“E treta e vërteta”, Ahmetaj gati të plasë bo mbën për Edi Ramën, nga lidhjet me kr/imin deri te…

Ish Zëvendës kryeministri Ahmetaj ka vendosur të plasë bombën për Edi Ramën në një intervistë të tretë, ku do të prezantojë lidhjet e kryeministrit me botën e krimit, oligarkisë dhe sistemin e kleptokracisë që e ka kthyer në art gjatë qeverisjes 12 vjeccare.

Çorapekuqi i bashkisë së Tiranës që ndiqte dikur gazetarët me sëpatë është shndërruar në profesor grabitjesh monstruoze të aseteve publike, bashkëpunëtor kriminelësh dhe magjistar i zhdukjes së pasurive kombëtare për interesat eortakëve të tij.

Intervista e III e Ahmetajt vjen në një moment kruçial për bandën e Edi Babës, të cilit ushtria e hajdutëve po i paraqitet çdo ditë në dyert e SPAK. Naltgjatësisë po i firojnë shokët një e nga një dhe vajtja në zgjedhjet e 2025 do të jetë një kalvar i gjatë me heronj ramistë që do të jenë banorët e rinj të burgjeve.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama. “Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Çim Peka krahas një fotoje të një interviste të mëparshme me Arben Ahmetajn.

Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.

Në intervistën e fundit të Ahmetajt kanë dalë në pah lidhjet kriminale të Edi Ramës në aferën e shekullit, atë të inceneratorëve, ku is dyshi i qeverisë akuzon kryeministrin si koka e inceeratorëve.

Një fakt i rëndë që rëndon Edi Ramën është lidhja e tij me AKSH, ku familja e KM është përgjuar për aferën 43 milionë euro

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë së Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të familjarëve të kryeministrit.

Ahmetaj deklaroi se familjarët e Edi Ramës kanë marrë 43 milion euro nga AKSHI. Më tej ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se edhe “Eco Parku” është pjesë e aferave korruptive që ka ngritur Edi Rama. Arben Ahmetaj, i ftuar në “Çim Peka Live” në SYRI TV”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtpërdrejtë dhe për këtë ekziston letra. Ndërkohë Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Rama se bashkëpunon me bandat kriminale, pasi siç theksoi ai, ka dijeni se i ka pritur madje edhe në zyrë në Kryeministri. Nga ana tjetër, Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai.

“Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Ja AKSHI ku është. Ka kohë që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme.

Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën”, tha Ahmetaj.

“Jemi të lumtur për pikën”, Asllani për ndeshjen me Çekinë: Nuk mund të bëj gjithmonë asiste apo gola

Shqipëria u ndal në një barazim pa gola përballë Republikës Çeke, me fatet e saj që do t’i luajë të gjitha në duelin me Ukrainën.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani foli për “DigitAlb”, duke u shprehur se është i lumtur për pikën e marrë në këtë takim, pasi Çekia është një skuadër e fortë.“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Soucek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Soucek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira.

Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “DigitAlb” pas ndeshjes.

Livia akuzon Mevlanin për tradhëti: Flisnim në kamer gjithë kohën, më kërkoi të futeshim …

Livia Brunga, e ftuar në Goca dhe Gra, ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e saj me ish-konkurrentin e Për’puthen, Mevlan Shaba.

Ajo e ka quajtur tradhtar Mevlanin, sepse sipas saj gjatë kohës që kanë qenë në një lidhje bashkë, ai ka krijuar një lidhje romantike me një vajzë tjetër, me të cilën janë në pritje të një fëmijë.

“Jam në shok sepse nuk e kam pritur këtë lajm. Nuk e dija më ka rënë në kokë si rrufe. Nuk kam fjetur atë natë, jam në shok. Unë u ktheva në Itali në janar, por historia jonë ka zhvilluar gjithmonë. Kam shkuar në Itali për disa punë dhe do kthehesha prap.

Ne ishim në kontakt, unë e quaj lidhje. I thonim njëri tjetrit ‘natën e mirë, të dua’. Ka qenë një marrëdhënie toksike, por tani po e kuptoj nga ana e kujt ishte. Unë doja një normalitet, nga ana e tij kishte gjithmonë arsye për t’u ndarë.

Në fillimet tona, pas dy muajsh tentoi të më linte shtatzënë, mendoj që ka ndodh shumë shpejt edhe mes tyre. Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë. Para se të nisesha për në Itali unë shkoja te prindërit e tij, ai ka ardhur te mami im”, është shprehur Livia.

Ajo tregon se nuk ka asnjë kontakt me partneren e Mevlanit, ndërsa familjarët e tij e kanë kontakuar.

“Ne flisnim gjithë kohën në kamera kur ishim në distancë, prandaj them që nuk mund të ishte i lidhur me askënd tjetër. Ai ka pasur gjithmonë dëshirë një gocë ta mbyllte te shtëpia, te mami. Jam ndjerë shumë keq, jam unë viktima.

Deri në natën e fundit ishte në video call me mua, po më tregonte veshjen. Nuk folëm gjatë shtatorit, por po planifikonte pushime. Më ka ardhur ftesa të hyrë në atë reality show çift dhe ai tha po, po unë nuk kam pranuar”, ka treguar ajo.

Shpërthim i fuqishëm në Rusi, vetëm pak minuta pasi Biden i dha “OK” Ukrainës të shënjestrojë objektivat brenda territorit rus (Video)

Joe Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketat e prodhimit amerikan për të qëlluar objektivat ushtarake brenda territorit rus.

Shpërthimi është raportuar në qytetin Voronezh, në perëndim të Rusisë dhe pranë kufirit me Ukrainën si dhe është kapur në video nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë mbetet ende e pakonfirmuar nëse bëhet fjalë apo jo për sulm nga ushtria ukrainase.

Forcat e Ukrainës kanë në arsenalin e tyre raketa amerikane ATACMS me precizion të lartë dhe një rreze rreth 200 kilometra, të cilat nuk i kanë përdorur dot deri më sot për të qëlluar bazat ushtarake brenda territorit rus.

https://twitter.com/igorsushko/status/1858234996655567046?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1858234996655567046%7Ctwgr%5E3c951d6e94cfa88261797a69bf3abfd5dbe89a84%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fshperthim-i-fuqishem-ne-rusi-vetem-pak-minuta-pasi-biden-i-dha-ok-ukraines-te-shenjestroje-objektivat-brenda-territorit-rus-video%2F

“A s’ke tu rp? Ku i gjen lekët për Range Rover dhe për kremra”, Françeska Murati akuzon Erjolën

Në episodin e sotëm të “Pa Filtra” ka ndodhur diçka e pazakontë. Igli u shfaq papritur në studio me pretendimin se pasi Erjola Doçi doli nga shtëpia e BBV disa muaj më parë, ra dakord me Iglin për t’i reklamuar biznesmin me një shifër prej 14 mijë eurosh, 6 mijë prej të cilave i ka marrë parapagim për reklamin në Instagram.

Sipas pretendimit të Iglit, Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin. Françeska Murati e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.

“Një vajzë 26-vjeçe me Range Rover dhe kremëra mijëra euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët. A ke turp? A ke ftyr”, u shpreh Françeska, koment i cili detyroi Erjolën të braktisi studion.

Kujtojmë se Erjola u largua nga studio e revoltuar dhe me lot në sy.

Mësoi nga mediat TR ADHTINË e bashkëshortit, rrëfehet Alma Bektashi: Kisha dyshime, por…

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi, edhe pse jo për herë të parë, ka rrëfyer përsëri në një intervistë detaje nga ndarja me ish-burrin ku shkak u bë tradhëtia e këtij të fundit.

Ajo tregon se edhe pse 3 vite nga ndarja, procedurat e divorcit akoma nuk kanë mbaruar.

“Ende nuk ka mbaruar divorci, ishte dëshira ime për vitin e ri që këtë vit të mbaronte por jo,” u shpreh Alma.

Ajo tha se tradhëtia për të është “e patolerueshme” pasi e quan mosrespekt nga ana e partnerit.

Ndërsa u pyet nga moderatorja sesi e përballoi ajo tradhëtinë, këngëtarja u shpreh se në fillim ka menduar se diçka nuk shkonte me të që bashkëshorti e kishte tradhtuar por më pas ka kuptuar se gjithçka ka ardhur si pasojë e mos komunikimit.

“Të vjen çudi, se gjëja e parë që mendon është ku ke gabuar çfarë nuk ka shkuar mirë. Nuk kam dëgjuar në trevat shqiptare për marrëdhënie të shëndetshme mes çifteve. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë, cohen në mëngjes pinë atë kafen shume shpejt dhe ikin në punë, pastaj jo po po dal me me shokët jo po iki të pi një kafe dhe femra bën gjithçka vetë.”

“Nuk dua të më thuash 50 herë në ditë të dua kur veprat nuk janë askund, ajo fjala të dua është bërë si mirëdita. Kur e thua fjalën të dua ose të dashuroj është shumë fjalë e madhe,” thekson ndër të tjera këngëtarja.

Më pas Alma është pyetur nëse do të dëshironte që te kishin mbetur miq me ish-partnerin por ajo është shprehur se në rastin e saj është e vështirë pasi ish-bashkëshortin ajo e quan narcistoid.

“Në rastin tim është shumë e vështirë të ballafaqohesh me një narsitoid, më një person që do vetëm vetën është shumë e vështirë të kuptohesh,” përfundon ajo në podcast me Mira Kazhanin.

Në një tjetër intervistë disa muaj më parë , Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, për atë që po ndodhte, lajmin tamam e kishte mësuar nga portalet.

Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,” tha këngëtarja e njohur.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.

Alienët fshihen në oqeane? Trondit raporti i fundit në Kongresin Amerikan: Në ujërat e thellë ndodhin…

Diskutimi mbi praninë e jashtëtokësorëve dhe UFO-ve ka marrë një shtysë të re pas raportit të fundit nga Pentagoni, që ka nxjerrë në pah një numër të madh incidentesh të paidentifikuara, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet ushtarake

Ky raport, i mbështetur nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, tregon se më shumë se 750 fenomene ajrore të paidentifikuara (UAP) janë raportuar, përfshirë 485 që kanë ndodhur në vitin 2023. Ky dokument i ri ka rritur interesin dhe diskutimet për mundësinë e jetës jashtëtokësore dhe përfshirjen e qeverisë në projekte të fshehta.

Një pjesë e diskutimeve ka përfshirë pyetje të ndjeshme lidhur me mundësinë e manipulimit të gjenetikës njerëzore nga ana e qeverisë, duke përdorur materiale gjenetike jashtëtokësore.

Kjo çështje u ngrit gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës në Uashington, ku kongresmenja Lauren Boebert pyeti një grup ekspertësh lidhur me ndonjë përfshirje të mundshme të Pentagonit në projekte të tilla.

Ajo kërkoi sqarime lidhur me mundësinë që qeveria të jetë duke mbajtur informacionin për programet e tilla të “fshehta” dhe të ndaluara, përfshirë aksesin e Kongresit në hetimet për UFO-t dhe aktivitetet e mundshme të jetës jashtëtokësore.

Një nga ekspertët që mori pjesë në dëgjesë, gazetari Michael Shellenberger, pohoi se ka një mungesë transparence nga ana e qeverisë, veçanërisht në lidhje me informacionin për UAP-të dhe mundësinë e pranisë së jetës jashtëtokësore. Shellenberger, së bashku me dëshmitarë të tjerë si ish-oficeri i Pentagonit Luis Elizondo dhe ish-zyrtari i NASA-s Michael Gold, nënvizuan se informacionet që lidheshin me fenomenet e paidentifikuara po mbaheshin sekret për publikun dhe se kërkesa për më shumë informacion po haste në pengesa.

Një pyetje tjetër që u ngrit gjatë seancës ishte në lidhje me mundësinë e ekzistencës së bazave ose strukturave jashtëtokësore në thellësitë e oqeaneve. Boebert pyeti nëse ka ndonjë lidhje mes UAP-ve që shfaqen ose zhytjen në ujërat e oqeaneve dhe ndonjë pranie të mundshme nën ujë. Shellenberger, ndërkohë, e mohoi ekzistencën e një baze të njohur, por përmendi një burim që kishte raportuar se kishte parë pamje të një objekti që dilte nga oqeani dhe që shpërndante dritë të ngjashme me një tjetër objekt jashtëtokësor.

Për më tepër, Boebert kërkoi informacione mbi aftësitë teknologjike të dukshme të këtyre UAP-ve, të cilat duken të sfidojnë njohuritë tona mbi fizikën dhe inxhinierinë moderne. Shellenberger e pranoi se duket se këto fenomene përmbajnë teknologji që nuk është e kuptueshme nga shkenca dhe inxhinieria aktuale, një pohim që u mbështet nga kongresmenja Boebert.

Këto pyetje dhe reagime nga ekspertët ngrenë shqetësime të mëdha mbi transparencën dhe menaxhimin e informacionit nga qeveria lidhur me UFO-t dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore. Boebert e përfundoi fjalimin e saj duke deklaruar se do të vazhdojë të kërkojë përgjigje për këto çështje, duke theksuar se populli amerikan meriton të dijë më shumë në lidhje me këto fenomene misterioze.

Marigona që la pa “FRYMË” grekët në ndeshjen e Olympiacos, SHQIPTARJA flet për jetën private: I dashuri im nuk…

Marigona ka folur për shumë media të tjera greke, pas vëmendjes që mori pas paraqitjes së saj në ndeshjen Olympiacos-Villeurban në SEF.

Modelja 24-vjeçare nga Kosova që tërhoqi vëmendjen e botës me bukurinë e saj, pasi kamera e fokusoi në një moment në tribunë, ka folur për një emision dhe ka shpjeguar se nuk e priste të bëhej virale, ndërsa përmendi se ka marrë oferta edhe për modeling dhe pjesëmarrje në projekte televizive.

Njëkohësisht, ajo rrëfeu edhe për përvojën e saj si infermiere në Gjermani, por edhe për mbështetjen që merr nga partneri i saj, me të cilin tashmë jeton në Athinë.

“Nuk ishte plani im që të bëhesha virale, u trondita, por ishte vërtet fantastike. Nuk e prisja që të ndodhte diçka e tillë. Kam pasur disa oferta modelingu, kam studiuar për infermieri në Gjermani. Në të kaluarën më kanë ofruar dhe projekte të tjera si Survivor dhe The Bachelor,” tha ai.

Më pas ai shtoi: “Në fillim isha konfuze sepse jam më shumë introverte. Pas gjithë kësaj, thashë ta provoj dhe të bëj publik profilin tim në Instagram”.

Ndërsa për partnerin e saj, ajo u shpreh: “Partneri im është nga Selaniku. Në fillim qëndruam atje dhe kur erdhëm në Athinë për një ndeshje të Olympiacos, na pëlqeu qyteti dhe vendosëm të qëndronim këtu. Ai më mbështet në çdo gjë, nuk është aspak xheloz për mua”.

Dimri i “vërtetë” po vjen, ulje temperaturash dhe dëborë! (Mësoni si do jetë moti për ditët në vijim)

Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta.

Depërtimi i kësaj qendre të thellë në detin Mesdhe do të sjellë si pasojë sasi të lartë të lagështirës (ngopjes së ajrit me avuj uji) dhe ditë me reshje shiu me intensitet të lartë.

Gjithashtu për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë Polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje dëbore të cilat në relievet malore të jenë deri dhe të dendura.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare (situatë meteorologjike në prag të kalimit të kësaj qendre të presionit të ulët).

Më pas për ditën e Martë dhe deri ditën e Premte (dhe jo vetëm pasi edhe për ditën e Shtunë pritet situatë e paqëndrueshme atmosferike) moti parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura.

Megjithatë këtu nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra kryesisht për ditën e Martë dhe të Enjte dhe zonën e qendrës dhe jugu.

Për ditën e Martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.

Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.

Gjithashtu për ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte pritet edhe erë tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-12 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

E rëndë/ 33-vjeçari gjendet i υde_kυr në makinën e tij, dyshohet se… (Emri)

Një 33-vjecar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij.

Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.