“Shqiptarët do luftojnë dhe kafshojnë, të bëhemi ujq me ta”- Trajneri ukrainas paralajmëron: Edhe një i vetëm prej tyre e sulmon kështjellën

Vitali Kvartsiani, një emër i njohur i trajningut në Ukrainë, ka paralajmëruar përfaqësuesen e vendi të tij se duhet të hyjë në fushë në Tiranë me një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar, përndryshe do të përballet me një rezultat zhgënjyes përballë Shqipërisë këtë të martë.

Kvartsiani ka treguar se karakteri i lojtarëve shqiptarë do të vendosë në vështirësi Ukrainën e cila ka shfaqur shumë luhatje në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe jo më kot është në vendin e fundit në grupin kualifikues.

“Besoj se kemi një mundësi për të fituar. Megjithatë, do të jetë shumë e vështirë. Shqiptarët janë lojtarë që nuk dorëzohen, agresivë, fizikisht të fortë. Unë kam kryqëzuar rrugët me ta gjatë eksperiencës si trajner, nëse ukrainasit nuk hyjnë në fushë në Tiranë si ujq, atëherë nuk e di çfarë të them”, deklaroi ai fillimisht për “Sport”.

“Gjeorgjia gjithashtu ka lojtarë emocional, pasionantë dhe me temperament. Por ata bëhen guximtarë vetëm kur janë shumë. Shqiptarët janë ndryshe. Secili prej tyre mund të ngutet dhe të sulmojë kështjellën i vetëm. ata do të luftojnë dhe kafshojnë në të njëjtën kohë.

Unë kam stërvitur shumë lojtarë nga Ballkani, shqiptarë sidomos, ndaj unë e di se për çfarë po flas. Ukrainasit duhet të tejkalojnë vetveten, të bëjnë më shumë se munden, vetëm kështu do të jenë në gjendje të fitojnë”, tha trajneri i njohur ukrainas./PANORAMASPORT.AL

Financonte grupin e trafikut të kok/ainës, zbulohet jeta luksoze e “kokës” së bandës të laboratorit, bëri pazar me…

Personi në foto është Aldi Zonja, një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të një laboratori droge, në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë. Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Latine, 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike. Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme shfaq në rrjetet sociale një jetë luksoze. Në një nga fotot e postuara ai shihet në një jakuzi në një resort në breg të detit, ndërsa në një tjetër shihet me një tjetër trafikant të arrestuar, pjesë e grupit, Artion Çaushllari. Nuk mungojnë fotot as nga skitë, makinat e shtrenjta, orat apo drekat e darkat.

Të përfshirë në këtë grup janë edhe Klajd Birce, Ismail Abdurramani, Baki Huqi dhe Endi Sejdini. Ky i fundit është personi që kishte në pronësi ndërtesën ku u ngrit laboratori.

Hetimi i SPAK zgjati për disa muaj, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Fundi i lidhjes disavjeçare, gazetarja rrëfen sakrificën që i theu zemrën

Klaudia është zhvendosur për një ditë nga programi i përditshëm i “Rudinës” në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë historinë e saj.

Në rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gazetarja tregoi për familjen dhe lidhjen e fortë me ta, sakrificat e prindërve për të, motrën e vëllain dhe dashurinë për profesionin.

Por në jetën private të Klaudias ka ndodhur një lëkundje e fortë që i ka thyer edhe zemrën. Historia disavjeçare e dashurisë, për të cilën sakrifikoi edhe profesionin, përfundoi. Përjetimi i fortë nuk i përkiste vetëm Klaudias, por edhe familjes që ishte e shqetësuar për të.

Klaudia: Normalisht që edhe unë se sot e kësaj dite që flasim jam 30 vjeç kështu që patjetër kam jetuar dhe kam pasur një histori të bukur dashurie, e cila fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk përfundoi edhe aq e lumtur. Ishte një marrëdhënie e gjatë disavjeçare, por që ishte, mbetet tek “ishte”. Mendoj se në ditët e sotme, në një botë me shumë mundësi, njeriu duhet të zgjedhë gjithmonë veten dhe familjen për aq kohë sa gjysma jote më e mirë nuk arrin ta kuptojë se disa ëndrra apo pasione janë shumë të rëndësishme për gjysmën tjetër dhe nuk është aty për ty në çdo hap për të luftuar dhe për ta çarë detin të dy, atëherë ose njëri duhet të mësojë notin ose… ka një problem në këtë mes.

Ardit Gjebrea: Në këtë rast duhet ta mësoje ti notin apo ai?
Klaudia: Le të themi të dy nga pak, nuk arritëm ta çanim detin.

Ardit Gjebrea: Dhe kur një marrëdhënie disavjeçare nuk funksionon, ti ke një përjetim dhe familja ka një përjetim sepse kur zgjat me vite, besoj që personi bëhet pjesë edhe e jetës së tyre apo jo?

Klaudia: Patjetër që po. Kjo është edhe arsyeja që unë e kam ftuar Romanën sot, përpos gjithë pjesës që është programi im i preferuar dhe jam sy e veshë, jo vetëm si gazetare, por edhe si Klaudia, si individ.

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Klaudia: Mendoj se kujtimet janë gjërat më të bukura në jetë që ne u lëmë të dashurve tanë dhe na bëjnë të kuptojmë që ne kemi jetuar, përmes atyre kutjimeve. Doja ta kishte pikërisht këtë kujtim për t’i thënë që pavrësisht gjithçkaje, unë jam mirë, ai sfondi bardhë e zi që unë kam përjetuar dhe jo vetëm unë, edhe familja ime, tashmë ka kaluar. Jam mes ëndrrës sime, mes asaj që për hir të një dashurie të madhe unë e lashë për shumë vite, hoqa dorë por…

Ardit Gjebrea: Më fal, pse t’u bë pengesë puna për këtë?

Klaudia: Po.

Ardit Gjebrea: A mund të më thuash deri në cilin cak duhet të sakrifikojmë ne për dashurinë që kemi për punën, për pasionin, për dashurinë tonë dhe ekulibri që duhet të vendosim mes familjes, duke qenë se edhe unë jam deficitar, por jo deri në kufijtë e ndarjes. Për fat punoj me nusen këtu, kështu që e kalojmë kohën bashkë, por do të ishte vërtet një problem i madh nëse nuk do të ishim bashkë këtu pasi që nga mëngjesi e deri në darkë ne jemi në punë. Megjithatë, unë nuk jam shembulli më i mirë prandaj do të kërkoja një ndihmë nga ty sepse mund të ketë shumë çifte që mund ta kenë këtë problem.

Klaudia: Është shumë e vërtetë. Unë s’kam pikë dyshimi që ti je shembulli më i mirë duke njohur edhe bashkëshorten dhe jeni një familje për t’u marrë shembull nga të gjithë. Në atë periudhë që unë e kam përjetuar këtë dashuri, patjetër që kam bërë shumë kompromise me jetën dhe me ish-partnerin tim. Për të qenë konkrete, për hir të asaj dashurisë se gjithmonë kam qenë me idenë që dashuria, familja janë gjithçka që njeriu ka nevojë në fund të ditës, domethënë isha me këtë idenë që okej, karriera është një sukses se ti ke studiuar, prindërit e mi kanë sakrifikuar pafund, ndoshta i kanë mohuar shumë gjëra vetes që mua mos të më mungojë asgjë dhe gjithmonë kam qenë me atë idenë që familja është suksesi i vërtetë. Në këtë rast, nuk rezultoi kështu. Patjetër unë kam lënë karrierën, profesionin, gjithçka për hir të asaj marrëdhënieje, edhe pse kur e kthej kokën mbrapa prapë nuk bëhem pishman sepse për dashurinë njeriu bën gjithçka dhe deri në atë pikë ku ty të vlerësohet dhe kuptohet nga pala tjetër.

Trag jedia e italianit/ Erdhi për të rregulluar dhëmbët në Tiranë, ka 8 muaj në spitaI

Kalvari i Simone Del Vecchio (majtas në foton lart) nisi më 13 mars, ditën kur 37-vjeçari nga Barletta e Italisë, me profesion ueb-dizajner vendosi t’i nënshtrohej trajtimit dentar në një klinikë në Tiranë për vendosjen e protezave në të dy harqet për të rregulluar disa dhëmbë që i mungonin. Ajo që ndikoi në zgjedhjen e tij për të shkuar në Shqipëri ishte një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese.

Menjëherë pas operacionit Del Vecchio u sëmur dhe pësoi 4 arreste kardiake. Në 8 muaj, Simone shkoi nga reanimacioni i spitalit të Tiranës në atë të Poliklinikës së Barit dhe më pas përfundoi në Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo ku ndodhet aktualisht në spital.

“Një odise që duket se nuk ka fund”, – thotë vëllai i tij binjak, Marko (djathtas në foton lart). Këto ditë Simone do t’i nënshtrohet një operacioni të ri, këtë herë për të zgjidhur një stenozë trakeale që i bllokon frymëmarrjen, ndoshta të shkaktuar nga intubimi i zgjatur. Por, le të bëjmë një hap prapa. Pse kishte vendosur Simone të shkonte në Shqipëri për të trajtuar dhëmbët? Më poshtë intervista e sjellë nga Corriere della Sera.

“Nëna jonë kishte qenë atje 2 vjet më parë dhe gjithçka kishte shkuar mjaft mirë. Për vendosjen e dy protezave dentare ajo kishte kursyer mbi 50% të asaj që do të kishte shpenzuar në Itali. Në Shqipëri ka një kursim në kosto, por edhe në kohë pasi gjithçka ndodh brenda dy ditësh. Dhe kështu, edhe Simone vendosi të bëjë të njëjtën gjë. Nuk isha dakord, por gjithsesi ata shkuan atje”.

Kështu, më 13 mars Simone shkoi në Tiranë.

“Ai shkoi atje me nënën time, unë qëndrova në Barletta. Në orën 14 të asaj dite ai iu nënshtrua operacionit me heqjen e të gjithë dhëmbëve në një seancë të vetme dhe futjen e njëkohshme të implanteve në të dy harqet. 20 dhëmbë të nxjerrë të gjithë menjëherë. Ata administruan 4 anestezi të mishrave të dhëmbëve me një qetësues të lehtë të përgjithshëm pa kryer teste parandaluese, si dhe antibiotikë, anti-inflamatorë apo qetësues kundër dhimbjeve. Nëna ime mund ta dëgjonte atë duke bërtitur nga dhoma tjetër. Simone ishte vigjilent, i ndërgjegjshëm dhe me dhimbje. Pas trajtimit, i cili zgjati nga ora 14:00 deri në 18:00, ai u kthye në dhomën e tij në të njëjtën klinikë ku i ishte nënshtruar operacionit. Simone, megjithatë, nuk mundi as të shkonte në dhomë sepse, pasi piu një gllënjkë ujë, u ndje keq dhe pati arrestin e tij të parë kardiak, i cili u pasua nga 3 të tjerë.

Kush i dha ndihmën e parë?

“Mjekët nga klinika dentare kanë ndërhyrë menjëherë. Më pas ai u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty iu nënshtrua një operacioni kardiak me vendosjen e stentit koronar pasi nga analizat e bëra kishte dalë edhe një patologji e lindur, përkatësisht stenoza koronare. Ai kaloi 8 ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”.

Sa kohë më pas rifitoi vetëdijen?

“Ai kaloi në koma të shkaktuar nga mjekët për më shumë se një muaj deri më 1 maj kur filloi të shfaqte disa shenja shërimi. Unë isha atje atë ditë kur i pakësuan qetësuesin dhe ai rihapi sytë. Ai ishte i tmerruar dhe nuk e dinte se ku ishte dhe çfarë i kishte ndodhur. Ai ka ende probleme me kujtesën e shkurtër”.

Por odiseja nuk mbaron këtu.

“Në fillim të qershorit ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, pasi nuk mundi t’i nënshtrohej rehabilitimit. Këtu ai qëndroi deri më 27 shtator, ditën në të cilën vendosëm ta çonim në San Giovanni Rotondo”.

Si është ai tani?

“Ai tani është i shtrirë në shtrat i rraskapitur, por vigjilent. Megjithatë, ai është në rrezik të mbytjes për shkak të kësaj stenoze trakeale e cila e pengon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë. Për këtë arsye ai së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër”.

Si ishte Simone para 13 marsit?

“Një djalë vital, me shumë miq, i pëlqente të dilte dhe të shijonte jetën. Udhëtimi i fundit së bashku ishte Barcelonë në tetor 2023 për koncertin Blink-182. Ne kishim rezervuar tashmë një udhëtim tjetër në Amsterdam për 29 prill për ditëlindjen tonë. Por kjo tragjedi shkatërroi të gjitha ëndrrat tona dhe qetësinë e familjes sime. Prindërit e mi u transferuan në San Giovanni Rotondo për t’u kujdesur për të çdo ditë.”

Keni nisur veprimet ligjore?

“Po, por ne kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe jemi në vështirësi në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes dentare”.

Kush ju ka dhënë mbështetje dhe ndihmë në muajt e fundit?

“Me mjekët e klinikës në Shqipëri nuk folëm më. Në vend të kësaj, gjetëm ndihmë, mbështetje morale dhe logjistike nga presidenti i Andi i Bari-Bat, Fabio De Pascalis, dhe nga Nicola Cavalcanti, president i komisionit të Shoqatës Dentare Bari. Tani dëshira ime e vetme është të kthej vëllanë tim në shtëpi dhe t’i garantoj atij kujdesin dhe ndihmën më të mirë”. / Lapsi.al

I shiti shtëpinë kushërirës, vajza i kërkon llogari babait: Ku po na lë? Nëna s’të flet prej 20 vitesh!

Laura ka sjellë nga Suedia babanë e saj, Hamzanë për t’i kërkuar banesën. Sipas asaj që ajo tregon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, i ati ia ka shitur pronën e tyre në Prizren vajzës së dajës.

Fillimisht kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare qiradhënieje ndërsa pas 2 vitesh mësojnë se shtëpia ishte shitur. Hamzai pranon se e ka bërë ai këtë gjë pasi kishte marrëdhënieje të mira me ta.

Hamza: Unë shkova poshtë me ta, bisedova dhe ia shita shtëpinë atij, çikës. Ia shita shtëpinë dhe kur ia shita unë shtëpinë, ata më dhanë nja 3 mijë euro, kurrgjë tjetër nuk më dhanë por unë atë e kam dajë. Daja kur shkoj unë në Kosovë më pret mirë, vajza e dajës më pret mirë, Valbona.

Laura: Nuk ke bërë mirë që ke shitur shtëpinë se ke konflikte me nënën time dhe me ne fëmijët.

Hamza: Po me ju nuk jam mirë unë prej sa vitesh që s’më shihni, as bukë nuk më jepni, as më shihni, as merrni në telefon. Ata flasin në telefon me mua, kur shkoj me pushime më presin mirë.

Laura: Kush e bëri që mos të rrinim ne me ty? Ti e bëre, ti e shite se s’ka qenë plani për t’u shitur shtëpia!

Hamza: Po e shita unë se me ta jam më mirë.

Laura: Nuk ka qenë plani të shitej shtëpia, duhej të pyesje familjen!

Hamza: Atë e kam dajë.

Laura: Për një copë bukë e ke lënë, për 30 mijë euro, gjysmat t’i ka dhënë, gjysmat s’t’i ka dhënë. Neve ku po na lë?

Hamza: Epo unë me ta shkoj mirë!

Laura: Na ke lënë sakat! Nëna ime, Emineja që prej 20 vjetësh s’flet me ty, unë prej 5 vjetësh s’flas me ty!

Shtëpia është shitur në vitin 2002. Hamzai thotë se ai e ka blerë që në themel dhe e kanë ndërtuar bashkë me gruan.

Hamza: Unë e kam shitur me vullnet atë shtëpi, ia kam dhënë dajës shtëpinë dhe është shtëpia ime.

Ardit Gjebrea: Nuk ka pjesë vajza aty?

Hamza: Vajza ka qenë fëmijë kur kam bërë shtëpinë. Në ’84 kam marrë vendin, e kam blerë.

Laura: Me kë e ke mbaruar atë shtëpi, me nënën e ke mbaruar, me Eminenë, me gruan tënde!

Hamza: Nuk më intereson!

Laura: Jo, jo ne e duam pronën!

Hamza: Ti ke qenë fëmijë!

Laura: Ç’do të thotë, fëmija i kujt jam unë?

Eni Çobani: O zonjë, mirë thotë Hamzai, po ti ke qenë fëmijë, çfarë kërkon ti tani? Në qoftë se kërkon, kërkon nëna. Ke ardhur për nënën ti këtu, kërkon nëna pronë?

Laura: E kërkojmë të gjithë.

Eni Çobani: Po ky njeriu që ëshë lënë vetëm tani, që nuk e përkrahni fare babain, është normale që flisni ju në këtë formë? Që e keni lënë babain vetëm? Më vjen keq!/tvklan.al

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë? Do habiteni kush e mban vendin e parë, ja ku renditet Shqipëria

Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk ka më pasaportën më të fuqishme në botë. Në një renditje të re globale, Singapori zë vendin e parë, me qytetarët e saj në gjendje të vizitojnë 192 vende nga 227 pa viza.

Gjermania, Italia dhe Spanja ngjiten në vendin e dytë, me akses pa viza në 190 destinacione. Japonia ka zënë vendin e tretë, një vend që zë me gjashtë vende të tjera – Austri, Finlandë, Francë , Luksemburg, Korenë e Jugut dhe Suedi. Qytetarët e këtyre vendeve mund të vizitojnë të gjithë 189 destinacione pa vizë paraprake.

Shqipëria është në vendin e 48-të.

Australia vjen në vendin e gjashtë, me akses pa viza në 186 vende.

1 Singapor 192 vende pa viza

2 Gjermani 190

2 Itali 190

2 Spanja 190

3 Austria 189

3 Finlanda 189

3 Francë 189

3 Japoni 189

3 Luksemburg 189

3 Koreja e Jugut 189

3 Suedi 189

4 Danimarka 188

4 Irlanda 188

4 Holandë 188

4 Mbretëria e Bashkuar 188

5 Belgjika 187

5 Republika Çeke 187

5 Maltë 187

5 Zelanda e Re 187

5 Norvegjia 187

5 Portugalia 187

5 Zvicra 187

6 Australi 186

6 Hungari 186

6 Polonia 186

7 Kanada 185

7 Greqia 185

8 Lituani 184

8 Shtetet e Bashkuara 184

9 Letonia 183

9 Sllovakia 183

9 Slloveni 183

10 Estonia 182

10 Islanda 182

11 Lihtenshtajni 180

11 Malajzia 180

12 Qipro 179

12 Emiratet e Bashkuara Arabe 179

13 Bullgari 176

13 Monako 176

13 Rumania 176

14 Kroacia 175

15 Kili 174

16 San Marino 172

17 Andorra 170

17 Hong Kong (SAR Kinë) 170

18 Argjentinë 169

19 Brazil 168

20 Brunei 166

21 Barbados 163

22 Izrael 158

22 Meksikë 158

23 Bahamas 156

24 Seychelles 155

24 St. Kitts dhe Nevis 155

25 Shën Vincenti dhe Grenadinet 154

25 Qyteti i Vatikanit 154

26 Uruguai 153

27 Kosta Rika 151

28 Antigua dhe Barbuda 150

28 Trinidad dhe Tobago 150

29 Mauritius 148

30 Grenada 146

30 St. Lucia 146

30 Ukraina 146

31 Makao (SAR Kinë) 144

31 Panama 144

31 Tajvan (Kinez Taipei) 144

32 Dominika 143

32 Paraguaj 143

33 Peru 138

34 Serbia 137

35 Guatemala 135

35 Honduras 135

36 El Salvador 134

37 Kolumbi 133

38 Ishujt Solomon 132

39 Samoa 131

40 Tonga 129

41 Nikaragua 128

42 Tuvalu 127

43 Maqedonia e Veriut 125

44 Mali i Zi 124

44 Venezuela 124

45 Kiribati 123

45 Ishujt Marshall 123

46 Mikronezi 121

46 Moldavia 121

46 Ishujt Palau 121

47 Bosnja dhe Hercegovina 118

48 Shqipëria 117

48 Gjeorgji 117

49 Federata Ruse 115

50 Turqi 114

51 Afrika e Jugut 106

52 Katar 103

53 Belize 102

54 Kuvajt 99

54 Vanuatu 99

55 Timor-Leste 95

56 Ekuador 92

57 Maldive 91

58 Botsvana 89

58 Fixhi 89

58 Nauru 89

59 Bahrein 88

59 Guajana 88

59 Xhamajka 88

60 Oman 85

61 Papua Guinea e Re 83

61 Arabia Saudite 83

62 Namibia 81

63 Bolivia 80

63 Kina 80

64 Bjellorusia 79

64 Lesoto 79

64 Tajlandë 79

65 Surinami 78

66 në Swat 77

66 Kazakistan 77

67 Kenia 76

68 Malavi 75

69 Indonezia 73

69 Tanzani 73

70 Tunizi 71

70 Zambia 71

71 Republika Domenikane 70

71 Gambia 70

72 Azerbajxhani 69

72 Uganda 69

73 Marok 67

73 Sierra Leone 67

73 Zimbabve 67

74 Armenia 66

74 Ishujt Cape Verde 66

74 Filipine 66

75 Gana 65

76 Kuba 63

76 Kirgistan 63

76 Mozambik 63

76 Ruanda 63

77 Benin 62

77 Mongoli 62

78 Burkina Faso

78 Bregu i Fildishtë 59

78 Gabon 59

78 Mauritania 59

78 Sao Tome dhe Principe 59

78 Taxhikistan 59

78 Uzbekistan 59

79 Guinea 58

79 Madagaskari 58

80 Indi 57

80 Senegal 57

80 Togo 57

81 Guinea Ekuatoriale 56

81 Niger 56

82 Kamboxhia 55

82 Guinea-Bissau 55

82 Mali 55

82 Vietnam 55

83 Algjeri 54

83 Republika e Afrikës Qendrore 54

83 Çad 54

83 Ishujt Komoro 54

83 Egjipt 54

84 Butani 53

84 Jordani 53

85 Angola 52

85 Kamerun 52

86 Burundi 51

86 Kongo (Rep.) 51

86 Haiti 51

86 Liberi 51

87 Laos 50

87 Turkmenistani 50

88 Xhibuti 49

89 Etiopi 47

89 Mianmar 47

90 Nigeri 46

90 Sudani i Jugut 46

91 Kongo (Dem. Rep.) 45

92 Eritrea 44

92 Irani 44

92 Sudan 44

93 Liban 43

94 Kosova 42

95 Libi 41

95 Sri Lanka 41

96 Bangladesh 40

97 Koreja e Veriut 39

98 Nepal 38

98 Territori Palestinez 38

99 Somali 35

99 Jemen 35

100 Pakistan 33

101 Siria 30

102 Irak 29

103 Afganistan 27

A e dini arsÿen pse iPhone-ët nuk kanë radio?

Pothuajse të gjithë Android-ët mund të kenë një radio, por Apple e la jashtë iPhone-ve, edhe pse mund ta prezantonte me një lëvizje të thjeshtë, pasi përpara iPhone 7, furnizonte çipa Wi-Fi dhe Bluetooth nga Broadcomm, në të cilin radio është ndërtuar çipi.

Arsyeja qëndron në mënyrën se si Apple zgjedh veçoritë e telefonave. Apple nuk pyet nëse mund të bëhet diçka, por pse duhet bërë. Pra, ai vlerësoi se përvoja e radios nuk i plotësonte standardet e saj. Disponueshmëria e stacioneve radio varet nga vendndodhja e përdoruesit dhe Apple nuk ka kontroll mbi cilësinë e marrjes së sinjalit. Për më tepër, shumica e stacioneve radio transmetojnë audio 128 kb/s, ndërsa Apple Music ofron 256 kb/s.

Le të mos harrojmë gjithashtu se stacionet radiofonike kanë reklama të gjata, të cilat Apple nuk mund të marrë pjesë.

Kështu, vendimi i Apple për të mos përfshirë radion në iPhone ka vazhduar edhe pas iPhone 7 deri më sot.

E F RlKSHME se çfarë po fshίhet në Trekëndëshin e Bermudës

Për vite me radhë shumë anije dhe avionë janë zh/dukur në mënyrë misterioze pa lënë asnjë gj/urmë në këtë pjesë të planetit tonë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”, që përfshin hapësirën detare në Atlantik mes Majemit të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda. 

Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh,

madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra alienë.

E përbashkëta e pjesës më të madhe të përpjekjeve për të shpjeguar stuhitë ekstreme në Trekëndëshin e Bermudës është se kanë mbetur teori.

E këtyre teorive u shtohet edhe një tjetër. Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh.

Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bo/mba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erë/rat në këtë zonë kapin lehtësisht një

shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gj/enerojnë dallgë deri në 15 metra të larta. E në të tilla kushte, asnjë mjet fluturues dhe as lundrues i ndërtuar nga njeriu, të paktën deri më sot nuk mund të mbijetojë.

Ajo që po përpiqen të kuptojnë tashmë shkencëtarët e Universitetit të Kolorados është se përse retë në Trekëndëshin e Bermudës nuk “sillen” normalisht si në pjesët e tjera të globit, ku lëvizin frontalisht.

Ju deΙ gjumi në orën 12 të natës dhe më pas në 4 të mëngjesit? Ja ç’po përρiqet t’ju thotë trupi

Zgjoheni midis orës 01.00 dhe 03.00

Kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja negative të tilla si zemërimi dhe zhgënjimi dhe energjia e tepërt yang. Sugjerimi për ju është të pini një gotë ujë të ftohtë dhe të përfshini meditimin në rutinën tuaj.

Zgjoheni midis orës 03.00 dhe 05.00

Zakonisht do të thotë që një forcë më e lartë përpiqet të komunikojë me ju, duke ju drejtuar në një rrugë më të mirë, në një qëllim më të madh në jetë. Përveç kësaj, lidhet me problemet e mushkërive dhe trishtimin gjithashtu. Për t’ju ndihmuar, praktikoni ushtrime të frymëmarrjes.

Nëse problemi juaj i gjumit është midis 05.00 dhe 07.00

Në jetën tuaj ndoshta ka bllokime emocionale për të cilat duhet të punoni. Për mjekësinë kineze, ky orar lidhet me energjitë e emocioneve të bllokuara. Shtrini muskujt tuaj dhe kërkoni mënyra për të punuar me emocionet, duke i forcuar ato dhe duke u bërë më të përkushtuar ndaj mirëqenies dhe lumturisë suaj.

Duke kuptuar këto mesazhe do të kemi mundësi të përmirësojmë cilësinë e jetës sonë.

Pasi ta shίkοni këtë video, nuk do të kοnsumoni më saΙsiçe (Video)

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.

Por pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dë msh me për shëndetin. 

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj.

A ditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet, të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit, vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në k arbonat so diumi dhe am oniak.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për ad itivët, që përdoren për krijimin e salsiçeve, pasi asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës “Science Channel” në SHBA,

Discovery Channel Canada në Kanada dhe Discovery Channel në Mbretëri të Bashkuar, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve.

SHIKO VIDEON