E rëndë në Athinë, g jendet i υ* ekυr futbollisti i kombëtares së Greqisë

Ndërron jetë futbollisti i kombëtares së Greqisë, George Baldock. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ai u gjet i vdekur në pishinën e rezisdencës së tij në Athinë, këtë të mërkurë.

Për të kuptuar më shumë për ngjarjen, gjithçka do të mësohet në orët në vijim, atëherë kur do të vijë edhe njoftimi zyrtar.

Baldock është impenjuar së fundmi në vendin e tij, me Panathinaikos, skuadër ku luajti 3 ndeshje. Gjatë karrierës, 31-vjeçari ka luajtur për Sheffield United, Mk Dons dhe Oxford United në Angli.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 10 Tetor 2024

Dashi

Dashuria: Ju ende do të jeni pak të hutuar dhe mendimet tuaja nuk do të jenë aq të rrjedhshme sa ju dëshironi. Me Mërkurin në kundërshtim do të jetë e vështirë për të shprehur ndjenjat tuaja, kështu që mund ta humbisni. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë programe të reja, duke parë edhe një festë.

Puna: Polemikat në vendin e punës do t’ju bëjnë nervozë. Mos hiqni dorë nga projekti që po ndiqni.

Demi

Dashuria: Dashuria do t’ju japë një ditë tjetër emocionuese, pasioni është në krye dhe jeni vërtet shumë të lumtur. Planetët janë padyshim në favorin tuaj dhe asgjë nuk mund ta heqë harmoninë me partnerin/en. Zemrat e vetmuara ende do të enden dhe do të kënaqen me disa flirtime.

Puna: Ka disa ndryshime që ju do të merrni me entuziazëm të madh, ja keni ndjerë nevojën për disa kohë.

Binjakët

Dashuria: Jini më të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje tensioneve që mund të shkaktohen nga ndonjë keqkuptim. Relax dhe gjithçka do të funksionojë. Beqarët do të merren duke bërë pazar të çmendur, vetëm atëherë do të jetë në gjendje për t’u çlodhur dhe liruar nga tensioni.

Puna: Ju jeni duke kryer detyrat e ngarkuara me kujdes të madh. Në pamje edhe ndryshime rrënjësore.

Gaforrja

Dashuria: Ju do të keni një pagesë të pabesueshme dhe Venusi do t’ju bëjë ta digjni me pasion. Kthejeni vëmendjen tuaj tek personi i zemrës dhe përjetoni këtë moment romantik me gëzim. Sot beqarët do të jenë më të vendosur se kurrë për t’u përqëndruar në dashuri.

Puna: Mbështetja e disa njerëzve me ndikim do t’i japë rrugë projekteve tuaja për të shkuar në destinacion. Ju mund të shikoni për të ardhmen me optimizëm.

Luani

Dashuria: Venusi në opozitë do t’ju bëjë të shqetësuar, por nuk do t’ju ndalojë të jetoni me një intensitet të madh. Marrëveshja me të dashurin/ën tënde është e lartë! Beqarët do të jenë me iniciativë dhe do të shoqërohen me një person të dëshiruar.

Puna: Situata juaj e punës është pozitive, kështu që nuk duhet të keni frikë të kërkoni ndryshime.

Virgjëresha

Dashuria: Saturni kundër në shenjën tuaj do të krijojë probleme në çiftet e reja, ndërsa ata në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të mendojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Ju do të keni për të pushtuar me forcën tuaj atë që ju dëshironi. Beqarët mund të jetojnë histori intriguese dhe fatale.

Puna: Disa pasiguri në frontin e punës mund të kërcënojnë qetësinë tuaj. Vlerësoni çdo vendim, por merreni me qetësi.

Peshorja

Dashuria: Sot do të pasqyrosh shumë për disa situata që kanë të bëjnë me sjelljen e të tjerëve. Ju do të keni të hënën e gabuar gjatë gjithë ditës dhe do ta bëni partnerin/en tuaj të heshtur. Beqarët do të jenë shumë simpatik dhe do të takohen me njerëz të rinj.

Puna: Sektori i punës po kalon ulje dhe ngritje. Nëse jeni të punësuar nga dikush ju me siguri do të jeni favoritë.

Akrepi

Dashuria: Sot ju do të keni për të bërë zgjedhje që mund të ndikojnë në jetën tuaj të dashurisë. Shikoni brenda vetes për të parë nëse keni atë që dëshironi. Beqarët do të bëjnë më mirë që të mos mashtrohen nga këshilla të papërshtatshme, ndiqni zemrën tuaj.

Puna: Vazhdoni ngadalë në fazën e punës, por zbatoni objektivat e vendosura me këmbëngulje.

Shigjetari

Dashuria: Në dashuri sot mund të ketë tensione, por përpiquni të mos ekzagjeroni me iluzione të jashtzakonshme. Jini pajtues për të marrë pëlqimin e partnerit/es. Beqarët do të bëjnë miq të rinj dhe do të zbulojnë se kanë një ndjenjë të madhe me një person.

Puna: Mos u hutoni dhe përqendrohuni në përgjegjësitë tuaja. Ato janë shumë, por ju i mbani me zell!

Bricjapi

Dashuria: Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë shumë emocione, por edhe tensione në familje. Shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të qartë nëse doni të përfshini partnerin/en. Zemrat e vetmuara sot do të tërheqin miq të rinj dhe madje fluturojnë edhe pasagjerët.

Puna: Intuita juaj e fortë do ta bëjë biznesin të fluturojë lartë. Çdo projekt do të shkojë në destinacion, kështu që këmbëngulni.

Ujori

Dashuria: Është një ditë e pasigurt dhe duhet të mendosh për sjelljen tënde. Venusi mbron sferën sentimentale dhe do t’ju ndihmojë të sqaroni një situatë. Beqarët do të jenë në gjendje për të hartuar disa strategji për të pushtuar një person të veçantë.

Puna: Nëse jeni duke kërkuar një profesion ju do të keni mundësi të mira për të gjetur rrugën tuaj.

Peshqit

Dashuria: Euforia juaj e tepruar sot mund të shkaktojë diskutim në familje. Jini të moderuar dhe kushtoni më shumë kohë për të dashurit tuaj, dhe madje edhe fjalët më romantike! Beqarët nuk do të luftojnë për të tërhequr komplimentet dhe arritjet. Një histori e re po vjen.

Puna: Punë e mirë, diskrecioni është gjithmonë shumë i mirëpritur, jini të kujdesshëm në atë që thoni.

Inxhinierja 27 vjeçare përplaset për ν* ekje nga rruli në kantierin e ndërtimit

Një inxhiniere e re është përplasur për vdekje nga një rrul shtrimi që raportohet se kishte keqfunksionuar në një kantier ndërtimi në Brazil.

27-vjeçarja Rafaela Martins de Araujo, u dërgua në qendrën shëndetsore të Lagomar por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Ajo punonte për kompaninë MJ2 Construction, e kontraktuar nga grupi i naftës Petrobras, si menaxhere ndërtimi.

Rruli që po operohej në zonën e inerteve të kantierit raportohet se humbi kontrollin e frenave dhe goditi Rafaela më 7 tetor, sipas mediave vendase.

E ndjera ishte diplomuar për inxhinieri civile në 2020 në universitetin e Mogi das Cruzes. Kompania Petrobras tha se ishte e shtangur dhe e trishtuar nga vdekja e inxhinieres.

Débora Simoes, drejtuese e sindikatës së punonjësve të Fluminense (Sindipetro-NF), tha: “Jemi të trishtuar nga kjo që ndodhi dhe ofrojmë ngushëllime për familjen”.

Policia vendase tha se po heton incidentin e rëndë, shkruan rrjeti The Sun.

“U tregoj përse ν* au νeten Jofiel Koço” – flet shoku i ngushtë i tij

Fredi është pronari i lokalit ku çdo mëngjes dhe çdo darkë Jofiel Koço, së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 11 vjeçar, ulej për të konsumuar kafen.

Fredi në një intervistë të dhënë për Kolibri.al ka hedhur poshtë lajmet se Jofieli ka qenë i divorcuar apo të ketë qenë konsumues droge e aq më pak të ketë patur borxhe për shkak të kumarit.

Sipas shokut të ngushtë, gjithçka mund të ketë ardhur për shkak të problemeve familjare, pasi Jofiel Koço ka nënën të paralizuar dhe vëllain me probleme të shëndetit mendor.

Sipas Fredit, pronarit të lokalit ku Jofiel Koço konsumon kafen, vetëvrasja e astreologut të njohur mund të ketë ardhur për shkak të mospërballimit të problemeve familjare.

Ndërkohë që Fredi u ka kërkuar gazetarëve të kenë kujdes me atë çka shprehin për të ndjerin, pasi Jofiel Koço ka qenë një qytetar i denjë i Korçës.

Ky është amerikani i vetëm që refuzoi të evakuohet nga Florida: Zoti më tha “merr një varkë” dhe…

Një amerikan i cili ka vendosur të qëndrojë teksa qindra-mijëra të tjerë po largohen me shpejtësi nga uragani Milton, është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale.

Terrence Concannon, një i ri nga Florida e ka dokumentuar jetën Joe, i njohur edhe me pseudonimin “Togeri Dan” për shkak të ngjashmërisë me personazhin e filmit Forest Gump, duke mbledhur miliona shikime në TikTok, teksa ka refuzuar të largohet duke thënë se do të qëndrojë në varkën e tij, në bregdetin e Floridas.

Vetë Terrence u mundua ta bindë Joe të largohej, por ai refuzoi si atë edhe forcat e policisë. Joe i ka mbijetuar më parë uraganit Helene.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7423467899232292126?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fky-eshte-amerikani-i-vetem-qe-refuzoi-te-evakuohet-nga-florida-zoti-m-i76194

“Uji do të hyjë, do të rritet. Nëse jeni në tokë, do të përmbytet. Ju rrezikoni të mbyteni. Unë jam në një varkë, kështu që varka ngjitet me ujë … është me të vërtetë vendi më i sigurt për të qenë, në varkën time”, tha Joe.

Në një video tjetër ai thotë se Zoti i tha të merrte një varkë dhe të jetonte në të. “Ai më mbron. Unë jam në formë të mirë. Nuk po djersitem”, shtoi ai.

Uragani Milton konsiderohet si një prej stuhive më të rrezikshme të shekullit të fundit, me erëra deri në 230 kilometra në orë dhe reshje që pritet të shkaktojnë përmbytje katastrofike.

Sh

Shoferi i “delivery” humb kontrollin e motorit dhe përplaset me murin, pëson dë.mtime të rë nda

Një aksident me motor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Drejtuesi i një motori “delivery” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika.

Mësohet se ai është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

U υ*a nga kushërinjtë në mes të Athinës, del FOTOJA e Denis Loka

28-vjeçari Denis Loka u vra me thikë nga kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandros Loka, në lagjen Kipseli të Athinës mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë dhe tregojnë vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç të cilët fillimisht përleshen fizikisht me të afërmin e tyre Denis Loka, përpara se t’i marrin jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 dhe ishin efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, që panë të shtrirë përtokë 28-vjeçarin.

Sakaq dy vëllezërit pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga 28-vjeçari i ndjerë, kur ishin fëmijë dhe jetonin në Shqipëri. Kur u takuan ata debatuan për atë që pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën. Viktima ka tentuar t’i qetësojë, por ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë plagosjen fatale të 28-vjeçarit.

Një orë pasi kryen krimin ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e Kipselit dhe ka qenë 17-vjeçari ai që ka marrë përsipër vrasjen.

Sakaq, A2 CNN ka publikuar edhe fotot e viktimës, Denis Loka.

U vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, del FOTOJA e
U vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, del FOTOJA e

1

“V*as jen do e mbante Sali Lusha”, Paro Laçi zbulon prapaskenat: Nëse Ilir Meta do të ek zekutohej, Berisha do…

Ish gardisti Paro Laci në një intervistë për një emision televiziv flet për një skenar të mirëfilltë të thurrur sipas tij nga Sali Berisha për vrasjen e Ilir Metës.

Madje tregon se kush do e merrte përsipër vrasjen dhe se Sali Berisha ishte përgatitur të hapte dhe një shishe shampanjë

Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel, që të ishte larg ngjarjes ku të hapte shishen e shampanjës për vrasjen e Ilir Metës.

Sepse Ilir Meta do të vritej me urdhër të Sali Berishës atë ditë,por sic duket ngaqë ishte kryeministër i Shqipërisë, kishte informacion.

Konsullja,. Zana, i ka cuar informacion Shqipërisë se janë përgatitur një grup. E gazetat shkruan atëherë se Brukseli i dytë do të bëhej në Londër” thotë Paro Laçi.

Nëse ne do të mundoheshim ta realizonim Ilir Meta do të vritej në Bruksel,e dinë të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Vrasjen do e mbante Sali Lusha për arsyen se Ilir Meta ka dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij, që sot është Heroi i Demokracisë. I vrarë më 28 nëntor, ditën e flamurit. Ky ka qenë plani I mirëkurdisur I Sali Berishës. Të flasë vetë ambasadori Artur Kuke si kemi bllokuar. Ka ndodhur vetëm një rast në Bruksel që delegacionet ndalohen nga persona të mirëorganizuar nga Sali Berisha. E di Sali Berisha shumë mirë si na organizoi. Na solli makina të fuqishme tip I fundit. Nga kush I pruri, si erdhën. Sali Berisha të cohet e të flasë për hotelet që kam paguar” thotë Paro Laci .

“Nëse nuk më kërkon drejtësia, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëj”, Laçi bën deklarata e fortë: Sa të jem gjallë do..

Ish presidenti i klubit Partizani dhe ish gardisit Paro Laçi, bëri deklaratën e fortë në në një emision televiziv teksa tha që Berisha ka pasur plan të vrasë Ilir Metën dhe Neritan Cekën.

Më tej duke folur për drejtësinë, ai tha se është në dispozicion të saj, por edhe nëse drejtësia nuk vepron ai do ndjek të gjithë hallkat e saj deri në Bruksel.

‘Nëse drejtësia nuk më kërkon, nëse është e blerë, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëjë dhe Berisha do përballet me aktin e fundit. Është një gjykatë në Bruksel.

Jemi mbledhur një herë në Bruksel. Ne e kemi mbajtur dhe kemi bërë shumë për të. Do mblidhemi as sa e përmban ligji do marri një staf të fortë juridik dhe do i bëjmë një denoncim Berishës.

Edhe nëse nuk e zgjidh drejtësia në Shqipëri. Sa të jem gjallë do i drejtohem gjithë hallkave të drejtësisë.

Do denoncojmë gjithë këto gjëra që gjithë i dimë, aq sa dimë do përgatisim një denoncim. Në momentin që do marri rrugën nuk ka më ryshfet dhe pare që e blen.’

Publikohet foto e shiptarit që mbγ ti gruan në sγ të fëmijëve të mitυr në shtrat në Itali

Personi që shikoni në foto është 30 vjeçari Lulzim Toci, ky i fundit mbyti gruan e tij Eleonor Toci teksa ishin në shtrat.

Sipas asaj që është konstatuar nga policia italiane, kanë qenë dy fëmijët e moshës 4 dhe 6 vjeç, të cilët i kanë treguar tezes në një “videocall” trupin e nënës së tyre.

“Babi vrau nënën”, këto ishin të vetmet fjalë që thoshin të vegjlit në telefon.

Lulzim Toci menjëherë pas vrasjes ka shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë në spital.

Megjithatë, kunata e 30 vjerit dyshoi dhe thirri vajzën. Mirëpo, një nga fëmijët i është përgjigjur telefonit dhe në një video-telefonatë ka treguar trupin e pajetë të 24-vjeçares.

Vrasja ka ndodhur pas një debati, arsyet e të cilit ende nuk janë përcaktuar.

30 vjeçari dyshohet se ka sulmuar gruan dhe e ka mbytur me duar, ndërsa fëmijët e saj ishin në shtëpi.