Ky është astrologu i njohur që i dha fύnd je tës sot në Korçë (EMRI)

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 53-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 53-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog.

Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

E rën dë në Korçë/ Një person hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë.

Një person është hedhur nga kati i 5-të i pallatit në afërsi të pazarit të vjetër

Mësohet se ky shtetas ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aktit të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e plota të vetëvrasjes.

Këmbimi valutor, 7 tetor, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Unë mbròhesha nga υ. αjzαt e tjera, e gjeta ΒURRlN duke ia … një b. υrri tjetër

Jam nga Tiranë dhe të premten e kaluar shkova në Golem tek shtëpia ku jetojnë prindërit, meqë janë të moshuar.

Në plan e kisha të kthehesha të dielën, por me qenë se nuk po më rrihej, vendosa të kthehesha të shtunën në darkë.

Kur u ktheva, rreth orës 9:30, pashë që tek parkimi para shtëpisë se kam shtëpi private ishte e parkuar një makinë, të cilën nuk kisha kurrë parë! U futa brenda dhe pashë që ishte errësirë në katin e parë. Pasi kalova koridorin, dëgjova zhurma nga dhoma e gjumit në katin e dytë dhe u ngjita lart për të parë. Shoh derën e dhomes gjysëm të hapur dhe gjithashtu shihja dikë që lëvizte.

U afrova edhe pak dhe mbeta e SHOKUAR!!!

Burri po ja merrte në g… një mashkulli tjeter. S’mund t’u besoja syve. U largova pak nga dera që të mos më shihnin, ndërkohë që ata po lëviznin.

Ata vazhdonin e rënkonin nga kënaqësia …unë isha kompet e shokuar. U largova pak para se ai të pr….. Mora makinën e u nisa tek shtëpia e prindërve këtu në Tiranë, se i kisha çelësat. Prita rreth një orë dhe e mora në telefon për t’i thënë që po vija.

Kemi 16 vite të martuar dhe se di sa kohë mund të ketë që burri im shkon me meshkuj të tjerë!!!

Unë kam rreth 2 vite që flas me një mashkull në chat, por që s’kam pranuar ta takoj, ndërkohë me burrin s’bej me asgje.

Ai e pranoi dhe me tha qe nuk e le dot ate, jam ne gjendje shume te keqe.

Βυrri ρrét 2 f.ëmijë njëherësh me g.rα të ndrγshme, gr. υαja zbuIon d áshnòren e të SΗOQlT në të njëjtin sρítaI

Të lindurit do të thotë të jetë një nga momentet më magjike të jetës – por, për këtë nënë, momenti ishte në drámatik nga pábesia e burrit të saj.

Një mami që ishte në ndryshim në atë kohë, mbeti e hábitur kur nëna zbuloi se partnerja e fshéhtë i burrit të saj.

Ishte gjithashtu në të njëjtin spítal duke lindur.

Punonjësja e kujdésit shéndetësor, nga SH.B.A., ishte ulur afër çiftit në kohën kur nëna u përball me burrin e saj, dhe kapi reagimin në kamera.

Postimi, i cili u ngarkua vetëm dy ditë më parë, ka marrë mbi 82,000 reagime, dhe 4,100 komente nga përdoruesit e Reddit.

Kuptohet, konsensusi i përgjithshëm ishte se përdoruesit ndjeheshin kéq për gruan e trádhëtuar që po bëhej nënë.

Rrëfehet ish-ambasadori: Çfarë tha gjyshja e Sali Berishës, kur e dëgjoi të flasë rusisht

Ish-ambasadori dhe studiuesi Mal Berisha i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV foli për origjinën e fisit Berisha dhe lidhjen e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tregon për fëmijërinë e ish-kryeministrit në Bjeshkë, jetën si student i mjekësisë dhe pasionin për gjuhët e huaja.

“Origjina jonë mendohet të jetë nga Puka, nga një fshat që quhet Berishë e Brigjeve, i cili është në breg të lumit Drin. Një pjesë e tyre u larguan në Tropojë.

Ne Berishët e Tropojës nuk kemi territor tonin. Ne jemi familje të cilët e njohim njëri-tjetrin për të njëjtën origjinë, por nuk jemi të grupuar në një territor.

Shtëpia ime ishte vetëm 2 km larg nga Sali Berisha. Berishën e kam njohur që në Tropojë, kur ishte fëmijë. Ne flinim te shtëpitë e njëri-tjetrit. Kur veronin bagëtitë, të gjithë ne fëmijët e tjerë luanim nëpër lëndina, ndërsa ai mësonte gjuhë të huaja. Ishte shumë i apasionuar pas gjuhëve të huaja!

Gjyshja e Sali Berishës dhe mamaja ime ishin shumë mikesha. Kur Berisha erdhi gjatë verës, vijonte të studionte gjuhë të huaja. Asokohe mësonte rusisht dhe e kishte metodë të tijën t’i përsëriste fjalët e reja me zë. Gjyshja e kishte dëgjuar dhe i kishte rrëfyer mamasë time, se nuk e kuptonte pse Berisha fliste një gjuhë të pakuptueshme me zë”, tregon mes batutash zoti Berisha për mënyrën se si ish-kryeministri mësonte rusisht në bjeshkë.

Gjermania, 16 mijë leje për shqiptarët! Përfitojnë ata me profesionet më të kërkuara, mjekë, infermierë dhe specialistë IT

Referuar Institutit Europian të Statistikave EUROSTAT, Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shqiptarët duke u renditur e dyta në Europë pas Italisë.

Në vitin 2008 Germania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë të tilla, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialist IT, zanatçinj etj.

Vendet e fuqishme të Europës kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj. Të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu I tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe që prej vitit 2010 kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende ka filluar hartimin e strategjive, strategji se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë për Top Channel Pano Soko, Ekspert për Ekonominë.

Nëse deri dje lejet e qëndrimit jepeshin për njerëzit që në Shqipëri nuk kishin një punë dhe gjenin punë në vendet e Bashkimit Europian, sot ata që po ikin janë njerëz të realizuar që kanë një punë, kanë të ardhura shumë të mira, por që për shkak të mjedisit social që është krijuar në Shqipëri ata nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu.

VIDEO / Asani nuk ndalet, vjen goli i radhës në kampionat

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë me skuadrën e Gwangju. Anësori kuqezi ka shënuar sërish në kampionatin korean, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij 3-1 përballë Seoul.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore. Asani ka vulosur fitoren e Guangjusë në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin.

Asani po kalon një moment të artë në karrierën e tij, pasi po gjen rregullisht rrugën e rrjetës me skuadrën e tij si në kampionatin korean edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Ky është një ogur i mirë edhe për kombëtaren në prag të dy ndeshjeve të radhës kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në Nations League.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ekipi i tij ndodhet në vendin e 7-të me 43 pikë.

Shiko golin:

Video Player

Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet

    

Me dhjetëra familje në fshatin Moravë në Bashkinë Dimal, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë. Kjo zonë njihet për prodhimet e saj bujqësore, megjithëse vitet e fundit vihet re një neglizhencë e fermerëve për të shtuar të mbjellat e tyre ose për të punuar tokat, për shkak të problematikave të shumta që fermerët po hasin nga dita në ditë, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, mungesa e fuqisë punëtore, dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti etj.

Avni dhe Xhevaire Ferra, çifti i bashkëshortëve që para disa vitesh lanë emigrimin në shtetin grek dhe zgjodhën që ato pak para që kishin siguruar nga puna e tyre në bujqësi t’i investonin në tokën e tyre në fshatin Moravë, pohojnë se janë penduar që janë kthyer në vendin e tyre.

Çifti Ferra, edhe pse në moshë të madhe, kujdesen të dy për serën, në pamundësi për të marrë e paguar një punëtor, ndërsa pohojnë që i ka munguar dhe mbështetja me grante nga ana e institucioneve, pasi përgjatë këtyre viteve ata nuk kanë përfituar asgjë nga skemat e mbështetjes me subvencioneve.

Sikurse shprehet Avniu, kostot e mirëmbajtjes së një sere janë të larta, ndërsa luhatja e çmimeve dhe mungesa e tregut ka bërë që fermerët të ndihen të pasigurt.

“Shpenzimet për serën janë të larta, deri tani kemi vjelë 30 kuintal domate dhe nuk kemi arritur akoma të mbulojmë shpenzimet, po u ul çmimi i domates (që varion me ditë) ne dalim me minus. Në 12 vjet kam hedhur 23 milion lekë në këtë serë dhe s’kam marrë as lekët e mia. Punojmë në serë vetëm të dy ne, burrë e grua pasi nuk kemi lekë të marrim punëtorë. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveç serës e bujqësisë për t’u ushqyer dhe duke parë si shtypet fermeri nga shteti jemi bërë shumë pishman që jemi kthyer në Shqipëri”, shprehen Avni dhe Xhevaire Ferra.

Një tjetër fermer, Lavdrim Metani, pohon se ka hequr dorë nga bujqësia pasi nuk ka treg dhe nuk shitet asgjë. Ai deklaron se i ka lënë tokat pa mbjellë prej dy vitesh, si shumë fermerë të tjerë të zonës, pasi prodhimet nuk kanë gjetur treg dhe janë hedhur kanaleve, pasi janë kalbur në arë.

Siç thotë ai, tashmë mbjell vetëm sa për vete pasi mungesa e tregut, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë si dhe breshëri i rënë çdo vit, ka falimentuar jo vetëm atë por të gjithë fermerët e fshatit Moravë.

Thuajse çdo vit, fermerët e fshatit Moravë hasin problematika të shumta gjatë periudhës së dimrit për shkak të motit, ku përgjatë viteve të fundit breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore të kësaj zone.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 7 tetor 2024

DASHI

Në dashuri, dita do të jetë plot qetësi, me shanse të mira për të forcuar lidhjen me partnerin. Në punë gjërat po shkojnë mirë, edhe nëse ka sfida të vogla për të përballuar. Ruani entuziazmin tuaj të zakonshëm dhe do të arrini t’i kapërceni me sukses.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), ka një tension në dashuri, ndoshta i lidhur me keqkuptime. Më mirë do të ishte të sqaroheshit me partnerin tuaj menjëherë për të parandaluar që keqkuptimet të kthehen në probleme më të mëdha. Në punë, mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju dekurajojnë: këmbëngulja është çelësi për të zgjidhur gjithçka.

BINJAKËT

Dita premton kënaqësi të madhe, si në dashuri ashtu edhe në punë. Marrëdhëniet do favorizohen nga një klimë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, ndërsa në punë do ndiheni veçanërisht të frymëzuar dhe produktivë. Përfitoni nga kjo fazë pozitive.

GAFORRJA

Ka ende disa nyje për të zgjidhur në dashuri, por situata do të përmirësohet së shpejti. Në punë, është një moment reflektimi: vlerësoni me kujdes lëvizjet tuaja të ardhshme për të shmangur hapat e gabuar. Mos kini frikë të merrni vendime të rëndësishme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), në dashuri, keni mundësinë të bëni përparim të dukshëm në marrëdhënien tuaj, për sa kohë që jeni të gatshëm të hapeni më shumë. Në punë, yjet ju mbështesin dhe ju japin energjinë që ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja. Vazhdoni kështu!

VIRGJËRESHA

Në dashuri situata është e qetë dhe e kënaqshme, me mundësi të shkëlqyera për të konsoliduar lidhjen tuaj. Në punë ndiheni veçanërisht kreativ dhe gati për të realizuar projekte të reja. Përdoreni këtë moment për të bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.

PESHORJA

Në dashuri ka nevojë për më shumë qartësi dhe dialog për të parandaluar që keqkuptimet e vogla të kthehen në probleme më të mëdha. Në punë ju shfaqet një mundësi e mirë, por do të duhet të bëni durim dhe të mendoni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), dashuria është në qendër të ditës suaj, me momente mirëkuptimi dhe pasioni të madh. Në punë jeni veçanërisht të vendosur dhe gati për të përballuar sfida të reja. Yjet ju favorizojnë: përfitoni nga ky moment për të arritur qëllimet tuaja.

SHIGJETARI

Në dashuri, dita do jetë e mbushur me emocione pozitive, veçanërisht për ata që janë beqarë: takime të reja shihen afër. Në punë idetë janë të qarta dhe projektet po marrin formë. Vazhdoni në këtë rrugë, sepse suksesi është afër.

BRICJAPI

Në dashuri mund të ketë dyshime, por me pak durim gjithçka do të qartësohet. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, ndiheni të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar përgjegjësi të reja: është koha për të demonstruar vlerat tuaja.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), në dashuri, është koha t’u jepni hapësirë ​​ndjenjave dhe ta lini veten të rrëmbyer nga emocionet. Në punë jeni në një fazë krijimtarie të madhe dhe idetë tuaja do të vlerësohen. Vazhdoni të ndiqni instinktin tuaj: sepse do t’ju çojë larg.

PESHQIT

Në dashuri, Hëna vazhdon të favorizojë takimet dhe marrëdhëniet. Nëse jeni beqarë, sot mund të bëni një njohje interesante. Në punë keni aftësinë për të zgjidhur disa situata të komplikuara falë aftësisë tuaj për të qëndruar të qetë nga presioni.