‘Ilir Meta të ruhet!’ Deklarata e fortë e ish gardistit Paro Laçi në ‘Studio Live’: Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eIiminonte! Porositi dhe v*asjen e Neritan Cekës e Rexhep Meidanit

Ish gardisti i Sali Berishës, Paro Laçi, një nga njerëzit e afërt të ish kryeministrit vijon dëshminë për ngjarje ende të pazbardhura të ndodhura në Shqipëri në vitin e mbrapshtë të 1997 por dhe vite më pas kur Sali Berisha ka qenë president. Jo vetëm kaq për ngjarje për të cilat Paro Laçi akuzon Sali Berishën se fshihet pas.

Në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj në ‘studio Live’ Paro Laci tregon atë që e quan plan të Sali Berishës për të vrarë Ilir Metën në 2001 në Bruksel. Jo vetëm kaq ai thotë se Berisha ka dhënë dhe porosit të vrasë Neritan Cekën, e Rexhep Meidanin.

“Shkëlzeni ka të drejtë të ruhet por më shumë të ruhet Ilir Meta. Sali Berisha është ai që ka tentuar dhe ka bërë plan të mirëfilltë për vrasjen e Ilir Metës. Ka ndodhur në Bruksel, i njohur si sherri i Brukselit.

Aty kam qenë unë Sali Lusha. Do të ketë qenë pranvera e 2001. Plani ka qenë i kurdisur mirë për eliminimin e Ilir Meta. Ta deklarojë vetë. Duhet ta ketë bërë spiunimin Sazan Cana, që shpëtoi Fatos Nanon. E i thanë shef largohu se nuk e kanë me ty por me Ilir Metën.

Gjinushi e ka parë vetë..

Vrasjen e tij do ta pranonte Sali Lusha

Por në autostradë ka qenë

Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel ku të hapte shishen e shampanjës

Me që ishte kryeministër i Shqipërisë, Meta duket që kishte informacion….

Jo vetëm kaq Paro Laci thotë se Sali Berisha ka dhënë urdhër dhe për të djegur lokalin e Fidel Yllit…

Lajmi në përditësim…

Lajmi i fabrikuar për Iindjen e gruas shtatzënë, gazetari zbulon detajet: A do të ketë b urgosje për kaIIëzim të rremë?

Gazetari Klodian Tomorri shkruan në Facebook, në lidhje me lajmin që qarkulloi ditën e protestës së opozitës, se një grua shtatzënë lindi në automjet, për shkak të bllokimit të rrugëve nga mosbindja civile.

Tomorri shkruan se a do të ketë burgosje për këtë kallëzimin e rremë publik që sajoi qeveria me gruan që lindi në automjet se nuk e lanë protestuesit të shkonte në spital apo akoma?

Sipas tij, kemi të bëjmë me një rast që ka pasojë shumë të rrezikshme.

Postimi i plotë:

Do ketë ndonjë burgosje për këtë kallëzimin e rremë publik që sajoi qeveria me gruan që lindi në automjet se nuk e lanë protestuesit të shkonte në spital apo akoma?

Se edhe arsyetimin e vendimit e bën njesoj si ai i Salianjit, por me pasoja shumë më të rrezikshme.

Salianji e sajoi qellimisht për të goditur figurën e ministrit të brendshëm, kurse këtu arsyetimi mund të bëhet që qeveria e sajoi qëllimisht për të kundërvënë popullatën e gjerë me protestuesit në tentativë për të futur vendin në luftë civile dhe vellavrasëse.

Mos pshur në det se e ha tek gjella.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fklodian.tomorri%2Fposts%2Fpfbid036jSH59Fw7Qx3GVNUoSdhiQrQLaymiyqMh99mGPNKnoChTe8W91vJjE1PTAZZumotl&show_text=true&width=500

FOTO/ E zhνes hur “T 0ΡLESS”, volejbollistja e Tiranës tregon ‘MUSKUJT’ edhe në… “Instagram”!

Vetëm pak ditë më parë Tirana e volejbollit të femrave realizoi afrimin e radhës në merkato, duke njoftuar nënshkrimin me lojtaren nga Venezuela, Johanlis Belisario.

23-vjeçarja madje bëri në fundjavë edhe debutimin me ekipin bardheblu, duke realizuar 14 pikë në fitoren 3-0 ndaj Dinamos.

Por volejbollistja latine nuk shkëlqen vetëm në parket, pasi ajo mbetet tepër aktive edhe në rrjetet sociale, duke mos i kursyer as publikimet “hot”.

Në një prej postimeve të saj, Johanlis Belisario shfaqet “topless”, teksa tregon muskujt në “Instagram”.

D hύnimi i blogeres nga motrat Berisha, IML: Klea Prenga ka dëmt ime të ρarik uperueshme!

Nga ekspertiza e kryer ndaj Klea Prengës, rezulton se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Berisha, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.  

Ndërkohë që motrat Antonela dhe Marinela Berisha janë në kërkim. ka dalë ekspertiza e Klea Prengës e cila u dhunua rreth dy muaj më parë.

Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea Prenga ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë.

U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.

Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve.

Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se:

Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës.

Këto demtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” keto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”, thuhet në aktekspertizë.

Zbulimi i bύjs hëm: Trump mbajti kontaktet fs hehurazi me Putin pasi la detyrën

Ish-presidenti Donald Trump ka folur fshehurazi në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, të paktën shtatë herë pas largimit nga detyra. Ishte koha kur Trumpi u bënte presion republikanëve në Kongres për të bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Të gjitha këtu zbulohen në librin e ri të gazetarit Bob Woodward. Libri, i titulluar “Lufta” dhe i planifikuar të dalë në vitrinat e librarive javën e ardhshme, përshkruan një skenë në fillim të vitit 2024 në rezidencën Mar-a-Lago. Ish-presidenti urdhëroi një ndihmës të dilte nga zyra që të mund të fliste në telefon me zotin Putin.

Ish-ndihmësi, i paidentifikuar për momentin, tha se të dy mund të kenë folur disa herë të tjera.

Libri gjithashtu i referohet një episodi tjetër kur Trumpi ishte ende në detyrë, herët gjatë pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.

Pretendohet se Trumpi i dërgoi fshehurazi Putit për përdorim personal makineritë e rralla të testit të Covid ‘Abbott Point of Care’

Zbulimet që bën libri, ngrenë pyetje të reja në lidhje me marrëdhëniet e ish-presidentit Trump me Putinin vetëm disa javë para zgjedhjeve që do të përcaktojnë nëse ish-presidenti do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Autori i librit, Woodward, u bë i famshëm me raportimin e tij të skandalit Watergate. Ai prodhon rregullisht libra me zbulime të tilla. Ekipi i fushatës i kandidatit Trump, reagoi me zemërim dhe ofendime personale ndaj gazetarit Bob Woodward.

Kremlini gjithashtu mohoi informacionin që përmban libri i zotit Woodward rreth bisedave midis Trumpit dhe Putinit.

Ky zbulim vjen ndërsa po kulmon gara për Shtëpinë e Bardhë. Sondazhi i fundit i realizuar nga Reuters/Ipsos tregon se zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris udhëheq ndaj republikanit Donald Trump me tre pikë përqindje, 46% me 43%. Të dhënat tregojnë se të dy kandidatët janë përfshirë në një garë të ngushtë për zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit.

Sondazhi katërditor i përfunduar të hënën tregoi se Trump, i cili kishte lënë pas Harris me gjashtë pikë në një sondazh të Reuters/Ipsos të 20-23 Shtatorit, ishte kandidati i preferuar për një sërë çështjesh ekonomike dhe se disa votues mund të preken nga pretendimet e tij se emigrantët e paligjshëm janë të prirur ndaj krimit.

Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, mediat greke: Do ketë takim edhe me…

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvillon të enjten një vizitë në Tiranë, e cila nis me takimin me Presidentin Bajram Begaj.

Në vijim, Presidenti Erdogan do të ketë një takim dhe më pas një konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë.

Agjenda:

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në presidencë

11:40 – 12:40

Takim koke me koke me presidentin Begaj

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Vizita e Presidentit të Turqisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. Ato shkruajnë se xhamia, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, konsiderohet më e madhja në Ballkan, me katër minare, secila 35 metra të larta, me një stil arkitekturor që të kujton epokën osmane.

Përreth xhamisë do të ketë objekte që do të funksionojnë si qendër kulturore, bibliotekë, hapësirë ​​ekspozite, sallë konferencash, “muze të bashkëjetesës” dhe shkollë për mësimin e Kuranit.

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka lëshuar një deklaratë ku shpreh mirënjohje për “popullin vëlla turk”, Presidentin Erdogan dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama që bënë të mundur ndërtimin e xhamisë së re të madhe në Tiranë.

Myftiu i Tiranës Gazmend Teki̇a është emëruar kryetar i Bordit Drejtues të fondacionit të përbashkët mes Komunitetit Mysliman dhe palës turke, që do të menaxhojë xhaminë e re.

Presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri dhe në mbarë botën, Edmond Brahimaj, i njohur për ndjekësit edhe si Baba Mondi.

Muajin e kaluar, një raport i New York Times zbuloi planin e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një shtet sovran mysliman bektashi brenda territorit shqiptar, të modeluar sipas Vatikanit, gjë që shkaktoi një reagim nga përfaqësuesit e komunitetit të madh bektashi në Turqi.

Gjendet “çelësi” që parashikon tërmetet 10 deri në 20 minuta para se të ndodhin? Zbulohen gjetjet e shkencëtarëve japonezë

Japonia, një nga shtetet me aktivitet të lartë sizmik, duhet se tashmë është drejt rrugës për të paralajmëruar qytetarët 10 deri në 20 minuta para lëkundjeve.

Valët elektromagnetike janë “çelësi” siç theksuan grupet shkencore nga Japonia, Amerika, Kina dhe nga vendet evropiane që prezantojnë rezultatet e kërkimeve, në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Hania të Greqisë.

Megjithatë, dobia e tyre nuk kufizohet vetëm në parashikimin e hershëm të tërmeteve, por edhe të shpërthimeve vullkanike.

Profesori i Gjeofizikës në Universitetin e Athinës dhe drejtor i Institutit të Fizikës së Brendshme të Tokës dhe Gjeodastrofave në Qendrën Universitare të Kërkimit dhe Inovacionit të ELMEPA, Philippos Vallianatos, shpjegoi se “ndonëse pyetjet e viteve të fundit janë shkencërisht të hapura dhe të vështira, ndaj tyre është bërë progres i dukshëm drejtimi dhe në njoftimet që do të bëhen jepen perspektivat se ku duhet të shkojë hulumtimi”.

Sistemi japonez, siç shpjegohet nga profesori i Universitetit Tokai, Tashiyasu Nagao, paralajmëron 10 deri në 20 minuta para se të ndodhë një tërmet dhe autoritetet e vendit janë kthyer në mënyrat më efektive të shpërndarjes së informacionit te popullata.

“Për shkak se Japonia është një vend i prirur ndaj tërmeteve, ashtu si Greqia, dhe për shkak se ekziston një sistem për studimin e pararendësve sizmikë dhe parashikimin, u vendos që nevojiten mbledhje të dendura dhe shumë të shpeshta të të dhënave. Para tërmeteve shumë të mëdha ka shqetësime të natyrës elektromagnetike si në tokë ashtu edhe në jonosferë. Për shkak se ky fenomen shfaqet pak para tërmetit, duhet të bëhen analiza të shpejta të të dhënave dhe kështu të ketë një interval kohor të arsyeshëm prej disa minutash, 10-20, në mënyrë që të sigurohet ky informacion”.

Konferenca ndërkombëtare mbi aplikimet e elektromagnetizmit në sizmologji dhe vullkanologji u mbajt për herë të parë në Hania 25 vjet më parë dhe sot ajo u prit sërish në qytetin më perëndimor të Kretës, teksa komuniteti shkencor ka arritur përparim të rëndësishëm në fushën e parashikimit dhe parashikimit dhe analiza e të dhënave sizmologjike.

Nga Besi u nda / Kush është personi që Xhensilës po i dhuron lule?(Foto)

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj pak me parë ka ndarë një postim me ndjekësit teksa tregon se ka marrë dhuratë të veçantë. Këngëtarja ishte surprizuar nga një fanse e saj më një lule dhe kartolinë.

“Janë veprimet e vogla që bëjnë direnca të mëdha, sa herë që vizitoj një nga qendrat tregtare në Tiranë, një nga vajzat që punon pran këtyre ambienteve me surprizën vazhdimisht, sot me dhuroi një lule” ishin fjalët e këngëtares.

Për ndryshe Xhensila ka një numër të madh ndjekësish që e dashurojnë muzikën e saj.

“Mos kaloni më nga PS”/ Karamuço ‘paralajmëron’ opozitarët, Boçi: Pse shkakton pa nik

Eksperti kriminalist, Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka analizuar protestës e mbajtur ditën e djeshme nga opozita. Ai tha se demokratët do duhet ta shmangin shkuarjen e protestuesve në Selinë e Partisë socialiste, pasi sipas një analize risku që ai bëri, kjo mund të shkaktonte një situatë e cila do ishte e vështirë për tu menaxhuar pasi militantët e Partisë Socialiste dhe militantët e opozitës mund të përplaseshin me njëri- tjetrin.

“Ka një skenarë që mund të realizohet në protestat e ardhshme të Partisë Demokratike. Nëse protestuesit do kalojnë sërish në të njëjtin itenerar si ai i ditës së djeshme, anëtarë të Partisë Socialiste mund të vendosen brenda selisë dhe mund ti presin këta ashtu siç priten ata që sulmojnë shtëpinë e tjetrit, dhe mund të ketë përplasje mes protestuesve. Kjo do ishte gjëja më e rëndë që edhe vetë policia nuk do mundet dot ta neutralizojë e ta menaxhojë si një përplasje në rrugë. Në rrugë është një përplasje tjetër se ajo e planifgikuar në një vend për miting. Kjo është një element risku nëse sulmohet selia e PS

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se Karamuço e dramatizoi situatën dhe nuk duhet të bëjë një analizë risku.

Pjesë nga debati në studio

Luçiano Boçi: Nuk jemi në analizë risku, por në analizë të asaj që ndodhi.

Ervin Karamuço: Analiza e riskut bëhet. Mos kaloni më nga Partia Socialiste sepse mund të përballeni edhe me këtë gjë.

Luçiano Boçi: Ju nuk e dini fare çdo bëjmë ne? Pse stimuloni konflikt kot? Se ti po u thua njerëzve të mblidhen te PS-ja e në rast se ne shkojmë ata të sulmojnë. Nuk mund të funksionojmë me fantazi këtu.

E rëndë, piloti h umb je tën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Një avion i Turkish Airlines, bëri një ulje emergjente në New York kur kapiteni i saj, Ilcehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe ndërroi jetë. Avioni ishte nisur nga Seattle me destinacion Stambollin.

Kompania ajrore njoftoi në rrjete sociale se: “Pas ndihmës së parë mjekësore që iu dha pilotit, e cila nuk funksionoi, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një bashkëpilot, vendosi të bënte një ulje emergjente. Fatkeqësisht, kapiteni ynë vdiq para uljes”.

Fluturimi u devijua për në New York dhe janë bërë procedurat e nevojshme që pasagjerët të udhëtojnë drejt Turqisë.