Rita Ora do publikojë këngë në gjuhën shqipe?

Së shpejti mund të kemi një surprizë nga këngëtarja shqiptare Rita Ora!

Ju kujtojmë se kur ajo pyetet për origjinën e saj, asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare. E kjo që thamë më sipër ka shumë lidhje me surprizën që ju paralajmëruam.

Kënga e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një këngëtare, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe. Këtë video e ka pikasur edhe Rita, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale.

“Ide e mirë. Qëndroni në pritje” shkroi Rita, duke na lënë të mendojmë se ajo mund të sjellë edhe versionin shqip.

Rita Ora do publikojë këngë në gjuhën shqipe?

Shoferët problematikë do të paguajnë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! (7 faktorët e rrezikut)

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku.

Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve.

1-Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.

2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.

3- Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.

4- Eksperienca në drejtimin e mjetit.

5- Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues

6- Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.

7- Vjetërsia e mjetit”, tha Kaçi.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do të ndikojë në ndërgjegjësimin e drejtuesve.

Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do ti ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.

NDODH në Stamboll/ Gruaja LIND fëmijën e 5-të në METRO pranë burrit, pasi nuk gjeti taksi!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Stamboll ku një grua shtatzënë, ka dashur të shkojë në spital me taksi me të shoqin kur kanë filluar dhimbjet e lindjes.

Në pamundësi për të gjetur një taksi, çifti mori metron.

Ndërsa dhimbjet e lindjes u shtuan në metro, shoferi ndaloi automjetin.

Gruaja turke, Hanife Mete solli në jetë djalin me ndihmën e bashkëshortit. Ato momente në metro u pasqyruan nga kamera./VoxNews

Duka tregon se cilin futbollist të Kosovës do të donte te kuqezinjtë: Me dëshirë do e merrja

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se edhe pse nuk ka mundësi, lojtarin e Kosovës që do ta dëshironte pjesë të “kuqezinjve” është Edon Zhegrova.

Në një intervistë televizive, Duka foli për ecurinë e Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se Dardanët mund të jenë ekip pretendent për Kupën e Botës 2026.

“Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, tha Duka.

Në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka nëntë pikë, tri më pak se liderja Rumania. Në nëntor, ekipi i Franco Fodas luan në Bukuresht dhe pret Lituaninë.

Artjola Toska në Big Brother Vip, Sinan Hoxha “habit” me deklaratën e tij, studio shpërthen nga të qeshurat

Sinan Hoxha u përfol të ketë qenë një nga këngëtarët i përzgjedhur për të marrë pjesë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi.

Ftesa iu dha në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.

Nga biseda e bërë, ofertës së bërë ai iu përgjigj:

“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”, tha Sinani.

Por për t’ia mbushur mendjen që të pranonte Sinanit iu bë me dije se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, pranoi që të merrte pjesë.

Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.

Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?

Edea: Po!

Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.

Edea: Vërtetë?

Sinani: Po, një muaj për ju.

Edi Rama “viral” me deklaratën për BRICS, ja si e komentojnë në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama jo rrallë herë ta tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar, si me deklaratat që bën por edhe nga aspekte të tjera si sjellja apo veshja jo konvencionale.

Këtë herë, një deklaratë e tij për organizatën ndërkombëtare BRICS.

Rama është pyetur se sa mundësi ka që edhe Shqipëria t’i bashkohet BRICS një ditë, dhe përgjigja e tij ka qenë e prerë, madje duke e quajtur tregun e përbashkët të shteteve që konsiderohen si “anti-perëndim”, si një “shaka”.

“Së pari, BRICS është një shaka. Së dyti, historia na ka mësuar në rrugën e vështirë se ka vetëm një vend ku mund të mbështetemi.

Kjo është Europa, Bashkimi Evropian. Ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit është një udhëtim i rëndësishëm me një qëllim të madh.

Nuk ka alternativë për këtë rrugë. Nuk ka tundim për të kërkuar diku tjetër sepse ne kemi qenë diku tjetër dhe e dimë se si është atje”, tha Rama.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendje të madhe dhe reagime të shumta, madje edhe nga një faqe e BRICS që shpërndan lajme rreth kësaj organizate.

BRICS, fillimisht i përbërë nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, është zgjeruar duke përfshirë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deklarata e Ramës, padyshim që ka ngjallur shumë pakënaqësi te mbështetësit e BRICS, por edhe pro-rusët që “gëlojnë” në Twitter (X).

Një vrimë g jigante në faqe”, hoqi tu morin, Kloe Kardashian zbulon fytyrën pas ndërhyrjes (FOTO)

Personazhi televiziv Kloe Kardashian së fundmi ka ndarë me ndjekësit foto të fytyrës së saj pas operacionit të heqjes së indit kanceroz.

40-vjeçare ka sqaruar se i është dashur të marrë mbushëse pasi ndërhyrja i ka lënë një gropë gjigande në faqen e saj të djathtë.

Ndër të tjera Kloe ka shpjeguar edhe arsyen e largimit kaq të gjatë nga televizoni duke thënë se i është dashur të merret me shëndetin e saj deri në momentin që mjeku i ka komunikuar dritën jeshile.

“Duhej të siguroheshim që çdo gjë mjekësore të ishte e sigurt derisa mjeku më dha dritën jeshile”.

Kardashian ndau imazhe para dhe pas të gropëzës në faqen e saj pas një raundi injeksionesh.

Ajo e zbuloi gungën në fytyrën e saj në vitin 2023 dhe vuri re që ajo kishte 7 muaj që nuk largoi kështu që vendosi të bënte një biopsi.

"Një vrimë gjigante në faqe", hoqi tumorin, Kloe

Në moshën 9-vjeçarë Kloe kishte pasur një melanomë në shpinë të cilën i është dashur gjithashtu  ta heqi.Ajo gjithashtu dokumentoi procedurën gjatë sezonit të tretë të “Kardashians”, duke vënë në dukje se doktorit iu desh të hiqte një pjesë më të madhe se sa ishte planifikuar fillimisht. Kardashian gjithashtu u bëri thirrje fansave të saj në rrjetet sociale që të jenë të qëndrueshme me sprovat e tyre.

“Kurrë nuk e imagjinoja që ky mostër e vogël do të kthehej në kancer të lëkurës ,” shkroi ajo në një postim në Instagram në vitin 2023. ” Dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha shkuar te mjeku për ta kontrolluar atë,” u shpreh ylli televiziv.

Nervozohet Luizi: Më keni përdorur, keni përfituar nga unë, heshta sepse…

Luiz Ejlli ka vendosur të flasë. Ai ka reaguar në rrjetet sociale përmes një fotoje të re, të shkrepur gjatë xhirimeve për klip, por me fjalë të drejtpërdrejta dhe të ashpra.

Pas vendimit të gjykatës së Fierit që e ka dënuar atë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luizi duket i prekur nga lajmet dhe reagimet dhe shkruan:

“E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dali jashtë”.

Nervozohet Luizi: Më keni përdorur, keni përfituar nga unë,

Çelja e grup-kapitujve të parë, Rama: Në 2030 do ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel

Një ditë pasi Shqipëria çeli 5 grup-kapitujt e parë për negociatat dhe anëtarësimin drejt BE-së, me konferencën ndërqeveritare të Luksemburgut, kryeministri Edi Rama e ka kujtuar me një postim aspak të zakontë.

Ai e ka nisur ditën e 16 Tetorit duke e quajtur një “krenari të paharrueshme” me postimin në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar”.

Ai shprehu bindjen se në fund, “Shqipëria 2030 do e ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Brukselit në BE”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“MIRËMËNGJES

dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”.