INCI DENTI I RËNDË/ Dh unohet ekipi i Top News, protestuesi g. odet gazetaren dhe kameramanin (VIDEO)

Një incident i rëndë ndodhur sonte pranë fundit të protestës së opozitës.

Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.

Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.

Ka qenë ndërhyrja e disa qytetarëve të rastit që kanë ndaluar dhunuesin të bënte veprime edhe më të rënda.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.

Televizioni Top News bën me disa se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente.

“Saliu pse nuk del vetë nga shtëpia dhe të bëjë mosbindje civile”? Moderatori e “zë ngushtë”, ja si përgjigjet analisti

Opozita ka organizuar një demonstratë, ku janë hedhur molotovë në drejtim të disa institucioneve dhe u është vënë flaka disa objekteve si kazanë plehrash, stacione autobuzi, etj.

Gazetari Ylli Rakipi, një program televiziv, ka shtruar pyetjen për panelin, se përse lideri i opozitës nuk del nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpia, pasi ky do të ishte një akt i mirëfilltë i mosbindjes civile dhe jo vandalizimi ndaj objekteve nëpër Tiranë që po zhvillohet pa kuptim nga mbështetës të PD.

Ylli Rakipi: Mosbindje civile thonë këta… Doktori po të dilte nga aty, kjo do të quhej mosbindje civile. Jo djegia e koshave që po bëjnë.

Dalja nga shtëpia, kjo është mosbindja civile e vërtetë.
Enton Abilekaj: Rasti për të dalë ishte kur mund të shkonte të merrte pjesë në punimet e Kuvendit.

Ylli Rakipi: Mobindja civile nënkupton shkeljen e ligjit ose rregullave, por në mënyrë paqësore, për të mundësuar ndryshime në legjislacion, arritjen e të drejtave të barabarta, etj. Një shembull tipik në histori, aktivistja Rosa Parks në vitin 1955 në Alabama, refuzoi t’ja lirojë vendin në autobus një personi të bardhë dhe të ulej në fund të autobuzit, sic duhet të bënin zezakët në Amerikë. Është një akt i mirëfilltë i mosbindjes civile.

Mosbindja civile mund të jetë përshembull, bllokimi i rrugëve, refuzimi për të vajtur në punë në grup, pra një formë greve. Një shembull konkret nga Shqipëria, në vitin 2021, punonjësit e Albcontroll refuzuan të paraqiten në punë duke paralizuar aeroportin.

U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet pa ‘doreza’, zbulon të vërtetën në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari

Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund.

Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto nga Milano, teksa morën pjesë në Javën e Modës, duke hedhur poshtë lajmet.

Ndërkohë Marina është kthyer me programin “Për Shqiptarët” dhe këtë të diel ka qenë e ftuar në “Portokalli”, ku ka pohuar edhe njëherë se mes saj dhe reperit çdo gjë shkon më së miri.

Teksa u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle. Më pas aktori me humor tha, ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.

Kujtojmë që Marina dhe Geti janë prindër të një vajze të quajtur Marget

Shoferi në gjendje të de. hur përpIas me makinë dy këmbësorë dhe përfundon në vitrinën e një dyqani, ρΙagoset shqiptari! Ja momenti i aksi dentit në Kretë (Video)

Një aksident i rënde automobilistik ka ndodhur në Kretë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si shqiptar

Sipas mediave greke, një shofer në gjendje të dehur duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, ka përplasur dy këmbësorët dhe më pas ka përfunduar në vitrinën e një dyqani.

“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruajnë mediat fqinje.

Të plagosur kanë mbetur një 37-vjeçar palestinez dhe shqiptari 58-vjeçar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e të plagosurve, siç u bë e ditur është jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre ka lëndime të rënda, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe është arrestuar drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Fejohet ish-konkurenti i ‘Përputhen’! Partnerja e tij në pritje të ëmbël?

Ish-konkurrenti i ‘’Përputhen’’, Andi Shehu është fejuar me partneren e tij, Enkin.

Andi dhe Enki dashurinë e tyre prej shumë kohësh e finalizuan me një festë mjaftë të veçantë ku kishin të ftuar miq dhe familjarë të ngushtë. Ata kanë ndarë edhe disa detaje në rrjetet sociale, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve.

Mirëpo, duket se publikut nuk i shpëton asgjë. Shumë komente kanë vënë re barkun e rrumbullakosur të Enkit, duke aluduar se ajo është në pritje të ëmbël.

E nëse është e vërtetë, ne i urojmë shtatzani të mbarë!
  

“Më vinte tu rp”, modelja rrëfen trad.htinë e futbollistit me Wanda Narën pas martesës, si Mauro Icardi e lajmëroi për takimin e fshehtë në Dubai!

Simona Guatieri, modele dhe influencuese, ka thyer heshtjen për ndarjen nga Keita Balde, futbollisti që ka veshur fanellën e Lazios, Interit, Sampdorias dhe Cagliarit, i cili sot luan në Turqi, për Sivasspor. 

Historia e tyre e dashurisë, që nisi në vitin 2017, u shkatërrua për shkak të tradhtisë së lojtarit me Wanda Nara-n.

Tradhtia erdhi menjëherë pas martesës se ish-çiftit, në vitin 2022. Dyshja jane prindër pas lindjes së fëmijëve të tyre, Thiago dhe Isabel.

Dhe gruaja me të cilën Keita Balde tradhtoi Simona Guatieri ishte agjentja sportive Wanda Nara.

Ishte futbollisti Mauro Icardi, i cili ka luajtur tek Interi me Keita Balde, i cili e lajmëroi Simona Guatieri.

Ai i tregoi se bashkëshortja e tij Wanda Nara dhe Keita Balde ishin takuar në fshehtësi në Dubai.

Dhe modelja ka treguar se si e përjetoi atë periudhë, që daton një vit më parë, dhe çfarë e shtyu të thoshte të vërtetën.

“Jam mirë, ndihem më e lehtësuar dhe e lumtur me vendimin që kam marrë. Që të ndihesha mirë sot, më duhej të bëja një udhëtim. Mora ndihmë nga një psikolog”, tha ajo.

Ndërsa shtoi: “Unë e di se çfarë kam kaluar, sidomos vetëm, sepse askush nuk më zgjati dorën, as personi që shkaktoi vuajtjet në familje. Edhe fëmijët preken, është e pashmangshme.”

Pas zbulimit të tradhtisë nga Mauro Icardi në 2023, a u përpoq ndonjëherë t’ju rifitonte?

Po, ai u përpoq. Por nuk e di nëse e bëri këtë nga frika e pasojave apo ngaqë e kuptoi se kishte bërë një marrëzi.

Çfarë ndodhi kur zbuluat tradhtinë?

Ne jetonim në Moskë, por unë isha në Milano sepse ai kishte shkuar në Dubai. Duhej të kthehesha në Moskë, por nuk u ktheva më sepse mora vesh për takimin.

Pra, është e vërtetë që ata u takuan në hotel

Një martesë nuk përfundon për shkak të thashethemeve, veçanërisht nëse gazetat shkruajnë diçka dhe askush nuk e mohon.

A keni pasur ndonjëherë rastin të flisni me të? 

Jo, nuk kam çfarë të them. Më erdhi keq kur ajo shkoi në Belve pas ngjarjes. Ajo tha se unë duhet të fajësoja burrin tim dhe jo atë. Provat janë aty, çështja u bë publike.

Pasi zbuluat tradhtinë, u përpoqët të falni burrin tuaj?

Më vinte shumë turp për familjen time. Ne bëmë një dasmë me 200 të ftuar, dhe disa muaj më vonë po ndahesha. Për mua ishte turp. Nuk dija si t’ia shpjegoja familjes, i dhashë shumë peshë hapit që hodha. Sapo kishim krijuar familje, nuk mund ta besoja se martesa ime po merrte fund. Gjithashtu u përpoqa të bindja veten se gjithçka mund të kthehej si më parë.

U ktheva në Moskë me fëmijët tanë, por ndjeva se diçka kishte ndryshuar brenda meje. Isha i ngarkuar, nuk dilja dot as për darkë. Ai u përpoq ta rregullonte, por diçka ishte thyer brenda meje.

A ishte tradhtia e vetme ajo me Wanda Narën?

Me kalimin e viteve kam mbyllur paksa sytë dhe veshët. Gjithmonë kam ecur përpara.

A ju zemëron sot kur mendoni për atë që ndodhi? 

E them se nuk i kam merituar të gjitha këto. I jam përkushtuar atij, kam qenë e sinqertë. Gjithmonë kam menduar për shtëpinë, për fëmijët. Unë hoqa dorë nga karriera për të. Nuk e meritoja të përfundoja në gojën e këtyre njerëzve apo të merrja këtë trajtim nga burri im. Për më tepër, personi që më shkaktoi të gjitha këto nuk më dha dorën, nuk më mbrojti mua dhe fëmijët e mi. Nuk kishte humanizëm nga ana e tij.

Për këtë arsye keni shkruar nnë Instagram se: “Respekti pas lidhjes është diçka që të bën të kuptosh se me kë ke qenë në të vërtetë”.

Po le të jemi të qartë, ke shkuar me gruan e dikujt që ka luajtur futboll me ty, ke bërë më të keqen dhe je larguar. Për mua martesa ka mbaruar. Do të kem gjithmonë një shije të keqe. Është një familje e shkatërruar. Ishte e nevojshme të ruhej ekuilibri për rritjen e fëmijëve.

Jeni penduar që keni lënë mënjanë karrierën tuaj në TV?

Po, nëse do të kisha vazhduar do të isha në një nivel tjetër tani. Sot u riktheva në kontakt dhe jam e lumtur. Kam bërë edhe disa programe jashtë Italisë shtatë-tetë vjet më parë, por bota e argëtimit ka ndryshuar krejtësisht. Kam punuar në Rai, kam bërë intervista në prapaskenë në Festivalin e Filmit në Romë. Puna ime e fundit ishte kur isha shtatzënë me fëmijën tonë të parë. Pastaj lindi Thiago dhe unë hoqa dorë. Kam pasur një lloj depresioni pas lindjes. Bëra një investim emocional, besova në familje dhe përkundrazi gjithçka ishte e vështirë.

Në intervistën tuaj për Vanity, ju deklaruat se njerëzit e afërt të ish-bashkëshortit tuaj ju sugjeruan “bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, gjithsesi jeni martuar me një futbollist”. Si iu përgjigjët? 

Kjo ndodh edhe sot. Varet nga mënyra se si ndihem unë, nganjëherë dështoj, herë të tjera them “A do ta linit veten të shiteni? Ndjenjat janë të paçmueshme .”

Jo shumë, vetëm për fëmijët. Unë mendoj se ai ka njerëzit e gabuar rreth tij. Njerëz që nuk e lanë të afrohej me fëmijët apo gruan. Ai ka një shpirt të mirë dhe problemi është se ndikohet lehtësisht nga ata që e rrethojnë. Nuk mund të thotë jo.

Kjo është arsyeja pse më vjen keq sepse familja u rrënua dhe ndoshta mund të ishte shpëtuar nëse do të kishte bërë diçka konkrete. Nëse keni një problem ose varësi, kërkoni ndihmë.

Nuk jeni takuar me askënd që nga ndarja?

Po i përkushtohem punës sime. Unë nuk u besoj më burrave. Pas ndarjes, që nga 30 gushti i vitit të kaluar, nuk jam takuar me askënd. Nëse vjen dikush, e mirëpres. Por, për momentin nuk kam asnjë interes të kem një person tjetër. Prioriteti im janë fëmijët e mi dhe unë.

Çfarë ëndërroni të bëni në TV?

Një vit më parë më erdhi një ofertë për TV, por nuk e kisha mendjen. Sot jam gati dhe ka mundësi. Është koha e duhur. Më pëlqen të prezantoj. Unë ëndërroj të arrij nivelet e Gerry Scottit dhe Paolo Bonolis.

Pse Apple vendos gjithmonë orën 9:41 kur prezanton iPhone?

Së fundmi u prezantua seria e re e iPhone 16 dhe një gjë interesante ra në sy të shumë fansave të Appleit.

Ora në telefonat e rinj të Appleit gjatë prezantimit ishte vendosur në 9:41 (koha e SHBA-së), kështu që fansat vunë re se kështu ndodh me të gjitha pajisjet që Apple prezanton për publikun.

Shumë kanë pyetur pse është kështu, dhe përgjigja gjenden në vendimin e një njeriu, pronarit Steve Jobs.

Scott Forstall, kreu i ekipit origjinal të zhvillimit të softuerit iPhone/iPad, shpjegoi se “lansimi kryesor i produktit është zakonisht 40 minuta pas fillimit të prezantimit”.

“Kur shfaqet pamja e madhe e një produkti të ri, ne duam që koha që shikojnë shikuesit të jetë e njëjtë si në jetën reale”, ka thënë ai.

Prandaj Apple fillimisht kishte planifikuar që koha të caktohej në 9:42, por Jobs vuri re gjatë një prezantimi praktik se zbulimi i serisë së re të iPhoneit po ndodhte rreth orës 9:41.

Duke pasur parasysh se ishte perfeksionist, Jobs vendosi që imazhi të ndryshohej për të gjitha pajisjet dhe të shfaqej pikërisht ora 9:41 në to.

Djathi më i vjetër në botë është 3600 vjeçar

Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të analizojnë ADN-në e nxjerrë nga mostrat e djathit të gjetura në trupat e disa mumieve të varrosura në Kinë 3600 vjet më parë: zbulimi i mbetjeve njerëzore daton në vitet 1930 dhe një studim i vitit 2014 kishte hipotezuar tashmë se ato të gjetura në qafën dhe fytyrën e mumieve ishin mbetje djathi.

Tani, falë përparimeve teknologjike në analizën e ADN-së, shkencëtarët jo vetëm që kanë qenë në gjendje të konfirmojnë se ishte me të vërtetë kefir, por ata gjithashtu kanë arritur të studiojnë evolucionin e një laktobacili që përdoret ende sot për të prodhuar kos dhe djathë.

Studiuesit arritën të nxjerrin ADN-në mitokondriale nga mostrat e gjetura në trupat e tre mumieve nga pellgu i Tarimit, duke zbuluar se ajo i përkiste lopëve dhe dhive, qumështi i të cilave, megjithatë, nuk ishte përzier, siç ndodhi në prodhimin e djathit në Greqi dhe Lindjen e Mesme.

Disa lloje kërpudhore dhe bakteriale u nxorën gjithashtu nga mostrat, duke përfshirë Lactobacillus kefiranofaciens dhe Pichia kudriavzevii, të dyja zakonisht të pranishme në granula kefiri në ditët e sotme.

Duke renditur gjenet bakteriale të këtij kefiri të lashtë, ekspertët kanë arritur të studiojnë evolucionin e probiotikëve gjatë 3600 viteve të fundit. Sot ekzistojnë dy grupe kryesore të laktobacileve, njëri vendas në Rusi dhe tjetri në Tibet.

Ai rus është më i përdoruri në të gjithë botën për të prodhuar kos dhe djathë, por çuditërisht Lactobacillus kefiranofaciens i gjetur në mostrat kineze është më i ngjashëm me atë tibetian: kjo do të vinte në pikëpyetje teorinë e përhapur sipas së cilës kefiri e ka origjinën vetëm nga zinxhirët e Kaukazit rus.

Djathi më i vjetër në botë është 3600

Një tjetër zbulim nga studimi ka të bëjë me përshtatjen e L. kefiranofaciens me njerëzit: krahasuar me llojin e lashtë, ai modern është në fakt më i vështirë për të shkaktuar një përgjigje imune në zorrën tonë, sepse ajo ka evoluar gjatë mijëra viteve ndërveprim (shkëmbim materiali gjenetik me shtame të tjera) për t’u përshtatur me bujtësit e njeriut.

“Ky studim na lejoi jo vetëm të vëzhgonim evolucionin e një bakteri gjatë 3000 viteve të fundit, por gjithashtu, duke analizuar produktet e qumështit, të kishim një pamje më të qartë se si të lashtët jetonin dhe ndërvepruan me pjesën tjetër të botës,” përfundon Qiaomei Fu, autori kryesor i studimit.

I doli gjo ksi gjatë moderimit, si doli nga situata moderatorja e njohur (VIDEO)

Moderatorja e njohur shqiptare Fjoralba Ponari në një bisedë me ‘followers-at”, shpjegoi çfarë ka ndodhur gjate një nate spektakli në Portokalli duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.

Në video na shfaqet një skenë ku, gjatë prezantimit në krahë të Salsano Rrapit, moderatorja shihet e sikletosur dhe mban me dorë fustanin që mos të hapet më shumë. Duket se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.

Për ta kaluar situatën me sportivitet, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Kështu, nisën të qeshurat në publik për mënyrën e veçantë që Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, ajo duket se nuk e ka aspak problem t’i ndajë këto momente edhe në rrjetet sociale.

Elvana Gjata drejt “Eurovision”-it këtë vit?

Elvana Gjata vazhdon të mbetet prej vitesh një nga artistet më në zë shqiptare, gjithashtu me famë ndërkombëtare.

Mirëpo përpos suksesit të saj, duket se skena e “Eurovizionit” mbetet ende një dëshirë ende e paprekur për të.

Aktualisht po qarkullojnë zëra pranë organizatorëve se Elvana Gjata do të jetë pjesë e garës të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin shqiptar.

Madje ajo do të futet në këtë garë për fitore, e cila më pas do ta çojë si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.

Rikujtojmë se Elvana me të njëjtin synim ka garuar disa vite më parë në Festivalin e Këngës, me këngën “Me tana”, e teksa të gjithë besonin se do të ishte fituesja, çmimin e rrëmbeu Arilena Ara.

Atë vit Eurovizion nuk u zhvilluar prej pandemisë, por duket se këtë vit asgjë nuk e ndal Elvanën për të luftuar sërish për rrugën drejt Eurovizionit.