Ηabit gazetari, bën dekΙaraten e pαρritur!, “Nuk dua të mαrtòhem sepse jam…”(Video)

Habit gazetari, bën deklaraten e pa pritur!, “Nuk dua të martohem sepse jam…”

Të rinjtë kanë shumë konfuzion kur flitet për martesën.

Të martohen në moshë të madhe apo të re, është një nga dilemat e tyre.

Mirëpo ka dhe nga ata që martesën nuk e kanë si opsion në jetën e tyre dhe një ndër ta është dhe gazetari Ervin Kurti.

Teksa po flitej  për këtë temë,

Ervini deklaroi se do të jetë një beqar i përjetshëm.

Kjo për faktin se ai dëshiron të jetë një person i lirë dhe nuk ka dëshirë t’i japë “llogari” askujt për veprimet që bën.

Ngjarje e rën dë në/ Gjendet i ρajetë 58-vjeçari në një mjet, dyshohet se…

Një 58 vjeçar është gjetur i pajetë në një mjet tip kamion në fshatin Barç, në Korçë.

Mësohet nga informacionet paraprake se 58 vjeçari, Shpëtim Murati ka shkuar pranë një subjekti për ngarkim-shkarkim të disa materialeve nga kamioni.

Dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë brenda mjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi po transportohet në morg për ekzaminim.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 9 tetor 2024

DASHI

Në dashuri, dita premton qetësi dhe bashkëpunim me partnerin tuaj, përfitoni nga ajo për të forcuar lidhjen. Në punë jeni plot energji dhe gati për të përballuar sfida të reja. Është koha për të bërë një hap përpara dhe për t’u përfshirë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri, ka disa dyshime që mund të shfaqen, por me dialog do të arrini t’i kapërceni. Në punë, është një ditë në të cilën do t’ju duhet të qëndroni të fokusuar: pengesat e vogla do të kërkojnë vëmendjen tuaj, por mos u frikësoni.

BINJAKËT

Sot në dashuri mund të ndiheni paksa të largët ose të hutuar. Nuk është koha për të marrë vendime të nxituara: le të shpërbëhet tensioni. Në punë lodhja ndjehet dhe ndiheni nën presion, por përpiquni të mos e humbni qetësinë.

GAFORRJA

Në dashuri gjërat po shkojnë mirë, jeni në një moment bashkëpunimi të fortë me partnerin. Në punë po korrni frytet e përpjekjeve tuaja dhe së shpejti do të shihni rezultatet. Vazhdoni punën e mirë dhe mos u dorëzoni tani.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri mund të ketë disa diskutime, veçanërisht nëse nuk mund të ruani qetësinë. Në punë jeni të vendosur, por mos harroni të mos tërhiqeni shumë nga emocionet: veproni në mënyrë racionale.

VIRGJËRESHA

Ditë ideale për dashurinë: marrëdhënia juaj në çift është e qetë dhe e kënaqshme. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe jeni në një fazë përmbushjeje të madhe personale. Përfitoni nga kjo energji pozitive për të ecur përpara me projektet tuaja.

PESHORJA

Në dashuri mund të ketë disa tensione për të zgjidhur, por asgjë serioze. Këshilla është të mos nxisni polemika të panevojshme. Në punë jeni kreativë, por bëni kujdes që të mos ju pushtojë stresi: organizoni ditët tuaja në mënyrë më efikase.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri, dita premton të jetë e qetë dhe do të mund të shijoni momente të bukura intimiteti. Në punë jeni në formë të mirë dhe të vendosur për të arritur qëllimet tuaja. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga ngjarje të vogla të papritura.

SHIGJETARI

Në dashuri ndiheni të lehtë dhe gati për të përjetuar emocione të reja. Nëse jeni beqarë, sot mund të shfaqet mundësia e duhur. Në punë, kreativiteti dhe entuziazmi juaj do t’ju lejojë të bëni një hop në cilësi. Vazhdo kështu!

BRICJAPI

Në dashuri mund të ketë vështirësi, por mos kini frikë të përballeni me problemet. Në punë, është një ditë reflektimi: gjeni kohë për të analizuar situatat përpara se të veproni. Nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, mos e fajësoni. Do të shihni që së shpejti do të rregullohet vetë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri jeni në harmoni me partnerin tuaj dhe mund të bëni plane të rëndësishme së bashku. Në punë gjërat po shkojnë mirë, por mos harroni të mos ju pushtojë entuziazmi: mbajini këmbët në tokë.

PESHQIT

Në dashuri mund të ketë disa keqkuptime, por asgjë të pazgjidhshme me pak durim. Në punë jeni pak të lodhur, por pavarësisht kësaj do arrini t’i menaxhoni me vendosmëri angazhimet tuaja. Mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

E rëndë, nëna dhe foshnja e porsalindur ndër rojnë jetë në QSUT

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një 37-vjeçare dhe foshnja që sapo kishte lindur kanë ndërruar jetë në QSUT.

Sipas gazetarit të News24, Igli Çelmeta, ngjarja ka ndodhur të hënën, dy ditë pas lindjes në maternitet që ishte shoqëruar me komplikacione.

Pas komplikacioneve, e reja dhe foshnja janë dërguar nga materniteti në QSUT, por nuk kanë arritur të mbijetojnë, duke ndërruar kështu jetë.

Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.

CDU gjermane dënon protestën e d.hunshme të PD-së, Krichbaum: Me akuzat ndaj tij, Berisha duhet të ishte në burg

CDU-ja gjermane ka komentuar protestën e dhunshme që u mbajt dje nën udhëhqjen e Partisë Demokratike.

Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, deklaroi se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e tij, Krichbaum vë në pah përgjegjësinë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të marrë një qëndrim të qartë kundër dhunës dhe për të distancuar veten nga mbështetësit që kanë përdorur dhunën gjatë protestave.

Reagimi i plotë:

Demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normalitet në një demokraci. Megjithatë, aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga ky lloj proteste dhe të përjashtojë dhunuesit nga partia. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta.

Në të kaluarën, PD ka qenë një parti që mbështetej në vlerat evropiane. Për fat të keq, është larguar gjithnjë e më shumë nga këto vlera. Me të drejtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag mbajnë distancë nga kjo parti opozitare dhe veçanërisht nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak.

Kjo është arsyeja pse ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse partia ka fuqinë për t’u rinovuar. Ajo ka nevojë për një figurë të ndershme në krye. Ashtu siç një demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Përpjekja për të paraqitur konceptet dhe argumentet më të mira duhet gjithmonë të ndodhë pa dhunë.

Fakti që kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani, është në masë të madhe përgjegjësi e zotit Berisha. Ai nuk duhet të paraqitet si një viktimë e një procesi të supozuar të motivuar politikisht. SPAK-u, që e ka vendosur atë në arrest shtëpiak, është përtej çdo dyshimi. Në fund të fundit, SPAK-u u krijua nën presionin e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, Berisha do të ishte vendosur në paraburgim në çdo shtet të BE-së dhe jo në një arrest shtëpiak të rehatshëm.

Fredi Beleri flet për probleme globale në Parlamentin Europian: Evropa rrezikon të zhduket nëse…

Fredi Beleri, deputet i Greqisë në Parlamentin Europian, duket se ka ndryshuar kurs duke u marrë këtë herë me probleme globale.

Nëse më herët, gjatë fjalës së tij në PE, ai është ankuar për “padrejtësitë” që sipas tij qeveria shqiptare po i bën minoritarëve grekë, këtë herë ka vënë theksin te problemi i krizës demografike që kërcënon Europën.

Beleri tha se kontinenti rrezikon të mbetet vetëm 4% e popullsisë së botës në vitin 2070, nëse nuk ndërmerr hapa konkretë për ta luftuar këtë problem.

“Kriza demografike është një realitet i ashpër me të cilin përballen të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian pa përjashtim.

Në mënyrë indikative, në vitin 2070 Evropa do të përfaqësojë vetëm 4% të popullsisë së botës.

Ne të gjithë e njohim problemin tonë të përbashkët. Tani është koha për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Zgjidhje që do të kenë zbatim të menjëhershëm në përditshmërinë tonë dhe që do të kenë si busull kohezionin social”, tha Beleri.

Ai vlerësoi kryeministrin grek Qirjako Miçotaqis, për të cilin tha se ka marrë masa konkrete për ta luftuar këtë fenomen.

Greqia është në krye të listës së vendeve që kanë rënien më të madhe të lindjeve. Nga viti 2020 deri në vitin 2022, popullsia e Greqisë ra me −2.4%, apo −259 000 banorë.

Foshnja lindi e paj etë, nëna ν*iq më pas/ Detaje nga ngjarja e rëndë, u shtrua në reanimacion pas problemeve me…

Një grua 36 vjeçare ka humbur jetën në reanimacionin e QSUT nga hemoliza e gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës pajetë.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut ( probleme me rruazat e kuqe të gjakut) dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

Dy vëllezërit shqiptarë v* anë kushëririn që i ab ύzoi s*ksu*Ιisht, zbardhet dëshmia e babait: Denisi e pranoi, më tha…

Dy vëllezërit shqiptar që vranë kushëririn e tyre në Kypseli të Greqisë kanë treguar para hetuesve grek se 28-vjeçari i kishte përdhunuar kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç.

I mituri Enis Loka, që ka marrë përsipër krimin duke pohuar se goditi kushëririn me thikë në qafë, dhe vëllai i tij 19-vjeçar, Aleksandros, kanë deklaruar abuzimi seksual ndaj tyre ishte arsyeja pse ndërmorën aktin e rëndë.

Gjithashtu është marrë në pyetje edhe babai i dy vëllezërve. Ai është shprehur se kishte kontaktuar me 28-vjeçarin dhe e kishte pyetur nëse ishin të vërteta. Sipas tij, Denis Loka i kishte pranuar akuzat dhe tha se “ishin gabime që i bëmë kur ishim fëmijë…”

Krimi ndodhi rreth orës 22:50, mbrëmjen e së hënës, ndërsa i riu u gjet në tokë mbuluar me gjak nga efektivët e Policisë Rrugore në Patisiot.

Gjenden në shtëpi pa shenja je te nëna dhe vajza e saj 4 vjeçare! Djali 9 vjeç dhe babai në gjendje të rë ndë (Video)

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku në një shtëpi familjare janë gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura, nëna 38 vjeçare së bashku me vajzën e saj 4 vjeçare, teksa kryefamiljari së bashku me djalin janë në Spitalin e Tetovës në gjendjë të rënduar.

Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës janë pranuar për obduksion.

Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga burime të policisë, nuk bëhet fjalë për helmim por për dhunë, edhe pse deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga MPB. /tvklan.mk

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKlanMacedoniaTelevision%2Fvideos%2F1904473163297646%2F&show_text=false&width=380&t=0

Nëna dhe foshnja ndë rruan je të në Tiranë, reagojnë familjarët: Është një …

Një 37-vjeçare së bashku me foshnjën e saj ndërroi jetë tragjikisht në QSUT, pas komplikacioneve të rënda që ajo pësoi.

Ndërkohë mësohet se policia ka kontaktuar me familjarët e 37 vjeçares.

Gjithashtu familjarët e saj janë shprehur se kjo ka qenë një fatkeqësi dhe nuk kanë asnjë akuzë ndaj mjekëve.

Mëtej familjarët thonë se ajo e ka humbur fëmijën në bark dhe më pas ka shkuar në maternitet ku edhe ka lindur të vdekur foshnjën dhe më pas ka shfaqur komplikacione.

Gjithashtu mësohet se një ditë më pas, familjarët kanë kryer edhe ceremoninë mortore.