Anija kineze dyshohet se ka këputur linjën e internetit mes Gjermanisë dhe Finlandës

Një anije kineze dyshohet se ka këputur kabllin e komunikimit që shtrihet nën det midis Gjermanisë dhe Finlandës.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pa përmendur emra, tha se ky ishte një “akt hibrid”, dhe se “askush nuk beson se kablli u këput aksidentalisht”.

Kablli optik 1,170 kilometra i gjatë u këput të hënën në mëngjes, kur u ndërpre edhe interneti për një pjesë të Suedisë, Gjermanisë, Finlandës dhe Lituanisë.

Gjermania dhe Finlanda thanë se janë “thellësisht të shqetësuara” nga shkëputja e kabllos së komunikimit C-Lion1, duke shtuar se siguria e Evropës kërcënohet nga lufta e Rusisë, “por edhe nga lufta hibride nga aktorët keqdashës”.

Aktualisht, tre anije të rojes daneze kanë shoqëruar një anije kineze, që dyshohet se mund të jetë shkaktare e këputjes së kabllit. Shpesh kjo ndodh kur anijet lundrojnë pa e ngritur spirancën duke e tërhequr atë në bazenin e detit teksa dëmton linjat që ndodhen aty.

Martini u υr* me th* kë në zemër, flet mes LOTËSH gjyshja e shokut të tij: E ëma e priste në SHTËPI të hante drekën…

Gjyshja e shokut të Martinit, 14-vjeçarit që iu pre jeta në mes një ditë më parë pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj ka folur së fundmi për mediat.

Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku studionte viktima, ajo bëri me dije se nipi ishte në klasë paralele me Martinin.

Gjyshja ka thënë se fëmijët janë bërë shumë liberale duke theksuar se prindërit duket t’i mësojnë fëmijëve të tyre të respektojnë më të mëdhenjtë, të duan shokun e shoqen dhe të qëndrojnë larg debateve.

“I keni bërë liberelë fare, s’guxojnë mësuesit t’i thonë fëmijës një fjalë se vjen prindi me vrap. Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di si është…nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot, nuk kemi…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë, ku i vajti. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesen, më të madhin, jo kështu”, tha gjyshja duke shtuar më tej se nipi i saj ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

“Është bërë nuk e di ç’të të them. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet. Është shokuar. Ka ardhur në shkollë, do e marr në telefon, se di nëse kanë bërë mësim”, tha ajo mes lotësh.

Video ALARMUESE: Të afërm të aυ torit të dγs hυar për υr/ sjen e 14-vjeçarit, mesazhe dh*ne në rrjetet sociale: Kush na shan, do e bëjmë shembull!

Tirana dhe mbarë opinioni publik është tronditur mesditën e djeshme pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

Por një tjetër video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur, flasin për ngjarjen.

Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve  është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual.

Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14 vjeç.

Kjo “>video duhet të shërbejë si një tjetër kambanë alarmi për të ndërgjegjësuar shoqërinë, prindërit, por dhe institucionet!

Duhet të shërbejë për të reaguar në kohë dhe të për diskutuar e këshilluar fëmijët, për të marrë masa, apo edhe për të kontrolluar aktivitetin e të miturve në rrjetet sociale./Tch

Kush është burri që e qëlIoi? Shoferi i shkollës: Martinin të premten e rr/ahu një person i rritur!

Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për News 24 se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.

Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar vetë i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.

Madje, sipas shoferit një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin.

Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat i gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti.

Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë…

Mora kalamajtë klasës së parë dhe kur u ktheva pash shumë fëmijë që po iknin me vrap por nuk e dija se çfarë ndodhi. Sa u afrova, më thanë ata fëmijët hajde shpejt se Martinin e kanë therur me thikë“, u shpreh shoferi që transportonte nxënësit e shkollës “Fan Noli”.

Kjo deklaratë duhet të shërbejë si indicje dhe për Policinë e Shtetit, e cila duhet të gjejë se kush është ky person që ka qëlluar përpara shkollës Martin Canin.

Shoferi u shpreh se ua ka thënë policëve këtë fakt, por mbetet në dorën e hetuesve nëse ajo është administruar si provë apo indicje.

Nga informacione të ndryshme që kanë rrjedhur në media, është mësuar se tre ditë përpara ngjarjes së djeshme ku Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë në zemër, ai ishte konfliktuar e bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj.

“Paguaj 2 mijë euro çdo muaj”, ish-bashkëshorti doli me fatura, reagon Jonida Maliqi dhe e paralajmëron: Nuk do të toleroj më!

Nuk përmbush detyrimet ekonomike ndaj djalit”, me këtë pretendim këngëtarja Jonida Maliqi u paraqit një ditë më parë në dyert e Gjykatës së Tiranës ku dhe paditi ish-bashkëshortin e tij, Gent Prizreni.

8 vite pas divorcit me këtë të fundit, Jonida e shoqëruar nga avokati  i saj shkoi në Gjykatë dhe kërkoi që ish-bashkëshorti i saj të përmbushë detyrimet ekonomike ndaj djalit të tyre, Dan, për të cilin kanë rënë dakord që të paguajë çdo muaj një shumë prej 2 mijë euro.

Nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gent Prizrenit erdhi. Ai vendosi që t’ i përgjigjej publikisht ish-bashkëshortes së tij dhe postoi faturat të cilat vërtetojnë shumat monetare që i janë derdhur në llogari këngëtares.

Epo pas publikimit të këtyre faturave këngëtarja s’ka qendruar “gojë kyçyr”. Në rrjetin e saj social Jonida ka postuar një shprehje e cila thotë: “Çfarë kam toleruar më parë nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023”.

Pa çka se mbi “story” nuk ka asnjë emër të shkruar, një reagim i ardhur në këtë rrëmujë dhe pas reagimit të ish-partnerit të saj na bën të mendojmë se kjo shprehje shkon pikërisht për Gent Prizrenin dhe atë çfarë është duke ndodhur.

PRlSHËlN shtëpinë e gjyshit, HABlTEN nga ajo që gjejnë në àrkë nipërίt…

Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të vjetër, por gjatë shembjes kanë gjetur mes gërma/dhash një arkë.

Në pak sekonda kanë menduar se gjetën një thesar të fshehur nga gjyshi.

Ndaj me shumë kërshëri kanë nisur ta hapin. Sapo kanë hequr kapakun, janë shtangur nga ajo që kanë gjetur.


Brenda arkës ndodheshin brinjë dhie dhe dashi dhe 2­3 brisqe të vjetër (biçakë).

Familjarët kanë mbetur të “zhgënjyer” sepse prisnin të paktën ndonjë monedhë floriri apo argjendi brenda saj.

Gjithçka e kishte një shpjegim. Gjyshi i tyre kishte qenë punues i brisqeve, dhe në atë kohë dorezat e tyre bëheshin nga brirët e dhive apo të deshve.

Dhe duket se një pjesë të pasionit të tij ai e ka fshehur aty mes muresh, nuk dihet pse, ndoshta që një ditë pasardhësit ta kujtonin se ai kishte qenë një briskaxhi me nam.

Në fakt në këtë qytet kanë ekzistuar (dhe vazhdon të ekzistojë) një fis i madh me mbiemrin Biçakçiu, që në turqisht përkthehet briskaxhi.

Edhe pse nuk gjetën gjëra me vlerë, gjithsesi, këta biçakë të vjetër përbëjnë në vetvete një “thesar”.

Ato dëshmojnë një profesion mjaft të njohur në këtë qytet, biçakët e punuar me mjeshtëri të të cilëve shiteshin nga Anadolli deri në Romë dhe akoma më larg.

Ρësoi djegie nga pυla e nxehtë, vajza e vogël merr 800,000 dollarë kòmpensim nga McDonald’s

Një gjykatë në Florida ka vendosur që McDonald’s duhet t’i paguajë një vajze tetëvjeçare 800,000 dollarë dëmshpërblim pasi ajo pësoi djegie të rënda kur një pulë “McNugget” i ra në këmbë.

Në vitin 2019, Olivia Caraballo katërvjeçare u dogj nga pula e nxehtë kur hapi ushqimin e saj të lumtur në një makinë në Tamarac, afër Fort Lauderdale, raportoi BBC.

Familja e saj kërkoi dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh dhe gjykata e pranoi lëndimin e vajzës.

“Jam e lumtur që ata dëgjuan zërin e Olivia-s dhe që gjykata mundi të merrte një vendim të drejtë”, tha nëna e vajzës, Philana Holmes.

Avokatët e familjes treguan në gjykatë fotot e djegieve, si dhe një regjistrim telefonik të vajzës duke bërtitur pasi u plagos.

Ndërsa, avokatët e McDonald’s thanë në gjykatë se familja duhet të merrte 156,000 dollarë, sepse, sipas tyre, vajza kishte dhimbje vetëm për tre javë, koha që u desh që plaga të shërohej dhe ata thanë se ajo ishte ende duke shkuar në restorantet e tyre./abcnews.al

Kjo famiΙje i hυmbi të gjitha për shkak të kësaj fotòje në Facebook

Secili prej nesh është përgjegjës për atë që bëjmë çdo ditë, kështu që duhet të mendojmë dy herë për të bërë gjithçka.

Në veçanti, duhet të jemi të kujdesshëm kur të vendosim diçka nga jeta private në rrjetet sociale.

Sot ne zakonisht ndajmë gjithçka që ndodh në jetën tonë pa marrë parasysh privatësinë. 

Ka kri minelë që kanë shumë kohë për të humbur për të vëzhguar atë që njerëzit publikojnë në internet dhe që vënë në jetë

një seri mas htrimesh që synojnë të pla çkisin pasuritë tona më të çmuara dhe historia e sotme e konfirmon këtë.

Ekziston një familje që ka humbur gjithçka vetëm për një fotografi të postuar në Facebook.

Çifti, pas dy viteve të kursimeve dhe sakrificave, kishte arritur të blinte shtëpinë e tyre të parë me një kopsht të madh, ku vajza e tyre të mund të luante. Ishte një lagje e bukur, me një shkollë të mirë.

Gruaja donte ta ndante këtë lajm me botën, duke botuar fotografitë e shtëpisë që po larg oheshin dhe të resë që sapo kishte blerë. Kur shtëpia ishte gati, ata u përgatitën të lëviznin.

Ata ngarkuan gjithçka në kamionin që mbërriti për t’i zhvendosur, por pap ritmas në rrugën drejt shtëpisë së re, kamioni u devijua.

Dhe ai kurrë nuk arriti destinacionin e tij. Ata e pritën për një kohë, por kur e kuptuan se ai kurrë nuk do të mbërrinte, ata u befasuan.

Për disa orë ata u përpoqën të gjurmonin kompaninë, pa sukses, pasi ata dukshëm u bënë të pakontrollueshëm.

Me pak fjalë familja ishte mas htruar, gra bitur nga çdo gjë. Sipas autoriteteve ata u pikasën nga hajdutët për shkak të fotografive të publikuara në Facebook. Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që publikoni në rrjetet sociale,

sepse ju mund të jepni informacion të vlefshëm për kri m inelët të cilët mezi presin që të jenë në gjendje të hyjnë në veprim. 

I riu shqiρtar gëΙΙtit teΙefonin, mjekët punojnë me orë të tëra për t’ia nxjerrë: Më e rr ezίkshme ishte nëse …

Flet doktori që ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte me e rrezikshmja sepse mund të shpërthente

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçari i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte gëlltitur atë.

Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rrezikshme gëlltitja e telefonit, doktor Teleku ka dhënë detaje për Expres.

Doktor Telaku tha se fillimisht nga barku i 33-vjeçarit u nxorën kapakët e telefonit e më pas bateria, kjo e fundit konsiderohet më e rrezikshmja.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda.

Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërthejë zorrët”, tha Teleku.

Ai tha se për nxjerrjen e telefonit është punuar rreth dy orë.

“Ky nuk është operacion, është rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë, sikur të mos kishim sukses do të duhej me pre barkun dhe me nxjerrë nga barku. Jemi mundu dy orë dhe u nxorr”.

Doktori nuk përmendi arsyet që kanë çuar 33-vjeçarin deri te gëlltitja e telefonit, por tha se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të premten e ka përbi deri të hënën i ka qëndru. Pacienti mirë është, e nxorrëm, nuk është lehtë me punu në dy orë, por shpërthim nuk pati”, tha më tej mjeku.

Ai shtoi se ka raste të ndryshme kur përpihen trupa të huaj si protezat e dhëmbëve etj.

“Diku ndodhin spontanisht, e diku me qëllim”, përfundoi ai.

Pamje të telefonit që qëndroi katër ditë në stomakun e pacientit ka publikuar doktor Skender Telaku.

“Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime”, ka shkruar ai.

Ndërhyrja është kryer në Klinikën e Gastroentetologjisë.

“Zbυlohet” sεkreti! Ja përse vetem korçarëve u del Lotaria Amerikane, nuk do e besòni

I pari shqiptar që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte nga Korça.

Një histori fati që mesa duket i ndjek dhe sot korçarët, të komentuar në publik si persona që u del masivisht Lotaria Amerikane. Kot nuk thonë: Fati fillestar të ndjek gjithmonë! 

Më poshtë ju ftojmë të lexoni historinë e Kolë Kristoforit, shkruan meganews.al Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë njohur që herët emigracionin, e ndërsa vendet e afërta ishin ato që i tërhiqnin më së shumti , një vend përtej oqeanit shpejt filloj të zgjonte inter esin e tyre.

Amerika e kthyer në ëndërr ka pritur që herët shqiptarë, që në vitin 1892 kur edhe aty ka shkuar shqiptari i parë. I pari shqiptar që ka shkuar në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884.

Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luk soze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me pa ra.

Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. 

Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në ku rbet në Rumani e Greqi.

Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson,

At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami. Costandin Demo në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë.

Emigrantët e parë”, ka cituar si më poshtë për një nga pionierët e parë: “Të 17 emigrantët e parë ishin tepër aktivë në lëvizjen kombëtare dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të Sotir Peçit dhe Fan Nolit. Më i dëgjuari ndër ta dhe më punëtori ishte Hari Kaçka.

Në këto vite të para ,çdo mbledhje që bënin shqiptarët si me karakter politik, shoqëror nuk mund të quheshin zyrtare ose autentike pa prezencën e Hari Kaçkës.

Kur fliste Hari Kaçka të jepte kurajo, të bënte të qeshnje dhe i kishte gati anekdotat e përshtatshme për ndonjë ngjarje. Ai s’kishte shok në të rrëfyerit e ngjarjeve”.