G.ruaja në haII të madh: Fqinjët e b. ëjnë para sγve të mi, nuk di çfàrë të bëj!

Cfarë do të bënit sikur të hapnit perden e dritares dhe përballë të shihnit fqinjët tuaj që dëfrehen në një marrëdhënie intime?

Këtë pyetje ka shtruar një grua dhe një nënë në rrjetin social “Mumsnet”. 

Ajo ka treguar se nga dritarja e xhamit të saj ka parë një çift të ri teksa kryenin marrëdhënie në banjon e banesës së tyre përballë.

Gruaja, tregon se ka një fëmijë 8 vjeç dhe ka frikë se edhe ai do shikojë skenën e papërshtatshme.

Kështu, ajo shtroi pyetjen ne rrjetin social duke kërkuar një mendim.

Sugjerimet në fakt kanë qenë të ndryshme. Disa i thoshin që ti linte të qetë fqinjët.

Të tjerë sugjeruan që ti takonte e t’ua thoshte shqetësimin, ndërsa të tjerë shkruan se duhet ti fuste një letër anonime nën derën e fqinje, ku ti shpjegonte situatën.

Sh qiρtάrja në Dυbai: Ja çfàrë më ΒËRl suedezi në…

Ksha filluar punë si kameriere në një hotel në Dubai nëpërmjet një agjencie punësimi. Ishte hera e parë që udhëtoja jashtë vendit, puna ishte shumë e lodhshme dhe mënyra se si të trajtonin nuk ishte shumë e mirë. Punoja 10 deri në 12 orë në ditë dhe gjithë kohës isha e zënë sepse kishte jashtëzakonisht shumë punë. Mund të gjeja shumë punë të tjera, por nuk e lija dot këtë që kisha, për shkak të kontratës.

Puna si kameriere nuk më pëlqente aspak, por fitoja mirë dhe ishte e vetmja gjë që po më mbante në Dubai për momentin. Përveç këtyre, merrja edhe ilaçe sepse vuaj nga çrregullime bipolare. Vetëm ai që vuan nga kjo sëmundje ose nga depresioni më kupton se sa shumë vuaja. Ishte e premte dhe unë isha pushim. Zakonisht, vetëm dilja dhe bëja pazar për gjërat që më duheshin, por atë të premte, një shoqja ime më ftoi në një klub shumë luksoz ku e vetmja mënyrë që mund të futeshe ishte me prenotime, por kur ishin dy femra, edhe mund të futeshe. Vesha fustanin me të bukur që kisha dhe shkuam.

Fatmirësisht, na lanë të hynim dhe unë isha shumë e emocionuar. Vendi ishte shumë luks dhe të gjithë ishin veshur shumë bukur; ishte një mrekulli. U ulëm në një qoshe me shoqen time pasi nuk kishim prenotuar dhe mezi e gjetëm atë vend. Filluam të qeshnim kur pamë menunë sepse çmimet ishin jashtëzakonisht të larta dhe ne porositëm, unë një koktejl analkolik pasi nuk pi alkool dhe shoqja ime, një gotë verë me çmimet më të ulëta të mundshme. Afër nesh kishim një tavolinë me disa djem që ishin veshur shumë bukur dhe ndërkohë që po bënim foto me shoqen time njëri nga ata nxjerr dy gishtat. –

Ata janë shumë të bukur – i thashë shoqes sime dhe bëmë sikur nuk na interesonin. Më pas erdhi kamerierja me dy xhin tonik dhe tha që i kishim nga ajo tavolina që kishim afër. Ne i falënderuam duke ngritur gotën. Më pas, ata u larguan dhe unë i thashë shoqes sime:– Shiko, nuk është se iu pëlqyem ne, thjesht na panë si më gjynahqaret këtu dhe na dhanë gotat -dhe filluam të qeshnim. Pas disa minutash, erdhi djali bjond që ishte më përpara dhe na tha: – Ne jemi ulur poshtë. Dëshironi të vini te tavolina jonë? Ne shkuam poshtë dhe aty u takuam me djemtë e tjerë. Aty ishte dhe ai për të cilin, që në momentin e parë që e pashë, mendova: “Unë do të bie në dashuri me këtë”.

Djemtë ishin nga Suedia dhe kishin ardhur me pushime në Dubai. Më pas, djali biond u largua dhe unë fillova të flisja me djalin që pëlqeja. Ishte brun, i veshur shumë bukur. Më pas, djali bjond erdhi me dy vajza të tjera shumë të bukura dhe djali që unë pëlqeja, iu afrua pak atyre. “E humba”, mendova. Më vonë ai m’u afrua edhe mua, më preku te faqet dhe më pyeti se pse isha aq e ngrohtë. E kuptova që edhe ai më pëlqente pak dhe isha duke përjetuar momente shumë të bukura. Shoqja ime u largua dhe më pyeti nëse do të shkoja me të.

Unë i thoja: “Të lutem, rri edhe pak se mua po më pëlqen shumë ky djali”, por ajo u largua dhe unë qëndrova vetëm. Në fund ata paguan dhe po largoheshin. Unë qëndrova aty. Ai erdhi dhe më pyeti: “A mund të të puth?”. Unë i drejtova faqen dhe ai më tha me një zë të ulët, të ëmbël: “Buzën” dhe më puthi në buzë. Ishte puthja më e ëmbël që kisha marrë ndonjëherë. As që e kisha imagjinuar ndonjëherë që të më pëlqente kaq shumë dikush në aspektin fizik sepse në aspekte të tjera nuk e njihja. Unë djemve gjithmonë u gjeja difekte, por me atë isha shumë e tërhequr, më pëlqente shumë. Ai më puthi dhe u largua. Aty unë shtanga dhe mendova: “O Zot, po sikur të mos kthehet më?!”. Prita disa minuta dhe ai u kthye e më tha: – Të lutem, eja me mua sonte.

Jam shumë i dehur dhe dua që dikush të kujdeset për mua. Unë i thashë: – Jo, më vjen keq, nuk vij dot. Nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë, të shkoja me një djalë që sapo e kisha njohur ne klub, por kur e pashë që po largohej, i kapa dorën dhe u largova me të. – Jam shumë i pirë, – më tha, por mua më dukej normal.

Morëm taksi dhe po shkonim te hoteli ku ai rrinte. Ai u ndal dy herë për të vjellë. Doja të shkoja t’i rrija afër, por nuk e bëra, duke menduar që ishte shumë herët për të bërë një veprim të tillë. Gjatë gjithë rrugës më pyeste se si ndjehesha, ndërkohë që ishte ai që ndjehej keq. Shkuam te hoteli ku rrinte… Ç’të shikoje! Një hotel me 5 yje, super luksoz. Njehesha shumë në siklet sepse nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të shkoja të flija me dikë që sapo e kisha njohur, por ai më pëlqente dhe çdo gjë e tij më bëri të ndjehesha shumë mirë. Nuk më zinte gjumi, ndërkohë që mbaja të shtrënguar dorën e tij dhe nuk fjeta fare, tërë natën. Në mëngjes ai u zgjua dhe unë e pyeta se si ndjehej. Më tha që nuk ndjehej mirë dhe se kishte pirë shumë. Aty më tha që ishte 37 vjeç dhe që kishte një kompani ndertimi. Pastaj erdhën shokët e tij në dhomë dhe unë e pyeta se deri kur do të rrinte.

Ai më tha: “Do të largohem “next Monday” (të hënën tjetër) dhe unë e mendova që ai do të largohej të hënën tjetër dhe jo të hënën që vinte. “Do rrike goxha!”, i thashë. U mundova t’i afrohesha dy herë, por po më rrinte larg. U ndjeva shumë keq, bëra dush dhe u largova. Kur po largohesha, më pyeti nëse kisha kaluar një natë të bukur. Unë i thashë që po dhe u largova me një ndjenjë trishtimi. Ishte djali i ëndrrave të mia deri në ato momente. Nuk gjeja asgjë që nuk shkonte tek ai. Më vonë u kujtova që të paktën t’i kisha dhënë numrin e telefonit tim sepse nuk i thashë as se te cili hotel punoja, por mendova: “Do t’i telefonoj te hoteli dhe do ta përshëndes një ditë tjetër”.

Ditën e hënë mora në telefon hotelin dhe ata më thanë që ai ishte larguar. Domethënë, unë isha ngatërruar; ai do të ikte këtë të hënë dhe jo të hënën tjetër. Fillova të qaja. E kisha humbur përgjithmonë dhe nuk i thashë se sa shumë më kishte pëlqyer dhe sa mirë isha ndjerë. Më ka ngelur peng dhe sot, pas një viti e gjysëm, unë përsëri e mendoj. Kam kontrolluar gjithandej në internet dhe rrjete sociale që ta gjej, por nuk e kam gjetur dot. Më ka mbetur vetëm një foto jo shumë e qartë e tij. Më thonë “it vvas meant to be like this” (ishte e shkruar të ndodhte kështu), por unë nuk e harroj dot. Lutem që të mund ta takoj ndonjëherë në jetë dhe t’i them se sa shumë e kam menduar. Ju lutem, më sugjeroni se si mund ta gjej. i vetmi informacion që kam është se ai quhet Robert, është 38 vjeç, brun dhe ka një kompani ndërtimi në Suedi

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 17 tetor 2024

Dashi

Parashikohet një ditë e mbushur me sukses sa i takon anës profesionale. Megjithatë duhet të mundoheni që të mos humbni përqendrimin, pasi nëse do të jeni të hutuar rrezikoni që të humbni një mundësi të mirë, për të çuar përpara propozimet e reja. Kjo e enjte është mjaft interesante për t’iu dedikuar familjes dhe njeriut tuaj të zemrës.

Demi

Parashikohen mundësi të shumta për tu përfshirë në eksperienca të reja interesante në vendin e punës. Do të befasoheni nga rigjetja e humorit. Mjaft të favorshme janë investimet lidhur me shtëpinë apo jetën në çift.

Binjakët

Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm dhe strategjik në vendin tuaj të punës, pasi në këtë moment parashikohen mundësi të reja për tu hedhur në veprim. Jini pozitiv, pasi një sjellje e nxituar mund t’iu përballë me sfida të vështira të cilat kërkojnë zgjidhje.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të jeni të dominuar nga një optimizëm i madh i cili do ju çojë drejt suksesit sa i takon jetës profesionale. Sa i takon dashurisë, duhet të jeni më kurajoz dhe të kurorëzoni një lidhje që zgjat prej kohësh.

Luani

Kjo e enjte ju fton që të mos lodheni shumë. Parashikohet që të përballeni me disa çështje tejet stresuese, të cilat do të vënë në provë durimin tuaj. Pikërisht për këtë arsye do të jeni në kërkim të stimujve të rinj sa i takon jetës profesionale. Në dashuri, nuk duhet të tregoheni të nxituar.

Virgjëresha

Delegojuani kolegëve tuaj çështjet më pak urgjente, pasi do të keni gjëra shumë herë më të rëndësishme për tu marrë. Këshillohet që të shfaqni përqendrim maksimal. Në raportin në çift parashikohen tensione.

Peshorja

Do të jeni shumë të kujdesshëm në vendin e punës, por bëjini sytë katër sa i takon çështjeve të parave. Në dashuri duhet të jeni më fleksibël, pasi shpesh kokëfortësia juaj shkakton përplasje.

Akrepi

Lini mënjanë zhgënjimet dhe negativitetin e muajve të fundit, pasi kjo e enjte sjell rinovime shumë të rëndësishme. Do arrini që të gjeni lumturinë dhe pozitivitetin, sa i takon sferës profesionale. Projekte të reja pritet që të konkretizohen.

Shigjetari

Shmangni sjelljet impulsive në dashuri, pasi diskutime të vogla mund të degjenerojnë shumë shpejt në konflikte të mëdha. Këshillohet që të veproni me sa më shumë diplomaci për të ruajtur një raport të rëndësishëm. Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme për të treguar kujdes për trupin tuaj.

Bricjapi

Nuk jeni shumë optimistë lidhur me një projekt të ri dhe gjithçka pasi e ndjeni që nuk keni të njëjtat mundësi me kolegët tuaj, shkruan noa.al. Duhet të jeni ju që të hidhni hapin e parë në momentin që nuk jeni të bindur. Më mirë një “jo” që në fillim, se sa të komplikoni jetën.

Ujori

Parashikohen takime të papritura, sidomos nëse bëhet fjalë për persona për të cilët ju ka rrahur zemra më parë, apo që keni kohë që nuk i shikoni. Mendohuni mirë para se të përfshiheni nga një melankoli e tepërt. Kjo pasi kjo periudhë parashikohet të jetë e mbushur me transformime dhe fitore.

Peshqit

Parashikohen mundësi të mëdha për të përmbyllur disa negociata të cilat vazhdojnë prej muajsh. Investimet në aktivitete të reja, do të rezultojnë mjaft të suksesshme. Në familje dhe dashuri, duhet të jeni më të komunikueshëm.

Breshëri plu mbash në Antwerp të Belgjikës, tre shqiptarë të ρIagosùr! Dy në gjendje të rë ndë

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot, më 16 tetor, në Antwerp të Belgjikës, ku tre shqiptarë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Shqiptarët e plagosur bashkë me një person tjetër janë arrestuar, raportojnë mediat belge.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje me të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se ngjarja mund te kete lidhje me pazaret e drogës.

Zona ku ndodhi ngjarja njihet kryesisht për prezencë të madhe kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, një bandë shqiptare droge u kap nga rruga “Jezus”, e cila furnizonte qendrën e qytetit me kokainë nga një apartament atje.

Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale, konfirmon: “Katër të dyshuar janë arrestuar. Tre prej tyre janë të lënduar, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën”.

Ende nuk dihet se kush ka qëlluar me armë zjarri dhe është pjesë e hetimeve.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen për mendimin negativ

Gjatë periudhës 22 shtator deri në 2 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për kryeministrin Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me mars 2024 është rritur me 7.7%.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se përqindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.

VIDEO/ “Vëllau, vëllaun nuk e sulmon”, ‘Dardanët’ kritikojnë FSHF-n: S’bëhet marrëveshje me hasëm shekullor!

Νë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova mposhti me rezultatin 3:0 Qipron në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve”.

Por gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as banderolat me mesazh nga ana e tifo grupit “Dardanët” kundrejt kreut të FSHF-së Armand Dukës lidhur me marrëveshjen mes Shqiprisë e Serbisë për të organizuar në këto dy shtete kampionatin botëror të moshave U-21.

Duke qenë se kjo është e vetmja kandidaturë për këtë kompeticion, pritet që UEFA të hapë dritën jeshile për këtë projekt që ka ngjallur shumë reagime si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7426300429820120325?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Fvellau-vellaun-nuk-e-on-dardanet-kritikojne-fshf-n-sbehet-marreveshje–i76690

Në Prishtinë, ultrasit “Dardanët” i dërguan një mesazh kreut të FSHF-së, Armand Duka.

“Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën”, shkruajnë tifozët.

FOTO/ Modelja e njohur ç mend rrjetin me ‘fotot bo mbë’, pozon nu*o në shtëpinë e saj!

Modelja Emily Ratajkowski, njihet për fotot hot të cilat poston shpesh në rrjetet sociale.

Mirëpo këtë herë ajo i ka habitur të gjithë teksa ka pozuar nudo në ambjentet e shtëpisë së saj.

Modelja ka zgjedhur të fotografojë reflektimin e trupit në xhamin e tualetit ku duken qartë format perfekte të saj të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.

Ajo ka shkrepur dhe disa selife teksa shihet e shtrirë në shtrat dhe mban me duar pjesën e gjoksit për të mos e shfaqur nga afër.

Të shumta ishin komentet të cilat e komplimentonin për dukjen perfekte të linjave të saj.

Emmi ju keni trupin më të mirë,” shkruante njëri;  “Mahnitëse,” shkruante një tjetër; “Perfeksioni,” shtoi një e tretë.

“Kërkoi ‘KOKËN’ e Shkëlqim Haklajt”, avokati: Ja provat që e FUNDOSIN përfundimisht Berishën!

Avokati Idajet Beqiri ka folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ai ka thënë në emisionin “Breaking” se përveç dosjes “Partizani” për të cilën Berisha sot është në arrest shtëpie, ai po hetohet edhe për vrasjet e “21 Janarit” dhe më e rëndësishmja për vrasjet e Haklajve, në Tropojë.

Sipas Beqirit, ka prova të forta që nxjerrin hapur rolin e ish-kryeministrit në këtë ngjarje. Për avokatin, këto 3 dosje mjaftojnë për ta dënuar Sali Berishën me burgim të përjetshëm.

Pse ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 Tetorin?

Për Berishën nuk është vetëm dosja ‘Partizani’. Kemi dhe vrasjet tronditëse në Tropojë. Për këtë dosje janë mbledhur të gjitha provat, kemi deklarimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes.

Nuk është provë vetëm ajo video, ku Berisha shfaqet me zë dhe figurë dhe thotë ‘Shkëlqim Haklajn do ma sillni gjallë a vdekur në Tiranë’, sepse i kishte prishur mitingun.

Në atë miting, e para ka dalë të flasë Liri Berisha, sepse Saliu kishte frikë mos e vrisnin. Në Tropojë nuk vrasin gra sepse është e ndaluar edhe me kanun, prandaj nxorën Lirinë.

Saliu ka dalë vetëm pasi mori garanci që nuk do e vrisnin. Por ata që ishin ulur krah tij, e dëgjuan mirë urdhrin e tij për Shkëlqim Haklajn. Dhe për fatin e zi të Saliut, ata tashmë i kanë dhënë deklarimet e tyre në SPAK.

Kështu që edhe për këtë dosje, provat janë mbledhur. Berisha do e ketë çështje të tretë këtë, pas ’21 Janarit’ dhe ‘Partizanit’. Kjo dosje e varros përfundimisht atë në burgim të përjetshëm”, tha avokati.

Aksioni opozitar zhvendoset në Strasburg/ Deputetët e opozitës, protestë përpara PE më 23 tetor

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg.

Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian. Bëhet fjalë përreth 30 deputetë të PD.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.