“Kam nevojë për një f emër që…”/ Ja çfarë thoshte Luizi 12 vite më parë

Luiz Ejlli është padiskutim personazhi më i dashur dhe komentuar që pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 2,” ku u shpall fitues në vetëm pak javë nga nisja e programit.

Rrugëtimi i tij në këtë spektakël të madh ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe mënyrën se si publiku shqiptar e sheh dhe e vlerëson atë.

Me talentin e tij në muzikë dhe aftësinë për të përcjellë emocione të forta, Luizi ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve.

Duke rikujtuar karrierën e tij muzikore, një nga këngët që ka shënuar një moment të rëndësishëm për Luiz Ejllin është bashkëpunimi i tij i 12 viteve më parë, “Rudi & Luiz Ejlli.”

Në këtë këngë, Luizi shprehej me vargjet: “Kam nevojë për një femër që di të dashurojë,” duke përcjellë një mesazh për dashurinë.

Sot, 12 vite më vonë, jeta e tij ka marrë një kthesë të madhe. Luiz Ejlli tashmë e ka gjetur atë që dikur ëndërronte. Kiara Tito, partnerja e tij e dashur, është femra që jo vetëm e ka kuptuar, por edhe e ka dashuruar me gjithë zemër. Marrëdhënia e tyre u forcua pas “Big Brother VIP,” dhe më pas erdhi në jetë edhe vajza e tyre e parë, Luna Mari, e cila është simboli i dashurisë dhe përkushtimit të tyre.

Nëpërmjet këtij rrugëtimi, Luizi na tregon se si jeta mund të të surprizojë dhe të të sjellë atë që gjithmonë ke kërkuar, madje kur më pak e pret.

Ai është dëshmi se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe se dashuria e sinqertë është e mundur për këdo që e kërkon me zemër të hapur.

Me djalin duke u falur, Sinan Hoxha ndan foton e veçantë familjare në Xhaminë e Namazgjasë

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij disa momente të veçanta nga vizita e tij në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, një nga xhamitë më të reja që sapo ka hapur dyert për besimtarët. Kjo xhami, e cila u inaugurua para pak ditësh, është një hapësirë e rëndësishme për komunitetin mysliman dhe qytetarët e Tiranës, duke ofruar një vend për lutje dhe bashkëngjitur një ndjenjë komuniteti.

Sinani ka postuar në rrjetet sociale një foto të djalit të tij duke bërë lutje në xhami, një moment që tregon thellësinë e lidhjes së tij me besimin dhe traditat. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vlerat familjare dhe rëndësinë e edukimit të fëmijëve në një mjedis besimtar.

Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë ishte një ngjarje e veçantë, e cila mori pjesë edhe nga figura të njohura, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili theksoi rëndësinë e ndërtimit të hapësirave për besimtarët dhe ruajtjen e traditave fetare. Kjo xhami jo vetëm që do të shërbejë si vend lutjeje, por gjithashtu do të kontribuojë në forcimin e bashkësisë dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative.

Vizita e Sinan Hoxhës në këtë xhami tregon se si figura të njohura në art mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave kulturore dhe fetare. Ai është një shembull i mirë për ndjekësit e tij, duke inkurajuar ata të lidhin besimin me jetën e përditshme dhe të angazhohen në aktivitete që promovojnë paqen dhe harmoninë.

Xhamia e Namazgjasë, me arkitekturën e saj moderne dhe hapësirat e gjera, pritet të bëhet një qendër e rëndësishme për besimtarët në Tiranë. Ajo ofron një ambient të qetë për lutje dhe meditim, si dhe një mundësi për të organizuar ngjarje të ndryshme shoqërore dhe kulturore. Sinan Hoxha dhe familja e tij, duke vizituar këtë xhami, kontribuojnë në njohjen dhe mbështetje të këtyre iniciativave, duke u bërë një pjesë aktive e komunitetit.

Të Shpëtojmë Jetën e Vinsentit

“Dua t’i kthehem jetës sime normale ” – Fjalët Vinsentit mbajnë një peshë të madhe. Papritur, ai shtrihet në spital dhe diagnostikohet me leuçemi . Familja e tij është ende në shok nga ky lajm tronditës, pasi Vinsenti duhet të udhëtojë menjëherë jashtë vendit për një trajtim të specializuar .

Shpenzimet spitalore janë të larta, por së bashku mund ta ndihmojmë Vinsentin të kalojë këtë sprovë që Zoti i ka vendosur në rrugën e tij . Trajtimi kushton 95,000 €, dhe çdo ndihmë që mund të ofrojmë është një hap më afër kthimit të tij në një jetë normale.

Lutemi të na bashkoheni në këtë betejë për t’i dhënë Vinsentit mundësinë të rifillojë jetën e tij, e cila është përmbysur dhe po rrezikon të humbasë . Çdo kontribut, sado i vogël, bën një ndryshim të madh për të .

Kjo fushatë drejtohet nga FN Foundation & Fundjavë Ndryshe. Fondacioni Fundjavë Ndryshe, me seli në Tiranë, Shqipëri, është shumë i njohur dhe ka trajtuar më shumë se 300 raste shëndetësore, duke i dërguar pacientët drejt spitaleve jashtë vendit për të marrë mjekim të specializuar. Fondacioni është një organizatë bamirësie që ka ndihmuar mijëra familje në nevojë përmes aktiviteteve të ndryshme humanitare, si sigurimi i ushqimit, strehimit dhe kujdesit shëndetësor për ata që janë më të pambrojturit në shoqërinë tonë.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të shpërndajmë këtë postim sa më shumë, në mënyrë që kushdo që ka mundësi të ndihmojë .

This campaign is led by FN Foundation & Fundjavë Ndryshe. Fundjavë Ndryshe, based in Tirana, Albania, is well-known for having treated over 300 health cases by sending patients to specialized hospitals abroad. The foundation is a charitable organization that has helped thousands of families in need through various humanitarian activities, such as providing food, shelter, and medical care for the most vulnerable in our society.

We urge everyone to share this post as widely as possible, so that anyone who can help has the opportunity to do so .

https://www.gofundme.com/f/Helpvinsentit

Rama: Më duhet mandati i katërt, kam punë për të mbarùar!

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të mos kandidojë për një mandat të katërt, pasi ka ende punë për të bërë.

“Plani është që të kandidoj. Por ka ende kohë deri atëherë. Besoj se më duhet të kandidojë sepse ka punë për të mbaruar. Dhe në këto tre mandate kemi bërë gjëra të mrekullueshme”, tha Rama në një intervistë për Reuters.

“Shqipëria nuk ishte në hartë. Shqipëria bëhej lajm vetëm për lajme të këqija. Ndërsa tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mirë dhe një ëndërr, por jo realitet”.

“Pastaj, është edhe kjo faza e luftës kundër korrupsionit, që duhet të bëhet e pakthyeshme. Dhe me objektivin potencial për të ngritur flamurin tonë në Bruksel brenda kësaj dekade ia vlen të kandidosh për një mandat tjetër. Pastaj njerëzit do ta vendosin”, tha Rama.

“Nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”, reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorùr e përfituàr nga unë, por…

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 3”, Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që kishin në fokus jetën dhe aktivitetin e tij.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.

Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij dhe reagimet e mëpasme.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani. Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.

Pavarësisht situatës, Luizi duket se ka zgjedhur të mbajë qetësi dhe të mos lejojë që “egërsia e tij e brendshme” të shpërthejë.
Reagimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë maturie dhe kontrolli emocional përballë sfidave të tij personale.

https://www.instagram.com/p/DBKBNyiIYcG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=231c81bc-9c7c-4ecb-b6f9-7dc0d0b94587&ig_mid=078B813E-F1BF-4CCC-8644-B533B8714326

Fitoi betejën me sëmùndjen, Çiljeta Xhilaga ndan momentin e ëmbël me nënën

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljet Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

Pak javë më parë, nëna e saj, Majlinda Xhilaga ndau në rrjetet e saj sociale lajmin e mrekullueshëm se kishte fituar betejën me sëmundjen.

Sot, Çiljeta ka ndarë një foto me nënën e saj teksa konsumojnë kafe. “Mama Linda”, shkruan ajo krahas fotos.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në fermë, Çiljeta tha se dëshira e saj është shumë e madhe për tu rikthyer në muzikë dhe skenë, por gjithashtu në planet e saj dhe partnerit të saj është të bëhen prindër të një vajze.

Tërmeti në Turqi, ja si shêmbet ndërtesa në Malatya (Video)

Raportohet se nga tërmeti i sotëm në Turqi është shembur një ndërtesë.

Siç raporton mediumi turk ‘Tyrkije Today’, kamerat kanë kapur momentin kur një ndërtesë u shemb gjatë tërmetit në Malatya.

Në po të njëjtin qytet, edhe vitin e kaluar ndodhi një tërmet i madh ku la edhe të vdekur e shtëpi të rrënuara plotësisht.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima.
“Ne nuk kemi marrë asnjë raport për ndonjë problem deri më tani,” tha kryetari i bashkisë së Malatya, Sami Er për agjencinë shtetërore Anadolu, duke shtuar se zyrtarët ende po vlerësonin dëmet e mundshme në zona më të largëta.

Spikeren e zë pàniku në mes të transmetimit live, ja si trònditet studio gjatë Iëkundjeve të tërmetit (Video)

Një spikere përjetoi momente paniku gjatë transmetimit live, ndërsa tërmeti 5.9 goditi Turqinë këtë mëngjes. Në video duket studioja që tronditet gjatë lëkundjeve të tërmetit.

“O zot, vazhdon akoma, djema…”, thotë spikerja, ndërsa nuk ka lëvizur nga karrigia

Kliko për të parë videon:

Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya: bëri një deklaratë pas tërmetit që u ndje edhe në Diyarbakır dhe Elaziğ: Ka një shembje të pjesshme në gjithsej 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ. Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.

Mbylli hetimet për Sali Berishën, dhëndrin e tij dhe 3 të pandehùr të tjerë, SPAK zbùlon akuzat

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar pasi mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehur të tjerë, duke zbuluar akuzat ndaj tyre.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020, ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datë 15.10.2024), kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në ngarkim të të pandehurve si vijon:

Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Analiza e “Politico”: Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë, mund t’i duhen dekada për t’u anëtarësuar në BE

Media e njohur “Politico” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë pas hapjes së grup kapitujve të parë për integrimin në BE. “Vendi ballkanik, të cilit iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014, mbajti konferencën e parë të anëtarësimit me BE-në në korrik 2022, por hapja e grupit të parë shënon një hap të madh përpara për t’u bashkuar me bllokun. Negociatat e së martës kishin për qëllim vlerësimin e përputhjes së Shqipërisë me kriteret e BE-së në fusha të politikave si funksionimi i institucioneve demokratike, gjyqësori dhe të drejtat themelore, kriteret ekonomike, prokurimi publik dhe kontrolli financiar. “Për momentin jemi në rrugë me ide shumë të qarta, me një vullnet shumë të fortë dhe nuk ka dyshim se do të arrijmë atë që duhet të arrijmë, që është Shqipëria në BE deri në vitin 2030”, tha kryeministri Edi Rama.

Delegacioni i BE-së, i udhëhequr nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, në emër të presidencës hungareze të BE-së, e quajti gjithashtu konferencën një “piketa të rëndësishme” në proces. Megjithatë, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, pasi bisedimet e pranimit mund të zgjasin për dekada. Merrni Malin e Zi: vendi fqinj është shumë përpara në proces, por edhe pse ata hapën kapitullin e tyre të parë 12 vjet më parë, ata kanë ende 30 kapituj nga 33 për të mbyllur. BE-ja tani ka vendosur standarde të përkohshme – veçanërisht në kapitujt e sundimit të ligjit – që duhet të përmbushen përpara se të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e negociatave”, përfundon shkrimin Politico.