Përçahet Partia e Lirisë / Ilir Meta përjashton Braimllarin, jep dorëheqjen edhe si kreu i këshilltarëve në këshillin bashkiak

Përçahet opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Endri Braimllari është larguar nga Partia e Lirisë pas përplasjes me Ilir Metën.

Kjo situatë në Partinë e Lirisë që e ka zanafillën te ndarja si në jetën personale dhe në politikë e Monika Kryemadhit me bashkëshortin e saj Ilir Meta, ka kulmuar në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, mbajtur më 1 tetor 2024, ku është marrë vendimi për përjashtimin e Endri Braimllarit nga kjo strukturë politike.

Si pasojë, Braimllari ka kërkuar largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në një komunikim zyrtar drejtuar Romina Kuko, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur, duke shprehur angazhimin e tij për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Tiranës dhe për të krijuar mundësi të reja për ta.

“Të nderuar,

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.

Ju uroj punë të mbarë,

ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË

ENDRI BRAIMLLARI,” shkruan Braimllari.

Videoja që u shpëtoi mediave, çfarë ndodhi mes Arbër Hajdarit dhe Erdogan?

Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për Xhaminë e Namazgjasë, në Tiranë mori fund.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Regep Tayp Erdogan prenë inaguruan disa ditë më parë xhaminë më të madhe në Ballkan.

Shumë qytetarë kërkuan të bënin foto me presidentin e Turqisë, ndër ta ishte edhe drejtuesi i “Fundjavës Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Në një video e cila qarkullon në rrjet, Erdogan e përkëdhel Arbër Hajdarin, i cili bisedon me presidentin turk.

Kujtojmë se xhamia e ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, themelet e të cilës u hodhën në 2015 u hap sot për të gjithë besimtarët myslimanë.

Xhamia do i shërbejë 10 mijë besimtarëve dhe kujdestar do jetë kryemyftiu i TiranësBilal Teqja./VoxNews

U bë e famshme në “TikTok”, nusja nga Mallakastra dy javë pas dasmës shkon në TELEVIZON për të ndarë burrin!

Të gjithë e dinë që pas dasmës vjen muaji i mjaltit, mirëpo ky nuk është rasti i Briseldës nga Mallakastra e cila pas kurorëzimit ka kërkuar live në studio që të ndahet nga bashkëshorti i saj.

Briselda një personazh mjaft i njohur në rrjetin social “TikTok”, dy javë më parë celebroi dashurinë e saj me një djalë më të vogël në moshë se ajo.

E pasi e ekspozoi martesën në rrjetet sociale shumë komentues e kanë kritikuar dhe paragjykuar, madje disa edhe e kanë mallkuar duke mos kursyer as djalin e saj të mitur.

Kjo situatë e ka prekur mjaft Briseldën e cila prej vitesh jeton në Amerikë dhe ka marrë vendimin e vështirë për të ndërprerë martesën me “princin e saj të kaltër”, ashtu si dhe ajo i referohet bashkëshortit të saj.

Unë jam martuar para dy javësh me një djalë që e dua shumë. Jam 36 vjeçe. Kam ardhur sot këtu se dua të ndahem nga burri. E kam marrë me dashuri, të dy duhemi shumë, por opinioni publik komentet negative më kanë sulmuar mua. Unë personalisht nuk e përballoj dot më.

Unë kam jetuar jashtë shtetit, Amerikë, nuk ka paragjykime kurse këtu po has shumë paragjykime.

Mua po më shqetësojnë shumë. Janë sepse ai është më i vogël se unë. Kanë arritur deri aty, të vdektë djali, të vdektë burri. Jam aq e trishtuar sa këtë gëzim të madh ma kanë kthyer në një trishtim të madh. Kam një djalë 9 vjeç, kam qenë e martuar më parë me një doktor, ai ishte më i madh se unë.

Kur do e kuptojnë shqiptarët se njerëzit kanë jetën e tyre dhe le të martohen me kë të duan”, tha ajo teksa më tej bëri me dije se në ditën e saj më të lumtur familjarët, fisi, për shkak të paragjykimeve nuk shkuan në dasmën e saj.

Nuk erdhën në dasëm, njerëzit që unë kam respektuar nuk erdhën. Pse na turpërove që u martove me një më të vogël më thanë”, tha ajo.

Tr agjike! Makina përpIàs për v* ekje 15-vjeçarin shqiptar në Itali teksa po kalonte vijat e bardha(EMRI)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

I mituri, i identifikuar si Roel Abedoni, humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë.

Ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Premtimi i Berishës, ‘Nëse opozita fiton zgjedhjet, rroga minimale do të bëhet 500 euro

I kam dëgjuar këto dy ditë avoketërit e hajnisë së qeverisë, së hajdutëve qeveritarë të shtrojnë pyetjen, po ku kur ishte vetë pse nuk i bëri.

U them këtyre zotërinjve, e turpëroni veten. E poshtëroni veten, sepse ky kur ishte në pushtet ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë, por dyfishoi rrogat, i mbidyfishoi me 120-130 për qind.

Ky kur ishte në pushtet dyfishoi pensionet dhe ndihmën ekonomike, dhe ndërtoi 1300 shkolla, kopshte dhe spitale.

“Pr**titùcioni apo faIsifikimi”/ Dënimi me b urg për Luiz Ejllin, nuk përmbahet Dea Mishel, ja reagimi i saj

Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ka komentuar vendimin, madje e ka ndarë edhe në rrjetet sociale.

“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”

Edhe pse loja mbaroi dhe gjithçka e thënë brenda shtëpisë së madhe duket të mbetej aty, duket se gjërat nuk janë ashtu për Luizin dhe Dean. Kujtojmë se në një koncert nga qyteti i Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

Për këtë reagoi në Instagram Dea Michel, e cila shkroi se është e turpshme që ai e ka sharë nga familja. Duket se raporti i tyre është i krisur e nuk ka mundësi rikuperimi!

“Dashuria për MOTORIN i mori jetën SHQIPTARIT nga Kosova”, video e TRISHTË e babait të tij!

Një i ri nga Kosova humbi jetën ditën e djeshme pasi u aksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.

I riu ishte nga qyteti Pejës dhe quhej, Andi Murati.

Pas vdekjes së tij “Peja News” ka postuar dy video në Facebook, ku i ndjeri shihet duke ngarë motorin.

Në videon tjetër është babai i tij i cili e shikon motorin në ambientet e banesës së tyre dhe largohet i trishtuar.

VIDEO

“Rrija pa bukë e cigare që…”, shqiptari rrëfen mashtrimin nga pogradecarja: Më mori 14 mijë euro!

Në news 24 është trajtuar historia e një të riu i cili është mashtruar nga e reja të cilën e kishte njohur në rrjetet sociale.

Marjana Gjonaj është gruaja e cila fillimisht është shfaqur si e dhunuar nga familjarët e vëllezërit, teksa nga ana tjetër ishte e martuar dhe kishte një vajzë dhe burri i jetonte në Angli.

Teksa i riu u përball me këto fakte, Marjana kishte arritur ti zhvaste rreth 14 mijë euro me pretekste të ndryshme, duke përdorur edhe fëmijën e saj, vajzën.

E akuzuar edhe më herët për mashtrim, Marjana ka ende disa procese gjyqësore në lidhje me parà që ka marrë nga ish vjehrra por edhe nga kushërinj të saj, shuma të cilat arrijnë deri në 20 mijë euro.

Teksa rezulton se Marjana është një ndër 20 gratë e kërkuara nga Interpol në lidhje me mashtrime e akuza të tjera që rëndojnë mbi të.

I riu në një lidhje live ka rrëfyer detaje që nga njohja deri në përfundim të historisë me të: Më në fund po fle i qetë, jetoja prej 6 vitesh në Gjermani, më bëri ftesë në rrjetet sociale, shfaqej si njeri i dhunuar nga familja dhe vëllezërit. E njoha vitin e kaluar në qershor.

Ajo ishte e martuar me Ilir Dukën nga Përrenjasi. Të ëmën e tij e ka mashtruar i ka marrë 20 mijë euro dhe është zhdukur.

Është nga Mokra e Pogradecit. Me pas ka mashtruar një kushëririn e saj. Ndër 20 gratë më të kërkuara nga Interpoli, rrija pa cigare dhe bukë për t’i dërguar para asaj. Ka vajtur me dy djemtë dhe vizitonte motrën time, aty e kuptova unë gjithë situatën…

Më pas nuk fliste më, njëherë në javë a 10 ditë më thoshte mami dhe motra që ajo mashtron se unë lekët nuk ja mar dot por ama as nuk ja fal dot.

Unë i kam mbajtur fëmijët me bukë, për fëmijët nuk kursehem se ajo më mashtroi. Jam njohur ne qershor me të, këtë vit në mars e mora vesh për gjyqin më tha u zura për një tokë.

Kur e mora vesh po ta kisha afër mund ta kisha vrarë, ato lekët e mia do ti bësh ilaçe por ajo qeshte si e sëmurë se kuptoj dot. Ne flisnim me video koll, ndërsa vajza më mashtronte më thoshte na duhen lek. Kur mora Andin që kishte denoncuar, i thash do ta takoj unë avokatin se në fillim nuk ma jepte numrin pastaj fola me avokatin e pyeta për gjyqin më tha për mashtrim.

Si për mashtrim?

Po më tha i ka marrë një kushëririt 20 mijë euro, unë i thash i kam dhënë 14 mijë euro deri tani.

E mora vesh më mbrapa që ka mashtruar. Unë lekët i kam të gjitha me fatura, por ajo lekët i ka lënë më emër të vajzës ka disa karta bange.

Marjanës babai i ka vdekur, e ëma jeton në Greqi ka 4 a 5 vëllezër të tjerë… Fola me njërin prej tyre,,, Pastaj e mora vesh që kishte një Facebook tjetër që mora vesh që ishte e martuar me vajzë… I shkruajta vëllait të saj, e pyeta dhe më tha që ajo është e martuar…

Për foton që kishte dalë me burrin më tha që është i vëllai i madh, por vëllai tjetër më tha që ajo është e martuar burrin e ka në Angli.

“Nuk më pIas fare ç’a shkruan ti”, “skifteri nga Lezha i kthehet gazetarit anglez: Thuaj Nigel Farage-s që sje në nivelin tim

Në mediat britanike e cilësojnë si shembullin e shqiptarit problematik, që duhet të nxisë politikën britanike për t’i dëbuar të gjithë shqiptarët e paligjshëm në vend.

Ai është Dorian Puka nga Lezha, i dëbuar dhe i dënuar dy herë nga britania për vjedhje. Sipas raportimit të The Telegraph, ai ka hyrë sërish ilegalisht në Britani, dhe “shet mend” me Ferrari 200 mijë eurosh në mes të Londrës.

Autoritetet thonë se nuk e dëbojnë dot, pasi duhet të presin shqyrtimin e aplikimit të tij për azil, sipas procedurës.

Sakaq, Puka nuk ia përton të ironizojë si gazetarin anglez që i bëri shkrimin, ashtu edhe politikanin ekstremist Nigel Farage.

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Westmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit”, ka shkruar Puka me një anglishte të çalë, në Instagramin e tij, në këto momente fame dh vëmendjeje që duket se po i shijon.

‘Nuk e heq asnjëherë nga dora’/ Zbulohet ‘misteri’ që mbart unaza e zezë e Elvis Naçit

Pse Elvis Naçi nuk e heq kurrë unazën e zezë nga dora? Kjo është pyetja që ka bërë shumë kurioz rrjetin, teksa çdo të premte e shohin në emisionin “Për shqiptarët”. A ka unaza një simbolikë të veçantë? Cili është ‘misteri’ i saj që e bën Elvisin ta ketë gjithnjë me vete, si të vetmin aksesor që mban në duar?

Këtë na e tregon bashkëshortja e tij, Fatma Naçi. E pyetur nga Rudina Dembacaj në “Goca dhe Gra”, Fatma thotë:

“Elvisi nuk para i pëlqen aksesorët, nuk i mban. Unë jam munduar t’ia dhuroj 3 herë unazën e martesës dhe gjithmonë e ka dhuruar ose e ka humbur.

Për inerci nuk e mbaj as unë tani. Unaza që Elvisi e mban është dhuratë nga një mik shumë i ngushtë, që ai e vlerëson shumë dhe është një pajisje smart që është e lidhur me telefonin dhe i tregon Elvisit gjithë kohën rrahjet e zemrës, tensionin, kur duhet të pushojë, gjithë parametrat jetësorë dhe që ai është shumë i kujdesshëm lidhur me shëndetin e tij e prandaj e mban, se ndryshe do ta kishte hequr me kohë.”

Pra, ‘misteri’ u zgjidh- unaza në dorën e Elvis Naçit është për arsye shëndetësore.