Big Brother Vip Albania’ publikon pamjet për herë të parë, si do duket shtëpia e BBV4

Dhjetori është shumë afër dhe të gjithë po presin që shtëpia më e famshme në Shqipëri e “Big Brother VIP Albania 4”, të ndezë dritat. Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë një pjesëz të shtëpisë, e cila do të kthehet në “shtëpinë e dytë” të shqiptarëve për shumë muaj.

Sikurse duket në pamje, bëhet fjalë për oborrin e shtëpisë, i cili duket krejtësisht ndryshe nga ai i edicioneve të kaluara. Sesi do të jetë e projektuar shtëpia e BBV4 këtë vit dhe se cilët do të jenë banorët VIP që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të Digitalb, na mbetet të presim.

Vitin e shkuar, risia ishte numri i madh i banorëve dhe shtëpia tërësisht e re, ku Top Channel bëri një investim kolosal në të gjithë elementët, përfshirë teknologjinë. Ajo që dihet, është se ky Big Brother i thyerjeve të rekordeve po vjen më shpejt sesa e prisni, dhe deri atëherë, aludoni se cilët do të jenë banorët…

Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Ekspertja: Masat urgjente që duhet të merren

Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, është shprehur se situatat e përmbytjeve si ajo që ndodhi në Vlorë, duhet të bëhen mësim edhe për bashkitë e tjera. Komentet Farrici i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ me Aulona Minga dhe Krist Martiro në A2 CNN, ku tha se disa nga zonat e rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet janë veç Vlorës edhe Lezha e Shkodra. Ajo tha gjithashtu se pastrimi i kanaleve në qytete është i domosdoshëm, por duhet të kryhet në mënyrë periodike dhe jo të lihet në momentin e emergjencës.

“Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore.

Pastrimi i kanaleve, thuhet se është, por në fakt nuk është aq i thjeshtë. Kjo edhe për shkak të problemeve të mbartura prej vitesh. Pastrimi nuk duhet lënë vetëm në momente emergjencash, por të zgjidhet para situatave alarmante. Nëse idrovoret në Vlorë do të ishin të pastruar, në gjendje të mirë, fatkeqësia nuk do të ishte aq e madhe. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 %”, tha Farrici.

“Më shpëtoi vajza shqiptare…” / Rrëfimi ‘tr onditës’ i Elsa Lilës: Si donin të më v/risnin në burg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”. Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste. Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje. Dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën!

Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti…

Rudina Xhunga: Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha…?

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë. Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e “financieres së grupit”. Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

Paralajmëron meteorologia Porja: Ja çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme

Nga nesër deri të premten, vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës dhe ulja e temperaturave. Paralajmërimi u dha nga meteorologia, Tanja Porja, e cila theksoi se dëbora do të zbresë në 700 metra lartësi, por sipas saj nuk ka vend për panik.

“Tri ditë me reshje shiu dhe dëbore. Nuk ka vend për panik. Rrebeshe të shpeshta në jug dhe në zonat qendrore dhe në ditët vijuese në të gjithë territorin dëbora do të zbresë në 700 metra. Do të kemi temperatura nga minus 2 në 19 gradë celsius. Nesër paradite do të ketë rrebeshe dhe reshje dëbore në zonat malore”.

Por çfarë ndodhë në 3 ditët në vijim? Meteorologia e A2 thekson se deri mëngjesin e së premtes do të kemi rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin, ndërsa termometri zbret në minus 3 gradë. “Mbrëmjen e së mërkurës, të enjten dhe deri mëngjesin e së premtes kemi reshje dëbore dhe rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin. Të premten ulje e temperaturave deri në minus 3 gradë”, tha Porja.

Sipas saj e njëjta tablo sinoptike do të jetë edhe në rajon.

“Në Kosovë e RMV dhe Mal të zi kemi të njëjtën tablo sinoptike. Rrebeshe të shpeshta në Maqedoninë e Veriut nga nata e sotme, reshje bore ne 500 metra lartësi. Në Kosovë reshje dëbore në disa zona, veriu mbetet me vranësira, jugu me rrebeshe, ndërsa Mali i zi do të ketë reshje të pakta dhe rritje të vlerave termike”.

Birësoi një djalë, moderatorja habit me deklaratën: Do doja të kisha 8 fëmijë, por në Shqipëri është e vështirë të gjesh burra që…

Moderatorja Fjodora Fjora, e cila është nënë e një djali të birësuar, ka rrëfyer se dëshironte që të kishte tetë fëmijë.

Por, prezantuesja ka rrëfyer se është shumë e vështirë të gjesh një burrë, që të angazhohet për të pasur fëmijë, duke shtuar se “ky është problem i madh”.

“Edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije”, theksoi ajo.

Fjodora Fjora u shpreh se ky është një trend shumë i çuditshëm i shoqërisë shqiptare që e vuajnë të gjitha vajzat.

“Unë nuk jam pesimiste, vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje… Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë.

Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.

Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Fjodora Fjora zgjodhi të ishte një mama single pas birësimit të djalit të saj, Alteos 10 vite më parë.

Dhe padyshim që gazetarja është përballur me pyetjen e pashmangshme nga djali, se ku është babai i tij.

Në një intervistë disa vite më parë, Fjodora Fjora rrëfeu se si i ka shpjeguar Aletos mungesën e të atit.

“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë me pyetjen se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, dhe familje i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta. Është e rëndësishme në jetë të kesh një njeri dhe model që të rrisë mirë dhe bukur e dashuri. Ne kemi histori plot që disa fëmijë i ka rritur gjyshi me gjyshen, tezja apo daja”, u shpreh Fjodora.

Ajo tregoi se si reaguan prindërit e saj kur gazetarja i tha se kishte marrë vendimin për të birësuar një fëmijë.

“Kur mora vendimin për të birësuar fëmijën, prindërit e mi kishin hallin se do kisha vështirësi për të gjetur një partner,”– tha Fjodora.

Por pavarësisht këtij vendimi, ajo ka rrëfyer në atë kohë se është e hapur për të gjetur një partner

Fjodora u shpreh se nëse do pranonte në jetën e saj një mashkull që e meriton të jetë prindi i Alteos, duke shtuar se është e lumtur që s’ka bërë zgjedhjen e gabuar.

“I kam thënë vetes nëse dikush e meriton të jetë prindi i djalit tim, pse të mos vijë. Sot kemi forcën, këllqe dhe vetëbesimin për të ndërtuar dhe krijuar jetë edhe një fëmijë që varet nga ne. I inkurajoj edhe të gjitha vajzat që ndihen të padashuruara, në sfidë të vazhdueshme, sepse ka shumë vajza që punojnë, ia dalin vetë dhe meshkujt e kanë të vështirë të pëballen me to e t’ia dalin. Më janë shtuar njohjet e reja. Mendoj me vetëvlerësimin që kam për veten, ndoshta jam unë difekti dhe jo ai djali që duhet të ishte burri im por në idealin time kam menduar se do bëja 3 fëmijë. Jeta erdhi ashtu e paparishikuar. Jam e lumtur që nuk kam bërë zgjedhjen për një prind të gabuar,”- tha ajo e ftuar në emisionin “E diell” në 2020.

E rëndë/ Gjendet i νd/ ekur bashkëshorti i moderatores së njohur, dyshohet për…

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur familjen Plummer, pas humbjes së dy anëtarëve të saj të dashur. Alan Plummer, bashkëshorti i prezantueses së njohur Erin Jayne Plummer, është gjetur i vdekur të dielën në plazhin e ujërave të ëmbla në Sydney, dhe besohet se ka kryer vetëvrasje. Vdekja e tij pasoi humbjen tragjike të gruas së tij, Erin, e cila ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me shëndetin mendor në vitin 2022.

Kjo ka lënë pas tri vajzat e çiftit – 18, 15 dhe 11 vjeç – që tani janë jetimë dhe përballen me dhimbjen e humbjes së dy prindërve të dashur. Erin Jayne Plummer ishte një figurë e dashur për miliona shikues në Australi dhe më gjerë. Me buzëqeshjen e saj të njohur “megavat” dhe natyrën energjike, ajo bëri emër si prezantuese e Studio 10, shfaqjeve të njohura stërvitjeje dhe reklamave televizive.

Ajo ishte gjithashtu një sportiste e talentuar, duke përfaqësuar Australinë në notin sinkronizuar dhe shpëtimin e jetës. Erin u bë një simbol i shëndetit dhe aktiviteteve fizike, dhe kaloi shumë vite duke udhëhequr programe si Aerobics Oz Style, që kishte një audiencë globale prej 40 milionësh në kulmin e saj. Pas vdekjes së saj, shikuesit dhe kolegët në Studio 10 kujtuan Erinën për energjinë dhe rrezatimin që ajo sjellë në ekran. Bashkëprezantuesja e saj, Sarah Harris, e përshkroi atë si një person “të mrekullueshëm brenda dhe jashtë”, duke theksuar se gjithmonë do t’i mungonte “dielli” i saj në studio.

Ajo u nderua për personalitetin e saj të ngrohtë dhe përkushtimin ndaj familjes, duke u përshkruar nga miqtë si një “mama me medalje ari” për tri vajzat e saj. Pasi humbi gruan e tij në maj 2022, Alan Plummer ka luftuar me shëndetin mendor dhe problemet personale. Thuhet se pas vdekjes së Erinës, ai ishte në një periudhë të vështirë dhe kishte shfaqur shenja të trishtimit dhe ndihmës të pamjaftueshme. Tragjikisht, Alan ka humbur jetën në një mënyrë që ka tronditur të gjithë ata që e njihnin. Ai u gjet i vdekur pranë plazhit të ujërave të ëmbla, një vend i njohur për Erinën, dhe besohet se ka kryer vetëvrasje.

Ky lajm ka sjellë një tjetër valë dhimbjeje për vajzat e çiftit, që tani janë të detyruara të rriten pa të dy prindërit e tyre. Vajza më e madhe e familjes, që sapo kishte përfunduar provimet e shkollës së mesme, ishte jashtë për të festuar ditëlindjen e një shoqeje kur mori lajmin tronditës për vdekjen e babait të saj. Tri vajzat e familjes Plummer tani janë jetimë, duke përballuar një dhimbje të paimagjinueshme, që u është imponuar në një periudhë shumë të vështirë të jetës së tyre.

Ky është i dγshuari për νr/αsjen e dyfishtë në Kosovë, djali i ish-kandidatit të LDK-së

Është arrestuar nga policia në Kosovë autori i dyshuar i një vrasjeje të dyfishtë, mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Klinë.

Ai është 21-vjeçari Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, rreth 21 vjeçar nga fshati Jashanicë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, dyshohet pas një konflikti, ku autori nxorri armën dhe qëlloi drejt dy personave duke lënë njërin të vdekur në vend dhe tjetrin të plagosur rëndë.

Personi i plagosur ndërroi jetë pak çaste më pas në spital.

Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes së rëndë.

Dy të ν/rarë me ar më zjarri brenda një lokali

Një ngjarje e rëndë para pak minutash ka tronditur qytetarët e Klinës në Kosovë.

Dy persona raportohet se kanë mbetur të vrarë në një lokal pas një përleshje me armë zjarri.

Sipas autoriteteve policore ngjarja ka ndodhur në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Momentalisht nuk ka informacion shtesë për motivet e ngjarjes apo identitetin e personave të përfshirë.

Rrëfimi i Albëries për ish-bashkëshortin:”Nuk e doja ta s hikoja me sy..”

Në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj. Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja:

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”
Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje:“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”Duke u ndalur në rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”

Paqe përmes forcës, Trump vendos ultimatum, luftërat duhet të kenë mbaruar deri në këtë datë

Më pak se një javë pas votimit që ia ktheu Shtëpinë e Bardhë dhe, me sa duket, kontrollin e Dhomës dhe Senatit në duart e republikanëve, kancelaritë e vendeve aleate me Shtetet e Bashkuara po presin me ankth inaugurimin më 20 janar 2025 të Donald Trump. Partnerët historikë të SHBA-së kanë frikë se mandati i dytë i manjatit mund të karakterizohet nga një politikë e jashtme izoluese me pasoja katastrofike, ndër të tjera, për Evropën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Tajvanin.

Megjithatë, sipas asaj që u pretendua nga bashkëpunëtorët më të afërt të Donald Trump, të intervistuar nga “Wall Street Journal”, ajo që ne mund të dëshmojmë në katër vitet e ardhshme, raporton gazeta e Nju Jorkut, nuk do të jetë tërheqja e Shteteve, por kthimi i tyre në skenën botërore në emër të rivendosjes së marrëveshjeve parandaluese dhe transaksionale me aleatët.

Paqe përmes forcës

Ka shumë zona krize, nga Ukraina në Lindjen e Mesme përmes Detit të Kinës Jugore, të cilat Shtëpia e Bardhë nuk mund t’i lejojë vetes t’i injorojë dhe të cilat, pavarësisht qasjes më tradicionale në politikën e jashtme të ndjekur nga Biden, janë prekur nga një përkeqësim i balancimi i fuqive pikërisht në dëm të ndikimit amerikan. “Do të ketë një kthim të paqes përmes forcës,” thotë Robert O’Brien, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare gjatë presidencës së parë të Trump. O’Brien, i cili mund të gjejë një vend në administratën e re, pretendon se “parandalimi do të rivendoset” dhe se armiqtë e Amerikës e kuptojnë se nuk mund t’i shpëtojnë më siç bënë me Biden në pushtet. Gjenerali në pension Keith Kellogg, i cili punoi në Shtëpinë e Bardhë në vitet e Trump I, shpjegon se republikani “do të kontaktojë liderët kryesorë për të kërkuar dhe gjetur një zgjidhje për problemet.” Për Kellogg, miratimi i sanksioneve dhe përdorimi i forcës brutale do të jenë gjithmonë opsione në tryezën e presidentit, por ato nuk do të jenë zgjedhja e tij e parë.

Politika e jashtme

Edhe nëse nuk është e qartë se si Trump dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet me Kontinentin e Vjetër dhe me NATO-n dhe e pranon se ai mund të shtyjë për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe Iraku, sipas burimevenga “Wall Street Journal”, Kina dhe Irani do të jenë në krye të listës prioritare të manjatit. Trump nuk i beson më udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe dëshiron të nisë një luftë të re tregtare kundër gjigantit aziatik duke synuar të ushtrojë një politikë ” presioni maksimal” ndaj Teheranit. Të panjohurat më të mëdha mbeten padyshim dy frontet e luftës në Izrael dhe Ukrainë dhe evoluimi i mundshëm i marrëdhënieve të Donaldit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu , nga njëra anë, dhe me rusin Putin dhe ukrainasin Volodymyr Zelensky, nga ana tjetër. Trump do të donte gjithashtu t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë shpejt dhe me çdo kusht.

Ultimatumi për Izraelin

Nëse është e vërtetë që Trump do t’i kishte dhënë Bibit dritën jeshile për të përdorur një grusht të hekurt në luftën kundër Teheranit, republikani ka çdo interes të shohë një përfundim të shpejtë të krizës së Lindjes së Mesme me një objektiv në mendje: të përfshijë Arabinë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit, seria e marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara midis Izraelit dhe disa fqinjëve të tij arabë. Nga ana e tij, ndërsa është plotësisht pas Izraelit, Trump dëshiron që luftërat në Gaza dhe Liban të përfundojnë deri në inaugurimin e tij më 20 janar, dhe këtë ia bëri të qartë Netanyahut. Ai gjithashtu informoi administratën Biden se pret përparim në përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut. Por Joe Biden është ende në pushtet në SHBA, kështu që Ministri i Çështjeve Strategjike të Netanyahut, Ron Dermer, udhëtoi në Uashington për të provuar të negociojë me amerikanët një mënyrë për të bërë përparim në armëpushimin në Liban. Megjithatë, qeveria e Netanyahut nuk po llogarit në një fund të afërt të luftës.