Armatoset Kroacia! Blen ar/mën më të fuqishme në historinë e saj

Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes i Kroacisë në seancën e sotme mbështeti njëzëri blerjen e tetë sistemeve raketore HIMARS, me vlerë gati 290 milionë dollarë.

“Me HIMARS-in, Forcat e Armatosura po marrin një aftësi të re që nuk e kishin më parë. Bëhet fjalë për aftësitë e goditjeve të sakta dhe efektive me raketa me rreze të gjatë veprimi”, tha Tihomir Kundid, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Padyshim që paraqet një kërcim kuantik në kuadrin e aftësisë së forcave të armatosura kroate në zbatimin e goditjeve me raketa precize dhe me rreze të gjatë, përfaqëson një epokë të re në njësitë e raketave artilerie, si sistem është më precizi dhe më efektivi në krahasim me sistemet e tjera”, vuri në dukje ai, shkruan index.hr.

Ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anushiq shpjegoi se paketa përfshin tetë raketa-hedhës HIMARS dhe 394 raketa, si dhe mallra të tjera, shërbime, trajnime dhe mbështetje logjistike të nevojshme për funksionimin efektiv të sistemit. Sistemi do të dorëzohet në vitin 2028 dhe raketat do të vijnë me të, tha ministri.

HIMARS është një sistem artilerie jashtëzakonisht i lëvizshëm. Sistemi, i zhvilluar në fund të viteve 1990, përfshin një kamion, një sistem kontrolli dhe një raketë. Ai u krijua si një version më modern, më i lehtë dhe më i shkathët i sistemit të raketave të gjurmuara M270 MLRS.

HIMARS mund të ketë një kapsulë të parapërgatitur me gjashtë raketa të drejtuara me kalibër 227 mm. ose një kapsulë të madhe të ngarkuar me raketën taktike ATACMS që ka një rreze veprimi prej 300 kilometrash. Një ekip i vogël prej tre personash mund të heqë kapsulën e përdorur dhe të ngarkojë një të re brenda disa minutash, pa ndihmën e mjeteve të tjera.

Blerja e një sistemi të tillë do të ndryshojë ekuilibrin në rajon, ku askush nuk ka HIMARS. Në Evropë, sipas informacioneve të disponueshme, atë e kanë vetëm Polonia, Rumania dhe Ukraina, ndërsa Italia, Letonia dhe Estonia janë në proces të pajisjes me të.

HIMARS pritet të rrisë ndjeshëm fuqinë zjarrit të ushtrisë tokësore kroate dhe do të jetë një mjet i fuqishëm parandalimi.

VIDEO

Sa është rroga e presidentit të SHBA-ve

Rroga e presidentit të Amerikës është gjashtë herë më e lartë se paga mesatare në këtë vend.

Megjithatë, njeriu i parë i Shteteve të Bashkuara nuk merr miliona – siç mund të mendojnë disa.

Paga e tij vjetore është 400,000 dollarë ose mbi 33.000 dollarë në muaj. Ai po ashtu ka një bonus shtesë prej 50,000 dollarë për shpenzime tjera.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk duhet të paguajë qiranë, ai ka staf falas, makinë dhe mjete të tjera transporti.

Kur del në pension, ai ka të drejtë për një pension vjetor prej 240,000 dollarë për pjesën tjetër të jetës së tij./INA/

Sali Berisha: Objektiv i padiskutueshëm i PD është rroga minimale 500 euro

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kretari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalosi edhe objektivat ekonomikë të opozitës, kur të vijë në pushtet.

Në fjalën e tij, Berisha tha se objektivi i padiskutueshëm i PD-së kur të vijë në pushtet, është rroga minimale 500 euro.

Problem themelor sot, krahas rivendosjes së gjyqeve politike, burgosjeve politike, është problemi ekonomik. Sot, në qoftë se marrim disa tregues, në qoftë se marrim rritjen ekonomike dhe kontot apo portofolët e qytetarëve, në një zhvillim ndër më dramatikët, por jo i vetëm se është tipik i diktaturave, konstatohet se rritja ekonomike u dyfishua, por varfëria u trefishua.

Dhe të dy llojet e varfërisë, si varfëria ekstreme apo mjerimi, i cili ishte 1.04 përqind në vitin 2013 dhe sot është 3.4 përqind, pra është mbi 3 herë më shumë, ashtu edhe varfëria relative, e cila nga 13 përqind ka arritur në 46 përqind. Për ta bërë më të qartë për qytetarin, po marrim pensionistët. Pensionisti në vitin 2013 merrte një pension 140 mijë lekë. Sot, pa asnjë rritje por vetëm duke pretenduar për indeksim, ky pension është 180 mijë lekë. Por sot me 180 mijë lekë, ky pensionist blen 50 përqind më pak nga sa blinte me 140 mijë lekë. Sot buka është dy herë më shtrenjtë se në vitin 2013. Sot qumështi, gjalpi, djathi, domatet, zarzavatet kanë një çmim dy herë më të shtrenjtë se në vitin 2013.

Dhe, ku është dramatikja, janë nga 10 gjer në 250 përqind gjërat më bazë se shtrenjtë se në Itali, Greqi, Gjermani, në vendet që kanë një rrogë minimumi 4 deri në 8 herë më të lartë se shqiptarët. Pensionisti shqiptar, pse po rikthehem, më i dhimbshmi, se qëndrimi ndaj tyre përbën një qëndrim thellësisht çnjerëzor.

Pensionisti shqiptar sot merr 3 herë më pak se pensionisti maqedonas. Merr 3 herë më pak se pensionisti serb, malazez, boshnjak, etj. Merr 30-40 përqind më pak se pensionisti i Kosovës.

Po marr vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës. Albin Kurti vendosi të rrisë pensionet 20 përqind. Fondi i përgjithshëm i pensioneve ishte 500 milionë euro. Ai mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi te fondi i pensioneve.

Çfarë bëri Edi Rama? Edi Rama tha do të indeksoj pensionet 4 përqind në mars. Erdhi marsi, zero indeksim. Dhe indeksoi vetëm në tetor. Mirëpo indeksimi në mars ishte ligj parlamenti. Nuk ka kryeministër që mund të lëvizë buxhetin e miratuar në parlament.

Kurse ai ua mbajti indeksimin e pensioneve nga marsi gjer në tetor dhe ua dha për tre muajt e fundit nga 400 gjer në 700 lekë shtesë. Pjesën që nuk e dha do e ofrojë për bonus në dhjetor, në një kohë kur në parlament është një buxhet 8.2 miliardë euro.

A mund të imagjinoni ju qytetarë që në 8.2 milardë euro, rreth 800 mijë pensionistëve t’u lihen vetëm 16 milionë euro. Indeksim për vitin e ardhshëm vetëm 16 milionë euro.

A mund të imagjinoni ju, 40 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat, t’u lihen për mbështetje fermerëve 40 milionë, një një kohë kur ata japin 40 përqind të prodhimit të brendshëm.

Çfarë ka bërë ky me rrogat e larta? Sot janë rrogat më të larta në rajon. Rrogat e Skapistëve janë më të larta se rrogat e kardinalëve në Vatikan, se të ministrave që është një shtet i pasur. Sepse i duhen për t’i përdorur për gjah kundër opozitës.

Pra, ky nuk ishte indiferent, por i përdori të gjitha këto për të ndëshkuar shumicën dhe për të shpërblyer pakicën.

Ajo që ndodh me Shqipërinë nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Praktikat e vjedhjeve në bashki të Edi Ramës janë bërë praktika shtetërore. Edi Rama kur një ndërtues aplikonte për lejen e ndërtimit të një pallati me tre shkallë, i jepte leje për shkallën e parë. Për të vazhduar punën për shkallën e dytë duhej të paguante prapë.

Çfarë bën sot Lubi Balluku? Këta tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Unaza e Tiranës, e cila ka filluar në vitin 2010, e cila është gjithsej 27 km, në një hark kohor 3-vjeçar ne kemi ndërtuar 20 km tunel, këto 27 km pa tunel në terren të butë, nga viti 2013 gjer tani, tre lotet e para u ndërtuan në vitet 2010-2013, këtë vit ka arritur të ndërtohet vetëm gjysma e unazës. Dhe del Lubia e mashtron në parlament.

Çfarë ka bërë? E ka copëtuar në 14 kontrata. Po ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta? Dhe ajo ulet në tryeza me biftek 1 mijë euro, se nuk mund ta ketë biftekun nën 1 mijë euro.

Pa dyshim që PD ka një përgjigje të shkëlqyer, së pari ne në parlament u futëm për të mbrojtur minimumin jetik prej 200 eurosh, që do vendoset me buxhetin e parë.

Sigurisht për një buxhet me 8 miliardë është e paimagjinueshme që të ketë njerëz të marrin thërrime.

Buxheti është i mirëqenies së qytetarëve, i shpërblimit të qytetarëve, i investimit te kapitali njerëzor mbi të gjitha.

Pra, këto marrin fund.

Së dyti, objektiv i padiskutueshëm është rroga minimale 500 euro. Nuk do rriten rrogat maksimale, ta dinë. Krim, rroga maksimale sot në Shqipëri janë më të larta se në Slloveni, që i ka të ardhurat për frymë 4 herë më të larta.

Rrogat sot duhet të ishin absolutisht të trefishuara me ritmet që ndoqëm ne. Kurse ky bëri një rritje vitin e kaluar, asnjë rritje nuk bëri këtë vit.

Për ta mbyllur, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve do shpërndahen me pasurimin: e mira më e madhe, numrit më të madh. Është një parim xheksonian që ka frymëzuar dhe duhet të frymëzojë çdo qeveri në të gjitha kohërat”, u shpreh Berisha.

E pushuan nga puna se nuk bëri VA/KSlNËN kundër C oνid, ish-punonjësja dëmshpërblehet me 12 MILIONË dollarë!

Lisa Domski, ish-një specialiste e IT-së për mburojën “Blue Cross” të Michiganit, është shpërblyer së fundmi me 13 milionë dollarë pasi fitoi gjyqin ndaj kompanisë ku punonte më herët.

Ajo u pushua nga puna në vitin 2022 pas 40 vitesh besnikëri për kompaninë vetëm sepse nuk pranoi që të bënte vaksinën anti-covid për shkak të bindjeve të saj fetare të krishtera dhe dyshimeve që kishte se vaksina përmbante qeliza fatale të marra nga abortet.

Kompania e zbatoi politikën e detyrueshme në vitin 2021 dhe pasi Dmski nuk pranoi të vaksinohej, ajo u pushua nga puna më 5 janar së bashku me 250 punonjës të tjerë.

Mirëpo specialistja e IT-së nuk e la me kaq dhe vendosi që të padiste në gjykatë kompaninë ku kishte punuar për diskriminim fetar.

Kjo padi rezultoi të ishte “llotaria” e saj pasi i siguroi dëshmpërblimin prej 12 milionë eurosh./DailyMail

Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Shqipëria!

Një skandal lidhur me bastet sportive dhe ndeshjet e manipuluara, po hetohet nga prokurorët në Turqi.

Prorkurorët po hetojnë një grup të strukturuar kriminal, që akuzohet për pastrim parash, baste të paligjshme dhe manipulim të ndeshjeve në disa klube ballkanike si dhe në Gjeorgji.

Në këtë skandal janë përfshirë edhe emra të njohur në Turqi si këngëtari Serdat Ortac, prezantuesi Mehmet Ali Erbil dhe ish-futbollisti, Batuhan Karadeniz.

Ortac dhe Erbil janë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa Karadeniz thuhet se është arratisur jashtë vendit.

Si funksionte skema?

Përmes personave VIP organizata kriminale reklamonte faqet e paligjshme të basteve, duke ju dhënë mundësi shumë qyterarëve që të luanin online.

VIP-at reklamonin në rrjetet e tyre sociale kompanitë e paligjshme duke tërhequr sa më shumë klientë.

Për këtë reklamë ata paguheshin deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre.

Dyshohet se paratë e marra në mënyrë të paligjshme nga ana e grupeve kriminale, rihidheshin në treg dhe pastroheshin nga VIP-at, edhe pse roli i tyre vijon të hetohet.

Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Përfshirja e klubeve shqiptare dhe ballkanase në baste

Në skemën e basteve janë përfshirë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Gjeorgjia.

Organizata kriminale arrinte të blinte skuadra në Shqipëri dhe të trukonte ndeshje në mënyrë që të fitonin sa më shumë dhe bastexhinjtë të humbnin gjithmonë.

Studimi zbuIon se NAT0 ka një avantazh të madh ushtarak ndaj Rusisë

NATO vazhdon të ketë një avantazh ushtarak ndaj Rusisë, pavarësisht riarmatimit nën presidentin Vladimir Putin, sipas një studimi të porositur nga Greenpeace botuar të hënën.

Një analizë e aftësive ushtarake të aleancës perëndimore dhe Rusisë “nuk lë asnjë dyshim për supremacinë e përgjithshme ushtarake të NATO-s. Të dyja palët kanë barazi vetëm për sa i përket armëve bërthamore”, theksuan Herbert Wulf dhe Christopher Steinmetz, autorë të studimit.

Për qëllimet e studimit, Wulf dhe Steinmetz krahasuan potencialin ushtarak të NATO-s dhe Rusisë bazuar në gjashtë parametra qendrorë, duke përfshirë shpenzimet ushtarake.

Ata zbuluan se vendet e NATO-s së bashku aktualisht shpenzojnë 10 herë më shumë për forcat e tyre të armatosura sesa Rusia (1.19 trilion dollarë kundrejt 127 miliardë dollarëve). Edhe duke zbritur pjesën e SHBA-së dhe duke llogaritur dallimet në fuqinë blerëse, NATO ka ende një avantazh të rëndësishëm (430 miliardë deri në 300 miliardë dollarë).

NATO ka gjithashtu një avantazh të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sistemet kryesore të armëve, me anëtarët e aleancës së mbrojtjes që kanë gjithsej 5,406 avionë luftarakë (përfshirë 2,073 në Evropë) krahasuar me 1,026 të Rusisë. Vetëm kur bëhet fjalë për bombarduesit strategjikë, Rusia pothuajse arrin barazinë me Shtetet e Bashkuara (129 me 140), sipas studimit.

Rusia mbetet prapa NATO-s në shumë fusha armatimi dhe nuk ka gjasa të arrijë në më pak se një dekadë, theksojnë autorët, duke shtuar se aleanca e mbrojtjes ka gjithashtu një numër më të madh trupash nën armë, si dhe një rezervuar më të thellë rezervistësh.

Vendet e NATO-s dominojnë tregun global të armëve, duke zënë më shumë se 70 për qind të shitjeve totale.

“Në vend të riarmatimit të mëtejshëm, epërsia konvencionale ekzistuese e NATO-s … duhet të përdoret si një mundësi për të përgatitur dhe nisur iniciativat e politikave të kontrollit të armëve … të paktën në Evropë,” thanë studiuesit.

Sipas autorëve, hapi i parë duhet të jetë ruajtja e traktatit të ri të çarmatimit START, e vetmja marrëveshje e madhe e kontrollit të armëve bërthamore që ka mbetur midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Desh na Ia qorr”, Fifi shfaqet me syrin e fashurar, ja se çfarë i ndodhi këngëtares dhe si është gjendja e saj

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e shumtë foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artistja ka zbuluar një incident që i ka ndodhur teksa ka qenë në një lidhje live në “Instagram”.
Në ato momente djali i saj po luante me ngjyra dhe i ka rënë në sy Fifit.

“Dje gjatë kohës që isha live në Instagram, ndodhi një aksident i vogël. Theo tu loz me ngjyra përpak na la qorr”, ka shkruar Fifi në postimin e saj të parë në “Instastory”.

ParaIajmërimi/ Ministri turk i mbrojtjes: Izraeli mund të suImojë Turqinë

Ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler lëshoi një paralajmërim të ashpër se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë, duke deklaruar se “Izraeli është një vend agresiv; mund të na sulmojë”, ndërsa la te kuptohet mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në çdo moment.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë per nje television lajmesh ne Turqi, ministri Guler theksoi se Turqia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë, Guler u përgjigj:
“Presidenti ynë po paralajmëron shoqërinë sepse e sheh këtë rrezik. A do të shprehte zoti President shqetësime të tilla nëse nuk do të shihte një kërcënim të mundshëm nga Izraeli?”.

Guler tërhoqi paralele historike, duke kujtuar se si luftërat e mëparshme botërore nisën nga ngjarje në dukje të vogla, duke paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë papritur. “Sigurisht, ne nuk duam luftë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se prioriteti i Turqisë është ruajtja e paqes, por shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm. Komentet e Guler vijnë mes tensioneve të rritura rajonale, me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban që ngjallën shqetësime të përhapura në të gjithë Lindjen e Mesme.

https://geo.dailymotion.com/player.html?video=x992l1o

Detaje të reja nga dosja e SPAK, Kryemadhi-Shatkut: Varja Berishës, mendo universitete për Borën…

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë se Posaçme për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas dosjes, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin leje për disa projekete në Shqipëri me përfitime mbi 2 milionë lekë të reja. Këto projektet do të zhvilloheshin përmes tregut të fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së të transferimit të thirrjeve telefonike.

Sipas “Prapaskena”, paratë e përfituara do të përdoreshin në mënyra të ndryshme për përfitimet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në disa komunikime me biznesmenin Adrian Shatku, Kryemadhi i thotë atij të mos shqetësohet për akuzat e Sali Berishës, por në vend të kësaj të shohë për bursa në universitetet amerikane për vajzën e saj.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

Nisur sa mësipër, organi i akuzës i ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës informacion mbi kartat e kreditit American Expres, llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto karta, a janë lëshuar karta krediti në emër të Monika Kryemadhit dhe shpenzimet e kryera nga karta për periudhën e vlefshmërisë.

Në datën 7 Maj 2014, Monika Kryemadhi i ka përcjellë Adrian Shatkut, email-in e plotë që i është dërguar nga adresa Info@inovacioni.gov.al, në datën 6 Maj 2014, me subjekt “Ftese pjesemarrje ne aktivitetin “Gruaja ne Shkence, Inovacion dhe Teknologji ne epoken digjitale”. Adriani i ka shkruajtur Monikës, në anglisht “Cool, you need a small talking points or presentation?” dhe Monika i është përgjigjur “Po që të jetë interesante se do dali në media dhe në gazeta. Edhe ndonjë prezantim të vogël mirë do ishte”.

Në datën 16 Maj 2014, Adrian Shatku komunikon me mesazh me Monika Kryemadhin ku i shkruan se javën tjetër do të shkojë në Shqipëri për të mbyllur çështjet e hapura. Monika bie dakord dhe e porosit që të interesohet për universitetin e vajzës Bora. Biseda është si vijon:

Adi Amerik–vajti ok? Nga java tjetër është mirë të jem andej? Të mundohemi të mbyllim efarë Eshtë hapur? Berisha përdor ofensivën si deferencë. Mos i shkoni në agjendën e tij ???? e di mire ti:)

Unknown-Po shumë mirë hajde

Unknown-Per Berishën varja. Mendo edhe ca universitete për Borën.

Adi Amerik-Ok see you next week…me Borën flasim atje. Do ishte mirë të vije ketej per ca ditë.

Unknown-Po patjetër por kur të vish që ti fiksojmë të gjitha dhe me pyet pak edhe fee dhe si mund të sigurojmë bursë se ne bëjmë edhe deklarim.

Adi Amerik- Dakort. Is all possible. Flasim atje.

Unknown-Ok mirëardhsh

Në datën 27 Maj 2014, Adrian Shatku e njofton Monika Kryemadhin se është vërdallë dhe e lënë të takohen në orën 16:30 në hotel Rogner. Monika Kryemadhi i dërgon foton e një dokumenti me titull “Pyetje thelbësore të Albtelecom sha,” dokument që Monika ia ka dërguar në datën 22 Maj edhe kryetarit të AKEP, Piro Xhixho. Lidhur me këtë dokument, Piro Xhixho i ka dërguar një email të gjatë Monika Kryemadhit ku e sqaron lidhur me letrën e dërguar për Albtelekomin. Në këtë informacion të përmbledhur, Piro Xhixho i spjegon Monikës se në 1 Prill 2014, AKEP kishte ndërhyrë duke i dhënë asimetri (tarifash) për kompanitë Eagle dhe Plus, për trafikun me shumicë dhe për këtë gjë, kompania AMC kishte deklaruar se do të bënte ankim në gjykatën Administrative dhe sipas tij kjo e komplikonte situatën. Nga sa më sipër del qartë që Adrian Shatku ka patur një interes lidhur me dokumentin në fjalë por gjithashtu dokumentohet edhe fakti që AKEP ka kryer favorizim të kompanive Eagle dhe Plus Communications, ku aksioner i kësaj të fundit është edhe shtetasi S.M.

Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

E rëndë në Korçë, arres/tohet mësuesi/ Nga cmoi se*sυα!isht dy nxënëse, iu dërgonte në “Whatsapp”…

Një mësues është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare të shkollës ku jepte mësim. Sipas burimeve, mësuesi iu dërgonte mesazhe dhe foto të miturave nëpërmjet aplikacionit Whatsaap.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.