Ma/sakra/ Hetim për 4 efektivët, Sofra i prerë: Personi “fantazëm” ka lënë gjurmë pasi nuk ka patur…

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore referoi në Prokurorinë e Shkodrës 4 efektivë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

AMP thotë se policët nuk kanë ndaluar personin me të zeza që dyshohet se ka qenë në automjetin ku udhëtonte Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, të cilët u vranë dy javë më parë në Dobraç.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një studio televizive tha se gjurm137t te personi i tretë që është parë nga pamjet filmike janë, pasi ka prekur kufomën.

E gjithashtu, eksperti thotë se ka gjurmë pasi ka qenë në automjet dhe ka kryer lëvizjet pa doreza. “E para, gjurmët janë sepse duket nga pamjet filmike dhe e dyta, ka gjurmë të dukshme dhe të padukshme që i takon grupit hetimor për t’i marrë. Në momentin që ka prekur kufomën, gjurmë ka lënë. Ka qenë edhe në mjet.

Po flasim për një person në vendin e ngjarjes, i plagosur, ngjitur me policin, nuk ka as doreza”, përfundon Softa.

“Ma kanë shpifur këta mentorët”/ Ermal Mamaqi reagon i mërzitur ndaj Jul Dedës: Është e dyta herë që….

Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë lidhur me disa deklarata të kolegut të tij, Jul Dedës, për trajnimet dhe videot motivuese që ai bën në rrjetet sociale.

Në një video mesazh në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi shprehet se është mërzitur me Jul Dedën për shkak se ka bërë dy herë video “në përgjithësi” në rrjetet sociale, kur shumë kanë menduar se kanë qenë “thumba” për Ermalin.

“Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, thotë ai.

Sipas Ermalit, Jul Deda është mërzitur me Ermalin pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent. Në atë mesazh dhjetuar Heidit, duket se Ermali mbështeste këtë të fundit dhe thumbonte Julin.

Por, sipas aktorit mesazhin në BBV nuk e ka nisur ai, ndërsa thotë se për këtë situatë ka bërë dhe një video sqaruese.

“Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”. Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove”, tha Ermali.

Më tej ai ftoi Julin të marrë pjesë në trajnimet e tij duke thënë: “Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë”.

Deklarata e plotë e Ermal Mamaqit:

Kam marr shumë mesazhe miq, që Jul Deda, siç thoni ju më përbuz, më shan trajnimet që bëj unë, ose videot që hedh unë. I pash dhe unë. E bëjë këtë videon për ty Jul se të vlerësoj, dhe më vjen mirë që je rritur në karrierë, ke marrë këtë pozicion që ke marrë tani dhe e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj Jul se dikur kemi qenë shok të ngushtë, kem ndejt gjithë ditën bashkë.

Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu. Po të shohësh komentet e ndjekësve të tu, disa prej tyre dhe me fjale fyese kundrejt meje do kuptoj që dhe ata e mendojnë ashtu.

Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”.

Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove. I kishe të gjitha mundësitë që të hetoje, të pyesje dikë aty në Top Channel, qoftë edhe mua vetë të më merrje në telefon për ta vërtetuan nëse kam qenë ose jo unë, por ti vendose të besosh që jam unë ai e ka çuar mesazhin, edhe pse e di shumë mirë që detyra e produksionit është të krijojë sa më shumë provokime për banorët.

Tani kthehem te trajnimet e motivimit dhe rritjes personale dhe të biznesit, sepse kjo është ajo që bëj unë. Jul dhe të gjithë ju qe mendoni si Juli, nuk e kuptoj këtë mllefin që keni për trajnimet e motivimit, aty mësojmë si të bëhemi më të mirë. Njerëzit më të fuqishëm në bot meditojnë, nuk e kuptoj se çfarë problemi ka me këtë. E kuptoj që nuk ke shumë informacion për këtë gjënë dhe të duken si mashtrime, na fakt janë trajnime kur takohen njerëz që duan të shkojnë më lart.

Jul të ftoj të vish në trajnimin e radhës, ke për të qesh shumë aty, dhe do kuptosh që nuk është një sekt, por teknika që përdoren në psikologjinë moderne, nuk është se i marrim kanotjeret dhe ua këndojmë njerëzve aty. Ka funksionuar për mua, mundet edhe për ty. Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.

VIDEO

E keni ditur? Ja pse gratë më shumë të ftohtë se burrat, studimi do iu habit

Në përgjithësi, meshkujt duket se preferojnë ambiente më të ftohta dhe femrat më të ngrohta.

Siç shpjegon Boris Kingma, një termofiziolog, ka disa arsye pse gratë janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit.

Së pari, ato janë zakonisht më të vogla. Kjo do të thotë se ata kanë një raport më të lartë të sipërfaqes së lëkurës ndaj vëllimit, kështu që ata humbasin nxehtësinë më shpejt.

Ata gjithashtu kanë më pak ind muskulor (që djeg më shumë kalori) dhe një shkallë më të ulët metabolike (procesi me të cilin trupi djeg kalori për të prodhuar energji) sesa meshkujt.

Trupat e njerëzve më të vegjël duhet të reagojnë më shpejt për t’u mbrojtur nga temperaturat e ftohta. Kjo kombinohet me mënyrën se si njeriu e percepton të ftohtin dhe shqetësimin që mund të shkaktojë kjo ndjesi, shton eksperti.

Përveç kësaj, gratë kanë tendencë të kenë një temperaturë më të ulët të lëkurës, veçanërisht në duar, gjë që mund t’i bëjë ato të ndjehen më të ftohtë në krahasim me burrat.

Një studim i botuar në Lancet zbuloi se duart e grave ishin më të ftohta se ato të burrave (rreth 3 gradë), ndërsa temperatura mesatare e trupit të tyre ishte disa të dhjetat e një shkalle më të lartë (duket se ishte pjesërisht e ndikuar nga cikli menstrual).

Ky ndryshim i temperaturës rezulton në ndjesinë e të ftohtit që ndikohet më shumë nga temperatura e lëkurës.

Gjithashtu, temperatura e trupit mund të ndryshojë gjatë perimenopauzës dhe postmenopauzës.

Rënia e niveleve të estrogjenit mund të kontribuojë në ndezje të nxehta, djersitje gjatë natës dhe ndjeshmëri ndaj temperaturës, tha Jewel Kling, kryetare e departamentit të mjekësisë së brendshme të grave në klinikën Mayo në Arizona.

Mbyllet deri në korrik 2025 kampi i Gjadrit. ‘Ngrin’ marrëveshja Meloni-Rama

“Shqipëria, ‘e mbyllur’ përkohësisht nga gjykatësit deri në korrik 2025.

Kështu shkruan Il Giornale referuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë pasi 7 emigrantët e mbërritur më parë në Gjadër u kthyen në mesnatën e 11 nëntorit në Brindisi.

“Fjalitë ‘fotokopje’ të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës që dërgoi përsëri çështjen në Gjykatën e Drejtësisë dhe interpretimi i konceptit të “vendit të sigurt”, me Ministrinë e Brendshme që tashmë ka shpallur apelin, ka rindezur përplasjet mes zyrtarëve dhe parlamentit për luftën kundër emigracionit të paligjshëm ndërsa e majta po gëzohet”, shkruan Il Giornale.

Dispozita rrezikon të ngrijë marrëveshjen e Gjadrit dhe protokollin Itali-Shqipëri për riatdhesimin e shpejtë të emigrantëve nga vendet “të sigurta”, shkruan më tej gazeta.

Sipas shënimit të lëshuar në mbrëmje nga Luciana Sangiovanni, presidente e seksionit që vendosi të pezullojë ndalimin e shtatë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi të transferuar tashmë në Shqipëri gjatë fundjavës nga anija e marinës italiane Libra “duhet t’i referojmë dokumentet gjyqtarëve të Luksemburgut (siç kanë bërë tashmë gjyqtarët në Bolonja dhe Palermo) për t’i sqaruar më mirë. Ne do të flasim për këtë verën e ardhshme.”

Vendimi që do të detyronte Italinë të sillte shtatë emigrantët e paligjshëm pa të drejtë azili, në pritje të një vendimi për riatdhesimin e tyre të mundshëm, pritej që në fundjavë, kur u teorizua në një farë mënyre nga presidentja e drejtësisë demokratike Silvia Albano, shkruan Il Giornale.

“Është një tjetër dënim politik kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, thotë ministri i Transporteve Matteo Salvini, i cili i kërkon qeverisë dhe parlamentit “të drejtën për të reaguar, me kusht që ndonjë gjyqtar tjetër të mos më dënojë me gjashtë vjet burg (si për Çështjen e armëve në Palermo) për mbrojtjen e kufijve”.

“Kur një nga tre fuqitë i kalon kufijtë e saj, e vë demokracinë në vështirësi. Është e papranueshme që ka magjistratë që i imponojnë qeverisë linjën e tyre politike”, nënvizon zëvendëskryeministri Antonio Tajani.

Ka disa dyshime që Gjykata i shtron Gjykatës së BE-së si: kush i përcakton kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës, të rëndësishme vetëm për identifikimin e procedurave që do të zbatohen?

“Në pritje të dispozitës së Gjykatës së BE-së, të gjitha paraburgimet e rregulluara në të gjitha qendrat, italiane dhe të tjera, duhet të pezullohen, të paktën për ato vende për të cilat ka dyshime nëse mund të klasifikohen si të sigurta”, shpjegon një burim për gazetën në bazë të informacioneve të Ministrisë së Jashtme./Il Giornale

Stadiumi kombëtar ndryshon emrin! Si do të quhet tani “Air Albania”?

Kanë rinisur procedurat për emrin e stadiumit kombëtar të Shqipërisë, i quajtur aktualisht me emrin komercial “Air Albania”.

Stadiumi i quajtur dikur “Qemal Stafa” u rikonstruktua pesë vite më parë dhe siç e parashikon kontrata, emri i vendoset përmes një procesi publik me oferta nga kompani që plotësojnë disa kritere.

Mbetet për t’u parë nëse stadiumit do t’i mbetet emri “Air Albania” apo do të ndryshojë sërish.

Njoftimi dhe kriteret për kompanitë që aplikojnë:

Të drejtat e emërtimit për Stadiumin Kombëtar, ofrojnë një platformë unike, për të përforcuar dukshmërinë, rritjen e popullaritetit të markës tuaj dhe për të angazhuar një audiencë shumë të gjerë dhe të apasionuar. Partneri i suksesshëm do të përfitojë nga:

Ekspozimi i gjerë mediatik:

Stadiumi pret aktivitete me profil të lartë, përfshirë ndeshjet e futbollit të ekipeve kombëtare, ndeshjet kombëtare me profil të lartë, garat ndërkombëtare sportive dhe ngjarjet kulturore, duke tërhequr një mbulim të konsiderueshëm mediatik brenda dhe jashtë vendit.

Integrimi dhe prezantimi i dukshëm i markës:

Integrim i plotë i markës brenda stadiumit, përfshirë tabela të dukshme, ekrane digjitale dhe marka në bileta, tabela në flesh zona, sallat e konferencave të shtypit dhe zonat mix (ku zhvillohet i gjithë proçesi i intervistave të cilat transmetohen jo vetëm live gjatë zhvillimit të eventit, por edhe më pas në të gjitha edicionet informative, në emisionet e tjera, që i bëjnë jehonë eventit). Kjo garanton shikueshmëri të lartë dhe siguron dukshmëri të gjerë të markës.

Angazhimi digjital dhe në mediat sociale:

Angazhim me një komunitet shumë të madh online, përmes kanaleve digjitale të stadiumit dhe sidomos atë të FSHF dhe ekipit kombëtar, përfshirë përmbajtje të bashkë-markuar dhe aktivitete interaktive me tifozët.

Mundësi Ekskluzive të Sponsorizimit dhe Paketat e Mikpritjes:

Shijoni paketa VIP, akses në vendet premium dhe mundësi për të organizuar evente korporative, duke ofruar një mjedis unik për rrjetëzim dhe argëtim klientësh.

Iniciativa të komunitetit dhe përgjegjësisë sociale:

Lidhuni me komunitetin lokal përmes përfshirjes në programe për zhvillimin e të rinjve, projekte sportive të nivelit bazë dhe aktivitete të tjera të fokusuara në komunitet, duke demonstruar përkushtimin tuaj ndaj përgjegjësisë sociale.

Përfitimet e partneritetit afatgjatë:

Një marrëveshje afatgjatë ofron dukshmëri të vazhdueshme të markës dhe lidhje me trashëgiminë e stadiumit. Në fund të fundit, stadiumi është një pjesë e rëndësishme e historisë dhe sa më afatgjatë të jetë bashkëpunimi aq më shumë rritet vlera e emrit. Kjo siguron përfitime të vazhdueshme të marketingut dhe duke përforcuar pozicionin e markës tuaj në sektorët sportiv dhe kulturor.

Paraqitja e Shprehjes së Interesit

Palët e interesuara janë të ftuara të dorëzojnë një Shprehje Interesi brenda datës 30 Nëntor 2024 e cila të përfshijë:

Profili i Kompanisë: Një përmbledhje e shkurtër e organizatës, përfshirë përvojën dhe arritjet përkatëse.

Kontaktin: Ju lutemi të siguroni të dhënat e kontaktit të përfaqësuesit ligjor të kompanisë dhe referencave kryesore të përfshira në këtë projekt.

Përmbledhje e vizionit dhe objektivave të markës: Një përmbledhje e vizionit të markës dhe objektivave të komunikimit, duke shpjeguar se si ky partneritet përputhet dhe përmirëson strategjinë tuaj të përgjithshme të markës.

Përmbledhje e propozimit: Një përmbledhje e nivelit të lartë të partneritetit të propozuar për të drejtat e emërtimit, përfshirë objektivat kryesore, strategjitë për shfrytëzimin e partneritetit dhe çdo ide inovative për aktivizim.

Oferta financiare: Një propozim financiar indikativ që përshkruan kushtet e investimit për të drejtat e emërtimit.

Informacion shtesë: Çdo informacion shtesë që mbështet propozimin, si raste studimore të sponsorizimeve të mëparshme etj.

Vlerësimi i propozimeve

Dorëzimet do të vlerësohen bazuar në këto kritere:

Përputhja me vlerat dhe vizionin e Stadiumit Kombëtar dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Aftësia e propozuesit për të maksimalizuar vlerën e partneritetit të të drejtave të emërtimit.

Përkushtimi financiar dhe kushtet e propozuara.

Krijimtaria dhe inovacioni në strategjitë e propozuara të aktivizimit.

Ju lutemi të paraqisni propozimet tuaja në format elektronik në qskz@fshf.al brenda datës 30 nëntor 2024. Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, jeni të lutur të na kontaktoni në qskz@fshf.al.

Video/ Pamje të rënda! 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, humb je/tën në vend, shpëton mrekullisht i riu tjetër

Një aksident i rëndë është shënuar një ditë më parë në qendër të Athinës, si pasojë të të cilit ka humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar.

Ngjarja është shënuar në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit grek Kipseli, ku dy të rinj, shqiptari dhe një 16-vjeçar grek, kanë qenë duke udhëtuar me motor me shpejtësi, pa kaska, duke u përplasur më tej me njëri-tjetrin.

I riu grek ka fluturuar nga motori dhe ka dalë anash rrugës, por me lëndime të lehta, ndërsa i riu shqiptar është rrëzuar në asfalt dhe ka marrë plagë për vdekje.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga aksidenti i rëndë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Qytetarët shqiptarë rrethojnë shtëpitë me thasë rëre nga frika e përmbytjeve

Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.

Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.

Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.

Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.

Marrja e masave duket se i ka zgjuar vlonjatët, të cilët prej kohësh votojnë Rilindjen, por reshjet e shiut i kanë bërë ata të kuptojnë se Edi Rama miliona eurot e hedhura në vend që t’i kthente në investime të qëndrueshme për qytetin, i ka përvetësuar së bashku me rilindasit e tjerë dhe vlonjatëve u janë shkatërruar bizneset dhe shtëpitë me shiun e partë të vjeshtës.

Bëri sherr me babanë dhe u largua nga banesa, gjendet 15-vjeçari, kishte shkuar në…

15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba e Shkodrës, i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur në Tiranë.

I mituri është gjetur në zonën e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh, ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi.

Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media, duke thënë se djali tij, sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit, është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

Pas një angazhimi të policisë, 15-vjeçari i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa.

E rëndë, futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik

Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë. Bëhet fjalë për Marko Angulon.

22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante LDU Quito shprehi ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”

Angulo i ishte bashkuar LDU Quito-s si huazim nga Cincinnati i MLS në fillim të këtij viti, duke shfaqur potencialin e tij në fushën e kryeqytetit që nga marsi