ta bënte në Austri dhe pse muajt e saj të shtatzënisë ajo i kaloi në Shqipëri. Në lidhje me këtë ndryshim dhe pse e mori këtë vendim këngëtarja tregoi se:

Në Shqipëri kam pasur një shtatëzani shumë aktive. Uroj që çdo grua që është shtatzënë ta kalojë kështu sepse kur je shtatzanë nuk je sëmurë. Mund të kesh komplikime patjetër por kur je mirë është okej të jesh aktive dhe unë të gjitha kontrollet i kam kryer në Shqipëri më pas dy muaj rreth fundit që u spostova në Austri ishte për shkak të komoditetit që mu ofrua këtej. Jo se në Shqipëri nuk do e kisha por kishte një protokoll pak më ndryshe. Shteti austriak më pas vendoste edhe një mami krejtësisht falas për të ardhur në shtëpi dhe mua një deri dy herë në javë më vjen një grua e cila kontrollon fëmijën. Patjetër edhe lindja që unë kalova, ditën që unë do lindja ishte pak e vështirë sepse doja të bëja një lindje natyrale por nuk ndodhi ashtu. Gjithçka ishte nën kujdesin perfekt. Edhe për faktin praktik që Kledi është me letrat austriake.

Ndër të tjera theksoi se:

Askush nuk ka lindur me një manual prindërimi, do gabojmë dhe do mësojmë.

Me rrogë mbi 5.5 miIionë Iekë në muaj, Ardi VeIiu do të menaxhojë Pròdhimin dhe Tregtimin Shtetëror të Armëve

Ardi Veliu do të menaxhojë kompaninë shtetërore të Prodhimit dhe tregtimit të Armëve “KAYO” sh.a.

Kompania e themeluar në shtator të këtij viti do të jetë përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, të municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

Bazuar në ligjin e botuar në Fletoren Zyrtare në muajin gusht, përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria do të ndjekë gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë që lidhen me industrinë ushtarake.

Në tregtimin e armëve mund të përfshihen edhe privatët, nëpërmjet formës së koncesionit për të financuar projektet e subjekteve për qëllime të veçanta.

Sipas qeverisë, kjo industri mund të kthehet në fitimprurëse për ekonominë shqiptare, ndërsa ka një kërkesë të madhe globale për armë dhe municione.

Ato që bien në sy janë rrogat e majme që do të kenë drejtuesit e “KAYO”. 

Drejtori i përgjithshëm i KAYO-s, konkretisht Ardi Veliu, do të paguhet 564 mijë lekë në muaj.

Zëvendësdrejtori i saj do të paguhet 454 mijë lekë në muaj, ndërsa 4 drejtorët e drejtorive do të paguhen secili nga 509 mijë lekë në muaj.

Vetëm për stafin drejtues prej 6 vetash, shoqëria do të paguajë mbi 300 mijë euro rroga në vit, ndërkohë që për përgjegjësit e sektorit dhe ekspertët rrogat do të jenë nga 344 mijë lekë në muaj.

Ardi Veliu më herët ka mbajtur  postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe kreun e AMP (Agjencia e Mbikqyrjes Policore)./VoxNews

Ngacmoi s ek*ua*isht të mi turën, arrestohet 70-vjeçari në Korçë, flet nëna e 11-vjeçares: Vajza shkoi vetë në dyqan…

Një 70-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Nga hetimet e policisë mësohet se 70-vjeçari Iqmet Skënderi, e ka ngacmuar të miturën 11 vjeçaren në dyqanin e tij në një fshat të thellë të Maliqit.

11-vjeçarja ka shkuar pasditen e djeshme në dyqan për të blerë, ndërsa 70-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.

Sipas deklarimeve të 11-vjeçares, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit. Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë.

Pas denoncimit, policia e Maliqit ka arrestuar 70-vjeçarin Iqmet Skënderi mbi të cilin rëndon akuza e “ngacmimit seksual me të mitur”.

Nëna e viktimës, Marsela Zito tha: “Vajza tha që nuk e fal se më ka thënë fjalë të pista. Jo, vetëm fjalë më tha vajza. Nuk e di çfarë ka ndodhur se vajza shkoi vetë në dyqan”.

Ndërsa Myfit Skënderi, vëllai i autorit tha: “Deri tani s’kam marrë vesh asgjë fare, që dje që erdhi policia thanë që ka ndodhur një mosmarrëveshje nga ora 4. Vëllai jetonte vetëm. Punonte tek dyqani këtu.

Kemi qenë fshatarë dhe e kemi edhe si në fisin tonë babain e vajzës. Unë s’rrija këtu në dyqan. Vëllai për mua është shumë i mirë, s’bën vaki, pyesni të tjerët në fshat. Jo, s’ka patur asnjëherë raste të tilla, ju pyesni në fshat. Ka qenë agronom, mësues, nuk ka dalë asnjëherë ndonjë llaf kështu.”

Alfred Skënderi, kryeplaku i fshatit u shpreh: “Ai njihet për njeri shumë të mirë me 1 mijë përqind nuk e ka bërë këtë pune. Ne nuk dimë gjë, pa folur drejtësia s’mund të flasim në. Ka qenë shumë korrekt, ka shërbyer do me thënë ne nuk na i merr mendja të ketë ndodhur kjo ngjarje.

Ndoshta prindërit mund të kenë pasur konflikte ose lekë borxh. S’ka mundësi, se ai në fakt jep veresie për gjithë fshatin. Nuk hyrje dalje familjet mes tyre, ajo është në maj te fshatit. Iqmeti është beqar jetonte i vetëm, nuk merrej me këto pune.

Bezat Muçollari, banor i zonës tha: “Ne e njohim prej kohësh, unë banoj në Tirane, ai ka 30 vjet që tregton në atë dyqan, nuk i ka dalë një fjalë. Aty hynë gra, hynë vajza. Ky 70-vjeç sot, mua nuk ma pret mendja. Unë e njoh mire dhe nuk e kam as fis. Ato të tjerat t’i shohë drejtësia. Opinioni për atë burrë ka qenë i mire. Por policia të marri dhe palën tjetër se i ka 100 mijë lekë borxh.”

Humb je tën në një aks ident tr. àgjik ish-“Miss”-i , të pI agosur mbeten motra dhe vëllai i saj (Emri)

Mbretëresha e bukurisë vdes në një aksident të tmerrshëm pasi kamioni i saj u përplas në luginë dhe më pas mori flakë. Një ish-Miss humbi jetën në një aksident të tmerrshëm, që la pas la të plagosur edhe dy persona të tjerë, kur kamionçina që ajo ishte duke udhëtuar doli nga rruga dhe pas përplasjes në një luginë, shpërtheu në flakë

Samanta Villarreal po udhëtonte me një Ford Lobo në Nuevo León, Meksikë, kur pësoi aksident. Zjarrfikësit dhe mjekët e Kryqit të Kuq kanë mundur të nxjerrin të tre viktimat nga automjeti. Villarreal, nënë e një vajze katërvjeçare, nuk kishte shenja vitale dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Samanta Villarreal, e cila në vitin 2018 u kurorëzua Mbetëresha e Turzimit në qytetin meksikan, “El Carmen”, humbi jetën në aksident, ndërsa mbetën të plagosur motra dhe vëllai i saj.

Formula e re e sigurimit të makinave: Ja sa do të paguajmë nga 1 janari 2025

Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për disa çmimi do të jetë më i ulët dhe për disa do të rritet.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Drejtoresha ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prezantoi rregulloren e miratuar së fundmi. Ajo shpjegoi se primi do të llogaritet në bazë të 7 elementeve të riskut, siç është mosha e shoferit, vjetërsia e makinës, historiku i dëmeve, fuqia motorike, etj,

“Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave te mjetit dhe drejtuesit, por nëse makinën ia le dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit te automjetit por edhe pronarit e mjetit. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërse për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.

Drejtuesja e AMF theksoi se ekziston e gjithë databasa e duhur e historikut të dëmeve në mënyrë që të bëhet një llogaritje e saktë.

“AMF ka një regjistër ku çdo dëm qe kalon tek kompanitë ,vjen tek ne dhe ne i kemi pasur te gjitha te dhënat e nevojshme për të bere këtë rregullore.”

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka rekomanduar që tashmë duhet të merren masa për t’u siguruar që kjo rregullore të implementohet siç duhet dhe të mos ketë abuzime.

“Merrni masa dhe bëni kontrollet që qytetarët të jenë të qartë më 1 janar 2025. Roli juaj duhet te jetë më aktiv dhe që qëllimi i mire i kësaj skeme të bashkëshoqërohet me sukses. Sa më të kujdesshëm me aplikimin”.

Rregullorja e re synon të aplikojë një çmim të drejtë primi për çdo drejtues automjeti, minimizimin e aksidenteve rrugore, rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e tyre për të përdorur mjete me fuqi motorike më të ulët.

Humbja ndaj Serbisë e la pa gjumë, kapiteni Granit Xhaka: Nuk fjeta deri në 8 të mëngjesit

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes së kombëtares së tij ndaj Serbisë me shifrat 2-0.

Për këtë gjë, mesfushori me origjinë shqiptare, ka folur para kamerave vetëm tre ditë më vonë. Në një intervistë për televisionin zviceran “RTS”, Xhaka ka pranuar hapur para ndeshjes me danezët në Kopenhagen, e cila përfundoi në barazim 2:2, se kishte kohë që nuk përjetonte kaq shumë një humbje.

“Të jem i sinqertë, nuk kam fjetur deri në tetë të mëngjesit…”, tha Xhaka duke mbledhur forcat për të shpjeguar se çfarë ndodhi me Zvicrën në Ligën e Kombeve, që u konsiderua një aventurë e dështuar.

“Ishte një lojë shumë emocionuese, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje… Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo,” – shpjegoi Xhaka.

“Jam në një Iidhje me pàrtnerin ideaI”/ Ish-banorja e BBV3 e pranon: E njoha nga…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ishte ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, ku zbuloi një detaj për jetën e saj private. Teksa po fliste se ku mund të njihen dy persona që më pas bien në dashuri me njëri-tjetrin, ajo u pyet nëse vetë e ka gjetur ‘partnerin ideal’?

“Me thënë të drejtën unë jam duke dalë me dikë, partneri ideal për mua, për momentin po. Mendoj se ai është partneri im ideal, por jeta është gjithmonë e gjatë, dalin surpriza. Ndoshta rrugës i njeh një kualitet që ndoshta nuk ia kishe vënë re më përpara. Me aq sa gjykoj unë, për momentin çdo gjë është ok”, tha Dea.

E pyetur se ku e ka njohur djalin në fjalë, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk ngurroi që të kthente përgjigje.

“E kam njohur nga miqtë e përbashkët. Mua më pëlqen më shumë kjo mënyra se të jep atë kontaktin e parë. Edhe nga energjia që merr. Mund të ndodhë se kur flet me një njeri online, ai është shumë i zoti me mesazhe, pastaj kur të ulet në tavolinë ka një energji të keqe”, tha Vieri.

“Unë dhe shoqjα ime e b. ëmë me KUNATlN e saj, por tani nùk di si të bëj?!”

Një 29 vjecare ka rrë/fyer një histori të çud/itshme personale që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Shoqja ime na solli për darkë në shtëpi kunatin e saj, burrin e motrës.

Në fillim ai erdhi me pretekstin se do e sillte në shtëpi pasi kishte mbaruar punë dhe ishte vonë që të kthehej me këmbë.

Unë dhe shoqja ime jetojmë bashkë, dhe për mirësjellje e ftuam të qëndrojë dhe të pimë një gotë verë.

Por nga një gotë përfunduam në dy shishe.

Më pas ai filloi të flirtojë me mua dhe…përfunduam duke e bërë të tre në dhomën time të gjumit.

Por ai me mua duket se u fiksua më shumë.

Tani edhe pse kanë kaluar ditë, vazhdon më kërkon, por unë nuk dua sepse nuk dua t’i prish punë motrës së shoqes…Si tia bëj?