“Ky nëntor shënoi borën e parë më shpejtë se vitet e tjera”, shokon sinoptikania: Ky dimër pritet të jetë…

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet të ulët.

Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, zbulon se ky dimër do të jetë më i ftohti, ndryshe nga 5 vitet e fundit

“Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së motit, përgjatë viteve të fundit jemi përballur me faktin që nuk kemi patur reshje bore në dimër, dhe jo më në fundvjeshtë. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta. Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte” – ka thënë Gjoni.

Në gatishmëri janë mjetet për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa Gjoni thekson dhe se më të rrezikuara nga reshjet janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

“Në zonat malore, reshjet do jenë në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të ketë reshje shiu. Ato do jenë mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër. Temperaturat do të jenë relativisht të ulëta. Për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të jenë 7 °C dhe maksimale 15 °C. Në zonat malore, temperaturat minamle do të jenë -1 dhe maksimale deri në 9 gradë. Pra në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, presim që temperaturat të jenë -1- 0 °C dhe reshjet do jenë në formën e dëborës mbi 800 m mbi nivelin e detit. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me reshje shiu. Problematike mbeten qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, kjo për shkak të intensitetit më të shtuar të reshjeve të shiut. Në këto zona, mund të ketë vërshime dhe problematika, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve” – shton Gjoni

“Ç’më panë sytë në atë màrtesë…”/ Me Iot në sy, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divòrcin me Besin?

Edhe një ditë na ndan nga takimi me projektin e ri të Arbana Osmanit. Moderatorja ka lajmëruar se të enjten do të jetë në Youtube puntata e parë e një cikli emisionesh me titullin Mirëmbrëma Yje.

Në këtë video zbulohet më shumë rreth të ftuarve që ajo ka pasur. Po ashtu, shihet se Xhensila Myrtezaj për herë të parë duket se ka folur hapur për fundin e martesës së saj me Bes Kallakun. Në promon e emisionit ajo duket duke qarë, ndërsa u hodh në treg dhe kënga e saj e fundit ‘Thuje’ e cila flet dhe për shumë momente të jetës së saj me Bes Kallakun.

Përmbtje dr/amatike nga stuhia në Sicili. Video

Stuhia e Sicilisë u shndërrua në një ngjarje që ndodh një herë në jetë, pasi ishulli pa shi në 12 orë sa për një vit, duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërrim në shkallë të madhe.

Ekuipazhet e urgjencës kanë nxituar për të shpëtuar njerëzit e izoluar në shtëpitë e Sicilisë, pasi rrugët ishin zhytur në ujërat e përmbytjeve ndërsa shirat e rrëmbyeshëm vazhduan të godasin rajonin.

Banorët e përshkruan përmbytjen si një nga incidentet më të këqija të motit në kujtimet e tyre.

Ndërsa autoritetet kërkuan të gjitha burimet në dispozicion për të përmbushur kërkesat e larta për shpëtim, shkruajnë mediat e huaja.

Siç raportohet, zjarrfikësit u dërguan në rajone të ndryshme të ishullit. Në qytetin Aci Sant’Antonio, disa shoferë u shpëtuan pasi kishin mbetur të bllokuar në automjete në ujëra të thella.

Ndërkohë, në Acireale, ekuipazhet e emergjencës ndihmuan në shpëtimin e një banori nga një shtëpi që ishte zhytur plotësisht në ujëra.

Ndryshe, kërkimet shkencore kanë vërtetuar se këto kushte ekstreme të motit i referohen edhe ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Për shkak të përdorimit të karburanteve fosile, emetimeve të gazeve serrë, kriza katastrofike klimatike më në fund ka shtyrë goditjet ekstreme të motit, thatësirat dhe përmbytjet shkatërruese drejt Italisë.

Ky mot i paparashikueshëm që ka përfshirë Sicilinë, preku edhe pjesë të tjera të këtij vendi si Piemonte, Emilia-Romagna dhe Marche, me reshje të dendura shiu të shoqëruara me përmbytje që detyrojnë autoritetet qeveritare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

https://x.com/i/status/1856970642693779495

“Ç’më panë sytë në atë martesë”, me lot në sy, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin me Besin?

Edhe një ditë na ndan nga takimi me projektin e ri të Arbana Osmanit.

Moderatorja ka lajmëruar se të enjten do të jetë në Youtube puntata e parë e një cikli emisionesh me titullin Mirëmbrëma Yje.

Në këtë video zbulohet më shumë rreth të ftuarve që ajo ka pasur.


https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d2242ea5-1550-4cda-962d-f753a1e96cc3

Po ashtu, shihet se Xhensila Myrtezaj për herë të parë duket se ka folur hapur për fundin e martesës së saj me Bes Kallakun.

‘Duke të PR*KUR kudo, ta heq sikIetin’, del biseda e PLOTË e mësuesit me nxënësen!

Mësuesi i lëndës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij të mitur.

Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për mësuesin, Bledar Duro.

Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle, shkruan a2.

Grupi i hetimit shton se nxënësja është pjesë e klubit të pikturës në shkollën “Sotir Gura”, duke mundësuar kështu të qëndronte përtej orarit të mësimit me mësuesin, Bledar Duro.

45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.

“Lici u mjekua në jug pas sulmit”, gazetarja Hoxha zbulon misterin e “fantazmës” së Shkodrës

Kush ishte personi i tretë i plagosur që u shfaq në videon e atentatit të Shkodrës disa javë më parë?

Kjo është pyetja që ende vazhdon të mbetet pa përgjigje nga organet e drejtësisë në vendin tonë.

Për atentatin e Shkodrës, i cili mbart në vetvete disa pikëpyetje ka folur sot në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News.

Gazetarja, bazuar në burime pranë grupit hetimor thotë se në fakt personi i veshur me të zeza që shfaqet në videon e atentatit është Ibrahim Lici, i cili është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

 “Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici. Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime. Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë”.

Hoxha thotë se Prokuroria është shumë pranë identifikimit të personit të tretë që mori pjesë në atentat, që konsiderohet si ndihmës.

“Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”.

Në lidhje me këtë atentat, gazetarja ngre disa pikëpyetje.

Si ja doli i shumëkërkuari Ibrahim Lici që të futej në Shqipëri ndërkohë që ishte rankuar si nga më të kërkuarit. Si një i kërkuar qarkullonte lirshëm në qytetin e lindjes? Kjo ngre dyshime mbi strukturat lokale që nga prokuroria, policia dhe shërbime të tjera që shërbejnë informacione me njëra tjetrën.  

A u tradhtua Ibrahim Lici?

Po të kesh parasysh dinamikën e ngjarjes, në automjet ai ishte me vëllain dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione “ekskluzive” për kundërshtarët e tyre. Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga shqipëria për sa kohë ai kish ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër.

FOTO/ Grida Duma merr trëndafila të kuq para emisionit: Kush ia dërgoi?

Grida Duma ka postuar në Instagram një foto të një buqete me trëndafila të kuq, të cilën e shoqëron me përshkrimin:

Një mendim i bukur dhe dinjitoz për të gjithë ne në Top Story, për një arsye të veçantë. Nga një person i bukur që sjell gëzim me një mentalitet të vlerave.”

Postimi i Grida Dumës:

FOTO/ Grida Duma merr trëndafila të kuq para emisionit: Kush ia

Edhe pse nuk ka zbuluar emrin e personit që ia ka dhuruar buqetën, ky postim ka ngjallur kuriozitet në rrjet. Fansat kanë aluduar se buqeta mund të ketë një domethënie të veçantë për të.

Disa kanë spekuluar nëse ky gjest ka ndonjë lidhje emocionale.

Por, duke qenë se Salianji aktualisht është në burg, dhurata mbetet një enigmë për ndjekësit.

Burg për Princ Lekën, ish-vjehrrin dhe ish- bashkëshorten e tij, reagon Elia Zaharia

Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e djeshme dënimin për Princ Leka Zogu, duke e dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e “Dhunës në familje”, lidhur me një ngjarje të ndodhur disa javë më parë në Oborrin Mbretëror.
Megjithatë, duket se dënimi do të shndërrohet në shërbim prove.

Po ashtu, gjykata ka vendosur dënim për ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia, me 6 muaj burg, si dhe për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, me 1 vit burg.

Të dy këto dënime do të kryhen gjithashtu në formën e shërbimit të provës.

Pas publikimit të vendimit, Elia Zaharia u shpreh se nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjen, pasi ajo është ende në proces gjyqësor. Ajo theksoi se do të përqendrohet në aktivitetet kulturore aktuale, si Panairi i Librit, ku ka marrë pjesë së fundmi, dhe se e respekton procesin gjyqësor.
‘Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe e respektoj procesin gjyqësor në heshtje’, tha Elia Zaharia.

Ekspertët japonezë e pranojnë: Sekreti për një jetë pa stres është…

Nëse keni shikuar një film që me të vërtet ju ka bërë të qani ose jeni ndjerë të lumtur pastaj, atëherë e dini fuqinë e një sesioni të mirë të qarje.

Tani duket se Japonia është vazhdimisht duke i inkurajuar fëmijët dhe fuqinë punëtore të gëzojnë përfitime të shëndetit mendor duke qarë.

Ish- mësuesja e shkollës së mesme dhe e ashtuquajtura ‘namida sensei’ (mësuesi i lotëve) Hidefumi Yoshida ka qenë duke japë ligjërata në shkolla dhe kompani sa i përket rëndësisë së qarjes.

Ai ka treguar për ‘Japan Times’: “Akti i qarjes është më efektiv sesa qeshja apo fjetja në reduktimin e stresit. Nëse qani një herë në javë, ju mund ta jetoni një jetë pa stres”.

Në vitin 2014, Yoshida, bashkë me Hideho Aritan, profesor, dhe me disa tjerë, ishin mbledhur për ta rritur vetëdijesimin se si qarja mund të ndihmojë në reduktimin e stresit.

Japonia, si shumë shtete tjera, së fundmi ka filluar të ballafaqohet hapur me problemet e shëndetit mendor të cilat mund t’i përjetojnë disa individë, transmeton media e Kosovës Telegraf.

Megjithëse Japonia njihet si një nga shtetet me përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve në botën e zhvilluar, shifrat kanë rënë për 38% qysh prej vitit 2003, por ende mbesin të larta, ku mesatarisht rreth 21,300 raste të vetëvrasjeve raportohen brenda një viti.

Më shumë se 90% e atyre të cilët tentojnë të bëjnë vetëvrasje vuajnë nga depresioni. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e të gjitha sëmundjeve mendore fillojnë në moshën 14 vjeçare, por shumica e rasteve nuk vërehen dhe nuk trajtohen.

Vetëvrasja është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjeve mes të rinjve të moshës 15 deri 29 vjet.

Vlen të ceket se në një studim me 30 shtete, shumica e pjesëmarrësve kishin raportuar se ndihen më mirë pasi qajnë, ku më shumë se 70% e psikologëve vazhdimisht u rekomandojnë klientëve të qajnë.

Trupi i prodhon tri lloje të lotëve: të refleksit, që i pastron acaruesit; lotët e vazhdueshëm, që i mbajnë sytë tonë të lagësht; dhe lotët emocional, për të cilët studimet thonë se sjellin përfitime shëndetësore.

Ka edhe dëshmi që thonë se qarja e ngadalëson frymëmarrjen, e cila ju ndihmon të relaksoheni dhe e stimulon prodhimin e endorfineve – hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë.

Qeni i shfaqur nga hiçi, shpëton alpinistin e humbur në 5000 metra mbi nivelin e detit

Në zemër të maleve peruane, mes borës dhe heshtjes së lartësive, një i ri anglez që e donte gjuhën spanjolle dhe që njihej në rrjetet sociale si “El guero ingles” (“biondi i vogël anglez”) jetoi një aventurë unike, i shoqëruar nga një shoqërues i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm, një qen endacak, i cili u shfaq nga hiçi për ta shpëtuar, sipas lastampa.it.

Gjatë një ekspedite në Santa Cruz, pranë qytetit të Huarazit, i riu shpresonte të arrinte në vendkalimin sugjestionues të Punta Unionit, 4 750 metra mbi nivelin e detit.

Rruga nuk ishte e lehtë, pasi dëbora, i ftohti dhe një mjegull e dendur e bënë ngjitjen edhe më të ndërlikuar. Në ditën e dytë të ecjes, pasi kishte parakaluar anëtarët e tjerë të grupit, ai u gjend plotësisht i vetëm, në mëshirën e pasigurisë se cili ishte drejtimi i duhur për të ndjekur.

Pikërisht në atë moment konfuzioni, si një lloj vegimi, nga mjegulla u shfaq një qen, duke u afruar me një mënyrë miqësore dhe duke tundur bishtin. Mosbesimi i të riut anglez ishte i madh, si mund të ishte një qen atje, në mes të askundit dhe kaq lart? Çuditërisht, kafsha dukej se e dinte rrugën dhe nuk tregoi asnjë shenjë se ishte e humbur.

Në atë moment, biondi anglez kuptoi se e vetmja gjë për të bërë ishte të mbështetej në instinktet e ”mikut” të tij të ri dhe të ndiqte ”udhërrëfyesin” e tij të heshtur.

“Vendosa t’i besoj njohurive të tij për malet”, tha ai.

Qeni, i shpejtë dhe i vendosur, ecte me shpejtësi përgjatë rrugës, pothuajse sikur të ishte mësuar me ato vende. Herë pas here, silueta e “udhërrëfyesit të tij me katër këmbë” humbiste në mjegull dhe më pas shfaqej sërish, sikur priste që alpinisti ta arrinte.

Në fund, rruga i çoi të dy te tabela që tregonte Punta Unionin: i riu kishte humbur, por ”shoku” i tij i ri me gëzof kishte gjetur rrugën për në majë për të. Pasi arriti në vijën e finishit, qeni ndaloi pranë biondit, si një shoqërues i vërtetë aventure, duke pritur në heshtje që të mbërrinin edhe alpinistët e tjerë.

Për për habinë e madhe të të gjithëve, gjetën një qen tjetër që i priste të nesërmen dhe dy qentë vazhduan me alpinistët 22 kilometra të tjera, duke u dhënë atyre pak qetësi dhe siguri gjatë rrugëtimit të vështirë.

Në mbrëmje, ata flinin pranë çadrave, si dy roje besnike që ruanin miqtë e tyre të rinj.

Ditën e fundit, para përfundimit të rrugës, biondi anglez kuptoi që qentë ishin zhdukur. Nuk mund ta besonte që shoqëruesi i tij ishte larguar kështu, pa një lamtumirë të fundit. Por, kur arriti në fund të shtegut, pikërisht pranë një kafeneje të vogël, e gjeti shokun e tij me katër këmbë të ulur, i qetë dhe sikur priste një vështrim të fundit.

Një banor vendas i shpjegoi alpinistit se ata qen jetonin në fshatrat e zonës dhe e kishin zakon të ndiqnin turistët gjatë shëtitjeve të tyre, thuajse sikur të ishin udhërrëfyes të trajnuar.

Por, për anglezin ai qen nuk kishte qenë thjesht një kafshë endacake që kërkonte shoqëri, por një shoqërues i vërtetë, një kujdestar i heshtur që e kishte bërë aventurën e tij peruane të paharrueshme.