Armina Mevlani komenton arrestin shtëpiak të Sali Berishës: Nuk e kemi përjetuar mirë…

Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Armina Mevlani, në një intervistë për “Rudina”, u pyet për situatën në familjen Berisha. Blogerja u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fjalën e saj, Armina tregoi se e gjithë situata në familjen Berisha nuk është përjetuar mirë.

Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.

Megjithatë shtoi se ajo ka mundësinë që të takohet dhe të komunikojë më të. Po ashtu, u shpreh se ka besim që gjërat në familjen e saj të re, do të përmirësohen.

“Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie dhe gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndetshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po,”-shtoi blogerja.

Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, dëshmia e pazakontë e shqiptarëve: Menduam se këtu lejohej!

“Mendova se lejohej në Belgjikë dhe ishte vërtet i vetëdijshëm për asnjë dëm apo shkelje ligji”. Kështu është shprehur një nga shqiptarët e arrestuar për magazinën me 800 mijë euro drogë të sekuestruar nga policia e Belgjikës në vitin 2022, ku u kap bashkë me 4 bashkëatdhetarë të tjerë.

Kjo dëshmi është dhënë në procesin gjyqësor që po mbahet dhe seancën e radhës të zhvilluar sot (10 tetor). Plantacioni i madh i kanabisit u gjet në Waarschoot. Së bashku me katër të tjerë ai rrezikon një dënim me burg deri në 5 vjet nëse shpallen fajtorë.

Në seancë tre prej të dyshuarve dërguan përfaqësuesit ligjorë, kurse dy ishin vetë të pranishëm. Emrat nuk u bënë publikë. Prokurori kërkoi burgim nga 12 muaj, deri në 5 vjet për secilin. Gjithashtu u kërkuan gjoba deri në 20 mijë euro.

Pas disa informacioneve për automjete të dyshimta pranë një magazine në Visserij në Assenede, policia lokale kreu një bastisje në tetor 2022. Ata zbuluan se ndërtesa përdorej për të operuar një plantacion kanabisi.

82 kilogramë kanabis në gjendje të tharë u gjet gjithashtu gati për transport. Dy shqiptarë janë arrestuar në vendngjarje në magazinë. Dy të tjerë u gjetën në një automjet pranë plantacionit. Më vonë një shqiptar i pestë doli mes lidhjeve, shkruan media belge “Nieuwsblad”.

Në magazinë, hetuesit gjetën edhe një fletore interesante, ku kishte një “boll informacioni” për sasitë e kultivuara, nënndarjen e plantacionit etj.

Avokati Toon Deschepper u përpoq të shpjegonte situatën e klientit të tij.

“Ai ishte naiv dhe i pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje. Madje ai ka treguar menjëherë pasaportën në polici. Atij i thanë se lejohej në Belgjikë, budallallëk natyrisht. Kërkoj të mos jeni shumë i rreptë”, u shpreh mbrojtësi para gjyqtarit.
Avokatja Nathalie Buisseret e ndoqi argumentin dhe tregoi se klienti i saj kishte nevojë për para, për shkak të një vajze të sëmurë.

Silvinjo: Çekia festoi sikur mundi Brazilin, na shikonin si ekip të fortë

Çekia ishte më e motivuar se Shqipëria për të fituar ndeshjen, dhe kështu ndodhi duke shënuar 2 gola.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo tha pas ndeshjes se çekët bënë një ndeshje më të mirë dhe kanë luajtur fort në lojën në ajër.

“Para së gjithash pashë një Çeki shumë të motivuar. Çekia ka luajtur mirë, sulmuesi i tyre ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ka luajtur në ajër si ekip, ishin shumë të motivuar për ta fituar këtë vit me ne. Ishin shumë më të motivuar për të fituar. Ata na shikojnë si ekip i fortë, e vura re si festonin sikur kishin mundur Brazilin”.

Sa i përket pësimit të golit të dytë, Silvinjo u shpreh se një pësim i tillë nuk i pëlqen askujt, madje i kishte paralajmëruar kuqezinjtë që të bënin kujdes.

Megjithatë, trajneri i Kombëtares nuk i humbet shpresat, pasi gara është akoma e hapur.

“Të çmend pësimi i një goli. Në pushimin mes dy pjesëve ju thashë lojtarëve që ata bëjnë tranzicion të shpejtë dhe mund të pësojmë 2 ose 3 gola. Duhet të shohim përpara për ndeshjen tjetër. Çdo gjë është akoma e hapur duke qenë se nuk ka diferencë të madhe pikësh. Ne kemi lojtarë të mirë”.

Shqipëria u mund 2 me 0 në Çeki në sfidën për Ligën e Kombeve dhe renditet në vend të tretë.

Skandali në Pragë/ Flamuri shqiptar me kokë poshtë dhe me kryq, Daku: Njoftova arbitrin, por…

Një episod skandaloz u regjistrua në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, në sfidën Çeki-Shqipëri.

Tifozët vendas, vendosën flamuj të Shqipërisë me kokën poshtë dhe me kryq, mbrapa portës së tyre në pjesën e parë.

Aty u vendos edhe harta e Kosovës, në flamurin serb. I pyetur në lidhje me këtë, Mirlind Daku, deklaroi për mediat, se e ka këtë dhe e vuri në dijeni arbitrin e ndeshjes, por ndeshja nuk u ndalua.

“E kemi parë dhe unë për shembull kam komunikuar me gjyqtarin. Këtu nuk i hoqën. Unë jam edhe më i riu këtu dhe nuk mund t’i marr vendimet për të ndalur ndeshjen. E drejta ime ishte vetëm t’i tregoja gjyqtarit. I tregova se këto flamuj janë provokues ndaj lojtarëve. Por nuk u hoqën. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi shtet i vogël…”, deklaroi Daku.

Flamujt u hoqën në pjesën e dytë, ndërsa për Federatën Çeke pritet të ketë edhe një dënim nga UEFA.

Më tej, Daku tha se lojtarët çekë kanë qenë shumë të inatosur me ata për shkak se vitin e mundur nuk kanë mundur t’i mposhtin.

Më tej, Daku ka shtuar se me Kombëtaren nuk luan për statistika personale, por për fitore si grup.

“Në përgjithësi e kemi ditur që edhe janë shumë të inatosur me ne për shkak se vitin e kaluar nuk na kanë arritur të na mposhtin as në Çeki dhe as në Shqipëri. Kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar, edhe ne kemi qenë, këto janë pjesë të futbollit. Mendoj se po të ishim me syhapur do të kalonim pa humbur ndeshjen, megjithatë jam krenar që jam pjesë e ekipit dhe çdo ditë po ngrihemi dhe nuk jemi shkel e shko. Çdo skuadër po na e ka frikën”, tha Daku.

Pamjet rrëq ethëse! Uragani Milton mori formën e kafkës para se të godiste Floridën

Një imazh satelitor me një pamje rrëqethëse të uraganit Milton tregon stuhinë që ka marrë formën e një kafke përpara se të mbërrinte në Florida të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog në Weather Channel, shpërndau foton e frikshme në X që sipas tij përsëriti atë të uraganit Matthew në 2016.

Pamjet rrëqethëse! Uragani Milton mori formën e kafkës para

Milton dukej se po shikonte mbrapa, me një buzëqeshje të frikshme teksa po shkonte drejt Floridës. Imazhi u krijua vetëm pak çaste përpara se Milton të godiste bregun duke shkaktuar përmbytje dhe erëra shkatërruese. Një përdorues tjetër X, Storm Chaser Rob nga Alabama shpërndau një video të radarit satelitor teksa Milton u shndërrua në formën e keqe.

“Ne kemi një kafkë. Kjo është një pamje shqetësuese. Kjo më futi të dridhura në shtyllën kurrizore. Për uraganin Milton do të flitet për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai.

Ekspertët e kanë përshkruar uraganin Milton si një stuhi “përbindësh” që e bën këtë imazh satelitor edhe më të sikletshëm. Milton arriti në tokë pranë Sarasota, Florida rreth orës 20:30 të së mërkurës.

Stuhia e kategorisë 3 goditi 150 tornado me erëra mbi 100 km në orë. Më shumë se 3 milionë banorë të Floridës janë ende pa energji si pasojë e Miltonit.

Ostro nxori edhe një foto tjetër duke treguar se edhe Uragani Matthew kishte formuar një model të ngjashëm kafke. Matthew ishte gjithashtu një stuhi shkatërruese.

Pamjet rrëqethëse! Uragani Milton mori formën e kafkës para

Ai u përplas në Haiti si një stuhi e kategorisë 4 në vitin 2016, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në infrastrukturë që vranë mbi 500 njerëz dhe shpërngulën dhjetëra mijëra të tjerë. Panorama e plotë e dëmeve të Miltonit është ende e paqartë, por raportet dhe fotot tregojnë shkatërrime të mëdha.

Që nga ora 11:45 e mëngjesit të së enjtes, 9 persona janë konfirmuar të vdekur vetëm në Florida. Stuhia u zhvendos në det të hapur mëngjesin e së enjtes, por rreziku nuk ka mbaruar ende. Milton ende mund të godasë pjesë të bregut të Gjirit të Floridës.

uragani matthew

Reis Çiço siç nuk e keni parë, spikeri i lajmeve pjesë e këngës së re të reperit të njohur (Video)

Spikeri ikonik i lajmeve Reis Çiço është shfaqur krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Çiço është bërë pjesë e këngës së re të reperit Mato Lale. Në videoklip ai shfaqet në studion e tij të lajmeve, por këtë herë duke prezantuar një kronikë, përmes muzikës “Rap”.

Kënga e re e MatoLale titullohet “TopBoy”, dhe ndonëse mund të ngjajë si Inteligjencë Artificiale, në fakt është vërtet moderatori Çiço ai që ka pranuar këtë bashkëpunim.

Aksidenti 1.1 milion euro në Monako bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Pamjet e një aksidenti rrugor të ndodhur jashtë “Hotel De Paris” në Monako, ku ndodhet edhe kazinoja e famshme “Monte Carlo”, kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të vlerës së makinave të përfshira.

Makinat e aksidentuara ishin një Bentley, një Aston Martin Rapide, një Ferrari 599, një Rolls Royce Ghost dhe një Porsche 911, që të gjitha së bashku kapin vlerën e 1.1 milion eurove.

Video e aksidentit është postuar në Instagram dhe duket se është shkaktuar nga shoferja femër e Bentley Azure.

Në të njëjtën video bien në sy përpjekjet e një polici trafiku për të vendosur rregull dhe që të largonte të gjithë ata që ishin mbledhur në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur.

VIDEO

“T rupi ishte në fund të pishinës”- V* ekja futbollistit të Kombëtares, po hetohet nëse në shtëpinë e 31-vjeçarit ka qenë një person i dytë! Dyshimet pas gjetjes së një shishe me vodka dhe 2 gotave në tavolinë

George Baldock, futbollisti i Kombëtares greke, u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë që kishte marrë me qira në lagjen Glifada të Athinës.

‘Sportal.gr’ raporton se 31-vjeçari humbi jetën rreth orës 19:00, por trupi i tij u gjetëm vetëm disa orë më vonë nga pronari i banesës.

Ky i fundit shkoi të kontrollonte pasi bashkëshortja e futbollistit nuk po arrinte të kontaktonte me 31-vjeçarin.

George Baldock duhet të udhëtonte ditën e djeshme drejt Anglisë për të festuar 1 vjetorin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Ai u gjet i vdekur në fund të pishinës, me fytyrën poshtë, gruaja e kishte telefonuar që në mesditë. I zoti i shtëpisë shkoi dhe e gjeti në pishinë”, tha zyrtari i lartë i policisë greke, Girogos Kalliakmanis.

Të dhënat e para nga autopsia e kryer në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës tregojnë se futbollisti humbi jetën pasi u mbyt në ujë.

Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja, plagë apo mavijosje.

Gjatë procedurës janë mbledhur mostrat dhe priten rezultatet e analizave toksikologjike, të cilat mund të zgjasin edhe disa ditë.

Një shishe gjysmë bosh me vodka dhe dy gota u gjetën në një tavolinë afër pishinës, të cilat u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore.

Policia po heton për të zbuluar nëse dikush tjetër ka qenë i pranishëm në shtëpinë e futbollistit para vdekjes së tij./

Historia e T RlSHTË e 25-vjeçarit në Lushnjë: Aksi denti, i ngjashëm me v*ekjen e 2 xhaxhallarëve!

Ditën e djeshme, Petro Piti, 25-vjeç humbi jetën në një aksident automobilistik, teksa ishte duke udhëtuar me një autobot që transportonte lëndë hidrokarbure.

Si pasojë e përplasjes me një mjet bujqësor, i riu humbi jetën.

25-vjeçari nuk ishte i vetmi nga familja që kishte humbur jetën në aksident me autobot, pasi edhe dy xhaxhallarët e tij kanë humbur jetën në një aksident automobilistik të tillë.

I riu menaxhonte vetë pikën e karburantiti, pasi dy vite më parë kishte humbur edhe babain, ku shkak mësohet të ketë qenë beteja me virusin Covid-19.

“Jam refuzuar s**suαΙisht për shkak të peshës”/ Moderatori i njohur jep mesazhin e fortë

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka, ka ndarë me një postim në llogarinë personale të Instagram-it, duke rrëfyer se përgjatë kohës që ka qenë mbi peshë, shumë herë është refuzuar seksualisht. Referur këtij rasti, ai ka një mesazh për të gjithë personat që kanë qenë apo janë në gjendjen që ai ka qenë dikur.

“Askush nuk flet për këtë por po e them unë: Jam ndjerë shpesh herë i refuzuar seksualisht për shkak të peshës sime. Të jesh mbipeshë nuk është ok! Ju gënjejnë kur ju thonë që duhet ta doni trupin tuaj sido të jetë ai. Ju meritoni trupin që ëndërroni ndaj ngrihuni nga ajo kafe dhe nisni palestrën.”-shkruan ai.