‘Erdhi dimri’/ Sinoptikanët bëjnë paralajmërimin e ‘fortë’: Muaji dhjetor nis me temperatura të ulëta dhe…

Dimri vjen zyrtarisht. Reshjet intensive të shiut që përfshinë të gjithë vendin këtë të premte, ndërpriten duke ia lënë vendin në fundjavë temperaturave të ulëta.

“Presim depërtimin e një mase më të ftohtë, që vjen nga verilindja, duke na sjellë të shtunën rënie të ndjeshme të temperaturave me 5 apo 6 gradë. E shtuna dhe e diela do të ketë reshje dëbore në të gjithë zonën malore, kryesisht pjesa verilindjes. Shënohen – dhe -2 zonat malore me temperatura maksimale 14 dhe 15. Starton dhjetori si një dimër e vërtetë”, tha meteorologia Lajda Porja.

Ulja e temperaturave nen zero pritet të sjellë problematika me ngricat në akset e zonave malore.

“Prezenca e lagështirës do të shkaktojë probleme edhe në fillimin e javës meqenëse ka ndërprerje të reshjeve me ngricat në akset rrugore. Zbresin temperatura zero. E hëna të sjellë ndërprerje të reshjeve. Nuk do të zgjasë shumë”, u shpreh Porja.

Sipas sinoptikanëve 15-ditëshi u parë i dhjetorit do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura më të ulëta, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

“2 ditë reshje, tre ditë pa reshje, do t’i kemi herë pas here prezente. Do të jetë dhjetor i ngjashëm me vlerat normale, duke qenë se në fund të shtatorit ka startuar fenomeni laninja që është e kundërta e elninjos. Një pjesë e globit do të përjetojnë temperatura të acarta dhe një pjesë temperatura normale”, tha ajo.

Parashikohet që i gjithë dimri në territorin shqiptar të jetë më i ftohtë, se ai i vitit të kaluar.

Bonus fundviti jo vetëm për pensionistët/ Ja 10 kategoritë e tjera që do të përfitojnë

Nuk janë vetëm të moshuarit, ata që përfitojnë shpërblim nga qeveria në fundvit, por edhe shumë kategori të tjera që trajtohen me pension nga shteti, të cilët do të mund të marrin në datën 8- 31 dhjetor bonus 10 ose 15 mijë lekë.

Gjithashtu, nuk do të jetë vetëm shuma mujore e pensionit, faktori përcaktues në vlerën e bonusit. Vendimi i qeverisë ka edhe përjashtime. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur dhe ka hyrë në fuqi vendimi për shpërblimin e fundvitit, i cili s’ka pse të tërhiqet me patjetër brenda këtij muaji në datën e paracaktuar me grafik si çdo vit. Ai është i vlefshëm deri në gjysmë të vitit.

Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar sipas pikave 1 e 2 të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2024, duke përfshirë edhe këtë datë dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

Ky vendim i ka kushtuar qeverisë thuajse 10 miliardë lekë, por kjo e fundit është dakordësuar për të marrë përsipër vetëm një të tretën, pasi 3.6 miliardë do të përballohen nga fondi i kontigjencës për bonusin e pensionistëve, 2.4 miliardë të tjera do të merren gjithashtu nga arka e Sigurimeve Shoqërore, nga fondi për indeksimin e pensioneve dhe 3.7 miliardë lekë do të derdhë vetë qeveria nga buxheti i planifikuar për Sigurimet Shoqërore për vitin 2024.

Vendimmarrja e qeverisë parashikon dyfishimin apo trefishimin e shpërblimit për pensionistët, çka e ka detyruar atë të bëjë rishikimin e fondit të kahershëm prej 3,7 miliardë lekësh me rritje duke nisur nga ky muaj. Nëse mban premtimin për të vijuar me të njëjtin ritëm shpërblimesh, edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, zëri i bonusit duhet të rishikohet në rritje. Po ashtu, buxheti 2025 duhet të ndryshojë për të reflektuar edhe paratë për bonusin e premtuar të pranverës, zë që nuk është i parashikuar në buxhetin e vitit pasardhës. Në Shqipëri jetojnë 791,257 pensionistë.

Referuar të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në dhjetë vite pensioni mesatar në qytet është rritur me 4,158 lekë dhe në fshat 3,586 lekë. Në dhjetë vitet e fundit qeveria ka shpërndarë çdo fundvit bonus nga 3 deri në 5 mijë lekë për pensionistët. Vendimi u bë me dije vetëm dy ditë më parë nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, i cili nënvizoi se ky është fondi më i madh ndonjëherë dhënë për këtë kategori.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zbuloi detaje të tjera nga ky bonus, të cilin e quajti si më të madhin ndonjëherë në histori dhe se kur të do bëhet shpërndarja.

“Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë, për të gjithë 724 mijë e 933 pensionistët, ku 511 mijë e 173 pensionistë me pension 20 mijë lekë do të marrë bonusin 150 euro dhe 213 mijë e 760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro. Pensionistë invalidë, gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht sa pension do marrin, do të kenë bonusin e plotë 15 mijë lekë. Përfshihet edhe një kategori për pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Për 5174 pensionet e invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5%. Për 2300 pensionet familjare në fshat, ky bonus e ka efektin e tij sikur të rritej pensioni vjetor me 66.3%”.– tha ministri.

Efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15 mijë lekësh për të gjithë vitin 2024. Shpërndarja e bonusit në pranverë është më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit. Pagesat do të nisin nga java dytë e dhjetorit për të gjithë pensionistët.

KATEGORITE SIPAS SHUMES:

Kategoritë që marrin 15 mijë lekë bonus:

Personat që përfitojnë pension pleqërie, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë.

Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social.

Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës.

Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar.

Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.

Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të

Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.

Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.

Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzetmijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.

Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë sipas nenit 5, të ligjit “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

Kategoritë që marrin 10 mijë lekë bonus:

Personat që përfitojnë pension pleqërie, me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.

Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.

Personat që përfitojnë pension, me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”.

Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.

Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Lajda Porja jep parashikimin e papritur për motin në fundjavë, çfarë do ndodhë me temperaturat

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavë. Vendi pritet të shoqërohet nga vranësira e reshje shiu.

“Një sistem vranësirash ka përfshirë territorin gjatë natës. Në zonat veriore në orët e para të mëngjesit, veriu dhe qendra kanë pasur rrebeshe shiu. Parashikohet që moti të mbetet i paqëndrueshëm. Në mesditë problematike situatë pritet të jetë në veri dhe në qendër, ndërsa në mesditë rrebeshet e shiut do të spostohen në zonat jugore dhe juglindore. Ditën e shtunë dhe të diel ka një ulje të intensitetit të reshjeve. Në zonat malore pritet të ketë reshje bore.

E shtuna dhe e diela do të jenë të paqëndrueshme. Sonte gjatë natës dhe përgjatë fundjavës do të kemi rënie të temperaturave, pasi do të ketë një depërtim të një mase të ftohtë, me origjinë verilindore, duke sjellë rënie të temperaturave duke bërë që të shënohet në -2 gradë në zonat malore dhe maksimalet deri në 16 gradë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje të shiut. Të shtunën dhe të diel pritet të ketë reshje borë, më së shumti në Kosovë gjatë të shtunës. Temperaturat do të arrijnë deri në -4 gradë gjatë të shtunës dhe të dielës, ndërsa maksimalet do të jenë jo më shumë se 7 gradë. Maqedonia e Veriut do të reshje më të dendura të premte, reshje dëbore të shtunën dhe më pak reshje ditën e diel”, tha ndër të tjera Lajda Porja.

Më pak se 1 muaj nga starti/ ‘BBV Albania 4’ vjen me risi, VIP-a dhe njerëz të thjeshtë, ja emrat që përfliten

Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet VIP që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në emisionin “Wake Up” u diskutua sot pikërisht kjo. Dhe dy moderatorët e njohur, Blendi Salaj dhe Neada Muçaj, përmenden disa emra që janë përfolur në rrjet.

“Big Basta është një emër që po qarkullon, mund të ishte shumë interesante kjo. Albërije Hadergjonaj. Për Enxhi Nasufin kanë thënë, por ajo thotë ‘sjam’”, tha Neada.

“Enxhi mohon por kam frikë se mund të jetë”, tha Salaj.

Ndërkohë duke qeshur Muçaj shton: “Po bën intensivisht palestër, nuk është shenjë e mirë”.

Aksidenti 6 milionë paundësh, përfshihen dy Ferrari, një McLaren dhe një Bentley

Një aksident automobilistik që përfshinte dy Ferrari, një McLaren dhe një Bentley me vlerë totale prej 6 milionë paund ka ndodhur në Tirol të Austrisë dhe është cilësuar si aksidenti më i shtrenjtë.

Ngjarja ndodhi më 10 nëntor në një rrugë malore pranë Pfunds, në Tirol të Austrisë, ku një Ferrari 812 Superfast me vlerë 447,000 paund u përplas me një LaFerrari me vlerë 4 milionë paund.

Zelensky apel aleatëve pas kërcënimit rus: Përgjigje e fortë ndaj shantazhit të Putinit.

Ferrari Superfast ishte pas LaFerrarit para se të ndodhte përplasja në një kthesë të ngushtë rreth orës 14:40. Kjo përplasje shkaktoi aksidentin zinxhir, ku një McLaren Elva me vlerë 1.4 milionë paund u përplas me dy automjete të tjera.

Një Bentley Continental GTC me vlerë 192,000 paund që ndodhej më pas përplasi gjithashtu automjetet e tjerë, duke i shtyrë ato drejt shkëmbit.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës së parë ishte verbuar nga dielli dhe kishte shtypur menjëherë frenat, duke shkaktuar aksidentin zinxhir.

Dijonis Biba i shtrirë në tokë, çfarë i ndodhi fituesit të “Ferma Vip” (Video)

Dijonis Biba, i njohur si fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, është padyshim pjesë e vazhdueshme e rrjeteve sociale.
Këtë herë është bërë pjesë e Instagramit, pasi vetë Dijonisi ka ndarë në InstaStory një icident me të cilin është përballur.

Ai ka rëshkitur dhe është rrezuar në rrugë. Kjo skenë nuk i ka shpëtuar kamerave të sigurisë së një biznesi pranë.

Për fat të mirë nga ky incident Dijonisi nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe është ngritur menjëherë në këmbë. Madje ai e ka marrë situatën me sportivitet duke e publikuar edhe në rrjetet sociale.

VIDEO

Moti i keq në vend, dëbora mbulon rrugët në Vermosh

Moti i keq ka përfshirë sërish një pjesë të vendit ditën e sotme.

Mësohet se reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonën e Vermoshit.

Nga kjo situatë bëhet me dije se autoritetet kanë angazhuar borëpastrueset për të lehtësuar kalimin e automjeteve në rrugët e prekura.

Gjithashtu raportohet se situata nuk paraqitet e vështirë momentalisht.

“Kam pasur shumë të da▪︎s hύra, i takoj ende dhe g ruaja e di”/ Pacolli: Kam 2 vajza nga Ιidhjet jashtëmartesore

Politikani dhe biznesmeni nga Kosova, i cili me kompanitë e tij ka përfituar dhe koncesione në Shqipëri, Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë për podkastin e Arbana Osmanit, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më para përsa i përket jetës personale.

Ai tregoi se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme, kur e para ka qenë aksidentale dhe e dyta ka qenë e planifikuar.

“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak. Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar por e dështuar lidhja”, tha Pacolli, teksa më tej u pyet nga Arbana se sa herë ka qenë i dashuruar në jetën e tij.

Pacolli u përgjigj duke thënë se në jetën e tij ka pasur shumë gra të dashura dhe te secila ka mbetur një derë e hapur.

“Nuk është e lehtë ta them këtë. Nuk t’iu them që kam qenë I virgjër në jetë dhe nuk kam bërë asgjë. Kam pasur jetën time dhe kam pasur ndjenja të dua, edhe femra. Kam pasur mikesha, kam pasur femra shumë të dashura dhe nëse do ta bëja një evidencë unë besoj te secila ka mbetur një nderë hapur, nuk është mbyllur”, tha Pacolli duke theksuar më tej se vijon të komunikojë me ato, madje dhe të takohen dhe për këtë është në dijeni dhe bashkëshortja e tij aktuale.

“Unë komunikoj, shihemi. Nuk kam asnjë paragjykim. Dhe gruan time tani që e kam në jetë goxha dinjitoze dhe të mirë, unë e informoj”, tha ai.

SPAK do të apelojë/ A mund të rikthehet Berisha në arrest? Ja çfarë thotë avokatja e tij

Klodiana Gjyzari, avokate e kreut të PD-së, Sali Berisha, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të folur për lirimin e ish-kryeministrit nga masa e “arrestit shtëpiak’. Gjyzari u shpreh se nuk ka gjasa që Berisha të kthehet sërish në masën arrest shtëpiak.

Klodiana Lala: Ju si parti e keni patur një qëndrim armiqësor, e keni sulmuar gjykatën e Pocaçme. Ndërsa pas revokimit Berisha falenderoi publikisht gjyqtaren. Pse ky qëndrim?

Klodiana Gjyzari: Qëndrimi i Berishës është sipas vendimit të gjykatës. Masa u vu në 20 tetor. Kjo masë e sigurimit u vendos të nesërmen, ndërsa në vendim thotë se nuk vendoset kështu.

Ylli Rakipi: Vazhdon procesi në Strasburg?

Klodiana Gjyzari: Po vazhdon.

Ylli Rakipi: Ka gjasa të kthehet në dritare?

Klodiana Gjyzari: Kemi një seancë më 17 dhjetor. Në 27 dhjetor ka një mbledhje të Gjykatës Kushtetuese. Në vlerësimin tim juridik nuk ka mundësi që të kthehet masa e arrestit në shtëpi.

Ylli Rakipi: Ju e patë që për herë të parë qëlloi një gjyqtare e mirë…

Klodiana Gjyzari: Gjykata e Strasburgut mbajti një qëndrim të rallë që e shqyrtoi brenda 6 muajve.

Kërkoi ndihmë financiare për t’u kuruar, mblidhen në kohë rekord paratë në ndihmë të Luis Meçjas

Ndihma dhe solidariteti i shqiptarëve nuk kanë munguar për të miturin Luis Meçja, i cili kërkoi ndihmë për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij pas ngjarjejes tragjike që tronditi vendin.

Brenda pak orësh, në platformën GoFundMe u grumbulluan plot 75 mijë euro, afër qëllimit prej 80 mijë eurosh që kishte fushata.

Luisi, i cili mbeti i plagosur pasi u godit me thikë të paktën katër herë nga autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij, Martin Cani, apeloi për ndihmë duke treguar vështirësitë ekonomike të familjes së tij. Ky apel prekës mobilizoi menjëherë mijëra njerëz që kontribuan në fushatën e tij.

Në vijim, Spitali i Traumës reagoi me një deklaratë, duke theksuar se Luisi nuk ka nevojë të transferohet jashtë vendit për trajtim, pasi gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë, që çoi në vrasjen e Martin Çanit dhe plagosjen e Luisit, ka shkaktuar tronditje të thellë dhe ka prekur mbarë opinionin publik, duke sjellë edhe një valë të jashtëzakonshme mbështetjeje për të plagosurin dhe familjen e tij.