Shqipëria dhe BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Shqipëria dhe BE miratuan sot Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ky kuadër i ri politik krijon një platformë për dialog dhe bashkëpunim të zgjeruar për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke reflektuar vendosmërinë e të dyja palëve për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.

Shqipëria si vend negociues me BE dhe shtet anëtar i NATO-s ka qenë dhe është një partner i vyer dhe i besuar për BE-në në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së (CSDP).

Partneriteti i sapomiratuar i Sigurisë dhe Mbrojtjes mbështet në këtë bazë të fortë, duke i hapur rrugën rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe, duke përfshirë menaxhimin e krizave, mbështetjen për Ukrainën, përballimin e kërcënimeve hibride, sigurinë kibernetike, ndërtimin dhe trajnimin e aftësive, kundër terrorizmit dhe aspektet e jashtme të menaxhimin e integruar të kufirit.

Vendimi i korrikut 2024 i BE-së për t’i dhënë 13 milionë euro mbështetje Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të Fondit Evropian të Paqes, ka qenë një moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Ai pasqyron vlerësimin e BE-së për përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit, e cila është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së.

Pushtoi mediat greke, bukuroshja nga Kosova rrëfehet në ekranin shqiptar: Kur isha katër vjeç emigruam drejt Gjermanisë, atje njoha…

Vetëm tre sekonda mjaftuan që Marigona me origjinë nga Kosova të merrte vëmendjen e gjithë Greqisë, por edhe atë ndërkombëtare.

Në një lidhje “live” për “Ftesë në 5”, ajo tregon se ç’ndodhi pasi kamera e fokusoi në tribunë gjatë ndeshjes Olympiacos-Villeurban.

Bukuroshja 24-vjeçare tregon se nuk priste që diçka e tillë të ndodhte, ndërsa thotë se pas ndeshjes miqtë e njoftuan se ishte bërë virale.

Marigona shprehet krenare për origjinën e saj, ku duke folur për jetën e saj tregon se si ka emigruar që e vogël nga Kosova, por është rikthyer për ta vizituar sërish.

“Isha në shok. Mendonin që isha greke. Po jam shumë krenare që jam nga Kosova. Kur isha 4 vjeç familja ka vendosur të shkojë në Gjermani. Para shtatë vitesh kemi ardhur në Greqi për të jetuar me shokun tim. Gjermania dhe Greqia janë shumë ndryshe, na pëlqen jeta këtu për shkak të detit. Në punë ndihmoj shokun tim, merret me ora të shtrenjta. Kam pasur oferta për modeling, edhe shumë të tjera në televizion,

Me shokun tim jemi njohur në Gjermani, kemi vendosur të vijmë vetëm për pushime, na ka pëlqyer vendi dhe vendosëm të qëndron. Në gusht ishim në Kosovë, i kam treguar ku jam rritur. Kemi qenë edhe në Shqipëri i pëlqen. Dëgjon shumë edhe muzikë shqip. Nëse do kishte pasur det në Kosovë do kishim jetuar atje”, tregon ajo.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme të punonte për ndonjë projekt televiziv në Shqipëri, 24-vjeçarja tha: “Pse jo?”

Karamuço zbërthen prapaskenat: Para vrasjes, Klajdi Prendi në lokal me dy efektivë policie

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në një studio televizive të gjithë dinamikën e vrasjes së djalit të ish-gjytarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

Karamuço tha se Prendi shoqërohej nga dy efektiv të Policisë së Shtetit në lokal dhe pasi ka dale jashtë është ndjekur nga atentatori i cili e ka qëlluar me armë me selenciator.

Humbi je tën në ditën e parë të punës, Samueli sapo ishte bërë baba! Vjehrra e 18-vjeçarit shqiptar: Vajza ime është shk/atërruar

Tre të rinj, mes tyre dhe një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e djeshëm në një fabrikë fishekzjarresh në Itali.

Mediat italiane raportojnë se të rinjtë ishin në ditën e tyre të parë të punës.

Nga shpërthimi humbi jetën Tafciu dhe binjaket Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe.

Magazina, një fabrikë ilegale, ishte ngritur gjatë fundjavës dhe nuk kishte marrë asnjë autorizim nga organet kompetente.

Samueli ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë.

Me origjinë shqiptare, prej vitesh ndodhej në Itali dhe jetonte në Ponticelli me gruan e tij 17-vjeçare në shtëpinë e vjehrrës. Dje ishte dita e tij e parë e punës në fabrikë dhe, për fat të keq, edhe e fundit e jetës së tij.

Vjehrra e tij, Anna Campagna, ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë.

“Policia na thirri dhe ne vrapuam këtu menjëherë. Samueli ishte dhëndri im, i martuar me vajzën time 17-vjeçare. Ata kanë një vajzë 4 muajshe dhe ai punonte për të dhe gruan e tij. Ai ishte një djalë punëtor. Ai kishte 10 vite në Itali dhe i kishte të gjitha kartat në rregull. Ai u dogj i gjallë, ishte dita e parë e punës”, tha mes britmave dhe lotëve zonja Anna, vjehrra e viktimës, siç raporton Il Mattino.

“Mbesa ime do të rritet pa babanë e saj dhe vajza ime, e cila është vetëm 17 vjeçe, tashmë ka një jetë të shkatërruar ”.

“Dy vajzat e vdekura ishin gjithashtu nëna beqare, që punonin për fëmijët e tyre të vegjël. Dhëndri im na telefonoi në orën 13:00, na tha se po hanin një sanduiç. Pastaj një orë më vonë ndodhi tragjedia. Tre familje të shkatërruara, kush do të na i kthejë fëmijët?”, përfundoi ajo.

Stuhi bore dhe temperatura acari! Parashikimi i motit për sot

Edhe për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës.

Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.

Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C

në zonat e ulëta 8 deri 23°C

në zonat bregdetare 13 deri 23°C

ushte të këqija atmosferike pritet të godasin qytetin e Vlorës në tre ditët në vijim.

Për këtë arsye, është marrë vendimi që të ndalohet pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese të peshkimit nga mesdita e së mërkurës deri në pasditen e së shtunës, në mënyrë që të shmanget çdo situatë e papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024 duke filluar nga ora 12:00 datë 20.11.2024 në drejtimin Jug-Jugperëndim dhe Veri-Veriperëndim, në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 12:00 dt 20.11.2024. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të marrin masa për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024.

“Kur i dhashë atletet me pika g jaku filloi të ulëriste dhe qante”, zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Nëna e tij s’e besonte që kishte υd/ ekυr

Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi vendin ditën e djeshme, pasi u vra nga një thikë në zemër pas sherrit mes të rinjve.

Në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo, në Top Channel, një qytetare ka zbuluar më shumë detaje, pak pasi i mituri u godit me thikë.

“Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin njerëz kalimtarë tregtar dhe nënës shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë jastëk të koka, dhe një djalë që mbante gjakun me bluze dhe rrinin aty.

Bërtita ulërita, të lutem thash ky nuk pret ambulancën, duhet të ikë urgjent, nuk pret ambulancën. Makinat që ishin rresht nuk donin, kishin mbyllur xhamin dhe vetëm shikonin.  Klithmat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, askush nuk bëri video që ta shohim se çfarë po ndodhte.

Mora makinën dhe e çova te trupi i djalit. Mora djalin, na ndihmuan dy burra të tjerë dhe e shtriva në makinë.  Në një moment ngela e vetme. Kristina ishte para me makinë, tha të vij unë. I thash duhet një burrë të na ndihmojë. Dola nga makina, iu drejtova o njerëz ju lutem një burrë. (Qan) Vjen një burrë ishte i traumatizuar, i dha frymë, i mbajti dhe plagën. Eca me shpejtësi, djalin e zgjova me klithmat e mija si nënë. ‘Bir i nënës zgjohu; i thash, ‘çohu se erdhëm për spital, t’i shpëtove ti u zgjove’ dhe ai u zgjua, ‘mami, mami tha’. ‘Bir i mamit thash mami s’të la vetëm jam me ty’.

Vjen ambulanca, mblodha mendjen dhe thashë këta janë më të zotë se unë. E marrin djalin, djali lëvizte kokën, thoshte ‘mami, mami’. Isha nëna e tij në atë momente, thika ishte fatale në zemër. Një goditje ishte. Djali u zverdh dhe e pashë që ishte rëndë. Më mbajti me shpresa që u zgjua”, rrëfen qytetarja.

Pati dalje të stafit mësimor?

“Ishte momenti, mos ia vëmë fajin atyre as policisë. Për atë moment që ata u çanë më thikë nuk kishte ça bënte mësuesi brenda në klasë. Çfarë do bënte një zyshë nga kati i tretë?”

Pate komunikim me prindërit?

“Po vajta te Trauma, kisha me vete atletet e djalit. Prindërit i kishte njoftuar mësuesja kujdestare, nëna kishte qenë në punë. Kishte ardhur me rrobat e punës. Më tha që mësuesja i kishte thënë se ‘djali është te Trauma po shkoni urgjent’. Ata akoma ishin në shok, prisnin mos dilte gjallë. Babai punonte kamarier, nëna se di.”

Çfarë ndjesie të dha komunikimi me prindërit?

“Nëna kishte ngrirë komplet, nuk reagonte fare. Kur i dhashë atletet e djalit gri me pikat e gjakut, aty filloi të ulëriste dhe qante. Aty besoi që djali ka vdekur. Isha unë i thashë në vendin tënd, mos u mërzit. Nuk dha shpirt në asfalt.”/TCH

Abazoviç viziton Ramën, e gjen duke krijuar vepra arti në studion e tij: Edi është një nga njerëzit më origjinalë në botë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me ish-homologun e tij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në studion e tij të punës.

Ka qenë vetë ish-kryeministri malazez që pas takimit ka ndarë edhe foto në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke e shoqëruar me një postim dy-gjuhësh, në shqip dhe gjuhën malazeze.

Ai ka ndarë foto nga studioja ku kryeministri realizon pasionin e tij për skulpturën. Sipas Abazoviç, kryeministri Rama është një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.

“Pas takimit me partnerët tanë amerikanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij. Në një ambient të pazakontë folëm gjatë për politikën, rajonin, por edhe për artin që krijon pa u lodhur sa herë si ka kohë të lirë. Menjëherë u bë e qartë për mua se ai kaloi nga pikturat e tij të famshme në krijimin e skulpturave, të cilat i bën duke përdorur një teknikë të veçantë. Ai në sfond, siç e quajta me shaka “Kali i torturuar ballkanik”, mund të përfundojë së shpejti në Mal të Zi. Edi është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore”, shkruan Abazoviç.

Abazoviç viziton Ramën, e gjen duke krijuar vepra arti në

E RËNDË/ Vrau 14-vjeçarin në Tiranë, gazetarja: Autori i dyshuar nuk shfaq shenja pendese

Në një lidhje për emisionin “Rudina”, gazetarja Glidona Daci shprehet me trishtim për dhunën që po reflektohet nga fëmijët, nisur nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij. Daci shton se autori i dyshuar i ngjarjes nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë marrjes në pyetje.

Kujtojmë që sot 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen u arrestua. Pas ngjarjes, ai kishte postuar në rrjetin social Snapchat një foto tijën me grushtin ngritur lart ndërsa i dallohej edhe dëmtimi në dorë.

Glidona Daci: I mituri tjetër i cili po ashtu është në konflikt me ligjin dhe akuzohet për vepra të rënda penale, është një i miturit i cili në asnjë moment nuk ka shfaqur shenja pendese. Edhe gjatë pyetjeve në prani të psikologut nga ana e organeve ligjzabtuese, sipas informacioneve, duket sikur nuk është i penduar dhe kjo është ajo më shokuesja dhe më e rënda në këtë histori, ajo që dhemb edhe më shumë,  fakti që të mitur, 14  apo 15 vjeçarë përpos marzhit të dënimit që mund të marrin sepse Kodi Penal i të Miturve parashikon edhe lehtësira të ndryshme në lidhje me këtë çështje për shkak edhe të lehtësirave dhe pozitave që kanë, por ajo që dhemb realisht në këtë histori është fakti që ne po rrisim fëmijë të dhunshëm dhe mesa duket e gjithë shoqëria ka dështuar.

Farmacistja që ndihmoi Martinin e ρl/agosur: Kërkoi nënën! Kur i tregova babait te Trauma ndezi një cigare i heshtur

Farmacistja e cila shoqëroi drejt spitalit Martin Canin e plagosur rëndë me makinën e një kalimtareje të rastësishme, tregoi se në momentet e fundit 14-vjeçari kërkoi nënën e tij.

Ajo tha se bashkë me një zonjë tjetër dhe një zotëri bëni gjithçka si qytetarë për të drejtuar drejt ambulancës djalin e plagosur, pasi kishte shumë trafik.

Rrëfimi i farmacistes:

“Ka qenë një ngjarje horror do them me pak fjalë, ishte një ngjarje  në katër minuta që është zhvilluar gjithçka. Unë kam qenë në makinë e parkuar dhe shikoj një tufë më nxënës  që po dilnin dhe mendova në fillim që mbaruan orën e mësimit,  ditën e mësimit, në fakt sepse ishte ora 13 e drekës dhe vetëm kur shikoj që po dilnin qytetarët  nga bizneset aty afër e kuptova që diçka kishte ndodhur. Kam dalë nga makina as për 30 sekonda dhe eci dhe 10 metra më poshtë shikoj një person i cili ishte për tokë i gjakosur.

Një djalë u afrua mori një bluzë ose diçka një rrobë dhe ja ka vendos në kraharor direkt në gjoks dhe kam kontaktuar ambulancën, ambulance u përgjigj në sekonde  më ka thënë zonjë na thuaj vendngjarjen i thashë një fëmijë ashtë aksidentuar, sepse për momentin nuk dija çfarë ndodhi thashë një motor ose një makinë  thjesht e ka përplasur. Afrohet një djalë dhe më thotë që është i therur me thikë. Marr policinë sepse ishte tragjike.

Djali ishte me shenja jete. Unë mbasi mbarova telefonatën me policinë jam ulur tek djali e kam prekur, sytë e tij herë përqendroheshin tek neve që ishim mbi kokën e tij dhe herë nuk dukeshin më, u bë blu e kuptova që diçka nuk po shkonte kishte marrë plagë shumë të thellë dhe i mata pulsin, pulsi i rrihte, po jo e një zemre normale kuptohej që diçka nuk po shkonte, ishte i ngrohtë akoma dhe lëvizte kokën  po nuk fliste nuk reagonte nuk rënkonte asnjë lloj gjëje. Ka ardhur zonja e kemi marrë në makinë, nuk prisnim dot më për ambulancën edhe pse ishin vetëm katër minuta që nga ngjarja dhe e kemi vendosur në pjesën e pasme të makinës së zonjës dhe unë kam ecur para me makinën. Një djalë vetëm na ka ndihmuar  që ka hip me djalin me viktimën nga pas dhe i ka mbajt plagën dhe unë që hapja rrugën gjithë kohës. Një efektiv me ka ndihmuar në kryqëzim tek Oslo pasi më hapi rrugën  për tu drejtuar në QSUT. Dhe përveç ambulancës që është nisur nga trauma është nisur dhe një nga QSUT dhe ajo ka dalë para nesh, kam bllokuar rrugën me makinë  që mos të vinte asnjë makinë nga QSUT-ja dhe e kemi transportuar djalin nga makina e zonjës dhe e kemi futur në ambulancë. Ishte i gjallë kërkoi nënën e vet ne ato momenti, foli, nënë, nënë  rënkonte pak për pjesën e plagës dhe e kemi hip më barelë  në ambulancë. Unë kam ndjek ambulancën kam shkuar tek Trauma kam pyetur aty si është djali dhe më kanë thënë që u fut në operacion. Kontaktova me të atin, më pyeti se ku është vrarë djali i thashë në shpatull se nuk mund t’i thoja në zemër, po nuk e di i thashë nëse ka depërtuar thika deri në zemër. Ai ka marrë vetëm një cigare në dorë dhe nuk pata më kontakt me askënd tjetër, pas 10  minutash që unë jam larguar sepse tashmë unë djalit nuk kisha çfarë ti bëja më, e bëra maksimumin tim, jam larguar nga spitali më kanë kontaktuar që djali nuk jeton më.

Kam parë vetëm Martinin e shtrirë Djali tjetër mesa pashë është ndihmuar dhe futur tek poliklinika qendrore  dhe ambulanca që ishte nis për Martinin nga Trauma ka marrë  djalin e plagosur, ai kishte marrë diku tek tre, katër goditje ndërsa Martini ishte djali që ne bëmë maksimumin si qytetare për ta drejtuar drejt ambulancës sepse kishte shumë trafik dhe nuk mund të vinte dot më shpejt. Martini kishte nja goditje në kraharor kishte vetëm gjak në kraharor, gjak pak te dora pasi unë i kam prek pulsin dhe u gjakosa pak  nuk kishte gjak tjetër përveçse në pjesën e krahërorit dhe në tokë. Një plagë mori po kjo ishte fatale’, shprehet farmacistja Martina Mici në një intervistë për ReportTv.

“Tr ondit” avokati i njohur: Kryemadhi të tregojë a i bëri atentat Ilir Meta? Është gjallë falë shoferit se…

Apeli i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi masat ndaj Ilir Metës, në arrest me burg, dhe Monika Kryemadhit, me detyrim paraqitje.

Teksa ka komentuar këtë zhvillim drejtpërdrejt në “Top News”, avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Ai ka aluduar se Ilir Meta ka tentuar t’i bëjë atentat Monika Kryemadhit, dhe se kjo e fundit është gjallë falë shoferit të saj.

Ai gjithashtu aludoi se Kryemadhi ka tentuar të trafikojë kokainë vite më parë, duke e fshehur te fëmija i saj i mitur në atë kohë.

“Monika do ishte arrestuar me kohë, e futi kokainën te vajza e mitur që kishte atëherë dhe iku në Itali, ishin gati ta kapnin, ndërhyri DIA në atë kohë i tha lereni mos e arrestoni.

Monika të thotë vetëm kaq, i ka bërë atentat Ilir Meta për ta vrarë apo jo? Pse u kthye mbrapsht nga Dibra në Maqedoni? Monika ta puthë në ballë atë shoferin spiun që ka se do e kishte hequr me kohë Ilir Meta tani”, deklaroi avokati Beqiri.