E rëndë/ Këngëtari i njohur u qëΙΙua me ar më, ndërron je të një javë pas ate ntatit

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur kubanez El Taiger, ka humbur jetën pas një atentati një javë më parë. Artisti 37-vjeçar, mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”

People shkruan se 37-vjeçari, u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.

“Ndërsa ky lajm është tronditës, ne inkurajojmë fansat e El Taiger të nderojnë kujtimin e tij. Dëgjoni muzikën e tij dhe kërceni. El Taiger ishte ndjenja e njerëzve dhe tani ne duhet ta mbajmë gjallë atë ndjenjë përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij”.

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

El Taiger ishte i njohur për kontributin e tij në zhanrin Kubaton, një shkrirje e reggaeton dhe ritmeve tradicionale kubane.

Ai publikoi albumin e tij debutues, Taiger, në vitin 2016. Një vit më pas, ai u shfaq në kolonën zanore të filmit Fate of the Furious me këngën “La Habana”. Ai është gjithashtu, i njohur për këngët e tij “La Historia”, “El Papelito”, “Habla Matador” dhe “Rulay”.

“Është shkaktarja e divorcit”/ U mbγt nga burri në Itali, vjehrra e Eleonorës: Nuk kishin lidhje me mua, u çoja ushqime kur ishin këtu. Djalin tim v riteni

Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre. Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.

Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24 se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin iu conin ushqime. Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.

Jeni akuzuar nga zoti Mehmet se je shkaktarja e divorcit? E keqtrajtonit?

Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.

Si ushqehej Eleonora?

Nuk i merrnim ne lekët. Ne i çonim asaj dhe fëmijëve. A ke fëmijë ti? Ai lë pa bukë fëmijët e fëmijëve? Ka qenë në asistencë, ne iu çonim ushqime.

Nuk kishte lidhje me ne ajo fare.

Ju e dinit gjendjen e djalit? Çfarë ju tha mjeku?

Mjeku na tha mos e lini vetë. Para tre muajsh ka bërë një vizitë në Tiranë, u vizitua. Ka ikur me çantën me ilaçe.

Babai: Edhe në Peshkopi ka qenë i shtruar. E kam çuar në urgjencë 2-3 herë.

Nëna: Ai ka kaluar depresion moj zonjë pse nuk e kuptoni. I ka ikur truri. Ai vuante, ishte i sëmurë.

Edhe ata janë të përvëluar dhe unë jam e përvëluar. Edhe vocin tim vriteni ku ta gjeni. Çfarë të them më?! Unë jam e sëmurë.

“Më mungon tm errësisht”- Agron Llakaj rrëfehet mes lotësh: Zoti më sprovoi, por…

Aktori i humorit, Agron Llakaj folur për humbjen e bashkëshortes së tij, teksa është shprehur se “më mungon tmerrësisht”. Aktori, i cili do të rikthehet në ekran me një program humori, ka treguar se ku e ka gjetur forcën.

“Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda së qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi”, u shpreh Agron Llakaj, ndërsa shtoi se Kostandina do të jetë gjithmonë pranë tij.

Vlerësimet më të mëdha që njerëzit kanë pasur për ty, ka qenë raporti që ke pasur për Kostandinën?

Agron Llakaj: Nuk flas dot, në këtë moment. (përlotet)

Teos dhe Brus e presin gjyshin këtë periudhë? Ke ndarë para pak ditësh një foto që ishte dhe ditëlindja, besoj se ata ty të kanë pikën më të fortë?

Agron Llakaj: Unë nuk do të doja ta cekja këtë temë, sepse e di që janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shumë të vështirë, por do të përdor më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes, edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një nënë në moshë, më tha bëhu i fortë Agron, do na bësh për të qeshur, sepse është mision. Ti duhet të jesh më i fortë në këtë mision, pasi të gjithë kemi nga një shpirt, por ti ke dy, ke dhe shpirtin e Kostandinës. Më mungon tmerrësisht, pse më futët në këtë pyetje.

Nuk dua të të pyes më shumë Goni, pasi unë e di që ti ke dhënë shumë. E përmenda pak më parë që ti gjatë kësaj kohe ke treguar lidhjen me nipërit dhe me mbesën, që është bërë një zonjushë.

Agron Llakaj: Ata janë burim motivimi, shprese. Nuk e dija që Zoti do më rezervonte këtë lloj fati, se thonë që Zoti të sprovon për të treguar se sa i fortë është njeriu, unë nuk jam kaq i fortë, nuk futem tek ajo seri e njerëzve. Dikur i thoja Kostandinës se është Agronizuar, tani kuptoj që jam Kostandinizuar. Unë duhet të marr dashurinë e atyre të vegjëlve, por dhe të rriturve. Ime bijë pati ditëlindjen më 22 gusht, dhe nuk mund t’i thoja veçse unë nënë për ty nuk mund të bëhem kurrë. Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda së qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart.

Agron Llakaj: Është mision, por duke ditur që unë kam ndarë me të çdo moment, më mungon fjala e parë, kritika e parë e shokut tim

“E kanë ke qtrajtuar”/ Babai i 30-vjeçarit që v*au gruan në Itali i përgjigjet ish-krushkut: Nusja nuk jetonte me ne. Iu kam bërë 4 shtëpi djemve, nuk i kam lënë pa bukë si ai

Bashkim Toci, babai i 30-vjeçarit Lulzim Toci që vrau dy ditë më parë bashkëshorten e tij, me të cilën kishte dy djem ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24.

Ai iu përgjigj akuzave të ish-krushkut, babait të Eleonorës se para se të ikte në Itali e kishin keqtrajtuar dhe trajtuar si hyzmeqare, çfarë kishte sjellë edhe divorcin e çiftit. Bashkim Toci tha se nuk jetonte me djemtë dhe ata ishin të ndarë, ndonëse jo zyrtarisht pavarësisht se paratë ia dërgonin atij.

I pranoni akuzat se e keni keqtrajtuar?

Nuk i pranoj ato akuzat sepse djemtë e mi i kanë lënë këtu 150 mln lekë. Kam tre djem. Deri para se të ndahej nuk kam jetuar me ta.

Pse ua sillnin paratë tuaja?

Unë jam i zoti i shtëpisë. Me letra kam qenë me ta, por kam qenë i ndarë. Deri kur janë ndarë i kanë prurë lekët, më pas jo.

Të tre djemtë punojnë në emigrim dhe paratë ua sjellin juve?

Qëkur jemi ndarë nuk m’i kanë prurë. I kam bërë dy shtëpi. Hajde këtu shihe punën time, jo pallavrat e atij. Ai i ka lënë fëmijët pa bukë. Unë pa bukë nuk i kam lënë as në kohën e Enver Hoxhës, jo më në kohën e Edi Ramës.

Dy shtëpi i kam lënë djalit që vrau gruan, njërin të madhit dhe një jetoj vetë.

I kam lënë dy shtëpi, se ishte një pak më e vjetër dhe i kam nisur tjetër.

“Sa më shumë kalojnë ditët nga ikja jote, dhimbja duket se rritet”- Edlira Çepani prek me fjalët për Gert Bogdanin: Ti e fitove betejën tënde

Aktivistja Edlira Çepani ka prekur me fjalët për bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Postimi i plotë:

Kam nisur qindra here te shkruaj dy fjale… por s’kam patur force as ne duar e as ne zemer…

Prej kaq shume ditesh, kam ne zemer nje fjale qe dua t’ua them te gjitheve – FALEMINDERIT per mbeshtetjen e pakufijte ne keto kohe te veshtira per familjen tone!

Faleminderit per mijera perqafimet me te cilat na shprehet mbeshtetjen dhe respektin per Gertin, gjate homazheve te pafundme ne Parlamentin Shqiptar. Faleminderit te gjithe miqve, kolegeve, qytetareve e mbeshtetesve qe erdhet ne kohe rekord nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shume vende te botes, per te na mbeshtetur ne diten tone me te veshtire. Faleminderit qe pritet me ore te tera ne rradhet e gjata te homazheve per ta respektuar Gertin tone e per t’i dhene lamtumiren e fundit.

Faleminderit nga zemra te gjithe kolegeve nga institucionet ne Shqiperi, Kosove, Belgjike e Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nderimet me 1 minute heshtje ne mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe per telegramet zyrtare per nderimin e tij.

Faleminderit te gjithe miqve te mediave per emisionet, fjalet e transmetimet maratone.

Faleminderit te gjitheve per dhjetera mijera mesazhet (te cilave premtoj se do u kthej pergjigje te gjithave, pak nga pak) permes se cilave ndate pak nga dhimbja jone dhe na perçuat histori te vogla te jetes se Gertit ne menyren si e kishit njohur. Sa me shume njerez takojme keto dite, aq me shume kuptojme se sa shume njerez ka impaktuar ne jeten e tij tejet te shkurter, por te mbushur me dashuri per njerezit e me modesti per gjithçka bente (dhe s’e promovonte kurre mjaftueshem).

Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!

Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne edhe atehere kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerezit!!

Ti fitove, ashtu siç beje gjithmone ne jete, e kesaj rradhe na e kujtove te gjitheve se, edhe ne kete bote qe po behet çdo dite e me e veshtire, ia vlen te jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikeri, me besim, me miresi dhe me dashuri per njerezit! Faleminderit qe ishe nje drite ne rrugen e kaq shume njerezve e qe do jesh gjithmone nje drite ne rrugen tone, jeta ime!

“Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Aksi denti me autobot që i mori je tën 25 vjeçarit, dinamika e ngjarjes

Një autobot u përplas me një traktor mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Berat. Për pasojë, i vdekur mbeti shoferi i autobotit. 25 vjeçari Petro Piti u bllokua në mjetin e mbushur me naftë për rreth 1 orë, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i traktorit ishte duke pritur gruan për ta marrë me traktor, por nuk kishte ndezur asnjë sinjalistikë ndriçuese. Kur ka parë autobotin që po vinte me shpejtësi është hedhur nga mjeti. Viktima ka frenuar aq fort, sa është krijuar një e çarë e madhe në asfalt. Autoboti ka dalë nga rruga kryesore dhe është kthyer përmbys në tokat bujqësore duke marrë me vete dhe 100 m karrexhatë metalike anësore. Dyshohet se i riu e ka parë me vonesë traktorin prej errësirës dhe pavarësisht frenimit, nuk e shmangu dot përplasjen. Për gati një orë dhjetëra banorë të zonës, Policia e Lushnjes, zjarrfikës dhe një mjet bujqësor janë përpjekur të nxjerrin 25 vjeçarin nga autoboti. Në momentin që e kanë futur në ambulancë për ta dërguar në spitalin e Lushnjes, ai ka qenë pa shenja jete.

Këtë të Premte, Policia ka vënë në pranga shoferin e traktorit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Lushnjë-Berat”, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti bujqësor me një autobot të ngarkuar me lëndë hidrokarbure, humbi jetën drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P., 25 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin: A. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. T. rezultoi në masën 0.00 mg/l”, njoftojnë blutë.

Siç raportohet, aksi rrugor Lushnje-Berat është kthyer në një pikë të rrezikshme aksidentesh pasi mungon ndriçimi

Me “fake Gucci” dhe zinxhir floriri, deputeti gjerman ironizon emigrantët ilegalë në parlamentin gjerman (Video)

Deputeti i Bundestagut Matthias Helferich është veshur si “Talahon” gjatë një fjalimi në Bundestag.

Politikani nga Dortmundi u shfaq në seancën plenare i veshur me kostum sportiv të stilit Gucci.

Ai mbante edhe një zinxhir floriri në qafë dhe një çantë.

Në fjalimin e tij, Helferich citon me sa duket nga një video në mediat sociale, në të cilën një vajzë emigrante shfaqet e lumtur për shtetësinë e tij gjermane të sapo fituar, teksa thotë te tashmë gjithçka gjermanët kanë ndërtuar i përket asaj.

“Gjithçka më përket mua, gjithçka është nën këmbët e mia”, citon Helferich nga video. Pastaj ai mburret, duke imituar emigrantët, se ka shumë fëmijë që megjithatë mbeten të huaj, duke ironizuar shtimin e të huajve në vendin e tij.

Në korrik, Helferich u përjashtua nga grupi parlamentar i AfD-së dhe cilësohet si politikan ekstremist.

Talahon është një epitet për të rinjtë, kryesisht nga Lindja e Mesme, që vishen në një stil të caktuar me firma rë rreme Gucci, Kenzo e të tjera, mbajnë çanta të varura dhe zakonisht kanë të njëjtën prerje flokësh.

Rr ahje mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek (Video)

Ka ndodhur një përleshjes mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek, në stadiumin ”epet ARENA”.

Krejt kjo pasi tifozët shqiptar kanë shkuar dhe kanë marr flamurat e Shqipërisë që ishin vendosur përmbys nga tifozët çek, shkruan IndeksOnline.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSportiIndeksonline%2Fvideos%2F3875475336111747%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=280

Sipas raportimeve, tifozët çek, në ndeshjen Çeki – Shqipëri, kanë kënduar ”Kosova është Serbi”.

U takuan vetëm një herë katër vite më parë, vajza e re përndjek dhe de nigron fiksimin e saj

Dikur disa persona konsideroheshin individë problematikë, njerëz me fiksime, ndërsa sot kanë një emër të ndërkombëtarizuar, stolker. Ata përndjekin, persekutojnë, bullizojnë dhe shpesh terrorizojnë personin tek i cili janë fiksuar pa marrë aspak parasysh se nuk ka asnjë interes për ta, dhe mbi të gjitha pa marrë parasysh pasojat e veprimeve të tyre. Që nganjëherë kapërcejnë çdo limit njerëzor. Historia ka nisur para katër vitesh në aplikacionin e Snapchat-it.

Si çdo çun, prano bë ftesa dhe na u ngjit më objekti me këtë personin. Kishte foto si çdo person tjetër. Duke marrë shkas nga fotot, më pëlqyen. Muhabeti po na shkonte mirë. Djali në atë kohë 25 vjeçar, njëlloj si shumë bashkëmoshatarë të tij, i kalonte orët e natës duke komunikuar në rrjetet sociale me vajza të së njëjtës moshë. Në një nga këto biseda, ai njihet me një vajzë, e cila nga fotot e publikuara, e tërheq menjëherë.

Pavarësisht bisedave që dy të rinjtë bënin çdo natë, vajza nuk pranonte të shfaqej asnjëherë të vetme. Në fakt asgjë për tu çuditur apo për të dyshuar, në një botë ku me mijëra vajza shantazhohen, pikërisht për shkak të pakujdesive të tilla.Duke e mirëkuptuar në hezitimin e saj, Arditi vendos që ta takoje, dhe ajo tregohet menjëherë e gatshme. Pak rëndësi ka fakti nëse ishte më e bukur apo më e shëmtuar se sa ajo që shfaqej në fotot e publikuara. Vajza që takoi nuk ishte ajo që kishte pretenduar.

Pra, e kishte gënjyer që nga dita e parë e njohjes. Kalon një muaj nga ai takim, dhe kur dukej se gjithçka ishte mbyllur aty, dhe jeta për secilin do të vazhdonte normalisht, Arditit i vjen një mesazh në telefon. I riu trembet duke menduar se mund të behej shkak i një tragjedie, prandaj nxiton që ta takojë për ta qetësuar. Dy të rinjtë qëndrojnë për një orë në makinë, mes insistimit të vajzës për tu pranuar me çdo kusht, dhe refuzimit të vazhdueshëm të djalit. Në fakt, ky moment do të ishte edhe pikënisja e një trazimi shpirtëror për Arditin.

Ai do të duhej të përballej me fiksimin e vajzës stolkere e cila nuk ndalej aspak pavarësisht indiferencës së të riut. Këto mesazhe, janë një pjesë fare e vogël e një arsenali sharjesh dhe kërcënimesh që për katër vite me radhë kanë ngarkuar plot celularin e të riut, të cilit fatmirësisht i dinte vetëm emrin dhe asnjë të dhënë tjetër më shumë. Por një ditë, këmbëngulja e saj do të shpërblehej. Dhe këtu do të vinte radha e familjarëve të 25 vjeçarit, të cilët u vunë të gjithë në shënjestrën e Denisës. Një bullizëm pa limite, duke mos kursyer asnjë person, përfshi edhe fëmijët.

Fillimisht e motra qëndron në heshtje, duke preferuar të mos e përfshijë vëllain në këtë situatë, me shpresën se gjithçka do të mbyllej aty. Në këtë pikë, e shqetësuar me atë që po ndodhte, ajo vendos më në fund të flasë me vëllain. Dhe ky i fundit e kupton menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. Duke parë se situata vetëm përkeqësohej, dhe vajza bullizuese vetëm sa e shtonte dozën e denigrimit, motër e vëlla e denoncojnë në polici.

Duke parë që askush nuk po lëvizte as gishtin për t’i dhënë fund makthit që kishte përfshirë një familje të tërë, për shkak të veprimeve aspak normale të një vajze të re, motra i drejtohet edhe njëherë dyerve të policisë. Në këto kushte, kur një vajzë 26 vjeçare jashtë çdo kontrolli, shantazhon dhe denigron një nënë të re dhe fëmijën e saj vetëm 3 vjeç, duke mos pyetur aspak për denoncimet e vazhdueshme në polici, mendojmë t’i bëjmë vetë një vizitë, për të kuptuar situatën e saj. Për këtë Piranjat bashkë me Arditin udhëtojnë drejt Peshkopisë, qytetit ku jeton Denisa.

Vajza duket tepër e lumtur që po e ritakon fiksimin e saj, dhe duke harruar gjithë çfarë i ka punur në këto vite, nis të bëjë biseda normale të një çifti që mund të kenë patur ndonjë zënkë kalimtare e pa pasoja. Ndërsa i riu përpiqet të diskutojë për fotot denigruese që Denisa ka hedhur në rrjete sociale, kjo e fundit ka të tjera ide në kokë. Duket qartë që gjëja e fundit që e shqetëson këtë vajzë, janë fotot e shpërndara të një nëne të re dhe fëmijës së saj 3 vjeçar.

Ajo i shmang lutjet e djalit me cinizëm dhe pa u trazuar aspak për pasojat që ka shkaktuar. Zoti ndoshta jo, por meqë ne jemi aty pranë, le të provojmë ta bindim të heqë dorë nga kjo marrëzi. Pavarësisht se Arditi ka qenë i qartë që në nisje që nuk ka asnjë interes për ta njohur dhe për të krijuar një raport me vajzën, ajo edhe përpara kameras insiston për tu afruar me të. Pra, i denigron familjen, motren dhe nipin tre vjeçar për ta bindur të lidhet me të.

Një fantazi të tillë se kishim parë as në telenovela. Pas këtyre fjalëve Denisa reflekton dhe më në fund vendos të fshijë fotot me të cilat ka shqetësuar një familje të tërë. Në të vërtetë, Denisa nuk fali jo vetëm Arditin por edhe Piranjat . Disa orë pas kësaj interviste, ajo përshëndeti me një buqetë mesazhesh zanore ofenduese kundrejt gazetarëve./PIRANJAT