“Njeriu përsoset në dobësi”, Bes Kallaku i përlotur: Nuk heqim dorë nga ata që duam…

Historia e Kristit të vogël që arriti të mposhtë tumorin i emocionoi të gjithë shqiptarët këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel.

Mes të tjerash ai rrëfeu se një nga personazhet që ka përzemër dhe që e ka bërë të qeshë në ditë të vështira është aktori i humorit Bes Kallaku. Ky i fundit erdhi në studion e “Për Shqiptarët” për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa i fortë është dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohet.

Ai e ka takuar Kristin edhe dy vite më parë kur ndodhej në spital. Kallaku i tha se do t’i qëndrojë sërish pranë atij dhe familjes, ndërsa mesazhet që përcolli sonte emocionuan publikun.

I përlotur Besi tha se njeriu përsoset në dobësi e se kurrë nuk duhet të heqë dorë nga ata që do dhe ëndrrat që ka.

“Unë Kristin e kam qenë në spital para dy vite e gjysmë… Kristi është rritur shumë! Rasti i Kristit na bën të gjithëve të mendojmë sesa i fortë është njeriu, sesi njeriu duhet t’i hakërrehet dhimbjes, sesi nuk duhet të mposhtet. Njeriu përsoset në dobësi.

Po flas për veten, që kur them njeriu përsoset në dobësi, do të thotë që dhimbja të afron më shumë me Zotin. Krisiti është shembull për secilin prej nesh. Unë në jetën time, festoj kur kam dhimbje dhe vishem me të bardha kur mbaj zi… unë dhe Kristi nuk heqim dorë, edhe kur na thonë të heqim dorë, sidomos për ata që duam. Ndaj ti mos hiq dorë nga ajo që kërkon të bëhesh, kurrë… mërzitemi ndonjëherë për gjëra koti kur në fakt ka halle më të mëdha”, tha Kallaku.

“Çmenduri të rrish në Greqi! Në Shqipëri paga është super”- thotë Rama. Po përgatitemi të hapim një dritare për emigrantët në fushën e ndërtimit dhe turizmit!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri ka kërkese të madhe për punonjës të kualifikuar në fushën e turizmit dhe ndërtimit.

Kreu i qeverisë u shpreh se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri, ku theksoi se pagat janë super.

Rama, në podkastin e tij “Flasim”, theksoi se qeveria po përgatitet të hapë një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

“Po përgatitemi të hapim një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super. Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë Milano, Gjermani patjetër për ti dhënë oferta konkrete të tregut, psh. bari ka nevojë për një person dhe kjo është kontrata, do të shikojmë se si do të ecë”, u shpreh Rama.

Zhduket një grua/ Familja e tm erruar: E mori një fierak me taksi, ka lënë vajzën 10 vjeçe

Ishte ditë e shtunë, 12 tetor 2024. Afërdita Shpendi, braktis vajzën e vogël 10 vjeçe dhe largohet nga banesa e saj në Sopot, një fshat i vogël 8 km nga Gjakova, duke humbur çdo gjurmë e duke alarmuar familjarët e saj. Mungesa e 39-vjeçares prej orësh të tëra në banesë e shqetësoi të voglën. Ajo njoftoi hallat dhe të atin në emigrim, i cili udhëtoi menjëherë drejt Kosovës. Ndërkohë familjarët e Afërditës, pas denoncimit për zhdukje në Policinë e Kosovës, kontaktuan edhe emisionin Piranjat, pasi 39-vjeçaren diçka e lidhte me Shqipërinë. Gjatë një komunikimi me bashkëshortin e Afërditës, ky i fundit la të kuptohej se gruaja e tij ishte larguar me një person tjetër, dhe se ishte i zhgënjyer prej saj, e nuk kishte asnjë interes ta gjente.

“Interesi ynë është vetëm të dimë a është gjallë, asnjë interes tjetër nuk kam më“, i tha ai gjatë një bisede telefonike gazetarit Freard Rista.

Arsyeja e kësaj sjellje të bashkëshortit të Afërditës është një lidhje jashtë-martesore që 39-vjeçarja kishte krijuar së fundmi me një person që quhet Arjan Balla, nga fshati Kallm i Fierit. Lidhje e cila kishte pak kohë që kishte nisur përmes rrjeteve sociale dhe që natyrisht kishte shqetësuar të afërmit e gruas së re, të cilët udhëtuan me urgjencë drejt Shqipërisë.

“Dyshimet janë që ka ardhur këtu (Shqipëri). Dua të di a është gjallë apo jo? Gocën e ka lënë 10 vjeçe vetëm në shtëpi. Shumë na ka shqetësuar, s’na ka ndodhur kurrë”, tha nëna e Afërditës.

“Atë ditë që është zhdukur Afërdita ai person (Arjan Balla) ka publikuar një video një restorant afër shtëpisë së Afërditës. Unë kam shkuar të nesërmen në restorant dhe kam pyetur nëse ka qenë ai person aty dhe ata na e kanë konfirmuar që po ka qenë dhe ka qendruar 5 orë vetëm. Pastaj i ka kërkuar atyre të restorantit t’i marrin një taksi. Folëm me taksistin që e mori në restorant dhe e pyetëm ku e ka çuar dhe na tha në fshatin Sopot ku e ka Afërdita shtëpinë. E kanë marrë një grua dhe kanë vazhduar drejt Prizrenit ku ndalesën e kanë bërë në stacionin e autobusave në Prizren”, u shpreh kushërira e Afërditës.

Në këtë situatë, si Policia, ashtu edhe familja bashkë me grupin e xhirimit të emisionit Piranja, nuk ishin të sigurtë nëse kishin të bëjnë me një largim vullnetar të 39-vjeçares, apo me rrëmbimin e saj me anë të shantazhit apo presionit. Familjarët e të zhdukurës dëshmuan se kur u largua Afërdita nuk kishte marrë asgjë me vete, përveç pasaportës dhe kartës së identitetit. Ajo nuk kishte lënë asnjë shënim.

Bashkë me familjen e ardhur nga Gjakova, Piranjat udhëtuan drejt Fierit, ku u bë denoncimi për zhdukjen e Afërditës, me të dyshuar Arjan Ballën. Pas denoncimit nisi kërkimi në fshatin Kallm i Fierit për të rënë në gjjurmët e Arjanit, por atje askush nuk e njihte. Piranjat siguruan numrin e telefonit të Arjanit, i cili u përgjigj menjëherë duke deklaruar se Afërdita ishte me të, jashtë-shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne nuk është se nuk donim t’i njoftonin se jam prind vetë. Afërdita është e rritur ka gojë vetë unë nuk jam askushi që ta ndaloj“, tha Arjani.

Ndërsa Afërdita sqaroi se nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e saj dhe me bashkëshortin, ndaj kishte marrë këtë vendim drastik.

“Thuaj atyre (familjes) Afërdita është shëndoshë e mirë dhe e do Arjanin. Për jetë nuk kthehem në atë vend. Nuk ka Zot që na ndan përveç vdekjes“, u shpreh ajo.

/Emisioni “Piranjat”

“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani në konferencën pas ndeshjes: Tri herë i kërkova gjyqtarit të ndërhyjë

“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani në konferencën pas ndeshjes: Tri herë i kërkova gjyqtarit të ndërhyjë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.

Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.

“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.

“Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë”.

“Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”.

“UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”.

“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës.

Zbret Në Rinas Njeriu Më I Gjatë Në Armeni, Ka Një Gjatësi 2.34 Metra

Ka “zbarkuar” sot në Rinas njeriu më i gjatë në Armeni, por padyshim edhe në listën e më të gjatëve në glob.

“TIA pati kënaqësinë ditën e sotme të kishte si pasagjer Arshavir Grigoryan , njeriun më të gjatë në Armeni me një gjatësi 2.34 m”, shkruhet në faqen zyrtare të Aeroportit “Nënë Tereza.”

Arshavir Grigoryan ka një gjatësi 2.34 m.

Vendin e parë e mban ende një 29 vjeçar nga Gana e Afrikës Sulemana Abdul Samed, 2.89 m i gjatë. Pas tij është turku Sultan Kosen, 2.72 m.

Depresion post lindje, Adelina Tahiri: Ndoshta tingëlloj egoiste, nuk isha e lumtur

Këngëtarja Adelina Tahiri, rrallë herë është parë të shfaqet nëpër intervista dhe të rrëfehet rreth jetës së saj profesionale por dhe asaj private. Siç e dimë ajo është nënë e një djali dhe në një intervistë të zhvilluar me Orinda Hutën, Adelina ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar pas lindjes së djalit, Jon.

Këngëtarja është rrëfyer se ka shtuar 30 kilogramë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit ka kaluar në depresion dhe se nuk ishte e lumtur me peshën që trupi i saj kishte“Shtova 30 kilogramë gjatë shtatzënisë. Për momentin jam 56 kg, atëherë isha 84. Vetëm të them një gjë, nuk e harroj kurrë kur kam hyrë në banjo të nesërmen në mëngjes dhe kam bërë dush. O zot çfarë tmerri! Elefant! Kisha harruar ta shikoja veten në pasqyrë. Kur e pash, o zot, thash unë nuk do bie në shtrat me burrin derisa të vij në format e mia të duhura!Unë rash në depresion! Unë kur e pash veten në atë lloj gjendje mua nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Mua më interesonte vetëm pesha unë ashtu humba edhe qumështin.

Unë jam mësuar të jem gjithmonë në super forma. Psikologjia ime është më e fortë se çfarëdo lloj fjale. Nuk më interesonte. Nuk haja fare, vetëm 20 ditë kam dhënë gji. Ndoshta tingëlloj egoiste por nuk isha e lumtur!”

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj paralajmëron intervistën e tretë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.

“Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Çim Peka krahas një fotoje të një interviste të mëparshme me Arben Ahmetajn.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj paralajmëron

Çim Peka dhe Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë.

Gjithashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.

@Vox News

“Po flirton me Erdoganin dhe Ramën”, Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin Samaras

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar përjashtimin nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin konservator, Antonis Samaras.

Në deklaratën e Partisë Demokracia e Re theksohet se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike, por sipas tyre, Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime.

 Më tej theksohet se Samaras shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.

Gjithashtu në reagim shkruhet se ish-kryeministri në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, tha gënjeshtra ekstreme duke shtrembëruar deklaratat e ministrit të Jashtëm.

Sipas Demokracië së Re, Samaras shkoi deri aty sa të pretendonte se Mitsotakis dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edu Rama.

Deklarata e Partisë Demokracia e Re në Greqi:

E kemi thënë shumë herë se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike. Megjithatë, z. Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime. Përkundrazi, ai shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.

Për më tepër, në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, ai tha gënjeshtra ekstreme, duke shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, të cilat janë sqaruar vazhdimisht dhe në detaje. Madje, ai shkoi deri aty sa të pretendonte se Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

Së fundi, diskutimi i pavend për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për të cilin ai këmbënguli, përbën fyerje për figurën dhe institucionin e kreut të shtetit. Të gjitha këto nuk mund të tolerohen apo pranohen. Shoqëria ka lënë pas, prej vitesh, logjikat e politikës së “oborrit” dhe sjelljet që frymëzohen nga “inatet” partiake. Dhe ata që ëndërrojnë një Demokraci të Re të tkurrur në nivelin e 18%, duhet të reflektojnë se me strategjinë e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re ka fituar deri më tani tre zgjedhje kombëtare me përqindje rreth 40%.

Prandaj, z. Samaras, me intervistën e tij të sotme, e ka vënë veten, për herë të dytë pas vitit 1993, jashtë Demokracisë së Re. Në fakt, këtë ai e ka synuar. Por kësaj here, historia nuk do të përsëritet. Shumica qeveritare vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme, pa z. Samaras. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e atdheut në këto kohë të trazuara.

“Më hiqni pamjet, po më shisni…”/ Tensionohet Elsa Lila, Iàrgohet nga studio

Një situatë aspak e zakontë u regjistrua gjatë emisionit “People” të moderuar nga Flor Gjini, ku e ftuar ishte këngëtarja Elsa Lila.

Emisioni, kishte si temë kryesore promovimin e librit të saj të ri, “Mirë se erdhe në Rebibia”, si dhe një reflektim mbi ngjarjet e rëndësishme që kanë shënjuar jetën e këngëtares vitet e fundit.

Megjithatë, rrjedha e programit u tensionua në një moment, kur në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane disa vite më parë, për përfshirje të supozuar në një grup kriminal italo-shqiptar. Këto pamje shkaktuan reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.

“Ju lutem, mbuloni këto pamje me diçka tjetër. Këto janë histori të mbyllura, nuk ka nevojë të rikthehen. Përndryshe, do të largohem nga studio,” deklaroi Elsa Lila, duke vendosur në siklet moderatorin, Flor Gjini.

Ky i fundit, i kërkoi  regjisë të ndryshonte ekranin dhe duke u përpjekur ta rikthente diskutimin në temën e dakordësuar. Sipas Florit, qëllimi i intervistës ishte të fokusohej te libri i ri dhe të ndaheshin disa momente personale nga jeta e këngëtares.

Biseda e zhvilluar drejtpërdrejt në studion e televizionit Euronews Albania:

Elsa Lila: Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem.

Flor Gjini: Regjia mund t’i heq titujt. Fokusohemi te biseda.

Elsa Lila: Po.

Flor Gjini: Zgjodhe që të mos i lexoje ato tituj, t’i shmangeshe

Elsa Lila: Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni, ju akoma po më shisni me këto imazhe, çfarë kuptimi kishte të nxirrje këtë imazh këtu tani?! Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër. Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë.

Meqë jemi drejtpërdrejt, të dashur spektatorë dhe telespektatorë…

Flor Gjini: Jo, të lutem të kthehet kamera te unë. Këtë program, më vjen keq Elsa Lila por e drejtoj unë.

Elsa Lila: Unë doja vetëm të përshëndesja publikun, meqë jemi drejt për së drejti

Flor Gjini: Ne jemi drejtpërdrejt dhe miq ne do të kishim një bisedë me Elsa Lilën. “Mirë se erdhe në Rebibia”, për të diskutuar për ngjarjet dhe librin, sepse ai ishte fokusi. Por Elsa Lila erdhi me vonesë sot. Në intervistën e fundit, ajo ka përmendur se ka qenë e shqetësuar për lajmet, titujt, duke menduar që edhe familjarët e saj i lexojnë këto lajme dhe komentet në rrjetet sociale.

Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në ” Mirë se erdhe në Rebibia”. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson Elsa?

Elsa Lila: Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.

Flor Gjini: Faleminderit Elsa Lila që ishe në këtë bisedë në programin “People”. “Mirë se erdhe në Rebibia” është libri i saj në Panairin e Librit

Enkel Demi zgjidhet si shkrimtari më i mirë i vitit 2024

Enkel Demi ka fituar çmimin e shkrimtarit më të mirë shqiptar për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”. Shkrimtari dhe gazetari i njohur është shërblyer në këtë mënyrë për punën e tij të paepur, duke servirur për lexuesit një roman me vlera të jashtëzakonshme.

Çmimi është dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë pikërisht sot, kur dhe Panairi i Librit vijon të jetë i hapur në ditën e katërt. Për këtë vlerësim special, ka reaguar vetë Demi që në krijimtarinë e tij ka vendosur të personifikohet me emrin “Tom Kuka”. “Faleminderit”, shkruan ai duke treguar edhe mirënjohjen për këtë çmim të veçantë.

Ndërkaq në vlerësimin e Shoqatës së Botuesve thuhej: “Tom Kuka fiton çmimin e shkrimtarit shqiptar më të mirë për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”.

“Për trajtimin me mjeshtëri stilistikore dhe burimore të një teme të mprehtë për tranzicionin shqiptar, por po aq edhe në rrafsh të përbotshëm, siç është ajo e përpjekjes njerëzore pěr të bërë një jetë të kuptimshme në kushtet e absurdit kolektiv.”

Shumë urime!”