Muçi shkëlqen sërish, mahnit Turqinë, zgjidhet goli më i bukur i javës(Video)

“Makthet” për Muçin me sa duket po marrin fund pasi talenti kuqezi po rikthehet në nivele të larta. Sulmuesi kuqezi po fiton vendin e tij te Beshiktash duke u rikthyer titullar dhe protagonist. Goli i tij i fundit, në derbin më të madh të Turqisë, kundër Gallatasarait, ishte një kryevepër e vërtetë.

Tifozët kanë përzgjedhur pikërisht golin e Muçit si golin më të bukur të javës së 10-të:
“Goli i javës, i vendosur nga votat tuaja”, shkruan BeIn Sports në rrjetet sociale.

VIDEO

S’do ta besoni sa shumë ka ndryshuar Sindi, ish-konkurrentja e “Përputhen”

Sindi Loci, ish-konkurrentja e njohur e “Për’puthen,” ka pësuar një transformim të dukshëm fizik që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Gjatë kohës që ishte në “Për’puthen,” ajo ishte e njohur për pamjen e saj delikate dhe qëndrimet e hapura, ku shpesh herë diskutonte tema të ndjeshme për publikun.

Pas daljes nga programi, Loci ka ndjekur një regjim të rregullt stërvitjeje, çka ka kontribuar në formimin e trupit të saj, përfshirë rritjen e masës muskulare dhe përmirësimin e formave trupore, që duket sidomos në fotot dhe videot e fundit në rrjetet sociale.

Transformimi i saj ka bërë përshtypje të madhe pasi është e dukshme që ajo ka fituar peshë në mënyrë të shëndetshme, duke nxjerrë më shumë në pah format e trupit dhe një pamje më të formuar.

Video Player

“Kunati është në intùbim, vetëm mrekullia e Zotit mund të shpëtojë”/ 56-vjeçarja vi/ktimë e pafajshme e m*s akrës në Shkodër, e motra e Flutura Bashës mes lotësh: Ja biseda jonë e fundit

Motra e Flutura Bashës, 56-vjeçarjes e cila ishte viktimë e pafajshme e atentatit mafioz ku humbën jetën edhe dy të rinjtë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka rrëfyer se gjendja e kunatit të saj, Bashkim Basha, është shumë e rëndë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se ai ndodhet në intubim dhe vetëm një mrekulli nga Zoti mund ta shpëtojë.

Motra e Flutura Bashës: “Kishte marrë shumë plagë. Është fati i saj i keq. Kishte 3-4 muaj që kishte filluar punë si sanitare.

Jemi të shokuar edhe ne. Tek Bashkimi kemi shkuar të marrim vesh si është, nuk e di a ka shpresa për jetën. Është në intubim. Ka marrë dëmtime gjithkund, vetëm mrekullia e Zotit mund të bëjë diçka. Flutura ka ndërruar jetë në vend.

Të shkojë e drejta në vend, Zoti është i madh. Ishim shumë të lidhura, mu këput një krah.

Në bisedën e fundit të saj, ‘i thashë jam të shtunën e të dielën pushim, do të vijë edhe unë tek toka të punoj me ty’, por nuk munda.”

Kujtojmë se 56-vjeçarja fatkeqe gjeti vdekjen kur motori me të cilin ajo po lëvizte bashkë me të shoqin, u përplas nga makina ku udhëtonin viktimat, 23-vjeçari Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati.

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha, pasi më parë u qëllua me breshëri.

Hamza Lici (shofer) dhe Arlind Bushati (pasagjer) po udhëtonin me makinë kur ranë pre e breshërisë së plumbave.

Pasi u qëllua, Lici humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti Basha. Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndersa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet ne gjendje te rende per jeten.

Atentati mafioz ndodhi rreth orës orën 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.

DINAMIKA E NGJARJES

Në një pritë të mirorganizuar, në “Dobraç” të Shkodrës, në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, dy automjete i prenë rrugën një “Mercedes”- i. U qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të, për pasojë plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit.

Makina devijon dhe përplaset fillimisht me një motor në të cilin udhëtonte çifti, Bashkim dhe Flutura Basha dhe më pas në murin rrethues të një ndërtese. Në mjetin e bërë shoshë, shoferi gjendet i pajetë, ndërsa pasagjeri në grahmat e fundit, ndërsa pamjet nga përplasja e motorit janë tronditëse.

Gruaja Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë.

Për më shumë se një orë, viktimat dhe dy të plagosurit mbetën në rrugë, ndërsa policia mobilizohej të hynte në zonën e larë me gjak e plumba.

Shënjestër e asaj masakre ishte Hamza Lici, vetëm 23 vjeç. Me të në makinë u gjend edhe Arlind Bushati, i cili ka marrë një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa Bashkim Basha që po drejtonte motorin në momentin kur dy makinat hapën zjarr mbi mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë është në gjendje kritike për jetën. Rreth 3 orë pas ngjarjes, policia ka marrë informacion që është gjendur një makinë e djegur në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën edhe dy kallashnikovë.

Policia, si përherë, humbi gjurmët e atentatorëve. Më pas mblodhi gëzhojat në vendin e ngjarjes, siç tha se ka mbledhur edhe pamjet filmike. Burrë e grua, Bashkim dhe Flutura

Basha, po udhëtonin me motor kur mjeti i Licit është përplasur me ta, duke i marrë jetën gruas në vend, ndërsa Bashkimi është dërguar në spital, por mjekët kanë dëshmuar që është në gjendje të rëndë. Ndërsa Bushati për pak orë ishte në gjendje kritike, për shkak të plumbit në kokë!

PËRPLASJET GJAKËSORE

Fisi Lici njihet për përplasjet me fisin e Bajrajve dhe Bilalëve në qytetin e Shkodrës. Përplasjet e dhunshme prej rreth një dekade kanë sjellë më shumë se 20 humbje jete, ndërkohë që thuhet se hasmëria mes tyre i ka bazat tek influencat në tregjet e qytetit të Shkodrës.

Megjithatë, thuajse asnjë prej vrasjeve të ndodhura nuk kanë një autor pas hekurave. I vetmi i arrestuar në të gjithë historinë e përgjakshme mes palëve është një fëmijë 15 vjeç, i cili tha se ishte dëshmitar i një vrasjeje në zonën e Livadheve. 15- vjeçari dëshmoi që ishte i pranishëm në vrasjen e Endri Mustafës në një parcelë droge dhe se ekzekutimin e tij e kishte kryer Ibrahim Lici.

Ngjarja ndodhi në majin e para tre vjetëve, ndërkohë që Lici e mohoi autorësinë duke nxjerrë edhe alibi.

Djali, që u dyshua edhe si personi që e nxori në atë pritë Mustafën, baba të tre fëmijëve, u tërhoq nga dëshmia duke i thënë policisë dhe prokurorisë së Shkodrës që i kishte gënjyer. Për pasojë, prokuroria dhe gjykata e dënuan 15-vjeçarin, por nuk hetuan më për vrasjen e të riut, duke lënë shteg të hapur për vijimin e hakmarrjes me të vrarë mes palëve. Ibrahim Lici u akuzua për një mori krimesh mes të cilëve edhe për ekzekutimin e Mustafës.

Për këtë ngjarje u shpall në kërkim dhe u arrestua në Turqi, por ai refuzoi ekstradimin duke i kërkuar strehim drejtësisë turke, pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta dhe se nuk kishte asnjë garanci që procesi do të ishte i drejtë.

Emri i Licit doli në sipërfaqen e sundimit të të fortëve të Shkodrës në vitin 2017, kur ai ishte jo më shumë se 24 vjeç. U tha se vinte gjoba ndaj bizneseve dhe në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar disa persona, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.

Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017-ës, pasi u tha se drejtonin një grup kriminal, që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin. Po këtë periudhë nis saga e përplasjeve.

Një prej tyre me fisin Bajri dhe Bilali, ish-miq të Licëve. Dhe gjërat u përkeqësuan së tepërmi kur Astmer Bilalit, i arrestuar prej disa vitesh, i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por nuk u provua asnjëherë. Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2017 të paktën 20 të vrarë deri tani dhe dhjetëra atentate. Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”.

Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin. Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019.

Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Astrit Bilali, i cili mbeti i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Si nisën përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e përgjakshme që nga 2018? Krimi është vijim i përplasjeve mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër, përplasje që kanë regjistruar disa viktima. Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

Publikohet në muajin nëntor fjalori më i madh i gjuhës shqipe

Fjalori më i madh i gjuhës shqipe, që do të mbajë rreth 120 mijë fjalë do të jetë gati për t’u publikuar në muajin Nëntor. Ky fjalor fillimisht do të vijë në formatin virtual nga interneti, ndërsa në vitin 2025 do të vijohet edhe me procesin e printimit.

Sakaq, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, shprehet se: “Ky fjalor është dorëzuar. Do të ketë nevojë për modifikime të vogla teknike. Ndërkohë do të jetë i hapur fillimisht në qarqet akademike për të marrë mendime, korrigjime ose ide. Me një sasi faqesh të tillë normalisht për përdorim mund të shkojë deri në tri vëllime!

Qëllimi i këtij fjalori është që të ngrihet mbi fjalorët ekzistues, që janë të Akademisë së Shkencave – kam parasysh fjalorët e viteve 1980, 1984, 2002, 2006, 2020 – dhe të ketë një areal shumë të gjerë, që i përgjigjet në mënyrë të drejtë hapjes së hapësirës shqiptare brenda trojeve etnike”.

Fjalori i ri i gjuhës shqipe, është një punë në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, si edhe gjuhëtarëve nga Maqedonia e Veriut.

Atentàti në Shkodër/ Gazetarja: Dyshohet se personi i tretë në makinë ka qenë Ibrahim Lici

Një atentat mafioz tronditi vendin dy ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u ekzekutuan të dy, teksa viktimë aksidentale mbeti edhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Por, nga hetimet paraprake dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona. Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina.

Jo vetëm kaq, por nga disa filmime amatore me telefon pas ngjarjes, shfaqet një person i gjakosur pranë trupit të viktimave, i cili ende nuk është identifikuar. Ai dyshohet se pas atentatit është arratisur në drejtim të paditur.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin “Të paekspozuarit” se personi i tretë, ende i paidentifikuar dhe i pa konfirmuar zyrtarisht, mund të ketë qenë Ibrahim Lici, i njohur ndryshe me nofkën “Fantazma” dhe që është vëllai i Hamza Licit.

Dyshimet ngrihen edhe nga fakti se familja Lici nuk hapi dyert e mortit për djalin e vogël të shtëpisë, Hamza Lici, por e përcollën për në banesën e fundit vetëm nga një rreth i ngushtë miqësor.
Ibrahim Lici u arrestua në Turqi më 13 shkurt të këtij viti, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021.

Por, ekstradimi i tij nuk u krye për faktin se Lici pretendonte se në vendin tonë kishte shumë armiq që kërkonin ta vrisnin dhe më pas ai u lirua në masën “Arrest shtëpie”.

Dyshohet se ai ka hyrë në vendin tonë ilgalisht kohë më parë, teksa autoritet turke nuk iu kanë kthyer përgjigje atyre shqiptare se çfarë është bërë me të dhe a është mbajtur nën kontroll në Turqi.

Nga bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” rezultonte se Behar Bajri kërkonte ta vriste me çdo kusht Ibrahim Licin, por që nuk ia ka dalë dot.

“Në automjet mund të ketë qenë një person i tretë. Ka patur tre pisotleta, njëra në sediljen e pasme. Pikërisht ajo pistoletë është përdorur. Është foto e shkëputuar nga një video e gjatë, ku shfaqen personat e gjakosur. Personi që shfqet në foto nuk është konfirmuar se është zyrtarisht Ibrahim Lici. A ka dyshime që Ibrahim Lici mund të ketë qenë? Po ka dyshime. Varrimi ka qenë totalisht i mbyllur. Ka dyshime sipas policisë që mund të ketë qenë Lici por nuk është konfirmuar. Ai u arrestua në Turqi, u la i lirë, nuk janë përgjigjur autoritetet turke. Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, policia duhet të na tregojë se cili është personi i tretë.” – shtoi Lala.

Nëse rezulton se personi i tretë ka qenë Ibrahim Lici, skandalin do ta rëndonte edhe më shumë, nisur nga fakti se një person i shpallur në kërkim lëviz lirshëm në qytet.

*Në fotografitë e mëposhtme është personi i paidentifikuar në masakrën e Shkodrës, si dhe në fotografitë e tjera Ibrahim Lici.

Ertjan Kofsha shpallet nënkampion Evrope në Poloni

Peshëngritësi Ertjan Kofsha ia ka dalë që të sigurojë tre medalje, një ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Evropian të moshës deri në 23 vjeç që po zhvillohet në Poloni; duke u shpallur nënkampion Evrope.

Kofsha u shpall nënkampion Evrope, por jo vetëm kaq, pasi nga ky turne doli me 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi. Me 162 kg në stilin e shkëputjes, Kofsha arriti të siguroi medalje ari. Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputej ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.

Në dygarësh, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij, me “tripletë” medaljesh jep shpresë për të ardhmen për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.

Luan Baçi po hetohet nga SPAK për fshehje pasurie! Deputeti i PD-së: Më kallëzoi një patronazhist

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Luan Baçi është thirrur sot në SPAK. Ai është kallëzuar për fshehje pasurie për një qytetar dhe është marrë në pyetje nga BKH.

Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet pa asnjë lloj problemi. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim.

Jam shumë i qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problemi. Është mbyllur si çështje. I njëjti kallëzues patronazhist, ballist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.

Ndoshta dhe SPAK për t’i bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla,  unë u paraqita“, tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.

“Mos na merrni për tr*pa tani!”/ Analistët përplasen keq me Tedi Blushin: Meta çoi votat te …

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat mes Tedi Blushit dhe të ftuarve, për reformën në drejtësi, e cila kaloi me konsensus, madje Ilir Meta bashkoi votat me PS, kundër PD-së për të votuar disa ligje.

Pjesë nga debati:

Neritan Sejamini: Pse i dhatë Ramës gjithë ato mekanizma, kur PD ishte kundër? Ju braktisët PD dhe u bashkuat me PS?

Tedi Blushi: Votat nuk iu dhanë Edi Ramës, por reformës në drejtësi.

Ylli Rakipi: Mirë ua ka bërë reforma pra. Ne nuk do na bëni trapa tani…

Neritan Sejamini: Ju ishit kundër zotit Basha dhe opozitës.

Tedi Blushi: Nuk ju dhanë Ramës, por reformës në drejtësi.

Andi Bushati: Ky është debat absurd. Po pra dakord, ia dhanë.

Ylli Rakipi: Ju thoni votuam reformën, ta gëzoni pra!

Neritan Sejamini: Themi na shpjegoni cfarë u bë gabim? Duhet të thuash ku është gabuar. Që ne të mos bëjmë këtë gabim në të ardhmen. Një parti ka edhe një program.

Tedi Blushi: Po ish LSI dhe zoti Meta e votuan reformën. Po çfarë ndodhi me këtë reformë? Arta Markun nuk e cilësoni si moment kur u zhbë. Ndalojmë te gjykatësit e GJK, a donin të betoheshin te Lana? A rezistoi Meta? A u kap GJK? Meta e emëroi kryetarin e vetingut? Pra ai që shkatërroi dhe eleminoi gjyqtarët dhe prokurorët? Reforma u zhbë nga Edi Rama, nuk është përgjegjësi e Metës.

Neritan Sejamini: Ka vetëm një njeri që ka emëruar tre gjyqtar të GJK, ky është Ilir Meta. Të merremi me fakte.

Tedi Blushi: A është fakt që Rama çoi në Parlament ligjin që gjyqtari të betohej te Lana? Për cfarë u thirr 2 marsi, për të ndaluar kapjen e GJK nga Rama. Është faji i Metës?

Neritan Sejamini: A keni ju ndonjë reflektim?

Tedi Blushi: Po ka dështuar reforma por jo për fajin tonë. Meta ka bërë beteja për të mbrojtur reformën.

I shpallur në kërkim, Stresi vetëdorëzohet në  polici

I shpallur në kërkim, Stresi vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Pejës

Reperi i njohur, Stresi është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë sot rreth orës 09:00.

Artisti është paraqitur atje bashkë me avokatin e tij.

Sipas mediave ai aktualisht eshte duke u intervistuar nga policia.

Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.

Këmbimi valutor, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

Sot, më 01 nentor 2024, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.2 lekë.

Euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.
Paundi britanik blihet me 116.3 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 64.6 lekë, ndërsa në shitje me 66lekë.