Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 11 Tetor 2024

Dashi

Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’iu duhet të vini rregull brenda jetës suaj, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale.

Demi

Do të keni ndikimin e favorshëm të planetit të Saturnit gjatë gjithë kësaj të premte. Me shumë mundësi do të vlerësoni më mirë disa ndryshime të rëndësishme në sektorin profesional.

Binjakët

Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj të premte. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’iu kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë kësaj dite.

Gaforrja

Duhet të lini pas shpine të gjitha situatat tensionuese gjatë kësaj dite, duke u përshtatur me disa raporte që ju kanë munduar. Sa i takon sferës së ndjenjave, parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Luani

Do t’iu duhet të prisni gjysmën e dytë të ditës për të pasur zhvillime pozitive sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe ekuilibrin, në familje dhe punë.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga një periudhë tejet me fat, e cila do të përfshijë të gjithë sektorët e jetës suaj. Mjaft favorizuar do të jetë kjo e premte si sa i takon sferës profesionale edhe nga pikëpamja sentimentale, sidomos për çiftet që kanë kohë bashkë.

Peshorja

Do t’iu duhet të planifikoni të ardhmen në bazë të kërkesave që do të keni. Kjo do të jetë një periudhë mjaft e rëndësishme sa i takon ndjenjave.

Akrepi

Do mund të mbështeteni në pozicionin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë edhe të Saturnit. Në sferën profesionale do të riktheheni në lojë.

Shigjetari

Do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit, ku do të arrini të çoni deri në fund një sërë çështjesh të rëndësishme. Përkushtimi maksimal gjatë kësaj periudhe, kërkon që të ruani qetësinë në çdo sektor.

Bricjapi

Do të përfitoni nga ndikimi pozitiv i Saturnit gjatë kësaj dite, duke arritur destinacione të rëndësishme, shkruan noa.al. Parashikohen rezultate mjaft të frytshme në sferën profesionale dhe atë të ndjenjave.

Ujori

Duhet të tregoni kujdes lidhur me shpenzimet gjatë kësaj të premteje, duke mbajtur nën kontroll financat tuaja. Lidhur me disa konflikte të së kaluarës, do arrini që të gjeni zgjidhje.

Peshqit

Parashikohet një periudhë e mbushur me ndryshime sa i takon fushës së ndjenjave. Nga këto ndryshime nuk do të mbeten pa prekur as disa çështje profesionale.

“Një ushtri e heshtur ishte gati të merrte pushtetin, Erdogan na çliroi nga pushtimi”, çfarë po e rrezikonte Shqipërinë sipas analistit?

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Top Story”, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, u shpreh se duhet të jemi falënderues për këtë vepër të shtuar.

Sipas tij, Erdogan kishte të drejtë kur tha ‘arkitektura osmane’ ka dhe të drejtë të thotë që është xhamia më e madhja në Ballkan, por analisti thotë se çështja është më e thellë se kaq.

Vangjeli: Diskutimi që bëhet në Shqipëri, kam përshtypjen se na ngatërron në çdo llogari. Flitet për dy rryma, në Islamin shqiptar, duke u thënë që në fillim se në marrëdhëniet mes dy vendeve kush mendon se besimtarët islamë që janë ura lidhëse e vëllazërinë me Turqinë është bindje kriminale e gabuar, antipatriotike. Jo, populli shqiptar, populli turk, dy besime.

Në 2016, shoqëria indiferente shqiptare, pavarësisht sinjaleve të forta, flisnin për një lloj feje të re të islamit, në turqisht është shumë e prekshme ‘gylenizmi’, një fe që adhurohet lideri, ndërkohë që Islami nuk e ka pjesë adhurimin ndaj liderëve.

Kjo ushtri e heshtur e një pushtimi të butë, kishte depërtuar në legjislativ, qeverisje, forcat e armatosura, biznes, sistemin bankar etj. Një shoqëri e llojit mason, për të bërë atë që tentuan të bëjnë të Turqi, pushtimi i heshtur, në Shqipëri në padijen tonë, gati-gati e kishin bërë.

Ajo që ndodhi në Stamboll në korrik të 2016-ës, përplasja mes Erdogan dhe Gulenistëve, çliroi Shqipërinë nga një rrezik i frikshëm, përmasat e së cilës nuk i dimë, me padijen tonë kemi heshtur dhe nuk e dimë. Ka qenë edhe më keq akoma.

Kjo do shkaktonte pushtimin e butë të shtetit shqiptar, nga një organizatë që vepronte si një ushtri e heshtur që kishte depërtuar kudo. Rreziku është që do merrnin pushtetin dhe do drejtonin një vend. Shqipëria ishte një nga laboratorët e tyre për të marrë pushtetin, atë që tentuan ta bënin me Erdogan, por u prishnin me njëri tjetrin. Në Shqipëri do ta bënin me shumë lehtësi, një vend kaq i vogël mund t’i ishin thyer gjunjët sa sot nuk do flisnim kështu.

“Të largohet nëse nuk i pëlqen zyra e presidencës”, Manjani kritikon ashpër Begajn: Të dorëzojë çelësat, na turpëroi

Juristi Ylli Manjani tha në një emision televiziv se veprimi i presidentit Bajram Begaj, i cili “u ankua për zyrën” përballë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ishte një veprim i papranueshëm për kreun e një shteti.

Me tone të ashpra Manjani tha se Shqipëria e Begajt dhe Ramës, i ngjan më shumë Shqipërisë së Hamza Kastriotit, ndërsa shtoi se për sa kohë Begaj e shikon të pamjaftueshme zyrën e presidencës, atëherë le të ikë nga ajo zyrë e nga ai post

“Shqipëria e Bajram dhe e Edi Ramës ngjan shumë më Shqipërinë e Hamza Kastriotit. Unë nuk kam gjë me presidentin Erdogan ai është i mirë apo i keq për vendin e tij. Janë turqit ata që e vlerësojnë se si është presidenti i tyre.

Por për turp e faqe të zezë ne kemi një president, që është kryetari i shtetit tim dhe më dhemb shumë e më dhemb jashtë mase kur e dëgjoj që flet e thotë që s’i del zyra. Të qërohet nga ajo zyrë ta lërë që sot. Një burrë shteti që ti ngjisë fjala, nëse nuk i pëlqen ajo zyrë që për më tepër ia kanë bërë italianët, të dalë nga ajo zyrë sonte. Se nuk mund të jetë kryetari i shtetit tim ai”,-tha Manjani.

“Tregti ar mësh”, eksperti i sigurisë Softa zbulon detajet:Vizita e Erdogan ishte planifikuar për në datën 7 tetor,por..

Ditën e sotme, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vizitoi Shqipërinë. Ai shprehu mbështetjen për vendin tonë dhe tha se marrëdhëniet mes dy vendeve mike do të vijojnë të forcohen.

Të ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ishin Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, Avenir Preka, ish-zëvendësministri i Brendshëm, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe gazetari Denis Minga.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse është e qartë se cilin vend ka partner strategjik Shqipëria referuar mesazheve që u dhanë sot gjatë deklaratave të Ramës dhe Erdoganit.

Softa tha se një nga arsyet e vizitës së Erdogan në Shqipëri dhe më pas në Serbi mund të jetë tregtia e armëve. Ai gjithashtu shtoi se vizita ishte planifikuar të zhvillohej më 7 tetor. Një vit më paër, 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Gazën duke noisur një konflikt të përgjakshëm në Lindjen e Mesme.

Softa: Partnerët e Shqipërisë…vizita e Erdoganit përveç asaj që ishte e dukshme, inaugurimi i xhamisë, ishte planifikuar për tu bërë në datën 7, në një vjetorin e sulmit të Hamasit në Gaza. Nuk e di si u shmang dhe si u bë, por u përdor kjo retorikë për ta quajtur Izraelin një shtet terrorist. Ky nuk është një takim që erdhi vetëm për Shqipërinë. Nesër është edhe në Serbi. Atëherë kush janë motivet që e shtynë Erdoganin të shkojë në Serbi dhe në Shqipëri? Flasim për mbrojtje. Kur themi do marrim mbrojtje se do kemi drone, dronë i ka dhënë edhe serbëve edhe Kosovës. Por nga kush rrezikohet Serbia? Serbia po rrezikon gjithnjë e më tepër për të hapur konflikte në Kosovë. Unë e shikoj si një tregti armësh.

Minga: Serbia dhe Kroacia kanë armatime të përvitshme, por kjo nuk do të thotë që do të shkojnë në konflikt të armatosur. Nëse është dhuratë nuk ka asnjë gjë të keqe. Ne kemi një ushtri pa armë.

Preka: Debati është këtu! Erdogan ashtu si edhe presidentë të shteteve të tjerë, janë në garë për të dalë dhe për të shitur armë. Të njëjtën gjë bëri preësidenti francez në Beograd para pak kohësh. Erdogan është Ok, ajo çfarë Rama mundohet të justifikojë, se është miza nën kësulë, është që mundohet që këto dronë që janë blerë apo dhuruar t’i trajtojë si shpëtimi i shqiptarëve. Ndërkohë që në rajon kalkulimi është i thjeshtë. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ka vetëm një ishull që është antiNATO që është Serbia. Nëse Serbia do merrte armatim mbrojtës është e kuptueshme sespe do të mbrohet. Por ajo nuk merr armatim mbrojtës, i gjithë armatimi është për sulm. E parë nga këndvështrimi jonë Rama ishte në këtë siklet, që për të larguar diskursin e debatit, futja e këmbës në xhami dhe përdorimi i ambienteve për mesazhe politike, nxori këtë të dronëve. Domethënë një sallatë llafesh pa asnjë sens.

“I thashë Granitit mos luaj ndaj Serbisë”- Taulant Xhaka flet para duelit delikat në Leskovaç: Duhet të jetë i…

Serbi – Zvicër është në nga ndeshjet më të luftuara në Nations League. E sigurisht vëmendja e të gjithë tifozëve shqiptarë do të jetë te kjo përballje, ndërsa do të jenë në mbështetje të Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar me shiritin e kapitenit në krah do të luajë kundër serbve dhe për të do të jetë një nga sfidat më të vështira, ku i duhet të mbajë veten nënkontroll për të mos pasur konfrontime dhe për të mos rënë pre e provokimeve.

Diçka të tillë e di mjaft mirë Taulant Xhaka, i cili i ka kërkuar të vëllait të mos luajë në këtë përballje, pasi do të jetë shumë e vështirë të kontollojë vetën gjatë 90-të minutave.

“E di vetë se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë ndeshje. I sugjerova Granitit të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta kalonte këtë lojë, por të gjithë e njohim vëllain tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën.

Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen përsëri kaq emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Është e lehtë të thuash, por në fund gjithçka përfundon në këtë: luaj lojë dhe fito”, ka theksuar Taulanti për “Blick”.

Kujtojmë se përballlja mes Zvicrës dhe Serbisë do të luhet të shtunën në “Stadion Dubočica” në Leskovac në orën 20:45. Siç dihet kjo përballje ka qenë gjithmonë e luftuar dhe me mjaft tension, ku madje Xhaka dhe Shaqiri u kanë shënuar gol dhe kanë festuar me shqiponjën.

PANORAMASPORT.AL

Qëndroi një orë i bllokuar në autobotin me karburant, kush është i riu që ndërroi je.të trag jikisht në Lushnjë

Petro Piti, 27 vjeç, humbi jetën sonte në mbrëmje në autostradën Lushnje-Fier, ndërsa u përplas me mjetin bujqësor të drejtuar nga 41 vjecari Albert Toska.

‘Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.

Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

“Më copëtove shpirtin!”- Zi në familjen e boksierit shqiptar, Robin Krasniqi humb të atin: Ishe mbështetësi i jetës time! Shpresoj të kem bërë krenar

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka dhënë një lajm të hidhur për ndjekësit në rrjete sociale, ku a njoftuar që babai i tij është ndarë nga jeta.

Ai në një njoftim në Instagram, Robin Krasniqi ka shkruar se i ati ka ndërruar jetë, ndërsa shton se ishte krenar për të si një nga mbështetësit më të mëdhenj në jetë dhe karrierë.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë!”, ka shkuar ai.

Në shkrimin prekës boksieri nuk ka treguar për arsyet e vdekjes, por thotë se do ta ketë gjithmonë në zemër dhe shpreson ta ketë bërë të atin krenar.

Postimi i plotë i Krasniqit

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”.

https://www.instagram.com/p/DA88O2vtfS-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c3a4b1d9-77db-4ff1-b0d5-78801c33e1d9&ig_mid=0A2F6E61-49B4-497E-B854-9044C82232EC

Kërcënimi i Sokol Ballës, Berisha i drejtohet Ramës: Guxon t’i prekësh një qime floku Gazment Bardhit, vend mbi tokë s’do kesh

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas një deklarate të moderatorit Sokol Balla, i cili në emisionin e tij, aludoi se deputeti Gazment Bardhi mund “të ketë fatin e Ervis Martinajt”, personazh i krimit i cili dyshohet të jetë vrarë.

Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme, se ky është në fakt një kërcënim i Edi Ramës, ndaj i bëri atij thirrje “të mos guxojë t’i prekë një fije floku” deputetit demokrat, pasi siç tha ai; “nuk do të ketë më vend mbi tokë”.

Deklarata e Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.

Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.

Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.

Jo, kurrë, harroje!

Harroje dhe njëherë.

U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta.

Dhe ky është një turp i madh.

“Nuk kemi ardhur këtu për barazim”- Silvinjo i qartë para sfidës me Çekinë: Na pret ndeshje e vështirë, do doja të isha vetë në fushë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë. Transferta çeke luhet sot në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

“Përshëndetje! Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të përgatitur sfidën.

Kjo është jeta e një trajneri duke menduar dhe punuar. Kemi dy transferta kemi pak kohë për tu përgatitur për garën, jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur sesione videosh, por jemi të bindur që do të japim më të mirën”, tha Silvinjo.

Mungesat në sulm– “Po flasim për sulmues 9. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje. I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur, dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi.

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë”, tha Silvinjo.

Shqipëria para syve të Çekisë- “Për kundërshtarin, kur flasim themi që është ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele të larta. Ne jemi rritur vitet e fundit, duhemi më tepër. Kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që shkoi te Rejnxhërs. Mendoj se do të kemi ndeshje shumë të bukur. Nuk mendoj se ka sens inferioriteti. Nëse shohim çekët ato kanë bërë kompeticione, ne po rritemi. Nuk dua të paralelizma, ky është rrugëtimi im kështu që do të shohim si do eci”.

Goli kundër Spartës në Pragë para 24 viteve nga Silvinjo- “Ka pasur emocione, ndeshje e bukur. Koha kalon shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim për ta jetuar dhe për të bërë mirë. Ka qenë kohë e bukur tani që e kujtoj. E njoh trajnerin kundërshtar, është i mirë. Të dy do donim të ishim në fushë, por jemi pak të vjetër për atë gjë“, u shpreh Silvinjo./PANORAMASPORT.AL

Çfarë i ndodhi? Bora Zemani shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po shoh…

Bora Zemani, një nga figurat më të njohura në botën e showbizit shqiptar, ka zbuluar së fundmi se po përballet me disa probleme shëndetësore dhe emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e njohur tregoi se ndjehet e lodhur, pa forcë, dhe po has vështirësi me gjumin dhe rutinën e saj të përditshme.

Ajo pyeti ndjekësit nëse edhe ata ndjeheshin të njëjtë, duke përmendur se nuk po flinte mirë dhe se ëndrrat e saj ishin të çuditshme dhe të pakuptimta.

Gjithashtu, Zemani përmendi një rritje të lehtë në peshë dhe vendime të vogla që po i vështirësonin përditshmërinë e saj, si për shembull zgjedhja e ushqimit.