“Bardhi pa kokërr leku”, Sara tregon mes Iotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

E ftuar në “Goca dhe Gra” ishte Sara Gjordeni, e cila ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë pasi ‘të gjithë më braktisën’.

Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngë.

“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një dali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja.

Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”-tregoi Sara.

Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësojnë Sarën.

“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?’- u shpreh Sara.

Sara u shpreh se edhe Bardhi, i ka kërkuar llogari pas daljes, për të gjitha deklaratat e tij.

Ndër të tjera Sara u shpreh se bashkëpunimi mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, nuk është ndërprerë për shkakun e saj, por kanë qenë arsye të tjera në mes, profesionale./tch

BE jep 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor: Nëse i shpërdoroni paratë, duhet t’i ktheni pas

Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes.

I vetmi vend i rajonit, i cili nuk mund të presë ende miratimin e agjendës së tij, është Bosnje e Hercegovina, pasi që dokumenti që ky vend e ka dërguar në BE, nuk ka qenë komplet dhe nuk i ka adresuar të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin për zbatim.

Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian do të jetë i gatshëm nga ana e tij që t’i kryejë edhe pagesat e para nga paketa në fjalë.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme.

Ndaj, vendet përfituese duhet t’i ratifikojnë marrëveshjet, pasi që duhet të obligohen për kthimin e parave nga kreditë e favorshme.

Për shkak të procedurave që kërkojnë kohë për miratimin e marrëveshjeve të tilla, është vështirë të parashihet koha se kur do të bëhen pagesat e para dhe për cilin vend të rajonit.

Realisht, ato mund të bëhen në fillim të vitit 2025, por nëse ndonjë vend nxiton dhe e kryen më herët procedurën e ratifikimit të marrëveshjeve, atëherë këto mjete do të mund të paguhen më herët.

Ideja e BE-së është që të gjitha vendeve, për të cilat do të aprovohen agjendat e reformave dhe rritjes, t’u ndahet si “pagesë parafinancuese” shuma prej 7% e mjeteve të dedikuara për to.

Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre evropian.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

Mbi 250 milionë euro, Kosovës do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Rrjedhimisht, Kosovës do t’i paguheshin 7% e mjeteve si “parafinancim”, që i bie rreth 61 milionë euro.

Shqipëria do të mund të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë.

Maqedonia e Veriut do të mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 52.5 milionë.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 111 milionë.

Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 26.8 milionë.

Bosnje e Hercegovina, nga totali i planit, do të kishte në dispozicion 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa si “parafinancim” 76 milionë.

Llogaritja se cili vend do të ketë në dispozicion sa mjete financiare, është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Por, që në prezantimin e parë të këtij plani, më herët këtë vit, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse ndonjëri nuk i kryen reformat pas një-dy vjetësh, atëherë shuma e dedikuar për të do t’u shpërndahet vendeve tjera.

Plani, po ashtu, ka qëllim të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e tregut të përbashkët në rajon, i cili gradualisht do të integrohej në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ky plan, sipas zyrtarëve të BE-së, nuk ka në asnjë mënyrë qëllim të krijojë ndonjë alternativë të zgjerimit të BE-së, por ta bëjë anëtarësimin në BE të këtyre vendeve më të lehtë.

Bashkimi Evropian do që pagesat e para nga ky plan të kryhen sa më parë dhe të nisë zbatimi i projekteve që do të financoheshin përmes tyre.

Në të njëjtën kohë, në BE rikujtojnë edhe kushtet që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve.

Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin financiar dhe auditimin e duhur sipas standardeve evropiane, ndërsa në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, kusht specifik është edhe angazhimi konstruktiv në normalizimin e raporteve mes tyre.

Në rast të keqpërdorimit të këtyre mjeteve, BE-ja do të mund të kërkojë kthimin e tyre, ndërsa mjetet e pashfrytëzuara nga ndonjë vend, do të mund të shfrytëzoheshin për një vend tjetër të rajonit.

Deri më tash, ky është plani më ambicioz i veçantë i Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, i cili nuk është pjesë e mjeteve të rëndomta nga Instrumentet e Para-Anëtarësimit (IPA), të cilat u dedikohen vendeve nga procesi i zgjerimit, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor./ REL

‘Kishte shenja rreth q afës’! Detaje të reja nga νd* ekja e 12-vjeçari në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 12-vjeçar ndërroi jetë në QSUT.

Teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të miturit, mësohet se ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Policia njoftoi se pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte. Nga ana tjetër, mjekët deklarojnë se ai ka shkuar në spital pa shenja jete.

Pas kësaj, mësohet se djali i mitur është gjetur në dhomë nga familjarët në gjendje të fikëti.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi fëmija ka pasur edhe shenja rreth qafës, por ekspertët dhe prokurorët do jenë ata që do përcaktojnë pas ekzaminimeve shkaqet e vdekjes në mënyrë shkencore me ekspertizë mjeko-ligjore.

Në pyetje do merren edhe familjarët e të miturit.

E rëndë në Tiranë! U paraqit në spital për ndihmë mjekësore, ndërron je të 12-vjeçari

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, i mituri është dërguar në spital nga familjarët rreth orës 18:15, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ka ndërruar jetë.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet pse 12-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

HlSTORlA e XhuIias: “Ishα20 υ. jeç kυr ài më Ιa me b.αrrë”

Kjo është historia e Xhulias, një vajzë 20 vjeçare nga Palermo e Italisë e cila si për çudi u dashurua me një zotëri më të madh, i cili nuk u tregua i drejtë.

Xhulia e kishte njohur zotërinë, kur ajo punonte në një fast food dhe ai ishte vetëm 40 vjeç, i martuar po jo me fëmijë,

Në fillim burri kishte shfaqur shenja interesi, duke u afruar dita ditës me bukuroshen simpatike, e cila gjente shumë të përbashkëta tek ai, edhe pse mosha i ndante me shumë gjëra.

Erdhi një moment që së bashku ata u lidhën shumë dhe ajo nuk bënte dot pa e parë përditë Klaudion, ndërsa atij i duhej të shpikte sa më shumë situata për të luajtur me dy porta.

Nga njëra anë i duhej të bënte bashkëshortin e devotshëm, edhe një burrë simpatik dhe të mrekullueshëm në fis, ndërsa nga ana tjetër duhet të luante “romantikun” në lidhjen e fshehtë me Xhulian.

Xhulia ra aq brenda në këtë dashuri sa një ditë i kërkoi Klaudios të bëhej bashkëshortja e tij, por ky i fundit i tha se kishte në dorë disa çështje për t’i zgjidhur dhe martesa nuk ishte gjëja më e mirë për momentin.

Një ditë, Xhulia mësoi se kishte mbetur me barrë me Klaudion dhe në këtë pikë vajza i kërkoi atij që të hedhin hapin e madh, pasi nuk kishin çfarë të prisnin më.

Por, lajmi i shtatzënisë ishte si një “trag jedi” për Klaudion, i cili në fillim i tha Xhulias se do të martohej me të, por vetëm me një kusht. Ai i tha se ajo duhet të ikte në Cuneo, në një vend të vogël larg Palermos, pasi ai kishte blerë një shtëpi në atë qytet.

Ai i tha se do të mbyllte një çështje shumë të rëndësishme financiare në Palermo dhe më pas do të bashkohej me familjen e tij të re dhe do të kurorëzonin dhe martesën.

Klaudio i kërkoi vetëm një nder Xhulia dhe këtë e bëri me një dinakëri të madhe. Ai i tha se kur të lindë fëmija, ai kërkonte prej saj t’i dërgonte një kartolinë ku të shkruhej “Erdhi Bebushi Boss” dhe ai i tha se sapo të merrte kartolinën do t’i dërgonte një shumë gjigande parash.

Vajza e brishte dhe e pafajshme e dëgjoi dhe shkoi në Cuneo, ku kohë më pas lindi edhe djalin të cilin e quajti Matteo.

Por, një ditë si për çudi dhe si të ishte e shkruar nga fati, ajo takoi një mikeshë të vjetër të cilës i foli për Klaudion dhe i tregoi edhe foton e tij.

Fati është i çuditshëm e dini?

Mikesha që e njihte fare mirë Klaudion i tha Xhulias se ky i fundit ka prej vitesh një grua dhe një familje dhe se ai nuk kishte ndërmend ta linte gruan, thjesht Xhulian e kishte “paketuar” sa më larg për të shmangur ska ndalet e mundshme.

Në këtë pikë Xhulia vendosi të marrë hak dhe iu kujtua kartolina që do të shkëmbente në favor të shumës gjigante financiare.

Ajo shkroi: “Bebushi lindi dhe si për çudi ka nevojë për shumë shumë shumë shumë BOSS-a, ndaj dhe mendohu mirë”.

Sapo mori në dorë kartolinën, Klaudio e kuptoi se Xhulia kishte marrë vesh gjithçka dhe kërkesa e saj tashmë ishte një shumë e madhe parash që ai duhet të dërgonte jo vetëm për momentin, por për të gjithë pjesën e jetës së tij.

Klaudio kujtoi se po bën një lojë me bukuroshen e cila kërkonte thjesht një jetë më të mirë dhe një familje, por ajo lojë djal lëzore iu kthye në një ma kth të përjetshëm.

Nëse jeni i martuar duhet ta dashuroni sa më shumë bashkëshorten tuaj dhe të mësoheni ta “mbani në pantallona”, pasi fati mund t’ju bëjë ndonjë shaka që do të mall konit veten pse keni lindur!

NAMl në rrjet! Nuk kam b. υrrë, ama çdo nătë unë b. ëj…

Një 34-vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë.

Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit. Kjo është historia emocionuese e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht. Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër.

Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj.

Kjo gjë më jep kënaqësi. Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar. Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë. Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull.

Ndaj nuk i futem aspak njohjeve. Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët. Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo.

V. αjza shqiptare doIi në kafe me të DASHURlN, υ. ëllai i saj i bën të pàbërën para lokalit…(VIDEO)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë një vajzë nga Delvina e quajtur Silda.

Ajo ka rrëfyer për jetën e saj, pasionin, dëshirat dhe për çfarë ka studiuar.

Gjatë rrëfimit, Silda ka treguar se ka një vëlla i cili ka qenë shumë xheloz më përpara për bashkëshortin e saj Sandrin,

duke kujtuar një rast kur nuk e gjen tek shtëpia dhe shkon tek lokali ku ajo dhe Sandri po pinin kafe për t’u njohur më shumë dhe ai i xhiron gomat e makinës.

Silda: Unë kam ardhur t’i bëj një surprizë vëllait tim sepse ai është pak xheloz për bashkëshortin tim, por edhe për diçka tjetër.Fillova studimet në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Dita ditës po kuptoja që unë nuk isha e interesuar për bilancet, për sistemet bankare, nuk isha e interesuar për asnjë lloj gjëje që kishte të bënte me ekonomikun.

Unë gjithmonë gjurmoja një çelës për të bërë një poezi. Kur mbarova universitetin mendoja si të gjej një mënyrë për ta vazhduar part time letërsinë që aq shumë e doja, por nuk e gjeta mënyrë.

Më pas në jetën time vjen bashkëshorti, Sandri me një profil shumë të rregullt, të heshtur, një çun që nuk kërkonte vëmendje, që nuk reklamohej.

E tërhoqi vëmendjen time ai djalë dhe nisëm një shoqëri shumë të pastër.Kur do pija kafen e parë me Sandrin, në Durrës vjen Adi, vëllai im. Shkoi tek shtëpia dhe e gjeti derën mbyllur, i binte telefonit unë nuk përgjigjesha.

Më pas i bie derës aq fort dhe e regjistron me audio dhe ma çon në Whats App që do të thotë hajde shpejt se po më ik truri. Ia hapa telefonin dhe i thashë të vërtetën që jam me një shok në kafe.

Për 2 sekonda ka ardhur, ka xhiruar rrotat e makinës dhe Sandrit nuk i foli.Ardit Gjebrea: U miqësuan më pas?Silda: Në fillim Adi ishte pak skeptik, shfaqi disa nota xhelozie, por më pas u miqësuan.

“POROSlT” PR0 STlTUTËN NË Η 0TEL, NUK DO TA ΒES0Nl KUSH I VJEN

Kur përballesh me gruan në dhomën e hotelit, ndërkohë që je duke pritur një prostitutë.

Një burrë nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shokua kur prostituta të cilën e kishte porositur përmes një faqe interneti doli të jetë gruaja e tij me kishin 19 vjet martesë.

Ai prej kohësh përdorte web-faqet për t’i gjetur shërbimet e prostitutave në mënyrë që t’i takonte ato për s,eks në motelet e zonave fqinje.

Burri, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur i kishte thënë gruas së tij që po dilte të pinte me kolegët e punës,

kur në realitet po udhëtonte për në motelin që gjendej në rrethinën e qytetit.

Sapo shkoi në motel, ai telefonoi për t’i ardhur prostituta, pasi kishte parë profilin e një gruaje “27 vjeçare” e cila e kishte reklamuar vetëm trupin e saj.

Por në të vërtetë prostituta që ju shfaq përpara syve ishte gruaja e tij.

V.αjza nga Korça: Sh oqja më kërkόn që të b. ëj diçka të tυ/rρshme, ose ajò do të më…

Një adoIeshente nga Korça po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të. Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.

“Jam një 16 vjeçe nga Korça dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime.

Jam shumë simpatike. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort.

E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund.

Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq.

Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook?

Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.

Gaz Paja dhe partnerja e tij i japin fund martesës disavjeçare

Gaz Paja dhe Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë!

Prej kohësh dyshja nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale, pavarësisht se aktori ruan ende të gjitha postimet me nënën e djalit të tij.

Por së fundmi një tjetër detaj ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme të çiftit.

Gazi është shfaqur i vetëm në një event që bëri bashkë personazhët e njohur në Pallatin e Operas në kryeqytet ku zhvillohej premiera e filmit serial “Prokurori”.