Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli është një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.
Çdo episod është një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar në episodin e nesërm të këtij podcast-i do të jetë aktori i mirënjohur, Laert Vasili. Me një karrierë shumë të gjatë dhe të vlerësuar në industrinë kinematografike, Laerti vjen ndryshe këtë herë përpara dashamirësve, ku do të shohin edhe një anë tjetër të tij. Në një video promo të shkurtër shkëputur nga kjo intervistë, aktori ka hapur zemrën dhe ka folur për dashurinë, madje është edhe i prekur nga kjo ndjenjë. I pyetur nëse do të dashurohej me një prostitutë, ai u përgjigj:
Jam i dashuruar me një prostitutë…Më pëlqeu shumë. Ishte shumë e bukur…dhe e doja shumë. Është i dashuruar Laerti? Laert Vasili: Po! Ilnisa Agolli: Me prostitutën? (Laert Vasili pohon me kokë) Ilnisa Agolli: Ende? (Laert Vasili pohon sërish)
Ilnisa Agolli është njëra nga femrat më të përmendura në botën e showbizit. Ajo aktualisht është e angazhuar me emisionin e saj më të ri në ‘Top Channel’ e cila po merr vëmendjen me paraqitjen e saj.
Në postimin e fundit Ilnisa shfaqet e mbuluar me shami në kokë, ky veprim i saj është komentuar pafund në rrjet. Për ndryshe kohës së fundit është përfolur për një krizë na marrëdhënien e saj me Meritonin, por çifti nuk kanë bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë.
Jemi mësuar të shohim mesazhin “po shkruan” (Typing…) të shfaqet në shiritin e sipërm të WhatsApp, teksa personi me të cilin po flisni është duke ju shkruajtur.
Megjithatë ditët e fundit gjithnjë e më shumë përdorues kanë raportuar se treguesi është zhdukur. Në vend të tij, një mikrofon u shfaq në ekranin e bisedës apo tre pika. Funksioni i ri aktualisht është duke u testuar, dhe përditësimi i ri do të shfaqet në të gjitha pajisjet e përdoruesve.
Simboli që dikush po ju shkruan
“Falë përditësimit më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.21.18, i disponueshëm në Google Play, zbuluam se WhatsApp po lançon një veçori të re treguesi të shkrimit për bisedat individuale dhe grupore. Disa testues beta mund të eksplorojnë një veçori të re që shfaq një ridizajnim treguesi i shtypjes direkt brenda ndërfaqes së bisedës, “shpjegoi WaBetaInfo në një postim në blog.
Zhvilluesit e WhatsApp kanë zëvendësuar fjalët “po shkruan…” dhe “po regjistron audio…” me ikona të reja brenda bisedës.
“Më parë, kur një pjesëmarrës po shkruante në një bisedë, treguesi shfaqej në krye të ekranit në shiritin e aplikacioneve, nën emrin e grupit, duke treguar se kush po shkruante”, shpjegoi WaBetaInfo. Tani në vend të tyre do të shfaqen tre pika nëse dikush po shkruan një mesazh dhe një ikonë e mikrofonit nëse dikush regjistron një audio.
Gazetarja Valbona Mhilli e klasifikon veten te njerëzit që besojnë te jeta e përtejme dhe ritakimi me njerëzit e dashur pas vdekjes. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie”, ajo shprehet se nuk ndikon vetëm besimi por edhe shenjat që ka parë. Në sinjalet që ajo mendon se kanë ardhur nga babai i ndjerë, ka qenë gjatë një vizite në varreza kur ajo dhe mbesa kanë dëgjuar zhurmë që vinte nga varri.
Valbona Mhilli: Shenja që edhe kur kam shkuar me mbesat e mia te varri i babit, ne kemi dëgjuar bashkë me mbesat varrin i cili bënte zhurmë shumë të madhe. Kemi parë shenja që na është shfaqur babi në ëndërr si mbesës, ashtu edhe mua, kështu që ka shumë shenja që ne na bënë të besojmë që shpirti jeton dhe shpirti i babit tim është gjithë kohës me mua.
Për pjesën e shenjës së parë, tani si e ke përjetuar atë moment dhe ishit të dyja kaq të qarta në atë gjë, s’e kuptoj?
Valbona Mhilli: Ne ishim bashkë me familjarët tanë në ritualet tona që shkonim e takonim babin. Babi ka pasur një lidhje shumë të madhe me mua dhe me mbesën e madhe. Vajtja e mbesës te varri, ndërkohë që ne ishim ulur te pllaka e varrit, unë dhe mbesa dëgjojmë një shkundje të fortë të varrit, një zhurmë që vinte nga një thellësi shumë e madhe dhe dukej sikur trokiste diçka. Kjo është dëgjuar vetëm nga unë dhe mbesa, të dyja të mpira dhe nuk reaguar.
Kishte edhe njerëz të tjerë ndërkohë?
Valbona Mhilli: Po, edhe njerëz të tjerë. Ndërkohë që jemi larguar nga varri, unë filloj dhe qaj në makinë, them që babi është gjallë dhe tregoj këtë skenën që dëgjova dhe ndërkohë mbesa nga ana tjetër reagon dhe thotë “teze, edhe unë e dëgjova, por kisha shumë frikë ta tregoja sepse mendova se nuk do të më besonit”
Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor.
Sipas Report Tv, dy javë më parë policia ka arrestuar në Shkodër personin që kishte vjedhur makinën tip “Range Rover Sport” në Durrës që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.
Arrestimi i tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.
Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.
Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.
Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.
Kryeministri Australisë, Anthony Albanese ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta, Pulia, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Në Pulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i kryeministrit australian.
Kush është Anthony Albanese, historia e jetës si nëpër filma, takimi me të atin pas 40 vjetësh rrëfyer nga gazetari Ruben Avxhiu
Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu e Italisë, por me nënë australiane (me origjinë irlandeze).
Prindërit u njohën gjatë një udhëtimi nëpër Europë të Maryanne Ellery. Ai punonte në tragetin me të cilën po udhëtonte vajza australiane. Ishte dashuri me shikim të parë. Shumë shpejt u martuan dhe për tetë muaj me radhë kishin jetuar së bashku. Pastaj ai kishte vdekur në një aksident dhe nëna e tij ishte kthyer për të jetuar në Australi.
Të paktën kjo ishte historia që dinte Anthony si fëmijë. Kjo ishte historia që dinte edhe familja e gjerë, lagjia dhe kushdo që i njihte.
Kur mbushi moshën 14-vjeçare, nëna e uli në tavolinë dhe i tregoi një histori tjetër. Babai i tij nuk kishte vdekur në aksident, ata kishin pasur një histori dashurie por pastaj ishin ndarë. Historia e bukur romantike e dy të rinjve nëpër Europë, kishte mbaruar, kur ajo kishte zbuluar se kishte mbetur shtatzënë. Aty djali arbëresh i kishte thënë se nuk mund të martoheshin bashkë, sepse ai kishte një të fejuar në fshatin e tij dhe nuk mund ta prishte fejesën. Maryanne u shokua nga përgjigjia.
Shumë shpejt lidhja u prish dhe ajo u kthye, katër muaj shtatzënë, në shtëpinë e prindërve të saj me një problem madhor. Ishte një familje katolike në vitet 1960 dhe kjo përbënte skandal. Zgjidhja qe thurrja e një historie të pavërtetë. Aty vendosi të blinte një unazë, u regjistrua në bashkinë lokale me mbiemrin e të dashurit dhe shpiku historinë e aksidentit.
Anthony e quajti babanë të vdekur edhe pasi e mori vesh që mund të ishte gjallë. Ai nuk kishte qenë pjesë e jetës së tij, as nuk e kishte dashur të bëhej pjesë. Vetëm pas vdekjes së nënës, në vitin 2002, ai u interesua pranë kompanisë që ishte pronare e trageteve të gati gjysëm shekulli më parë dhe një historiani për të gërmuar në arkiva.
Pas disa vitesh kërkimesh që përfshinë edhe regjistrat e pensionistëve italianë të punësuar në tragetet dhe anijet e kohës, arritën të gjenin emrin, adresën, madje edhe një numër telefoni të Carlo Albaneses. Ai jetonte në Barleta të Italisë dhe të gjitha të dhënat dhe data e garantonin që ishte babai i politikanit të ri (Albanese 36 vjeçar ishte zgjedhur në atë kohë zv-kryeministër i një prej shteteve australiane).
Lajmi ishte emocional për të. Nuk dinte se si të vepronte. A kishte kuptim që të udhëtonte në Itali për ta takuar? Një senatore e krahut të djathtë, Amanda Vanstone ishte bërë ambasadore e Australisë në Itali dhe e dinte historinë e tij. Ajo pranoi menjëherë që ta ndihmonte.
Rastësia e deshi që një nga diplomatet e ambasadës australiane në Romë, Lisa Golden, ishte kushërirë e Carlo Albaneses nga ana e nënës. Lisa fliste italishten shumë mirë dhe ndihmoi në lidhjen mes tyre. Anthony Albanese planifikoi udhëtimin për Itali, ndërsa diplomatja mori përsipër të bënte bisedën e parë me të moshuarin i cili gjithashtu nuk e dinte se kishte një djalë. Biseda telefonike nuk kishte shkuar mirë. Carlo nuk dëgjonte mirë nga veshët.
Diplomatja australiane i kishte shkruar pastaj një letër kushëririt që t’ia shpjegonte më mirë situatën. Pastaj telefonoi përsëri, dhe foli me gruan e arbëreshit. Vetëm një ditë përpara mbërritjes së Anthony Albaneses në Itali, një i afërm i familjes, telefonoi nga Barleta për t’u shpjeguar. Ishte avokate dhe të nesërmen i priti të dy në studion e saj legale. I pyeti se pse donin ta takonin Carlo Albanesen. Anthony i tha se besonte që ai ishte babai i tij. “Nuk dua ndonjë gjë prej tij. As para apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht dua ta takoj”.
Në fund, avokatja i tha se do të bisedonte me të birin e Carlos dhe do të përpiqej ta bindte. Kur dolën në rrugë, politikani italian ishte përlotur.
Të nesërmen në mëngjes, Carlo i priti në studio me vajzën dhe djalin. Elegant dhe i veshur mirë, por mezi dëgjonte nga veshët. U përqafuan. Të gjithë ishin me lotë në sy.
U ulën të flisnin. Carlo ende fliste pak anglisht. E pyeti për nënën dhe jetën e saj. “Ishte burrë fisnik”, thotë Anthony. “E mora me mend pse nëna ishte dashuruar me të. Kishte sharm. Ishte i zgjuar. Bujar, interesant dhe punëtor. Familjen e kishte mbi gjithshka”.
Konkurrenti i Big Brother Vip Kosova, Eduart Kuqi, ka kërkuar të lërë shtëpinë mbrëmjen e djeshme duke u përplasur me tone të larta me moderatorin. Edi tha se donte të largohej menjëherë për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun.
“Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë”, tha Edi, ndërsa moderatorët u përpoqën ta bindnin të qëndronte dhe të reflektonte mbi vendimin e tij.
Banori refuzoi të qëndronte, duke thënë “po them që du me dal, mos më shtini me the derën, se e thej, nuk e kam problem”. Kjo fjalë e tij agravoi dhe më shumë debatin, ndërsa moderatori Aludin Hamiti e kritikoi për sjelljen dhe tonin e zërit. “Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur”, tha moderatori.
Pjesë nga debati
Edi: Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë.
Moderatorja: Do doja që të kaloj edhe mbrëmja e sotme dhe nesër mund të flasësh me vëllain e madh.
Edi: Doni të më mbani me zor në shtëpi, unë po du me dal ju po thoni me nejt këtu. E kam mëndu prej kohës, po them që du me dal, mos më shtini më the derën, se e thej nuk e kam problem.
Alaudini: Edi, ku je nis me ketë ton? Derën nuk e thyen dot, ti del qysh duhet me dal. Je i lirë si gjithë banorët aty me dal. Ti e di që ke kohë 24 orë me reflektu, nëse nuk do, është krej në rregull me dal.
Edi: O kam reflektu, ti a merr vesh o vlla, kam fol dje me vëllain e madh. Nuk më mban asnjëri me zor këtu. Më hap derën, më sill valixhet.
Alaudini: Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur.
Edi: Çfarë problemi ke ti?
Moderatori: Nuk kam asnjë problem unë, problemin e kam me sjelljen tënde, derën e ke të hapur, mundesh të dalësh jashtë që tani.
Edi: Më sillni valixhet dhe të dal.
Moderatori: Valixhet nuk t’i sjellim ne, përgatiti rrobat dhe dil.
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin pasi Festina Bujupi-Shala, nga Arllati, e martuar në Vukovc, ndërroi jetë pas komplikimeve të rënda pas lindjes.
Pas 9 vitesh pritje për të përjetuar lumturinë e të qenit nënë, Festina nuk arriti të përjetonte këtë moment magjik.
Pavarësisht se tregoi forcë deri në fund, komplikimet rezultuan fatale.
E ndjera, e njohur për dashurinë dhe përkushtimin e saj, ka lënë pas dhimbje të thellë tek familja dhe të afërmit.
Varrimi i saj u zhvillua dje në fshatin Vukovc pranë Sharrit, ku shumë miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit.
Ngjarja ka prekur zemrat e të gjithëve, duke lënë një boshllëk të madh në mesin e atyre që e njohën dhe e deshën.
Noa.al i shpreh ngushëllimet e ndjera familjeve Bujupi- Shala!
Luka Modrić, legjenda kroate e futbollit dhe Vanja Bosnjć, partneri dhe agjenti i tij i palëkundur, ndajnë një histori përkushtimi dhe partneriteti.
Luka lindi në Zadar të Kroacisë, dhe duroi një fëmijëri të shkatërruar nga lufta, duke u ngritur nëpër klubet vendase për të çuar Real Madridin dhe Kroacinë në lartësi të papara.
Vanja, lindur në Zagreb, ndoqi ekonominë dhe luajti një rol kryesor në menaxhimin e karrierës së Lukës, duke ndihmuar në sigurimin e marrëveshjeve të mëdha. Të martuar në vitin 2010, ata kanë ndërtuar një familje ndërsa kanë shkëlqyer në fushat përkatëse. Sot, Luka mbetet një ikonë e futbollit, ndërsa Vanja e mbështet dhe menaxhon sipërmarrjet e biznesit.