Luizi për Kiarën: Nuk kam parë kurrë grua më të bukur…

Këngëtari Luiz Ejlli, ka disa fjalë për bashkëshorten e tij, Kiara Tito.

Ai ka thënë se nuk ka parë kurrë grua më të bukur se ajo.

‘’Respekt për gjininë femërore, por më të bukur se Kiarkuku, nuk kam parë. Shkëlqe sonte, shijoje dhe kokën lart dita e diellit’’, ka shkruar ai në një fotografi të postuar në Instatory, ku dyshja shihen duke zhvilluar një bisedë telefonike me kamerë.

Paketa e rritjes, Shqipëria do të përfitojë 922 milionë Euro nga BE

Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes.

I vetmi vend i rajonit, i cili nuk mund të presë ende miratimin e agjendës së tij, është Bosnje e Hercegovina, pasi që dokumenti që ky vend e ka dërguar në BE, nuk ka qenë komplet dhe nuk i ka adresuar të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin për zbatim.

Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian do të jetë i gatshëm nga ana e tij që t’i kryejë edhe pagesat e para nga paketa në fjalë. Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme. Ndaj, vendet përfituese duhet t’i ratifikojnë marrëveshjet, pasi që duhet të obligohen për kthimin e parave nga kreditë e favorshme.

Për shkak të procedurave që kërkojnë kohë për miratimin e marrëveshjeve të tilla, është vështirë të parashihet koha se kur do të bëhen pagesat e para dhe për cilin vend të rajonit. Realisht, ato mund të bëhen në fillim të vitit 2025, por nëse ndonjë vend nxiton dhe e kryen më herët procedurën e ratifikimit të marrëveshjeve, atëherë këto mjete do të mund të paguhen më herët.

Ideja e BE-së është që të gjitha vendeve, për të cilat do të aprovohen agjendat e reformave dhe rritjes, t’u ndahet si “pagesë parafinancuese” shuma prej 7% e mjeteve të dedikuara për to.

Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre evropian. Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

Mbi 250 milionë euro, Kosovës do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Rrjedhimisht, Kosovës do t’i paguheshin 7% e mjeteve si “parafinancim”, që i bie rreth 61 milionë euro.

Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë.

Maqedonia e Veriut do të mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 52.5 milionë.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 111 milionë.

Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 26.8 milionë.

Bosnje e Hercegovina, nga totali i planit, do të kishte në dispozicion 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 76 milionë.

Llogaritja se cili vend do të ketë në dispozicion sa mjete financiare, është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Por, që në prezantimin e parë të këtij plani, më herët këtë vit, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse ndonjëri nuk i kryen reformat pas një-dy vjetësh, atëherë shuma e dedikuar për të do t’u shpërndahet vendeve tjera.

Plani, po ashtu, ka qëllim të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e tregut të përbashkët në rajon, i cili gradualisht do të integrohej në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ky plan, sipas zyrtarëve të BE-së, nuk ka në asnjë mënyrë qëllim të krijojë ndonjë alternativë të zgjerimit të BE-së, por ta bëjë anëtarësimin në BE të këtyre vendeve më të lehtë.

Bashkimi Evropian do që pagesat e para nga ky plan të kryhen sa më parë dhe të nisë zbatimi i projekteve që do të financoheshin përmes tyre.

Në të njëjtën kohë, në BE rikujtojnë edhe kushtet që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve.

Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin financiar dhe auditimin e duhur sipas standardeve evropiane, ndërsa në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, kusht specifik është edhe angazhimi konstruktiv në normalizimin e raporteve mes tyre.

Në rast të keqpërdorimit të këtyre mjeteve, BE-ja do të mund të kërkojë kthimin e tyre, ndërsa mjetet e pashfrytëzuara nga ndonjë vend, do të mund të shfrytëzoheshin për një vend tjetër të rajonit.

Deri më tash, ky është plani më ambicioz i veçantë i Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, i cili nuk është pjesë e mjeteve të rëndomta nga Instrumentet e Para-Anëtarësimit (IPA), të cilat u dedikohen vendeve nga procesi i zgjerimit, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor./REL

Aks ident i rëndë, një rrugë në Greqi shndërrohet në skenë tra. gjike për gjashtë persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Greqi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një rrugë kryesore.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë e përplasjes gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

Të pranishmit në vendngjarje raportuan se përplasja ishte shumë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet. Dëshmitarët e aksidentit njoftuan menjëherë autoritetet, të cilat mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes.

Policia ka organizuar një operacion për të ndihmuar të plagosurit dhe është ngritur një grup hetimor. Të gjithë të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin më të afërt për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas burimeve spitalore, disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë filluar një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ata po analizojnë dëshmitë e dëshmitarëve dhe do të kontrollojnë gjithashtu kamerat e sigurisë në zonën përreth.

Hetimi do të përfshijë gjithashtu një vlerësim të kushteve të motit në atë moment, si dhe sjelljen e shoferëve në momentin e aksidentit.

Ky aksident ka ngjallur shqetësim te drejtuesit e automjeteve, duke e theksuar rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe nevojën për respektimin e rregullave të qarkullimit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët, veçanërisht në zona me trafik të lartë.

Ngjarja do të vazhdojë të monitorohet nga mediat, ndërsa familjarët e të plagosurve presin me ankth informacionet e mëtejshme rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

“Ti e kishe në kre vat”/ Ardiani i përplas ish-vjehrrit t radhtinë e së bijës: Më fiku telefonin, erdhi në darkë

Më 22 shtator, në seancën e “Shihemi në Gjyq”, Florenca deklaroi se ish-burri e ka akuzuar për tradhti. Në atë seancë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pati edhe një lidhje telefonike me Ardianin, ish-bashkëshortin e saj.


Në atë telefonatë, Ardiani i pranoi dyshimet e tij të tradhtisë. Më poshtë gjendet një fragment nga ajo bisedë.

Ardian: Florenca kohët e fundit kur u ndava unë, se unë e kam kapur Florencën edhe kur ka qenë e fejuar, ia kam falur.

Ardit Gjebrea: E ke kapur?


Ardian: Kohët e fundit kur filluam për divorc, jo ikte dhe na hyri përçarja, na hyri një grindje e keqe.

Pas asaj puntate duke dëgjuar gjithçka është thënë, akuzat për familjen e tij, dhunën dhe pretendimet për atësinë, Ardiani ka kërkuar të përballet me Florencën. Kjo e fundit nuk ka ardhur dhe në mungesë të saj është paraqitur i ati, Nazifi që do të dëgjojë edhe versionin e ish-dhëndrit.

Ardiani tregon një episod kur ai ka dyshuar se Florenca e tradhtonte, duke ruajtur edhe koherencën me deklaratën e tij në puntatën e 22 shtatorit.

Ardian: Historia ime që jam shkëputur nga znj. Florenca, kishim një vit para se të ndaheshim, na hyri përçarja shumë. Ajo mamaja e saj më ka futur shumë xixa mua, “mos e dëgjo Ardianin, po s’të pëlqeu më Ardiani ti gjen burrë tjetër, të gjen mamaja” i thoshte ajo, jam zënë. Iku ajo. I thashë mblidh mendjen se po shkatërrohemi, o mua, o mamanë. “Nuk të pyes, nuk të bëj”. Ikte e vinte, i dhashë fund. Atë ditë unë kam punuar se kam punuar edhe taksixhi.

Nazif: Sherrin ta ka futur motra jote ty.

Ardian: Kam punuar taksixhi, ka qenë ditë e diel.

Ardit Gjebrea: Kush?

Ardian: Unë, unë kam punuar taksixhi. I kam thënë nuses do të dalësh sot se bëhet pazar të dielave si zakonisht në Prrenjas, tha “nuk dal, ti ik puno dhe hajde”. Ndenja dy orë në Prrenjas, më ka marrë djali në telefon, më ka thënë” kur të vish o babi më bjer diçka për të ngrënë, çokollata”, këto gjërat, si çdo fëmijë. Vajta në shtëpi, shikoj këta të shtëpisë që rrinin në shkallë. E putha çunin, ia dhashë ato, thashë hë se është shpejt, do të pi një kafe me të shtëpisë. Shikoj unë nëpër shtëpim nuk po e shikoja. Baba, i thashë, ku është ajo? “S’e di”, tha, “nuk iku me ty në Prrenjas?”, se nga ajo që punoja taksixhi. Jo, s’ka shans. E mora në telefon, ku je, “në Prrenjas”, me kë, “me mamanë”. Vajta në Prrenjas, më tha “jam në Qukës”. Në Qukës i kam vajtur, ma ka fikur telefonin dhe kam marrë këtë burrin, e shikon këtë burrin, e kam marrë në telefon unë, i kam thënë ku e ke vajzën? “Ku di gjë unë, ti e pate në krevat”, më ka thënë mua. S’dinte gjë ai, nuk i vë faj. Nuk dinte gjë. Si ai muhabet, ma fiku telefonin, e kam mbyllur makinën atë ditë, jam mërzitur z. Ardit jashtë mase. Më ka ardhur në orën 6 të darkës.

Eni Çobani: Domethënë, ti dyshoje për Florencën?

Ardian: Asnjëherë. Atë ditë kam dyshuar për Florencën, më përpara jo. Asnjëherë për Florencën. Atë ditë kam dyshuar se po e shikoja që me mua u ftoh Florenca dhe atë ditë kur ma ka fitur telefonin thashë kjo më tradhton që s’e kap dot në asnjë vend. E kam marrë të atin në telefon, i kam thënë hajde të sqarohemi. Zotëria më vjen në shtëpi atë ditë…

Nazif: Nuk janë të vërteta asnjë.

Ardian: Një sekondë të të sqaroj unë, pastaj sqaro ti se ke dhe ti të drejtën tënde.

Nazif: Ç’të më sqarosh mua ti?

Ardian: Ka ardhur zotëria në shtëpi, jo të vijë si njerëz e ta sqarojmë ore si është gjendja, por më vete te policia e Prrenjasit. I thotë “z. Ardian Beqo ka dhunuar gocën time”, me furgon zotëria më vjen te shtëpia mua! Unë s’dija gjë./tvklan.al

Gaz Paja konfirmon ndarjen nga gruaja?

Gaz Paja dhe Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë!

Prej kohësh dyshja nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale, pavarësisht se aktori ruan ende të gjitha postimet me nënën e djalit të tij.

Lajmeve të disa kohëve më parë që flisnin për një ndarje të çiftit, duket se u eshte dhene konfirmimi me kete veprim te fundit të aktorit.

Gazi është shfaqur i vetëm në një event që bëri bashkë personazhët e njohur në Pallatin e Operas në kryeqytet ku zhvillohej premiera e filmit serial “Prokurori”.

V r* sja e Eleonora Toçit në Itali/ Babai: Krushku më ka borxh edhe për 1 mijë vjet gj akun e vajzës. I kam çuar fjalë!

Pak ditë më parë Eleonora Toçi, 24 vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30 vjeç, krim i ndodhur në Itali.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 9 tetorit. në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali.

Mediat italiane raportonin se 30-vjeçari shqiptar Lulzim Toci, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij shqiptare 24-vjeçe, Eleonora, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur të çiftit, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç.

E kur kanë kaluar 4 ditë nga kjo ngjarje, Mehmet Gjura, babai Eleonorës, në një intervistë për News24, akuzon krushkun dhe krushkën e tij, prindërit e Lulzimit, për krimin e rëndë.

“Nuk kemi komunikuar me krushkun, pasi është ai që i ka bërë këto gjëra. Ai ka marrë asistencën dhe i ka lënë pa bukë. Djali i tij nuk ka qenë i sëmurë, ndoshta kjo ka qenë arsyeja që ka kaluar në depresion. Pse nuk vrau familjarët e vet ai, po vrau gocën time? Vrau vajzën time, për cilën arsye? Ai ka qenë normal, nuk ka qenë në depresion. Nuk ka pasur ndonjë tradhëti as ndaj vajzës sime, as ndaj atij. Unë i kam çuar bukë vajzës sime, këta nuk i çonin bukë”, shprehet Mehmet Gjura për News24 .

Në vijim të komunikimit, Mehmet Gjura shprehet se krushku i tij i ka borxh gjakun e vajzës dhe për këtë ai thotë se i ka çuar edhe fjalë.

“Unë e prita 3 ditë, sipas zakonit dhe kanunit, por ai s’më solli asnjë haber. Unë ia kam dërguar një haber: i kam thënë që sot e një mijë vjet më ke borxh gjakun e vajzës”, shprehet Mehmet Gjura.

Ai është i bindur se shkaktari i kësaj ngjarjeje të rëndë janë krushku dhe krushka i tij. Dhe për të përforëcuar këtë ide, Mehmet Gjura rrëfen banorë të zonës, i kanë shkuar dhe i kanë thënë të mos shpifin.

“Qazim Laci i ka shkuar dhe i ka thënë or ti Bashkim mos bëj shpifje kot. Je gabim”, rrëfen Gjura.

Në vijim ai ka një lutje ndaj shtetit shqiptar.

“Kërkoj nga shteti shqiptar, nga ambasada, që të më sjellin trupin e vajzës nga Italia. Unë s’kam bukë të ha dhe jo të marr trupin e vajzës ta sjell në Shqipëri”, rrëfen babai i Leonorës.

Ndërkohë daja i 24-vjeçares që mbeti viktimë, Sami Toçi, gjithashtu kërkon nga shteti të ndërhyjë dhe të mundësojë kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Eleonorës.

“Jam daja i gocës, që mbeti viktimë. Kërkoj nga Ambasada përshpejtimin e procedurave të sjelljes së kufomës nga Italia. Babai i vajzës nuk ka mundësi që të sjellë trupin e pajetë të vajzës. Prandaj kërkoj si dajë i vajzës që të përshpejtohet procedura nëpërmjet Ambasadës shqiptare në Itali me ambasadën italiane në Shqipëri. Morti vazhdon, kemi 5 ditë që kemi hapur mortin dhe do të vazhdojë derisa të vijë trupi i pajetë”, shprehet Sami Toçi.

Dy ditë më parë, Bashkim Toçi, në emisionin “Me Zemër të Hapur” u shpreh se gjyshi i Eleonorës i kishte kërcënuar.

Ai tha se gjyshi i Eleonorës iu kishte thënë përpara disa muajsh, kur çifti kishte pasur krizë, që “vajzën do ta marrin, ose ndryshe do i vriste”. Bashkim Toçi tha se ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi ka dhe djem të tjerë dhe frikësohet nga hakmarrja e mundshme.

“Gjyshi i Eleonorës na ka kërcënuar, ose djali ta marrë ose do ju vrasim me gjithë babë. Mjerë ne dhe atyre që na ka ndodhur kjo histori. Unë nuk e arrij më që të vijë Lulzimi këtu. Pyete pse frikësohem e kam kërkuar mbrojtje? Frikësohem se kam djem të tjerë, prandaj kam kërkuar mbrojtje. Djemtë e tjerë nuk kanë faj, janë mbyllur brenda. Fëmijët e Lulzimit dhe Eleonorës janë shumë mirë”, tha Bashkim Toçi

“Shisja rroba në Rrëshen, 5 mijë lekë në ditë kurse sot..”/ Modelja e njohur rrëfen jetën e saj: Më vinte turp se..

Modelja e njohur Adrola Dushi ishte e ftuar një ditë më parë në programin “S’e luan topi” në Top Channel, ku ndër të tjera ka folur edhe për fëmijërinë e saj.

Ajo tregon se që e vogël e ka ndihmuar të ëmën duke shitur rroba në Rrëshen. Modelja tregon se i vinte shumë turp për punën që bënte nga shqëria e saj, por sot ndihet shumë krenare.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Erjona Rusi: Di që e vogël ke punuar, ke ndihmuar mamin duke shitur veshje.

Adrola Dushi: Kam shitur rroba me mamin në Rrëshen. Më vinte shumë turp nga shoqëria ime dikur, sot që për pak bëj 31 vjeç, jam njeriu më krenar që e kam bërë atë punë sepse kjo është arsyeja pse unë di të sillem me njerëzit, të flas, të komunikoj me ta, të jem e përulur dhe mendoj që Zoti më ka llastuar me gjithë të mirat sepse unë vërtet kam mësuar të komunikoj me shumë lloje njerëzish, situatash dhe problemesh që mund të kisha pasur që në atë moshë. Kam shitur rroba me mamin, e them me shumë krenari, nuk e them për kamuflim, jam shumë krenare sepse ajo gjëja më ka mbajtur me këmbë në tokë, ia di vlerën familjes, lekun mbi të gjitha dhe vetes.

Erjona Rusi: Të paguante mami, merrje rrogë?

Adrola Dushi: 5 mijë lekë në ditë, por herë mi jepte, herë nuk mi jepte. Unë kam punuar nga mosha 8-18 vjeç, por kur fillova të punoj tamam, tamam, më paguante 5 mijë lekë në ditë dhe i mblidhja, harxhoja vetëm për byrekun në shkollë.

Άksi dent i rëndë, humb je tën 7-vjeçari, ρΙagoset vëllai i tij 12 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bavari ku një fëmijë 7-vjeçar, i cili udhëtonte me babain dhe vëllain e tij, humbi jetën pas një përplasjeje të fortë të një makine të vogël me një kamion që kishte ndaluar në një kthesë, për shkak të një avarie.

Aksidenti, sipas mediave gjermane, ka ndodhur në autostradën A70. Drejtuesi i makinës së vogël, një 45-vjeçar, ishte me dy djemtë e tij 7 dhe 12 vjeç, kur ndodhi përplasja.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se 7-vjeçari ndodhej në sediljen e pasme të automjetit në momentin e përplasjes.

Një helikopter shpëtimi e çoi djalin në spital, ku vdiq aty nga plagët e marra. Sipas informacioneve, fëmija tjetër, 12 vjeç ishte jashtë rrezikut për jetën.

Vetë babai mbeti pothuajse i padëmtuar. As shoferit të kamionit nuk i ka ndodhur asgjë. Autostrada është dashur të mbyllet për disa orë në drejtim të Bayreuth për shkak të aksidentit.

Takimi i Xhakës me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç zbulon çfarë i tha kapiteni shqiptar pas humbjes (Video)

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç.

Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.

Është vetë trajneri Dragan Stojkoviç, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviç.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore. Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.

Momenti i takimit të Granit Xhakës me Dragan Stojkoviç: (VIDEO)