Kristjan Asllani cilësohet si futbollisti i ndjeshjes së sotme ndaj Gjeorgjisë. Përveç paraqitjes fantastike, ai shënoi edhe një super gol që i dha fitoren kombëtares shqiptare.
Një fitore e rëndësishme ndaj kundërshtarit që konsiderohet si më i forti i grupit të Nations League.
Pa dyshim që e sotmja është një natë feste për Asllanin dhe shokët e tij të ekipit, por pikërisht në këtë ditë, në portalet sportive qarkullon edhe një lajm jo kaq pozitiv për të.
Sipas Calciomercato.com, ekipi i Interit ka nisur kërkimet dhe është shumë pranë gjetjes së zëvendësuesit të Asllanit.
Madje ka dhe një emër. 20-vjeçari që flitet se do të zëvendësojë Asllanin në mesfushë është Reda Belhyane.
Megjithatë, mesfushori shqiptar është vetëm 22-vjeç, dhe ku i dihet, ndoshta fati dhe paraqitjet si kjo e sotmja, do e çojnë në një ekip shumë herë edhe më lart se Internazionale Milano.
Partia greke PASOK vendosi të dielën t’ia lërë edhe një herë në dorë drejtimin politik Nikos Androulakis.
45-vjeçari mori 59,9 për qind të votave të hedhura nga mbi 213 mijë anëtarët e partisë, ndjekur nga rivali i tij, kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas me 40,1 për qind.
“Sot nuk ka fitues apo humbës. Kohët e vështira për PASOK-un i kemi lënë pas dhe kohë më të mira na presin. Do bëj gjithçka do të jetë në fuqinë time për t’i dhënë fund dominancës së Demokracisë së Re, sa më shpejt. Partia jonë e ka për detyrë të rikthejë shpresën dhe t’i japë një qëllim popullit grek, sidomos brezit të ri,” premtoi Androulakis.
Ndër synimet e tij politike janë rivitalizimi i sistemit shëndetësor, mbrojtja e të drejtave të punësimit dhe strehim më i përballueshëm për të gjithë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e uroi kundërshtarin e tij dhe raportohet se e ftoi për një takim së bashku.
Aleanca politike PASOK–Lëvizja për Ndryshim u krijua në vitin 2018 si një grupim i qendrës së majtë. Në zgjedhjet europarlamentare të qershorit 2024, lëvizja siguroi vetëm 10 për qind të vendeve në parlamentin grek dhe 3 nga 21 karriget e eurodeputetëve në Bruksel.
Androulakis shpalli zgjedhjet e reja pas presionit të brendshëm për largimin e tij.
Tifozët shqiptarë që ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares, raportohet se janë sulmuar nga tifozeria vendase.
Sipas gazetarit Erion Todhe që ndodhet në Tbilisi, ultrasit vendas të Gjeorgjisë, kanë goditur një tifoz të Shqipërisë, teksa “Tifozat Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.
“Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për tu shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpreësojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë”, tha ai.
Ndeshja e Ligës së Kombeve, Gjeorgji-Shqipëri, luhet këtë të hënë në orën 18:00.
Kanye West po përballet me akuza të reja alarmante në një padi të përditësuar të ngritur nga ish-asistentja e tij, influencuesja Lauren Pisciotta, e cila e ka akuzuar reperin për ngacmim seksual dhe përndjekje gjatë punësimit të saj midis 2021 dhe 2022.
Padia prej 88 faqesh, paraqet disa pretendime shqetësuese, duke përfshirë detaje tronditëse rreth sjelljes së West ndaj gruas së tij tani, Bianca Censori.
Sipas Pisciotta-s, West kishte një “ngërç” të veçantë, ku ai shpesh fantazonte të bënte seks me nënat e grave me të cilat ishte përfshirë.
Një nga këto raste dyshohet se ka përfshirë Censori, e cila në atë kohë nuk ishte gruaja e tij, por e përshkruar në padi si një “pjesëmarrëse e një feste seksi” dhe punonjëse.
Më 28 shtator 2022, West thuhet se i dërgoi Pisciotta-s një pamje nga ekrani i një bisede që kishte me Censori, në të cilën ai shprehte dëshirën e tij për të bërë seks me nënën e saj, Alexandra.
Padia pretendon se West shkroi një mesazh: “Dua të bëj seks me mamanë tuaj, para se ajo të largohet”.
West më pas dyshohet se e pyeti Pisciottën nëse ai duhet t’i sqaronte Censorit se donte që ajo të ishte dëshmitare e aktit.
Në atë kohë, Censori ishte në SHBA me një vizë pune, me nënën e saj nga Australia.
Pisciotta pretendon se Censori ndihej nën presion për t’iu përgjigjur mesazheve të West, si pjesë e ruajtjes së statusit të saj të punës dhe të vizave.
Padia detajon raste të mëtejshme të sjelljes së supozuar grabitqare të West.
Në një mesazh tjetër nga 13 shtatori 2022, West thuhet se i dërgoi mesazhe Pisciotta-s për fiksimin e tij me një modele të paidentifikuar të modës në listën A, duke sugjeruar që ajo të modelonte për fushatën e tij të syzeve të diellit. Ai dyshohet se e pyeti Pisciottën se si t’i tregonte modeles se ishte “i vendosur” të bënte seks me nënën e saj.
Padia akuzon gjithashtu West se ka përdorur lidhjet e tij në kompani të mëdha si Adidas dhe Gap për të siguruar viza pune për gratë, duke përfshirë Censori, nën tituj të dyshimtë të punës, vetëm për t’i shfrytëzuar ato seksualisht.
Shumë nga këto gra, pretendon padia, u detyruan të nënshkruanin marrëveshje mos-zbulimi.
Pisciotta pohon se takimet seksuale midis West dhe punonjësve, së bashku me individë të tjerë, ndodhën në zyrën e tij Yeezy në Los Angeles, ku dhomat e gjumit të improvizuara ishin vendosur me dyshekë në dysheme./DailyMail
Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me arsyetimin se hapën në Instagram një faqe me meme ku denigronin figurën e mësuesve dhe drejtoreshës së shkollës.
Dy prindër treguan për gazetarët e Fiks Fare se fëmijët e tyre u përjashtuan pa asnjë provë , me arsyetimin se ata hapën faqe memesh për stafin pedagogjik të gjimnazit “Oso Kuka “ në Shkodër.
Nora Skollaj tregon se vajza e saj maturante është përjashtuar me arsyetimin se ajo ka thënë për drejtoreshën se merr para, por nuk ka asnjë provë se këto postime i bëri vajza e saj.
“Në fillim na thanë se emrati çoi policia, më vonë kuptuam se ishte vetëm presion, policia nuk solli asnjë emër dhe vajza u përjashtua padrejtësisht” thotë znj.Nora.
Ajo tregon se ka vajtur në shkollë, por drejtoresha i quan fëmijët kriminela pa asnjë fakt. Ndërkohë 3 maturantët sot qëndrojnë në shtëpi.
Babi i një tjetër maturanti, Ferit Rranxa, tregon se kurrë djali i tij nuk ka patur probleme në shkollë, por është nxënës i mirë dhe me sjellje shumë të mirë. “Tani drejtoresha na i bëri fëmijët kriminela kot, s’kanë asnjë faj” thotë z.Ferit.
Prindërit të cilëve drejtoresha u tha se hetoi policia dhe nga aty dolën emrat shkuan në polici dhe prokurori për t’u interesuar për çështjen, por këto institucione nuk kishin dijeni për situatën dhe rastin.
Emisioni Fiks Fare solli një audio inçizim , në të cilin drejtoresha akuzon fëmijët se e kanë prek në familje dhe kanë bërë postime sikur ajo merr para. “Ju do përjashtoheni, ju e keni bërë, ju më keni prekur familjen dhe jeni kriminela “ dëgjohet të thotë drejtoresha.
Ndërkohë për vajzën e përjashtuar, thotë se ajo është llafazane, rrenacake dhe pise.
Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollë të merrnin një përgjigje nga drejtoresha , nëse ka fakte se faqja në instagram u hap pikërisht nga këta fëmijë dhe kush i dokumentoi ato. Por drejtoresha nuk u ndalua për gazetarët, ajo i dha biçikletës me shpejtësi dhe u largua.
Ndërkohë që për emsiionin investigative është përgjigjur Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë e cila thotë se ka marrë dijeni për rastin nga prindërit e fëmijëve të përjashtuar, se ky është një vendim i shkollës dhe nuk ka dijeni që çështja të jetë as në polici dhe as në prokurori.
Ardian Ismajli po kalon momentin më të mirë të karrierës. Përveçse është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek Empoli, mbrojtësi po spikat mes më të mirëve në Serinë A.
Shqiptari shpesh është zgjedhur në formacionin e javës në këtë fillim sezoni, duke bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube.
Prej ditësh përflitet për një interesim konkret të Juventusit, që dëshiron të afrojë në merkaton e janarit, pasi humbi mbrojtësit Bremer për shkak dëmtimi.
Por, duket se torinezët nuk janë të vetëm në garë për Ismajlin. Futbollisti kuqezi ka përfunduar edhe në orbitën e Interit, sipas raportimeve nga mediat pranë klubit milanez.
Zikaltërit do të humbasin në fund të sezonit dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Accerbi dhe De Vrij, prandaj kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues.
Ismajli pëlqehet nga drejtuesit, për shkak të sigurisë që jep në prapavijë, por edhe për faktin se klubit nuk do i duhet të paguajë ndonjë shifër shumë të lartë.
28-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Empolin, me të cilët gjithashtu është në bisedime për rinovimin.
Richard Grenell, Donald J Trump Jr dhe Kimberly Guilfoyle, tre personazhe tepër të njohur mes republikanëve në SHBA, do të zhvillojnë një takim me shqiptarët e amerikës, në kuadër të fushatës për t’i bindur ata të votojnë Donald Trump.
Takimi do të mbahet me komunitetin e shqiptarëve në Detroid, të mërkurën më datë 18, me ndihmën e këngëtares Bleona Qerreti, të cilën e kemi parë pranë Grenell edhe në momente të tjera.
Ylli Limani do të jetë aty për të performuar muzikën e tij për shqiptarët, teksa Grenell dhe djali i ish-presidentit amerikan do të kërkojnë votën e shqiptarëve.
Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell është një personazh kontrovers në sytë e shqiptarëve, shpesh i akuzuar për lidhjet e tij të “nëndheshme” me personazhe të dyshimtë në Beograd dhe më tej.
Donald J Trump Jr, djali i Donald Trump po ashtu do të jetë i pranishëm në këtë takim. Ai është tepër aktiv në fushatën e babait të tij, si në rrjetet sociale dhe në terren.
E pranishme në këtë takim do të jetë edhe Kimberly Guilfoyle, ish- prokurorja e Los Angelesit, dhe ish-bashkëshortja e guvernatorit demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom.
Një moment i tensionuar ka ndodhur mes aktoreve Nicole Kidman dhe Salma Hayek në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të Balenciaga, kur aktorja australiane duket se refuzoi përpjekjet e Hayek për një foto së bashku.
Në një klip viral që ka ngjallur debat të madh, dy aktoret qëndruan përballë një grupi fotografësh së bashku me këngëtaren Katy Perry përpara se Hayek, të shfaqej duke u përpjekur të tërhiqte Kidman-in, e cila ishte kthyer me kurriz nga kamerat, duke i vendosur dorën në krahun e saj.
Kidman, me një sjellje krejt të pazakontë, e shtyu duke i thënë “Mos më prek”.
Fotografi pas kamerës më pas tha: “Zonja, ju lutemi”, përpara se të kërkonte që Kidman dhe Hayek të pozonin së bashku.
Kidman nuk e detyroi dhe përkundrazi e puthi Katy Perry-n e cila u largua befas nga zhurma e shtypit dhe e të famshmëve. Ndërsa ajo u largua, Kidman dhe Hayek u duk se shkëmbyen disa fjalë të fundit.
Një zë, me sa duket i Kidman-it, dëgjohet duke thënë, “nuk të duhet”, të cilit Hayek i tha: “Po, të lutem, është mirë”.
Fansat nuk kanë ngurruar të kritikojnë ashpër sjelljen e Kidman, duke e quajtur atë si të “vrazhdë”.
I am team #Salmahayek 💯. I’ve met Nicole before and she is a snob. A typical entitled Hollywood snob! Most likely she is drunk or high here.. we will never know. pic.twitter.com/0WrjRHPiJn
Sot ka qarkulluar lajmi se gazetari Eno Popi është ndarë nga bashkëshortja e tij që prej një viti. Thashethemet për një ndarje, sipas tyre, kishin mbetur të heshtura prej kohësh dhe tani po dilnin në sipërfaqe.
Por përmes një deklarate të shkurtër, Eno Popi i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura.
Lajmi për ndarje kishte shqetësuar të dy palët, duke nxitur kështu edhe reagimin e gazetarit, i cili kontaktoi me gazetarët e Pamfletit. Ai thotë se me bashkëshorten marrëdhënia vazhdon të jetë e shëndetshme dhe vetëm distanca Shqipëri-Kanada ka bërë që të gjenden larg njëri-tjetrit.
Sipas gazetarit, çifti nuk ka menduar kurrë ndonjëherë të ndahet dhe të dy vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien dhe martesën me të njëjtin ritëm.
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të mos kandidojë për një mandat të katërt, pasi ka ende punë për të bërë.
“Plani është që të kandidoj. Por ka ende kohë deri atëherë. Besoj se më duhet të kandidojë sepse ka punë për të mbaruar. Dhe në këto tre mandate kemi bërë gjëra të mrekullueshme”, tha Rama në një intervistë për Reuters.
“Shqipëria nuk ishte në hartë. Shqipëria bëhej lajm vetëm për lajme të këqija. Ndërsa tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mirë dhe një ëndërr, por jo realitet”.
“Pastaj, është edhe kjo faza e luftës kundër korrupsionit, që duhet të bëhet e pakthyeshme. Dhe me objektivin potencial për të ngritur flamurin tonë në Bruksel brenda kësaj dekade ia vlen të kandidosh për një mandat tjetër. Pastaj njerëzit do ta vendosin”, tha Rama.