“Fenomen” edhe në Itali e Turqi! Kush është Marigona nga Kosova e martuar me një biznesmen grek që vodhi vëmendjen e publikut

Marigona është emri më i përfolur në botën e sportit për momentin në Turqi, Greqi dhe së fundmi edhe në Itali.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren shqiptare nga Kosova, e cila u bë e famshme për bukurinë e saj teksa kameramani e fokusoi disa çaste gjatë ndeshjes së basketbollit mes Olympiacos Athina – ASVEL Villeurbanne.

Të mahnitur nga bukuria e saj, të shumtë ishin ata që nisën të kërkonin se kush ishte ajo.

https://x.com/dardanian01/status/1857070884084756557?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1857070884084756557%7Ctwgr%5E29d8d6b6a529c60715a5c45285f8366b26b80ad5%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Ffenomen-edhe-ne-itali-e-turqi-kush-eshte-marigona-nga-kosova-e-martua-i78999

Tashmë mediat greke kanë zbuluar detaje nga jeta e saj. Marigona ka lindur në Kosovë, por është larguar në Gjermani me familjen e saj për një jetë më të mirë.

Aty ajo ka mbaruar shkollën për infermieri. Në Gjermani ajo njohu partnerin e saj, një biznesmen grek që merret me shit-blerjen e arit dhe orave luksoze.

Së bashku ata vizituan Greqinë për pushime, por vendosën që të qëndrojnë aty dhe të shohin rregullisht ndeshjet e “Olympiacos” mesa duket ekipi i zemrës së bashkëshortit të saj.

Marigona thotë se ka marrë disa oferta për të qenë pjesë e emisioneve televizive në Greqi, por i ka refuzuar.

“Mendoj se këto lloj emisionesh ulin personalitetin e femrave dhe i sakrifikojnë ato në altarin e shikimit televiziv”, thotë ajo. Pavarësisht bukurisë së saj, mediat e përshkruajnë si një njeri me këmbë në tokë.

https://x.com/RazorF8/status/1856432371228188979?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1856432371228188979%7Ctwgr%5E29d8d6b6a529c60715a5c45285f8366b26b80ad5%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Ffenomen-edhe-ne-itali-e-turqi-kush-eshte-marigona-nga-kosova-e-martua-i78999

U shfaq gjatë ndeshjes në Greqi, bukuroshja që vodhi vëmendjen është shqiptare nga Kosova! Fotot e saj do ju lënë pa frymë

Ndeshja e Euroleague në basketboll Olympiacos Athina – ASVEL Villeurbanne dhuroi spektakël.

Teksa rezultati ishte i barabartë 84-84, mes tensionit të kuptueshëm, kamerat fokusuan një fytyrë që largonte herë pas here vëmendjen nga loja, atë të Marigonës, e cila po shkëlqente në tribuna.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një vajzë 24-vjeçare nga Kosova.

Ajo nuk ishte basketbolliste, nuk kishte lidhje me asnjë nga lojtarët dhe jeta e saj nuk kishte qenë kurrë në qendër të vëmendjes. Megjithatë, mjaftuan vetëm disa momente për ta bërë atë shumë virale në rrjetet sociale.

Papritur, pamjet u shpërndanë gjerësisht, ndërsa mbetet të shihet nëse Marigona do ta shfrytëzojë këtë popullaritet për t’u bërë një personazh i famshëm në botën e rrjeteve sociale, të paktën në Greqi.

U kujdes për të si ta kishte baba, i moshuari italian i lë pasurinë shqiptares. I biri që e braktisi ia vjedh

Një histori e pabesueshme vjen nga Italia.

Një gazetar i njohur italian në Treviso ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet për përvetësim të parave.

Sipas asaj që shkruan Treviso Today, 64-vjeçari ka marrë rreth 322 mijë euro dhe 2 celularë nga shtëpia e babait të vdekur. Por këto para nuk ishin destinuar për të. Në fakt babai i tij i ndjerë ia kishte lënë me testament një kujdestareje shqiptare, e cila ishte bërë për të si vajzë e tij.

Historia nis më 22 dhjetor të vitit 2021, ditë kur babai i gazetarit u gjet i pajetë. 80-vjeçari ishte pensionist i pasur dhe prej vitesh jetonte vetëm. Prej kohësh ai ishte ndarë nga e shoqja. Divorci duket se ka qenë edhe arsyeja e mosmarrëveshjeve mes tij dhe djalit, i cili nuk kishte dashur që të kishte më kontakte me të atin.

Për shkak edhe të disa sëmundjeve, 80-vjeçari gjeti ndihmë tek një kujdestare shqiptare, banore në Spresiano. Shpejt, ajo u bë si anëtare e familjes. Në fakt gruaja jo vetëm u kujdes për nevojat e tij, por ata lidhën miqësi familjarisht pasi i moshuari njihte fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Shpesh të gjithë ata kalonin kohë sëbashku me 80-vjeçarin.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit të tre viteve më parë, vajza e shqiptares, e cila kishte qëndruar në shtëpinë e 80-vjeçarit italian i cili ishte bërë si gjyshi i saj, gjeti të pajetë trupin e tij. E tronditur ajo thirri të ëmën. Kjo e fundit vendosi të informonte edhe djalin. Por kur gazetari arriti në shtëpinë e të atit, sipas asaj që ka dalë nga hetimi, rezulton se nuk ishte fare i interesuar për të, por nisi të kërkonte në sirtarët e shtëpisë për të gjetur çelësin që hapte derën e dhomës së tij të punës që qëndronte e kyçur. Pasi mundi të hapte dhomën, gazetari mbushi duart me gjithçka që gjeti. Bëhet fjalë për 320 mijë euro cash të cilat i ati i mbante në shtëpi.

“Nuk mund ta bësh këtë. Ato para më përkasin mua, ka një testament për këtë”, i tha shqiptarja gazetarit. Në këtë moment ajo vendosi të telefonte policinë. Por pasi numëruan paratë, policët ia lanë paratë djalit të tij, duke qenë se ishte njeriu i tij më i afërt.

Në 8 shkurt 2022, testamenti u hap dhe u zbulua se shqiptarja kishte pasur të drejtë. Të gjitha asetet e 80-vjeçarit i kishin kaluar asaj, përveç një trashëgimie që ia kishte lënë një personi tjetër. Djali ngeli pa asgjë. Aty, shqiptarja iu drejtua një avokati dhe ngriti padi ndaj gazetarit. Por nuk ka asnjë gjurmë të 320 mijë eurove, një shumë që konfirmohet nga raporti i karabinierëve. Gazetari pretendon se janë 70 mijë euro që pretendon se ka gjetur.

Por prokuroria nuk e beson dhe e ka dërguar në gjyq.

Xhensila ndan pamjet nga ditëlindja e djalit, ja “VIP”-at e ftuar në festën luksoze

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë një video me momente nga festa e 1 vjetorit të djalit të saj Amen. Në video duken dhe të ftuarit, mes të cilëve Pirro Çako dhe Arbana Osmani.

Xhensila ka ndarë edhe një dedikim emocionues për djalin e saj.

Në postimin bashkangjitur videos ajo shkruan:

Ditëlindja e Amen ishte nje festë e mrekullueshme, plot dashuri dhe lumturi.

Amen, drita e jetës sonë, ti je bekimi më i çmuar që kemi marrë ndonjë herë.

Çdo ditë që kalon, na mëson sa shumë kuptim dhe gëzim sjell dashuria e një fëmije.

Të shoh tek rritesh plot gjallëri, kureshtje dhe dashuri është një dhuratë e pakrahasueshme.

Faleminderit të gjithë pjesmarrësve për buzëqeshjet , urimet dhe dhuratat e bukura na bënë të ndiejmë se sa me fat jemi që ju kemi në jetën tonë.

VIDEO

Ilir Meta rrëfen jetën në burg: Merrem me lexime, shënime dhe bëj “Stretching”. Në Fier nuk u transferova se dua të jem pranë fëmijëve

Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e “313”-ës në Tiranë, teksa ka shpjeguar edhe pse nuk ka pranuar të transferohet në burgun e Fierit.

Kreu i Partisë së Lirisë ka treguar se si e kalon kohën e lirë në qeli, në një intervistë për gazetaren Erla Mhilli.

Intervista e Metës:

A mund të na flisni pak për kushtet tuaja në burg? Si është një ditë e juaja tek “313”-ta? Qëndroni vetëm në dhomë?

Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruaj kolegëve, miqve e të afërmve dhe po kështu duke lexuar letrat e tyre.

Po qëndroj vetëm, por nuk ndihem vetëm. Ndërkohë bëj ushtrime të ndryshme stretching, etj.

Akuzoheni për korrupsion për tre raste, pastrim parash dhe mosdeklarim dhe fshehje pasurie, a i druheni faktit që mund të kaloni një kohë të gjatë në burg për këto akuza?

Nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur ndaj meje. Çdo gjë bazohet vetëm në hamendësime dhe në deklarata dhe kallëzime të personave të inkriminuar dhe me probleme me drejtësinë.

Po jua përsëris që nuk kanë asnjë akuzë, asnjë prove apo fakt penal kundër meje, prezumohem i pafajshëm dhe në këto kushte dënimi ekziston vetëm në mendjet perverse të atyre që e ideuan dhe ekzekutuan këtë plan rrëmbimi politik për të përjetësuar Shqipërinë si koloni të Sorosit dhe mafias ndërkombëtare.

Në një intervistë tjetër ju keni deklaruar se keni patur mundësi por edhe oferta për t’u larguar. Nga kush i keni patur këto oferta?

Po është shumë e vërtetë që njerëz të regjimit dhe SPAK-ut prej një viti më kanë sugjeruar, jo për të më ndihmuar mua, por për të më shmangur nga aksioni opozitar dhe patriotic.

Kjo provohet me faktin që pas refuzimeve të mia edhe publike, ata aktivizuan një proces fals për të më rrëmbyer dhe izoluar nga opozitarizmi siç e shpjegova më lart.

Ju, pra LSI në zgjedhjet e fundit keni marrë rreth 107.5 mijë vota (dhe 4 mandate). Me ju në arrest në burg, a i druheni faktit që ky votues mund të kalojë majtas? E bëj këtë pyetje sepse në thelb ata votues janë të majtë e si rrjedhojë janë më të prirur të shkojnë majtas se djathtas.

Partia e Lirisë do të arrijë një rezultat shumë premtues.

Ky rrëmbim do t’u kthehet në boomerang atyre që e realizuan dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Lidhur me partiçkat që paskan fituar pëlqyeshmëri janë thjesht produkte njëpërdorimshme të “Rilindjes” me qëllim krijimin e perceptimeve për përçarjen e opozitës.

Ato janë thjesht shashka si G99 që bëjnë zhurmë por zero politikë.

Ju jeni ndër politikanët më të vjetër në këto 34 vite demokraci. Si mendoni se do konfigurohet skena politike me ju brenda në burg dhe partitë e reja që duket se po marrin pëlqyshmëri. Si e parashikoni ju Majin 2025?

Edhe arrestimi i Z. Berisha si lider i PD edhe rrëmbimi im politik janë pjesë e një skenari të vetëm, atij të tjetërsimit të vullnetit politik të shqiptarëve dhe shkatërrimit të opozitës së vërtetë, për të garantuar pandëshkueshmërinë e Qeverisë më të korruptuar në kontinent.

SPAK është një kobure në duart e regjimit i cili është i pashpresë.

Me kë flisni më shpesh gjatë këtyre ditëve përmes kabinës telefonike?

Duhet të dini që numri i personave që mund të kontaktoj është shumë i kufizuar (vetëm 13), krejt i pamjaftueshëm duke patur parasysh statusin tim, si President i Partisë së Lirisë, forca e tretë politike në vend në 20 vite.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik që një ish-President i Republikës e kryetar partie të arrestohet për dyshime në prag të zgjedhjeve.

Pse keni një qëndrim të ashpër ndaj ish-bashkëshortes tuaj dhe nuk e pranoni as ta takoni, kur ajo u ka thënë hapur prokurorëve të merren me të, jo me ju. Pra në një farë mënyrë ka marrë autorësinë e gjërave?

Qëndrimet  mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis.

Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme.

Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua.

Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua.

Cilët janë njerëzit tuaj më të afërt sot në kushtet kur jeni i izoluar?

Në këto kushte njerëzit më të afërt janë Familja, bashkëpunëtorët e mij të Partisë së Lirisë, si edhe avokat Gjokutaj me të cilin ndjekim çdo ditë këtë proces të dokumentuar si të parregullt ligjor.

Një njeri i lidhur fort e i mësuar me aktivitet sportive me ngjitje në mal, not, palestër. Si ja bën në ato kushte?

Aktivitetin sportive nuk e kam ndërprerë asnjë ditë dhe do ta vazhdoj deri në ditën e fundit.

“Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot”- Ledri Vula ia hedh fajin ish-partneres për ndarjen? Reperi: Ja si e priti Poi

Reperi Ledri Vula ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poin.

Artisti është shprehur se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

Ledri Vula rrëfeu se ndarja në fillim ishte e vështirë për vajzën e tyre, por theksoi se kur ia shpjeguan e pranoi.

“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.

Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,

Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai në “Mirëmbrëma yje”.

“Do të krijosh familje tjetër? “Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula.

Reperi raportohet se ka krijuar një romancë me Rina Zaitin. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por asnjëri nuk ka reaguar publikisht rreth thashethemeve që qarkullojnë për jetën e tyre private.

Parashikimi i sinoptikanes: Shqipërinë e pret dimri më i ftohtë i 5 viteve të fundit

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet të ulët.

Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, zbulon se ky dimër do të jetë më i ftohti, ndryshe nga 5 vitet e fundit.

“Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së motit, përgjatë viteve të fundit jemi përballur me faktin që nuk kemi patur reshje bore në dimër, dhe jo më në fundvjeshtë. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta. Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte”, ka thënë Gjoni.

Në gatishmëri janë mjetet për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa Gjoni thekson dhe se më të rrezikuara nga reshjet janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

“Në zonat malore, reshjet do jenë në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të ketë reshje shiu. Ato do jenë mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër. Temperaturat do të jenë relativisht të ulëta. Për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të jenë 7 °C dhe maksimale 15 °C. Në zonat malore, temperaturat minamle do të jenë -1 dhe maksimale deri në 9 gradë. Pra në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, presim që temperaturat të jenë -1- 0 °C dhe reshjet do jenë në formën e dëborës mbi 800 m mbi nivelin e detit. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me reshje shiu. Problematike mbeten qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, kjo për shkak të intensitetit më të shtuar të reshjeve të shiut. Në këto zona, mund të ketë vërshime dhe problematika, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve”, shton Gjoni

Media gjermane: Kush është ‘Peshkaqeni’ i ko/kainës që u kap në Tiranë, jeta e qetë në Dubai dhe lidhjet e forta me…

Mediat gjermane Zeit.de i ka kushtuar një artikull arrestimit të Princ Dobroshit në Tiranë pak ditë më parë. Në shkrim theksohet fakti se Dobroshi në botën e krimit të errët e quante veten ‘Peshkaqeni’ dhe se mbi të rëndonte një urdhër arresti nga Hamburgu.

Sipas medias gjermane, arrestimi i ‘Zotit të Drogës’ është një nga kapjet më të mëdha nga sistemi i drejtësisë gjermane në vitet e fundit.

Po ashtu Zeit thekson faktin se Princ Dobroshi ka biseduar me një numër të madh kriminelësh të tjerë të rangut të lartë përmes Sky ECC.

Ndërkohë që bëhet me dije se gjatë kohës që ishte në arrati, ai ka kryer disa fluturime për në Dubai, e cila është një qendër e trafikantëve ndërkombëtare të kokainës.

Artikulli i Plotë:

Në botën e krimit të organizuar, njerëzit fshihen pas emrave misteriozë. Lordi meksikan i drogës, Joaquín Guzmán, e quajti veten “El Chapo”, I Vogli. Raúl Hernández, udhëheqësi i një karteli meksikan, quhej “El Lucky”. Shqiptari Princ Dobroshi është “Peshkaqeni”. Në një ditë të ngrohtë vjeshte, më 22 nëntor 2023, rreth orës njëmbëdhjetë, ai ra në rrjetën e hetuesve.

Atë ditë, Princ Dobroshi po udhëtonte në periferitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, me një fuoristradë të errët, kur oficerët i bllokuan rrugën. Dobroshi del jashtë dhe nuk bën rezistencë. Arrestimi ishte çuditërisht jospektakolar, thotë një hetues gjerman i ngarkuar me rastin. Por “kriminelët e këtij niveli” shpesh sillen në këtë mënyrë. Ata presin të dëgjojnë se për çfarë bëhet fjalë.

Për Dobroshin bëhet fjalë për një urdhër arresti nga Hamburgu, me numër dosjeje 162GS1782/23. Tashmë 60-vjeçari akuzohet për njëmbëdhjetë raste të kontrabandës së kokainës, që përfshin sasinë e madhe prej dhjetë tonësh drogë në portin e Hamburgut. Drejtësia gjermane i ndoqi gjurmët e Dobroshit për dy vite, më pas hetuesit shqiptarë ndërhynë për të dhënë ndihmë administrative.

Arrestimi i Zotit të Drogës është një nga kapjet më të mëdha nga sistemi i drejtësisë gjermane në vitet e fundit. Nga këndvështrimi i hetuesve është edhe një simbol. “Po depërtojmë në rrjete”, thotë prokurorja e Hamburgut që drejton çështjen, e cila nuk dëshiron që emri i saj të përmendet nga frika e akteve të hakmarrjes. “Dhe ne po i sjellim përgjegjësit në Gjermani”.

Të enjten e javës së kaluar, Dobroshi u ekstradua dhe zbarkoi në Hamburg, duke shënuar fundin e përkohshëm të një karriere të gjatë kriminale. Se ku do të strehohet derisa të nisë gjyqi i tij, kjo do mbahet e fshehtë pasi rreziku i arratisjes është shumë i madh.

Nuk do të ishte e para e tij. Dobroshi ka qenë në burg edhe më parë, në Norvegji në mesin e viteve ’90. Ai u arratis dhe thuhet se vazhdoi të shpërndajë heroinë dhe armë. Dy vjet më vonë, hetuesit e kapën atë përpara hotelit Hilton në Pragë. Ai drejtonte një BMë dhe kishte me vete një automatik, një pushkë dhe një makinë numërimi parash. Më pas, banda e tij planifikoi të rrëmbente princin e kurorës norvegjeze Haakon për të liruar Dobroshin. Komploti u zbulua.

Që nga janari i vitit 2005, princ Dobroshi ishte i lirë. Në atë kohë, sistemi i drejtësisë norvegjeze e liroi atë më herët për sjellje të mirë, pavarësisht arratisjes. Ai u deportua në Kosovë. Disa hetues menduan se ai kishte dalë në pension. Por u gabuan.

Gjurmët nisin në Portin e Hamburgut

CV-ja e tij tregon se sa në mënyrë të shkëlqyer është organizuar mafia e drogës. Këtë e tregon një kontradiktë e dukshme: vit pas viti, prokurorët në Evropë kapin më shumë kokainë, por çmimi i rrugës vështirë se ndryshon.

Arsyeja është e thjeshtë: ka ende më shumë se mjaftueshëm material që po mbërrin. Zyrtarët federalë vlerësojnë se bandat e drogës në Gjermani gjenerojnë deri në dhjetë miliardë euro shitje në vit. Vetëm në vitin 2023, doganat sekuestruan rreth 40 tonë kokainë, pjesa më e madhe në Portin e Hamburgut.

Dobroshi gjithashtu thuhet se e ka transportuar drogën e tij nëpërmjet Hamburgut. Gjurma që çoi në arrestimin e tij fillon në portin e atjeshëm. Terminali Eurogate në Portin e Hamburgut trajton 5000 kontejnerë çdo ditë.

Mund të ketë një ngarkesë kokaine pas çdo dere të kontejnerit. Dogana operon një objekt testimi dhe kalon 60 kontejnerë në ditë përmes një tuneli me rreze X. Por këto janë vetëm mostra. Nëse kriminelët arrijnë të nxjerrin kokainën nga porti në tregun e hapur, shteti zakonisht mposhtet.

Naim D., 41-vjeçari me rrënjë në Kosovë, ofronte shërbimin e rikuperimit të ngarkesave të kokainës deri para disa vitesh. Ai i çoi hetuesit te Princ Dobroshi.

Banda e Naim D. është një grup i larmishëm. Është një kriminel profesionist me origjinë turke, një maqedonas verior dhe janë dy vëllezër nga klani Miri në Bremen, i cili njihet për shumë lloje krimesh. Ka një shofer kamioni nga Italia dhe një nga Sllovenia. Dhe, veçanërisht e rëndësishme, janë tre punonjës të portit, Kay R., Mirko D. dhe Ralph D. Ky i fundit u bë drejtues ekipi në operatorin e terminalit Eurogate, me akses në IT-në e portit.

Në Peru, një kilogram kokainë kap vlerën e rreth 3000 eurove dhe pas dyerve të Portit të Hamburgut arrin deri në 50000 euro. Më vonë do të shfaqen ndërmjetës të tjerë dhe në fund shërbimet e dërgesës, të ashtuquajturat taksi kokaine, do t’ua sjellin gramin njerëzve për rreth 80 euro: në festa, në zyra, në apartamente. Kilja tani vlen 80 mijë euro.

Sipas dosjeve hetimore, Naim D. është i pari mes të barabartëve në bandën e tij. Por ai është i vetmi që ka kontakt me njerëzit që qëndrojnë pas, që i thonë se ku do të jetë droga. Banda kontrabandoi ngarkesa të mëdha të paktën nëntë herë në vitin 2020, deri në 1.2 ton kokainë në të njëjtën kohë. Princ Dobroshi me sa duket po luante një rol kryesor.

Hetimet nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në ëiesbaden

Punonjësit e portit falsifikojnë urdhrat e transportit dhe ngarkesa dërgohet në magazinat në zonën përreth. Kontrabandistët komunikojnë nëpërmjet telefonave celularë të enkriptuar EncroChat, mburren se janë “më të mirët” dhe Naim D. vendos objektivat.

EncroChat u godit shpejt nga hetuesit francezë, një goditje nga autoritetet që vazhdon të ketë pasoja edhe sot e kësaj dite. Rreth 300 raste janë hapur në Zyrën e Policisë Kriminale të Hamburgut. Por ky rast duket të jetë veçanërisht i madh. Ai është marrë përsipër nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në ëiesbaden.

Në vjeshtën e vitit 2021, grupi hetimor përgjegjës do të gërmonte në një mal të madh të dhënash. Sa më shumë që oficerët lexonin bisedat e bandës, aq më i madh shfaqej rrjeti. Brenda, hetimi po zhvillohet me titullin “Festivali”.

Tashmë është arrestuar kreu i dyshuar i bandës, Naim D., si dhe dhjetë bashkëpunëtorë të tij. Të gjithë heshtin për akuzat.

Autoritetet tani kanë një grup tjetër të madh të dhënash, kjo ishte gjithashtu një dhuratë nga kolegët, këtë herë nga Europoli. Pas EncroChat, Sky ECC, një ofrues i përdorur nga kriminelët e rangut më të lartë, u godit gjithashtu. Hetuesit hasin në një bisedë në grup nga Naim D.

Atje ai u koordinua me dy persona të tjerë. Njëri quhet “Tropoja”, sipas një komuniteti në Alpet Shqiptare. Tjetri quhet “Tedi”. Hetuesit janë të sigurt se është Princ Dobroshi.

“Tropoja” njoftoi në verën e vitit 2020 se kishte në ofertë dy ton kokainë. Naim D. supozohet të rikuperojë ngarkesën e fshehur me ekipin e tij. “Tropoja” pyet dy të tjerët se sa duhet të paketojë në kontejner. Duket se bëhet fjalë për porosi private që “Tedi” dhe Naim D. lejohen të bëjnë si drejtues, me çmimin e blerjes.

Hetuesit konkludojnë nga bisedat se “Tedi” duhet të jetë një i besuar i Naim D. Një këshilltar, madje një baba birësues. Të dy shkruajnë familjarisht me njëri-tjetrin, në dialektin e Kosovës.

Jeta e Princ Dobroshit pas arratisjes nga burgu

“Tedi” shprehet më shkurt se naim D. dhe shfaqet si një njeri që nuk është rritur me telefonat inteligjentë. Një herë, megjithatë, një zyrtar thotë se “Tedi” gaboi. Ai po i shkruante Naim D. dhe befas u zemërua sepse bëhej fjalë për një artikull të një gazete italiane për trafikun e kokainës.

Në tekst dilte emri Princ Dobroshi. Gjatë shpërthimit të tij emocional, “Tedi” shtypi detaje personale në bisedën në Sky ECC. Kjo papritmas i shtrëngoi gjërat për të.

Bregdeti i Adriatikut, Shqipëri

Ndërsa ishte arratisur nga burgu, Princ Dobroshi iu nënshtrua një operacioni në disa zona të fytyrës së tij për të mos u njohur, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport. Një gazetë në Kosovë më vonë citoi Dobroshin të ketë thënë se ai vetëm “kishte rregulluar hundën e thyer”.

Prej shumë kohësh në fakt duket sikur Dobroshi ka nisur një jetë të re. Përveç një sherri në vitin 2019, ai nuk tërheq më vëmendje.

Thuhet se Dobroshi ka të paktën dy shtëpi, njëra në vendlindjen e tij në Kosovë, ai ka lindur në komunitetin mysliman të Pejës në malet e Ballkanit. Shtëpia e dytë është në bregdetin shqiptar të Adriatikut. Asgjë nuk bie në sy, thonë hetuesit, por: “Ju mund të dalloni se dikush me para jeton atje.”

Dobroshi mund të kishte dalë në pension si kriminel? Apo vazhdoi ai? Pas arrestimit, ai punësoi disa avokatë, por heshti për akuzat e autoriteteve.

Një hetues thotë se provat e deritanishme sugjerojnë se Princ Dobroshi “duhet të ketë qenë relevant gjatë gjithë kohës”. Ata shkojnë përtej Evropës.

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Një video në Facebook, e cila ende mund të aksesohet, tregon Naim D. në vitin 2020 në Burj Al-Arab, një nga hotelet më të shtrenjtë në botë në Dubai. Ai ulet me miqtë, me pije dhe cigare.

Thuhet se Princ Dobroshi vitet e fundit ka fluturuar disa herë në Dubai. Të dy personat, siç sugjerojnë datat e udhëtimit, me sa duket ishin atje në të njëjtën kohë. Dhe “Tropoja”, grosisti ende i paidentifikuar, mësohet të jetë në Dubai. A janë takuar këtu personalisht?

Nëse po, vendndodhja nuk do të ishte befasi. Dubai është një qendër e trafikantëve ndërkombëtare të kokainës. Ka persona në Emirate që drejtojnë ‘topat e borës’ në Evropë. Në tarraca dhe restorante, thotë një hetues me përvojë, këta zotërinj argëtohen “me çdo luks”. “Dhe pastaj diskutohet edhe biznesi”.

Është me shqetësues fakti se si “kriminelët e rangut të lartë mund të lëvizin atje”. Do të ishte e logjikshme që Princ Dobroshi të mos përdorte më automatikë si dikur gjatë arrestimit të fundit në Tiranë. Dhuna zakonisht ndodh në nivelet më të ulëta, por në krye njerëzit vlerësojnë paqen dhe qetësinë.

Princ Dobroshi thuhet se ka biseduar me një numër të madh kriminelësh të tjerë të rangut të lartë përmes Sky ECC. Edhe zyrtarët që tani supozohet se do ta ruajnë nga afër Princ Dobroshin në Hamburg, nuk ishin informuar më parë për mbërritjen e tij. Një hetues thotë: “Ne nuk mund të vlerësojmë ende se sa larg do të shkonin ai dhe partnerët e tij të biznesit”.

Një nga avokatët e Dobroshit, avokati penal nga Erfurti, Juri Goldstein, thotë se dëshiron të vizitojë klientin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe se atij i nevojitet kohë për ‘t’i hedhur një sy një dosjeje shumë të gjerë’.

Shefja e departamentit përgjegjës të zyrës së prokurorit publik në Hamburg thotë: “Kokaina shkakton dëme të mëdha në shoqëri”. Kohët e fundit ka pasur pothuajse dy herë më shumë vdekje nga droga në Gjermani sesa dhjetë vjet më parë, një epidemi e krakut dhe kokainës së zier. Mund të duhet pak kohë para se të akuzohet Princ Dobroshi.

Autoritetet nuk e kanë identifikuar ende “Tropojën” dhe kriminelët e tjerë të mëdhenj në tregti. Por nën këtë nivel dhe lidershipi global i kartelit, ata po bëjnë përparim: Naim D. dhe dhjetë bashkëpunëtorët e tij u dënuan me burgime të gjata në fillim të vitit, pas dy vitesh procese gjyqësore. Një apel mbrojtës është ende në pritje. Nëse aktgjykimi qëndron, Naim D. do të qëndrojë në burg deri në 15 vjet. Princi Dobroshi pas kësaj kohe do të ishte 75 vjeç. Peshkaqeni atëherë do të ishte një plak.

Reshjet e rrëmbyeshme përfshijnë jugun e Italisë, dëme të konsiderueshme në Siçili edhe…

Reshjet e vazhdueshme çuan në përmbytje dhe dëmtime infrastrukturore në Catania dhe zonat përreth në Siçili, Itali, të mërkurën. Nuk raportohet për persona të vdekur apo të zhdukur.

Shiu i rrëmbyeshëm përfshiu qytetin metropolitan të Katanias, duke tërhequr zvarrë automjetet drejt detit, duke bllokuar shoferët dhe duke përmbytur shtëpitë.

Komanda e Zjarrfikësve Provinciale të Katanias iu përgjigj 64 incidenteve të shkaktuara nga moti i keq që nga ora 07:00.

Këto përfshinin 13 ndërhyrje të fokusuara në shpëtim, ndihmë, stabilizim strukturor dhe rikuperim të automjeteve.

Komunat Giarre, Acireale dhe Linguaglossa raportuan dëme të konsiderueshme.

Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë sportisti i dashur për publikun shqiptar (Emri + Foto)

Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Jakupi nuk ia doli dot të fitojë betejën me shëndetin, duke lënë pas një boshllëk të thellë tek të gjithë ata që e njohën dhe për ata që e vlerësuan kontributin e tij në futboll.

I njohur si një nga futbollistët më të shquar të viteve ’90-2000, Jakupi dha një kontribut të jashtëzakonshëm për skuadra si Elbasani, Bylisi, Tirana, Teuta dhe Erzeni.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai iu kushtua trajnimit dhe përgatitjes së talenteve të rinj, dhe së fundmi ka qenë trajner në skuadrën AF Bajrami.