Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 12 Tetor 2024

DASHI

Ë

Gjatë orëve në vijim do të keni një ndërgjegjësim më të madh. Do të gjeni një stabilitet të mirë dhe në punë nuk mund të përjashtohet lindja e një projekti të mirë. Të dielën një mik mund të bëhet diçka më shumë. Më mirë ta lini mënjanë krenarinë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, Hëna është ende disonante, ka synimin për të pohuar veten. Shumë prej jush do të mund të nisin një projekt të bukur gjatë gjithë vjeshtës. Do të distancoheni nga një person që i zemëron.

BINJAKËT

Shumë prej jush do të mund të llogarisin në Hënën në favorin tuaj. Mund të zemëroheni për asgjë… Do t’ju duhet të rifitoni stabilitetin në frontin e punës. Periudha e jashtëzakonshme për ndjenjat.

GAFORRJA

Nuk duhet të mbyllesh në shtëpi, por të hapesh përpara jetës. Asnjë lajm për punën nuk mund të përjashtohet. Hutim në dashuri. Disa mund të ndryshojnë rrugën.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, Hëna në opozitë këshillon kujdes. Dëshira për të shpëtuar do të jetë shumë e lartë. Periudha e rikuperimit nga data 17 e muajit. Hëna në opozitë edhe gjatë së dielës.

VIRGJËRESHA

Do të dëshironit të bëni plane të mëdha. Ju ndjeni peshën e shumë përgjegjësive. Shumëve u është dashur të kapërcejnë një krizë. Yjet janë në anën tuaj kur bëhet fjalë për dashurinë.

PESHORJA

Gjatë orëve në vijim do të merrni një lajm të mirë. Jupiteri në aspekt të mirë. Hëna bëhet sërish e favorshme gjatë ditës të së dielës. Situatë interesante për ata që punojnë në tregti.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ju mund të fluturoni në dashuri. Këshilla është të ktheheni në lojë. Fundjavë që lind me Hënën disonante. Në dashuri gjatë orëve të ardhshme do të jeni gati për t’u rikthyer në lojë. Kujdes nga një shpenzim i papritur.

SHIGJETARI

Do të dëshironit të sqaroni shumë gjëra me këtë Hënë të favorshme. Nuk duhet të prisni zgjidhje të menjëhershme. Më shumë besim në të ardhmen. Më mirë të mos bëni investime të rrezikshme.

BRICJAPI

Jeni i pavendosur mes dy historive… Gjatë orëve në vijim do t’ju duhet të bëni një bilanc të situatës në punë. Të dielën do t’ju duhet të mbroni një dashuri që mbetet e gjallë. Shumë bashkëpunime janë ndërprerë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, Hëna është në shenjë. Ju jeni duke përjetuar një gjendje tensioni. Ka nga ata që duhet të rikuperojnë besimin e humbur në të kaluarën e afërt. Ka shumë përpjekje për shkak të punës.

PESHQIT

Një sqarim përfundimtar në dashuri është i mundur. Për sa i përket punës, gjërat nuk kanë nisur mirë… Mërkuri rikthehet në favor duke nisur nga e diela. Mundohuni të shfrytëzoni sa më shumë këtë fundjavë.

Reis Çiço siç nuk e keni parë, spikeri i lajmeve pjesë e këngës së re të reperit të njohur (Video)

Spikeri ikonik i lajmeve Reis Çiço është shfaqur krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Çiço është bërë pjesë e këngës së re të reperit Mato Lale. Në videoklip ai shfaqet në studion e tij të lajmeve, por këtë herë duke prezantuar një kronikë, përmes muzikës “Rap”.

Kënga e re e MatoLale titullohet “TopBoy”, dhe ndonëse mund të ngjajë si Inteligjencë Artificiale, në fakt është vërtet moderatori Çiço ai që ka pranuar këtë bashkëpunim.

Berisha bën premtimin e madh: Jo më rroga minimale nën 500 euro dhe pensione nën 200 euro

Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar sot se me ardhjen e tij në pushtet, paga minimale do të shkojë 500 euro ndërsa nuk do të ketë pensione dhe bursa nën 200 euro

Këtë premtim, Berisha e bëri gjatë fjalës së tij të përditshme nga banesa e tij, ku ndodhet nën arrest shtëpie për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

“Jam këtu për tu zotuar se nuk do të ketë pension nën minimumin jetik, prej 200 eurosh. Jam këtu për tu zotuar se nuk do të bursë studentësh nën minimumin jetik, prej 200 eurosh. Jam këtu për tu zotuar se nuk do të rrogë minimale, ndën 500 euro”, tha Berisha.

Ai u shpreh më tej se çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë rritur për shkak të parave të drogës, ndonëse 60 mijë njësi banimi janë bosh.

“Mbi 60 mijë apartamente të reja janë bosh, me dry. Kjo ndodh se lumejtë e parave të drogës, blejnë katet dhe kullat që në themel, çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull, një shekull për të blerë një apartament”, tha ai.

Kapitulli i parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE hapet më 15 tetor në Luksemburg, zbardhet agjenda

Shqipëria do të çelë më 15 tetor në Luskemburg grup-kapitullin e parë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Këshilli Europian ka zbardhur sot agjendën e takimit ndërministror ku do të diskutohet për sistemin gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësinë, liria dhe siguria si dhe prokurimet publike dhe kontrolli financiar.

Shqipëria hedh një hap përpara në anëtarësimin në Bashkimin Europian, që pas ndarjes nga Maqedonia e Veriut.

Agjenda e takimit në Luksemburg:

Konferenca e Dytë e Anëtarësimit me Shqipërinë, 15 tetor 2024

Pikat kryesore të rendit të ditës

Takimi i dytë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror do të mbahet në Luksemburg më 15 tetor 2024.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 1: Bazat, duke përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave:

Funksionimi i institucioneve demokratike

Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Publikohet VIDEO / She rri masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou”, me dërrasa dhe çekiçë

Është publikuar video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre rumunë në impiantin e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës.

Dhjetra shqiptarë dhe rumunë janë punësuar për të kryer punimet në stadiumin ikonik që po rinovohet plotësisht.

Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi ishte e para që dha lajmin, duke thënë se ishin përdorur edhe armë të ftohta.

Nga pamjet duket se sherri ka nisur teksa punëtorët ndodheshin në një kolonë betoni, dhe ka vijuar edhe poshtë, duke bërë që të përfshihen edhe persona të tjerë.

Video Player

Analisti nga Kosova: Erdogani miliarda investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar lidhur me përurimin e një xhamie të re që është bërë dje në Tiranë e ku ka marrë pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.

Latifi ka thënë se Erdogan po investon në Serbi miliona euro, ndërkohë që shqiptarëve po u ndërton xhami të stilit otoman.

“N’Beograd Erdogani paska thanë se “marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë janë në një epokë të artë”. Sigurisht, ky është termi më i saktë për të përshkruar faktin për miliarda investime që shteti turk ka bërë në Serbi, ndërsa marrëveshjet dypalëshe përfshijnë të gjitha fushat, përfshi edhe industrinë e armatimeve.

Ndërkaq, shqiptarëve u ndërton xhami dhe investime në restaurime të objekteve të periudhës otomane. Një aforizmë e moçme thotë : Budallës mos i zbrit as teposhtë!”, ka shkruar Latifi.

“Nëse ndihmoni Izraelin, do jeni ju shënjestra”, kërcë nimi i Iranit që ka trembur aleatët arabë të SHBA-së

Irani ka kërcënuar duke përdorur kanale sekrete diplomatike shtetet e pasura me naftë të Gjirit Persik dhe aleatët e tjerë amerikanë në Lindjen e Mesme nëse territoret ose hapësira ajrore e tyre përdoren për një sulm ndaj Iranit, thanë zyrtarët arabë, sipas Wall Street Journal.

Zyrtarët arabë bëjnë me dije se vendet që Irani ka kërcënuar përfshijnë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katarin, të cilat të gjitha kanë baza të trupave amerikane.

Këto shtete i kanë thënë administratës Biden se nuk duan që infrastruktura e tyre ushtarake ose hapësira ajrore të përdoret nga SHBA ose Izraeli për ndonjë operacion sulmues kundër Iranit, thanë zyrtarët, citon Wall Street Journal.

Ndërsa kërcënimet iraniane janë të paqarta, ato kanë ngritur shqetësime në shtetet e pasura me energji të Gjirit Persik se objektet e tyre të naftës – të konsideruara prej kohësh si të mbrojtura nga një ombrellë sigurie amerikane – mund të goditen, thanë zyrtarët arabë.

Instalimet dhe forcat ushtarake amerikane në rajon mund të jenë gjithashtu në rrezik në një rajon me një nga përqendrimet më të larta të trupave amerikane në botë, shtuan ata.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes pranuan se disa partnerë rajonalë i kanë thënë Pentagonit se nuk duan që avionët luftarakë izraelitë të fluturojnë mbi territoret e tyre ose trupat amerikane të nisin operacione sulmuese nga brenda ose mbi hapësirën e tyre ajrore.

Kërkesat e vendeve arabe mbeten joformale, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza vitin e kaluar, vendet arabe kanë shtuar dhe hequr vazhdimisht kufizimet në operacionet amerikane, thanë zyrtarët e mbrojtjes.

Por këto vende ishin më të sigurta pasi lufta u zgjerua midis Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë sulmet izraelite në Liban, thanë zyrtarët, bën me dije Wall Street Journal.

“Sheiku” me shtëpi në Selitë, kush është pronari i fermës së ka nabisit, pozonte i lumtur me bashkëpunëtorët e tij!

Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë “pronarët” e magazinës së kanabisit në Selitë.

I veshur si një “sheik” është Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

I njëjti person ka pozuar edhe me dy prej të arrestuarve, Erlind Tresën dhe Elvis Lalën.

Siç duket edhe nga fotot, të gjithë kishin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu mesa duket kanë vendosur që t’i përfshihen botës së krimit, shkruan zëri.

Nëse për të tjerët ende nuk ka precedentë penalë, Tresa është kapur edhe në Gjermani për prodhim dhe trafik lëndësh narkotike.

Pasi është liruar nga qelia, është kthyer në Shqipëri, për të zhvilluar këtu të gjithë “eksperiencën” që ka marrë në Gjermani.

Nuk do ta ΒES0Nl çfarë ndodh me f emrën kur nuk b. ën më D ASΗURl…!!

Është një shq.etësim gjithnjë e më i shpeshtë për të ditur, çfarë ndodh saktësisht në trup kur një grua ndalon së qenuri se.ksualisht aktive?

Mitet që janë ndërtuar rreth kësaj pyetjeje janë shumë dhe mund t’ju bëjnë të besoni se jeni në rr.ezik që të mos keni një jetë aktive. Ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë në këto raste.

A e dini se çfarë ndodh kur ndaloni së bëri aktivitete të rregullta fizike për një periudhë?

Muskujt tuaj çlo.dhen, ata “va.ren” … e njëjta gjë ndodh me muret e vag.inës tuaj. Pas disa muajve të pasivitetit, ato muskuj do të humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kur të ktheheni në marr/ëdhënie in/time ju mund të përjetoni dhi/mbje.

Është një reagim krejtësisht i natyrshëm që nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Edhe kur një grua nuk është më e vi/rgjër, ajo mund të përjetojë shumë dhi/mbje kur është fjala për “ria/ktivizimin” e te berit dash/uri.

Studimet tregojne se kjo gjendje quhet vag.inizëm dhe shkaktohet nga një tkurrje e muskujve.

Ne këto raste, gjëja më e këshillueshme është që të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur se si mund të zgjidhet ky pro.blem në mënyrë që të kthehet përsëri në shijimin e int.imitetit.

Kjo gjendje ndodh shpesh tek gratë që kanë kaluar tashmë në menopauzë dhe manifestohet nga thatësia dhe infla.macioni i va.ginës.

Kjo ndodh sepse, në menopauzë, nivelet e estrogjenit në trupin e një gruaje zvogëlohen. Ju duhet të dini se receptorët kryesorë që janë në va.ginë nëse nuk përdoren shkaktojnë një ulje të mëtejshme…

Nëse ndaloni së bëri dashuri për një kohë, ka të ngjarë që trupi juaj të mos e kërkojë. Por mos u shqe.tësoni!

Nëse nuk e gjeni personin e duhur, mbani në mend se shumë specialistë rekomandojnë përdorimin e “bëje vetë” për të përfituar nga të gjitha aspektet pozitive, siç është lirimi i endorfines. Siç e thashë, nuk ka asgjë që të shq.etëson nëse jeni “se.ksualisht joaktiv”.

Ju nuk duhet të bëni dash/uri me dikë për faktin e thjeshtë për ta bërë atë: vendimi juaj për të mos bërë është i respektueshëm dhe i kuptueshëm.

Cilado qoftë arsyeja që nuk keni marrë/dhënie in.time, nuk duhet të shqe.tësoheni. Koha e duhur do të vijë edhe për ju.

PAMJE TË FRI KSHME/ Momenti kur kamioni humb kontrollin, hyn në krah të kundërt dhe go det 11 makina (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion, e për pasojë 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Në media është publikuar edhe momenti i aksidentit, ku kamioni del nga korsia kryesore dhe godet veturat duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk bëhet e ditur.

Video Player