Vr * tet fut bollisti, bashkë me dy shokë, qëΙΙόhen nga një makinë…

Një tragjedi trondit futbollin brazilian dhe atë botëror: gjatë natës, Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur më mirë si Ricardinho, humbi jetën nga të shtënat me armë.

Sulmuesi i ri në pronësi të Remos (klubi i serisë së tretë) ishte ulur në trotuar me dy shokë, të cilët ishin gjithashtu të përfshirë, kur një makinë e zezë u afrua. Nga makina janë qëlluar disa të shtëna, duke lënë pa shpëtim tre djemtë.

Ricardinho, 22 vjeç, sapo kishte përfunduar një ndeshje dhe ishte rikthyer në fushën e blertë në maj, pas një pushimi të gjatë nga një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar.

Dy viktimat e tjera u identifikuan si Daivison Lucas da Silva dhe Flavio de Jesus de Souza , ky i fundit një mik i Ricardinhos, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat lokale.

Policia braziliane po heton vrasjen e futbollistit 22-vjeçar, i cili ishte aktiv në ‘Clube do Remo’ të Belém. Krimi ndodhi në komunën Marituba, një qytet në shtetin e Para të Brazilit.

https://www.instagram.com/p/DA2KOLDN8us/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Ftragjedi-vrtet-futbollisti-bashke-me-dy-shoke-qellohen-nga-nje-makine%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1096%2C%22ls%22%3A324%2C%22le%22%3A1077%7D

Plas keq, Arnisa Këlliçi rre h burrin, arsyeja është se i tha që fëmijën nuk e ka me atë. Gjyqtarja: Burri më thotë, që jam e përdalë…

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi rezulton të ketë ushtruar dhunë fizike mbi burrin e saj, Klajd Këlliçi.

Aktualisht gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht.

Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi.

Kjo pasi në komisariat, në orët e mesnatës ishte paraqituri shtetasi Klajd Këlliçi, burri i gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Oficeri i rojes në komisarit, ka shfaqur habi kur ka dëgjuar nga Klajd Këllici, se gruaja e tij gjyqtare, e ka dhunuar ndaj kërkonte që të bënte kallëzim kundër saj dhe të paisej me urdhër mbrojtje, në mënyrë që ajo ta linte të qetë.

Oficeri H.M, ka administruar në kohë rekord kallëzimin e Klajd Këlliçit, i cili ka pretenduar se gruaja e tij e ka rrahur dhe i ka shqetësuar fëmijët, të cilët i ka larguar nga shtëpia e tij tek tezja.

Në kallëzimin e tij Klejd Këlliçi, deklan para oficerit se:
“…jam paraqitur në Komisariatin Nr.3 për të kallëzuar në lidhje me faktin, që unë jam i martuar me Arnisa Këllicin, prej 12 vitesh. Kohët e fundit zonja në fjalë ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje. Si pasojë e pijes, kemi pasur grindje të vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga fëmijët, por e bëj këtë gjë pasi fëmijët shqetësohen. Ka kohë që ajo vepron në këtë mënyrë dhe sot kam marrë fëmijët, pasi kam qënë te tezja ime dhe në orën 00:00, ka ardhur te shpia tezes time e pirë dhe jam detyruar të marr fëmijët e të shkojmë në shtëpi…”.

Më tej Klejd Këlliçi, burri i gjyqtares i kërkon policisë se nuk ka dëshirë të ndjekë penalisht rastin për dhunën e ushtruar në familje nga bashkëshortja Këlliçi, por kërkon të paiset me një urdhër-mbrojtje.

“…sot rreth orës 01:00 gruaja ka thirrur policinë me preteksin se kam dashur ta dhunoj, por nuk është fare e vërtetë. Kam qënë dhe rreth 1 muaj më parë për urdhër-mbrojtje, por e kam tërhequr pasi menduam ti qetësonim gjërat, por kjo është një gjë që s’ka ndodhur. Dua ta theksoj se këtë kallëzim,nuk dua ta ndjek penalisht por kërkoj nga Policia Shtetit, urdhër mbrojtje…”-ka deklaruar Klejd Këlliçi.

Për të s’qaruar rrethanat e këtij kallëzimi të bërë nga burri i gjyqtares, oficerët e komisariatit Nr.3, kanë thirur për s’qarim duke i marë deklarim gjyqtares së kallëzuar për “dhunë në familje”.

Gjatë dhënies së dëshmisë Arnisa Këlliçi, ka shtangur punonjësin e policisë duke i thënë se gjerat janë acaruar me burrin, pasi ai i ka thënë që fëmijën R…, nuk e ka bërë me atë por me person tjetër, duke e akuzuar se ka pasur një lidhje jashtë martesore me një ish-gjyqtar të Gjykatës së Tiranës, A.M.

“…dua të them se bashkeshorti im ka pretendime, se fëmija nuk është i tij. Për shkak të kësaj arsye, kanë filluar dhe tensionet në shtëpinë tonë. Burri ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj meje që prej datës 20 janar 2024. Më është dashur të largohem nga Republika e Shqipërisë prej dhunës së tij dhe jam larguar në datën 7 shkurt 2024 për shkak të dhunës së bashkëshortit, pas publikimit të disa lajmeve mediatike në lidhje me një lidhjen time me një ish-gjyqtar. (Në fakt ikja e Arnisës në SHBA ndodhi pasi prokuroria e Tiranës zbuloi skandalin e gjoja kërcënimit të Këlliçit me letër nga burgu i Fushë-Krujës). Jam kthyer në Shqipëri në 19 prill 2024 me idenë për ta përmisuar situatën familjare, por kjo gjë ka dështuar. Që kur jam kthyer në shtëpi, jam shantazhuar vazhdimisht në sy të fëmijëve dhe jam pyetur gjithmonë nëse kam pasur një lidhje me gjyqtarin A.M. E kam mohuar pasi nuk ka qënë e vërtetë dhe në lidhje me këtë gjë, ka krijuar kontradita në vijimësi. Kërkoj dhe urdhër mbrojtje për vete dhe për fëmijët dhe mbrojtje paraprake përpara se të shprehet gjykata…”-ka dëshmuar gjyqtarja, Arnisa Këlliçi.

Më tej Arnisa ka treguar se bashkëshorti i saj Klejd Kelliçi, e ka kërcënuar pasi kishte biseduar me një mik të vetin, zotin Gert Brojka, që jeton në Itali, i cili ja ka mbush mendjen që duhet të bëjë analizat e ADN-së për fëmijët dhe fëmija jonë i vogël R…., nuk është i veti.

Pas kësaj, gjyqtarja Këlliçi tregon se burri i saj ka filluar shamatën dhe pastaj i ka thënë: “…je e përdalë…”, dhe se i është drejtuar me fjalët: “…Fëmija është i imi, un do të të vras…”.

Për tu bindur oficerët e policisë, i kanë bërë Arnisa Kelliçit, një kçyrje të jashtme dhe nga kqyrja nuk janë vërejtur dëmtime.

Ndërkohë gjyqtarja kishte inskenuar brenda shtëpisë së saj, sikur burri Kejd Këlliçi, ka dashur ta vrasë me thikën e guzhinës së shtëpisë, gjë e cila nuk është e pavërtetë.

I pyetur për këtë moment Klejdi Kelliçi, pretendon se zonja, e ka vendosur thikën vetë, të cilet kishin pretendime per thiken, e cila eshte marre nga patrulla dhe eshte bere shoqerimi i dy paleve ne komisarjat.

Në dokumentat e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno jepet dhe një tablo e raportit të Shërbimit të Punonjësve të policisë Tiranë, për këtë ngjarje.

Në raport-shërbimin thuhet se:
“…rreth orës 01:00 morëm njoftim nga salla operative se ne Rr. “Reshit Collaku”, ka dhunë në familje.Komunikuam në telefon me zonjën Arnisa Kelliçi dhe ajo ju ka thënë se bashkëshorti i saj, Klejd Këlliçi, e ka kërcënuar me fjalë, do të vras, si dhe me një mjet thikë shtëpie me busht të zi, e cila ishte në një kolltuk në hyrje të derës. Kjo thikë është marë në cilësinë e provës material dhe bashkë me burrë e grua forcat e policisë kanë shkuar në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë…”.

Policia ka kërkuar ekspertimin teknik të thikës së sekuestruar në shtëpinë e çiftit Këlliçi.

Ndërkohë pasi ka dhënë shpjegime deri në orët e vona të natës së 28 Gushtit 2024, gjyqtarja Arnisa Këlliçi është larguar nga ambjentet e komisariatit Nr.3 në drejtim të shtëpisë.

Por çuditërisht në mëngjesin e po të njëjtës ditë 28 gusht 2024, në orën 09:00 në komisarjat është paraqituar gjyqtarja, Arnisa Kelliçi, dhe ka shpejguar se:
”…më 28 gusht 2024 në orën 02:45 kam bërë kallëzim në komisarjat në lidhje me një incident dhune që kam pasur në familje me bashkëshortin tim, Kledi Këlliçi. Pasi kam dalur nga komisarjati, kam shkuar në shtëpi dhe në shtëpi nuk kam gjetur as bashkëshortin dhe as fëmijën tim. E shqetësuar për këtë fakt, kam marrë në telefon disa herë bashkëshortin dhe ai nuk më është përgjigjur. Kam marrë dhe tezën e tij, Zana Stathi, dhe ajo nuk më është përgjigjur. E gjendur, në këtë situatë kam ardhur në komisarjatin e policisë Nr. 3 Tiranë dhe kam shpjeguar këtë fakt…”.

Por oficeri i policisë, ka komunikuar në telefon me Kledi Kelliçin, ku ky i fundit i ka thënë se fëmija kishte qënë duke fjetur gjumë tek shtëpia e tezes dhe menjëherë, do të dërgohet tek shtëpia e tyre, ku për këtë fakt mamaja e fëmijës, Arnisa Këlliçi, nuk ishte në dieni.

Pasi gjyqtarja, Arnisa Këlliçi, është vënë në dieni për këtë fakt se fëmija i saj R…, ishte tek shtëpia e tezes së bashkëshortit dhe që do të shkonte menjëherë tek shtëpia e saj, gjyqtarja nuk ka vendosur të vijojë kallëzimin e dytë kundra burrit, duke mos kërkuar ndjekjen e mëtejshëm të këtij rasti për marjen e fëmijës. OraNews

U përfol se mori pjesë në dasmën e vajzës së tij, neurokirurgu tregon situatën e Schumacher

Disa media britanike, veçanërisht tabloidët dhe revista “Bunte” nxituan të pohojnë pak ditë më parë se Michael Schumacher kishte marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij, Gina María, të mbajtur në Majorka javën e kaluar.

Konkretisht, botimi gjerman ishte dënuar në vitin 2017 me 50 mijë euro dëmshpërblim për publikimin e informacionit se Schumacher kishte ecur sërish dhe po fliste, me familjen që e denoncoi menjëherë.

Një javë pas informacionit të të cilit nuk ka asnjë provë grafike dhe që mbahej në privatësinë më të rreptë të familjes, një neurokirurg sfidon informacionin e thënë se Michael, 55-vjeç, mund të kishte qenë dëshmitar i dasmës.

Dr. Jussi Posti, përgjegjës i departamentit të neurokirurgjisë dhe lëndimeve traumatike të trurit në Spitalin Universitar Turku (Finlandë), dyshon se ish-piloti gjerman është në gjendje për të marrë pjesë në dasmë.

“Nëse në shtëpinë e tij është ndërtuar një spital, me çdo gjë të rreth tij, duket se ai ka qenë në të shumtën e kohës si të ishte shtruar”, shprehet ai në gazetën “Iltalehti”.

“Bazuar në informacionin e disponueshëm, nuk mendoj se ai bën një jetë shumë aktive. Gjithçka tregon se ai nuk është mirë. Si një pacient i shtrirë në shtrat, shumica e njerëzve bëhen aq të dobët dhe të ngurtë sa që nuk është më e mundur t’i heqësh nga shtrati pas kaq vitesh”, argumenton Posti, duke dhënë një argument mjekësor për gjendjen e tij të mundshme.

Specialisti pranon se nuk ka informacion të brendshëm për gjendjen e Schumacherit, por zbulon faktin që pothuajse askush tjetër nuk di asgjë, përveç një rrethi shumë të ngushtë familjarësh dhe miqsh.

“Kjo sugjeron se ndoshta ka qenë në të njëjtën gjendje për dekadën e fundit. Dyshoj se diçka ka ndryshuar papritur në këtë fazë”, thotë ai.

“Në mënyrë tipike, pacientët rikuperojnë atë që mund të rikuperojnë deri në dy vjet dhe më pas zakonisht vendoset niveli i rikuperimit. Në thelb, këta lloj pacientësh janë modele shumë eksperimentale në rastin më të mirë”, shprehet ai për shërimin në trauma të tilla si ajo që Schumacher ka pësuar.

Posti thotë se ka lexuar se shtatë herë kampioni i botës komunikon me sy. “Ka disa pasoja të dëmtimit të trurit. Për shembull, lëndimi mund ta bëjë pacientin të mos dëshirojë të komunikojë me dikë tjetër përveç personave të tij të ngushtë”, shpjegon ai.

“Mund të ndodhë gjithashtu që askush tjetër përveç familjes së tij, nuk mund ta stimulojë pacientin aq sa ai të komunikojë në një mënyrë kuptimplote”, shton ai për gjendjen e mundshme aktuale të 7-herë kampionit të botës në Formula 1.

Këngëtarja e famshme mbajti t rύρin e djalit të saj të ν* ekυr në shtëpi për dy muaj

Lisa Marie Presley, u shkatërrua kur djali i saj i vetëm, Benjamin Keough, vdiq në moshën 27-vjeçare në vitin 2020.Por tani e kuptojmë më mirë pikëllimin e saj.

54-vjeçarja ishte vajza e vetme e Elvis Presley. Nipi i tij, Benjamin Keough, vrau veten në vitin 2020, duke i dhënë fund jetës në moshën 27-vjeçare.

Lisa Marie Presley ,e mbajti trupin e djalit të saj të ndjerë për dy muaj në shtëpi, pasi nuk e kapërcente dot pikëllimin e vdekjes së tij.

Fakti i tmerrshëm zbulohet në librin e sapo publikuar të Presley, “From Here to the Great Unknown” që u përfundua nga e bija, Riley Keough.

“Nëna e mbajti vëllain në shtëpi me ne në vend që ta çonte në morg. Ata na thanë se nëse ne mund të kujdeseshim për trupin, mund ta mbanim në shtëpi dhe ajo kështu bëri, duke e vendosur në akull të thatë. Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të kishte kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë, njësoj siç kishte bërë me të atin. Unë shkoja dhe ulesha pranë tij”, tha Riley

Në Kaliforni nuk ka ligj që përcakton kohën e saktë se kur një trup duhet varrosur ose asgjësuar.

Po i afrohet Floridës! Publikohen imazhet satelitore të NASA-s që tregojnë uraganin shkatërrues ‘Milton’ duke kaluar mbi Gjirin e Meksikës

Fotot e reja hapësinore tregojnë uraganin Milton, i cili ka detyruar evakuimin e miliona banorëve në Florida, duke kaluar mbi Meksikë.

NASA publikoi imazhe të kalimit të uraganit mbi Gjirin e Meksikës, në brigjet e gadishullit Jukatan.

Në kohën kur u bënë fotot, uragani ishte i kategorisë 5. Në Meksikë, autoritetet në shtetin e Jukatanit raportuan dëme të vogla nga Milton.

Linjat e energjisë elektrike, dritat e rrugëve dhe pemët ranë pranë bregut, ndërsa disa struktura të vogla me çati prej kashte u shkatërruan, tha guvernatori i Jukatanit.

Nuk raportohet për asnjë vdekje apo të lënduar.

Uragani shkatërrues Milton po i afrohet Floridas

Uragani Milton po i afrohet bregut të Gjirit të Floridës, duke u lënë banorëve vetëm disa orë për t’u evakuuar ose strehuar, përpara se stuhia të shkaktojë një rritje kërcënuese të nivelit të detit, shoqëruar nga erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu, në një zonë që u godit nga cikloni Elin, dy javë më parë.

Miliona njerëz përgjatë më shumë se 300 milje të vijës bregdetare janë urdhëruar të evakuohen dhe autoritetet lëshuan paralajmërime gjithnjë e më urgjente këtë mëngjes ndërsa moti ekstrem po afrohet.

“Largohuni tani!”- Uragani Milton do të godasë Floridën orët në vijim, priten stuhi kërcënuese për jetën! Evakuohen miliona njerëz

Miliona njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Florida ndërsa uragani Milton po afrohet.

Ku dhe kur do të godasë uragani?

Parashikuesit e NBC kanë përditësuar oraret për mbërritjen e uraganit, duke thënë se ai tani do të godasë bregun perëndimor të Floridës më herët.

Parashikohet që uragani të bjerë në tokë nga ora 22:00-02:00 nesër (04:00-08:00 me orën e Shqipërisë) midis Gjirit Tampa dhe Venecias, me Sarasotën më afër rënies në tokë.

Ai do të mbetet një uragan ndërsa lëviz nëpër të gjithë gadishullin dhe stuhia do të jetë jashtë bregut lindor në 10-12 orë pas rënies në tokë.

Milton është në statusin e kategorisë 4 duke iu afruar Floridas pasi kaloi pjesën më të madhe të ditës së djeshme si një stuhi e kategorisë 5.

Dhe kur të arrijë në Bregun e Gjirit të Floridës, mund të gjenerojë një stuhi kërcënuese për jetën deri në 15 metra në një rajon që është veçanërisht i prirur nga përmbytjet.

Rreziku i tornados është gjithashtu në rritje, me një rrezik të konsiderueshëm për tornado të forta nëpër Florida qendrore deri në mbrëmjen e sotme.

Tashmë ka pasur një ndikim në gadishullin Jukatan të Meksikës, i cili është goditur nga dallgë të mëdha dhe ujëra të përmbytjeve deri në gjunjë.

Ai po kërcënon zonën e Gjirit Tampa, një qendër kryesore popullsie që është shtëpia e më shumë se 3.3 milionë njerëzve dhe ka arritur të shmangë një goditje të drejtpërdrejtë nga një uragan i madh për më shumë se 100 vjet.

Miliona njerëz janë urdhëruar të evakuohen dhe në zonën e Gjirit Tampa, qarqet po përdorin mjete të shumta komunikimi për t’i nxitur njerëzit të largohen nga zonat e cenueshme.

Parashikuesit e Qendrës Kombëtare të Uraganeve kanë paralajmëruar se Milton “pritet të mbetet një uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm” kur të arrijë në brigjet e Floridës.

Dhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka thënë se uragani mbetet “i madh dhe i fortë”.

Ai tha gjithashtu se autoritetet kishin vendosur më shumë se 11,000 këmbë sisteme të mbrojtjes nga përmbytjet dhe i kishin ngritur ato rreth infrastrukturës kritike si spitalet, objektet e trajtimit të ujërave të zeza dhe infrastrukturën elektrike.

Në përgatitje për uraganin, Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos ka ndaluar fluturimet komerciale.

Reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i kanë drejtuar një apel qytetarëve në Qarqet Lezhë e Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet, ndërsa gjatë tre ditëve të ardhshme priten reshje dhe shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

“Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.

Merr Vesh Që Kishte Biznes Në Amsterdam, Kërkesa E Bu.kuroshes FRlKËS0N Shqiρtarin

Rrjetet sociale janë bërë mënyra më e mirë për t’u njohur apo për të flirtuar më dikë.

Nuk janë të pakta çiftet që janë njohur në Facebook dhe kanë përfunduar duke e ndarë jetën së bashku.

Por gjërat nuk shkojnë gjithnjë sipas parashikimeve, të paktën jo për një të ri shqiptar që jeton në Amsterdam.

Ai ka njohur një bukuroshë shqiptare në Facebook, por pas disa bisedash ka mbetur pa fjalë nga kërkesa e saj.

Pasi bukuroshja mori vesh se ai jetonte në Amsterdam dhe se kishte biznes,

nuk ka nguruar ti kërkojë para.

HABlT d jali: “Dje më njọhu, sot më kërkon …. Ç’janë këto s tύdente…

Kush është student e di fare mirë se çdo të thotë kur vjen muaji Shkurt,

apo Qershori kur është sezoni i provimeve dhe duhet të vrasë mendjen nëse do të kalojë,

apo është e pamundur dhe duhet t’u ofrojë lekë pedagogëve.

Mbase kjo e fundit i ka ndodhur dhe një vajze, e cila si rrugëzgjidhje ka gjetur një të ri në Itali,

që pasi e ka “peshkuar” në rrjetet sociale, për 2 ditë i ka kërkuar si nder që t’i dërgojë 70 Euro, për shkak se do t’ia japë zyshës.

Djali, ka dërguar bisedën e plotë pranë redaksisë tonë dhe… ju mund ta gjykoni vetë.