Media britanike: Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

Turistëve me buxhet të kufizuar që duan të shijojnë këtë pjesë të parajsës evropiane, rekomandohet të rezervojnë sa më shpejt fluturimin e tyre për të zbuluar bukuritë e këtij vendi, shkruan Zak Garner-Purkis në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Turistët që kërkojnë një destinacion me diell, vetëm disa orë larg Britanisë së Madhe pa fluksin e turistëve në vendet e njohura si Kroacia dhe Spanja, nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria.

Me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, ky vend ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të bukura, që rivalizojnë lehtësisht ato që gjenden në brigjet e fqinjës së saj, Greqisë.

Në të vërtetë, disa nga turistët që kanë zbuluar tashmë Shqipërinë dhe kanë bërë lehtësisht krahasimet me vendet më të famshme dhe më të shtrenjta të pushimeve.

Laura Hewson, një turiste nga Zelanda e Re që vizitoi vendin vjeshtën e kaluar, tha për “Express” se në atë kohë po planifikonte të shkonte në Kroaci.

“Por, një nga miqtë tanë që kishte qenë në Shqipëri na tha se duhej të shkonim atje. Ai tha se ishte si Greqia dhe Kroacia, por më e lirë dhe shumë më e bukur pasi nuk kishte dyndje turistësh”, tha Laura Hewson.

“Ne, në fakt qëndruam në një hotel me katër yje me mëngjesin e përfshirë me të njëjtin çmim në një dhomë me tetë të huaj në Itali dhe Spanjë”, tha ajo.

Shoqëruesi i saj, Farrell Modd, zbuloi se rrjetet sociale kishin luajtur një rol në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion të tyre, duke shtuar se ata kishin parë një numër videosh në TikTok ku shfaqeshin peizazhe të pabesueshme nga vendi.

Farrell tha se realiteti përputhej me videot epike në internet dhe se ishte i impresionuar me trajtimin që u bëhej turistëve.

“Uji ishte mahnitës dhe i pastër blu. Shqipëria ofron shumë vende për të bërë not”, tha Laura.

Laura vizitoi qytetin turistik të Vlorës në nëntor 2023 – ku temperaturat shënonin 19 gradë Celsius gjatë ditës.

Ndërsa bregdeti i palmave ishte pothuajse plotësisht i lirë nga turmat e turistëve, duke i lejuar çiftit ta shijonin plotësisht vendin qytetit nuk i mungonin komoditetet për pushuesit që kërkonin argëtim me një çmim të përballueshëm.

Një darkë në Shqipëri rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paund për person, ndërsa turistët që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të sapo përgatitura për 5 paund.

Për sa u përket pijeve, birrat në Vlorë kushtonin vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet rreth 4 paund.

Fluturimet nga Britania e Madhe janë gjithashtu të lira, me fluturime direkte nga Londra në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, që kushtojnë vetëm 28 paund.

I mjafton vetëm 1 minutë lojë, Jasir Asani realizon tjetër gol në Championsin e Azisë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka gjetur një tjetër gol në Championsin e Azisë.

Ai nuk e nisi sfidën si titullar dhe u aktivizua në minutën e 57-të të sfidës. Asanit i mjaftoi vetëm 1 minutë lojë për të zhbllokuar shifrat dhe kaluar në avantazh Guangjunë. (VIDEO)

Aktualisht ekipi i tij udhëheq sfidën me shifra 1-0 kundër Shangait.

‘Do të isha bërë v*asës profesionist…’! Tr*ndit Laert Vasili: Do isha bërë shumë i suksesshëm

Aktori i mirënjohur, Laert Vasili, ka qenë mbrëmë i ftuar në puntatën e radhës të podkastit “Flet”, me Ilnisa Agollin.

Në këtë intervistë, Laerti erdhi shumë ndryshe përpara dashamirësve, ku zbuloi edhe një anë tjetër të tij. Duket se aktori i njohur ka hapur zemrën dhe ka treguar detaje nga jeta e tij personale.

“E rrihte të dashurën si ato në filma! Kam bërtitur me të madhe”/ Habit ish-banori i BBV3: Djemtë që jetojnë jashtë…

Pjesë nga intervista:

Ilnisa: Ke një prezencë të gjerë në hapësirën publike dhe atë mediatike, ndaj jo pa qëllim kjo hapësirë quhet ‘Laerti jo aktor’. Pyetja është se çfarë të shtyn për këtë? Dhe a je i kënaqur nga ky rol jashtë skene? Kemi dy Laertë, atë aktor dhe atë jo aktor. Mua më duket ndonjëherë se je më interesant në atë procesin e Laertit jo aktor se sa në atë aktor. Shpërthimet e tua si mamaja që kyçte në portmonto një kallash, dy bomba dore. Zhurma që ti bën dhe merr përpara me apartament dhe pallat, është më e fortë se zhurma që kyç mamaja

Laerti: Unë i urrej armët që prej atëherë. Nuk e fsheh, Laerti jo aktor, unë mund të isha bërë vrasës profesionist, do isha bërë shumë i suksesshëm. Jam rritur nga dy kolonelë, di të fsheh çdo lloj gjurme. Po, po, do isha bërë vrasës.

Ilnisa: Është deklaratë e fortë kjo

Laerti: Ti quaje ça të duash, unë po them të vërtetën.

Ilnisa: E the si Laerti aktor apo jo aktor?

Laerti: Aktorin e shen në skenë

Pas skandalit në BBVK,Mevlan Shaba ndahet nga partnerja shtatëzënë?

Pas skandalit në BBVK,Mevlan Shaba ndahet nga partnerja shtatëzënë? Mevlan Shaba, një nga personazhet e komentuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, duket se po përballet me sfida të reja në jetën personale. Ndërkohë që u konfirmua lajmi se ai dhe partnerja e tij po presin një fëmijë, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Sipas “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Për më tepër, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë.

Ky zhvillim ka shkaktuar debat dhe spekulime të shumta në rrjet. Ju kujtojmë se partnerja i zbuloi shtatzaninë Mevlanit brenda shtëpisë së “BBVK”, ndërsa më pas erdhi reagimi i Livias, ish-it të Mevlanit. Kjo e fundit e akuzoi për tradhti.Nuk dihet se nëse akuzat e Livias kanë ndikuar në ndarjen e Mevlanit dhe partneres së tij.Gjithsesi, do shohim nëse dyshja do dalë me një deklaratë për të treguar nëse lajmi që po qarkullon është i vërtetë apo jo.

Bonusi 100-150 euro i fundvitit për pensiònistët/ Ndarja e parave nis nga java e dytë e dhjetorit! Ja kur do të jepet ai i prånverës dhe shuma që do përfitojnë, gati vendimi

Bonusi i dy apo trefishuar nuk do të jepet më në bazë të një grafiku sapo shkelim në muajin e fundit të vitit, por në javën e dytë.

Ishte kryeministri Edi Rama që e bëri me dije këtë pasi një javë më parë dha lajmin e mirë për rritjen e bonusit vjetor deri në 150 euro. “Ne do japim nga buxheti i shtetit 100 milionë euro për pensionistët drejtpërdrejtë. Pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lekë të reja 100 euro. Të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”,-tha Rama gjatë një takimi në Bulqizë.

BONUSI
Këtë vit, bonusi i fundvititit do të ndahet në dy kategori. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, pra deri në 200 euro, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri, 15 mijë lekë ose 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonuseve të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 10 mijë lekë ose 100 euro.

Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët. Bonusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë, saktësisht 511 mijë ku përpos të moshuarve përfshihen dhe 65,800 invalidë pune dhe 44,600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë. Ndërsa rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë. Veç kësaj, qeveria ka premtuar në fillim të vitit të ardhshëm të sjellë planin e ri të pensioneve, nga i cili priten të ardhura të tjera për pensionistët duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë afatgjatë të politikës së pensioneve pa rrezikuar asnjë fije stabilitetin financiar të vendit.

BONUSI I DYTE
Shefi i qeverisë solli në vëmendje premtimin e radhës për dhënien e një bonusi të dytë në pranverë, përpara zgjedhjeve, sasinë e të cilit do ta marrin vesh për pak ditë përmes një vendimi që pritet të publikohet.

“Paralelisht me paratë që do të marrin para Vitit të Ri, do të marrin edhe informacionin e saktë se sa do të marrin më tutje në pranverë. Këto bonuse janë një rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të pensionistëve dhe janë një sinjal i drejtpërdrejt kuptimplotë i rritjes ekonomike”, tha Rama.

Shifrat e rritjes ekonomike, sipas Kryeministrit, janë shumë domethënëse dhe tregojnë se në këtë dekadë Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë në rajon të prodhimit të saj të brendshëm.

“Është një rritje që nuk ka përfshirë vetëm punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve janë thuajse trefishuar në raport me të kaluarën, por përfshin edhe pjesën më vulnerabël por edhe më të vështirë për t’u adresuar pensionistët. Bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë pensionistë, të cilët paguajnë haraçin e marrëzisë së viteve para se ne të merrnim detyrën”, tha Kryeministri teksa solli në vëmendje reformën e pensioneve të vitit 2014, ndërsa u shpreh se ata që dalin në pension prej vitit 2014 kanë pensione më të larta se ata që kanë dalë më parë.

“Reforma e pensioneve e vitit 2014 është pasqyra e gjithë sistemit të pensioneve dhe tregon qartë se kush do ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend. Të gjithë pensionistët që dalin në pension pas 2014 kanë pensione më të lartë se ata para 2014. Atë reformë e bëmë ne dhe pasqyra e sistemit të pensioneve tregon qartë se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend. Përtej pensioneve janë dhe investimet”.

PENSIONET QE PERFITOJNE BONUS

Pensionet e pleqërisë
Pensionet e kooperativave
Pensionet sociale
Pensionet e invalidëve të luftës
Pensionet e caktuara me dekret
Pensionet e caktuara nga sigurimet shoqërore
Pensione suplementare
Pensionet e familjeve të pilotëve që humbin jetën
Pensionet e oficerëve
Pensionet e minatorëve
Pensionet e atyre që kanë punuar nën tokë
Pensionet e ushtarakëve
Pensionet e akademikëve
Pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese
Pensionet e invalidëve
Pensione të veçanta
Pensionet për fëmijët në përkujdesje të shtetit
/Gazeta Panorama/

Shpendi nuk fshihet: U zhgënjeva, mendova se do më ftonte Shqipëria. Do merrja në konsideratë një telefonatë të Italisë

Sulmuesi Cristian Shpendi, ka mbetur i zhgënjyer, për faktin se nuk u ftua nga trajneri Silvinjo në Kombëtare, për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Në një intervistë të dhënë për “Pianeta Bianconero”, Shpendi deklaroi se priste ftesë nga Shqipëria. Ndër të tjera, sulmuesi theksoi se nuk është kontaktuar nga Italia, por nëse ndodh, do e mendonte.

“Te them të vërtetën, mendova se do të ftohesha nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. U zhgënjeva kur e pashë që nuk isha në listë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Itali. Një telefonatë nga Italia nuk më ka ardhur kurrë, por nëse vjen, sigurisht që do e mendoja”, tha ai. 

I pyetur për merkaton, Shpendi deklaroi se fokusi i tij është vetëm te Cesena, ndërsa shtoi se nuk shqetësohet nga lajmet që qarkullojnë.

“Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Cesenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi.

Sulmuesi 21-vjeçar është golashënuesi më i mirë i Serie B këtë sezon, me nëntë gola të shënuar në 13 ndeshje.

Mjeku flet për lëndimin e Armando Brojës dhe tregon sa kohë do t’i duhet për të luajtur me ekipin e parë

Sulmuesi i Evertonit, Armando Broja do të mungojë në ndeshjen kundër Manchester United, sipas Dr Rajpal Brar.

Eksperti i lëndimeve në futboll pretendon se ai mund të qëndrojë jashtë nga ekipi kryesor për javët e ardhshme, pavarësisht se ka luajtur 45 minuta për U-21 më 26 nëntor kundër Watford.

Toffee-s nuk do të kenë shërbimet e shqiptarit për t’u llogaritur për ndeshjen në Old Trafford më 1 dhjetor, pasi ai është duke u rikthyer në formë të plotë.

Duke folur ekskluzivisht për Goodison News, Brar, një specialist në terapi fizike dhe sportist, tha për Brojën: “Ai luajti 45 minuta për U-21 që është një fillim pozitiv dhe nuk jam i sigurt nëse do të luajë ndeshje të plota për ta, sepse ata thjesht mund t’i përdorin ato lojëra për ta ngritur aftësinë e tij mjaft të lartë për të luajtur për ekipin e parë.

Nuk ka një afat kohor të caktuar se kur ai mund të jetë në gjendje të luajë 90 minuta, por duke marrë parasysh historinë e tij të lëndimeve, do të jetë një kohë e gjatë për t’u rikthyer në atë fitnes, kështu që ai mund të mungojë në javët e ardhshme ndërsa rrit kohën e lojës për moshat U-21″, u shpreh ai.

V▪︎rasja e Martin Canit/ Babai i 14-vjeçarit të ρIagosur ngre dyshimet e forta: Një person i tretë e ngriti peshë…

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me thikë, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën në Spitalin e Traumës, ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin, Fiqiri Meçe, babai i Luisit, 14-vjeçarit tjetër që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për një autor, por për dy. Ai, theksoi, se ka dëshmuar edhe në Polici, pasi bazuar në deklaratat e djalit të tij, autorë kanë qenë dy persona.

“I them që policia të bëj punën e vet dhe drejtësia të bëj punën e vet. Fal zotit më në fund u bindën që paska dhe një person të dytë. Nuk besoja se do zbulohej e vërteta se po shikoja që gjërat po manipuloheshin se po të ishte e rregullt që në fillim do as unë do të kisha folur që shteti të bëj punën e vet. Duke qenë se pashë që gjërat po manipuloheshin, prandaj dola dhe fola nxora dhe djalin që të deklaroj se ka një person të dytë dhe personi i dytë është me armë”, u shpreh Fiqiri Meçe, babai i Luisit.

I pyetur nga gazetarja nëse ka ndjerë frikë për denoncimin, Fiqiri Meçe është shprehur se nuk ka kërkuar hakmarrje por autorët të marrin dënimin e merituar.

“Pse do të kem frikë, djali im po lufton me jetën, më të shtrenjtë se fëmijën nuk e llogarisë jetën time, prindi bën gjithmonë më të mirën për fëmijën. Unë nuk kam kërkuar hakmarrje por shteti të bëj punën e vet, të marri dënimin që meriton nëse është i pafajshëm të dali”, tha Fiqiri Meçe,

Fiqiri Meçe theksoi se djali nuk ka parë person të tretë por pohon se dikush e ka ngritur peshë por pa arritur ta identifikoj se cili ishte personi i tretë.

“Nuk e ka parë djali personin e tretë madhor, ai e ka ngritur se e ka parë që është më i madh më i fuqishëm dhe nuk ka arrit ta identifikoj kush është personi. Djali nuk më ka dhënë shumë sqarim për këtë se nuk jemi interesuar për të, interesi ishte për dy personat që kanë marrë pjesë dhe kanë qenë të dy të armatosur kur e kanë goditur, kurse për personin e tretë më tha që nuk e mbaj mend, nuk e ka fiksu si fytyrë por më ka ngritur dikush nga prapa dhe skam arrit ta dalloj. Luisi ka qenë mes dy çunave dhe e ka ngrit Luisit që ta dëmtojë jo ta shpëtoj. Shumë mirë ai mund të merrte ato ti spostonte s’kishte pse të ngrinte këtë në ajër sepse çuni ka pas vetëm duart në xhepa, asgjë tjetër. Unë di që kur shkohet për të shuar një sherr ndalohet agresori, pse ka ngrit çunin tim në ajër”, u shpreh babai.

Dy fe mra kapen me 30 kg mar ijuanë në kufirin greko-shqiptar

Dy femra shqiptarë janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani. Pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij 2 çanta që përmbanin 5 pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

Në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare. Atyre iu sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë shqiptare.

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin në Shkup, në ora 12:09 ka regjistruar një tërmet.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 132 km në juglindje të Shkupit, në zonën e Vallandovës me magnitudë lokale Rihter ML3.0.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane.