FOTO/ Pas propozimit për martesë, modelja Cindy Marina dhe DJALI i Jozefina Topalli drejt altarit!

Një lajm i mirë vjen nga Cindy Marina dhe Genar Topallit.

Çifti duket se do të celebrojë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e vajzave të cilat do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.

Epo, duke qenë se kemi shkuar deri te ftesat e dasmës e merrni me mend dhe përgjigjen që ajo i ka dhënë.

Deri më tani, vetë çifti ka zgjedhur që mos të ndajë detaje nga ceremonia e tyre.

Por nga ajo që kemi mundur të mësojmë, çifti do të organizojë një ceremoni të madhe, ku do të jenë shumë të ftuar VIP.

Veç emrave të njohur të showbizzit, në këtë ceremoni nuk do të mungojnë as emrat e njohur të politikës.

Në një nga resortet më të njohura të vendit, çifti ka më shumë se 200 të ftuar dhe të ftuar do të jenë disa këngëtarë, për të ndezur atmosferën. Nusja ka menduar për të gjitha detajet, ku do të jenë disa fustane që ajo do të ketë.

Bëhet me dije se çifti do të ecë edhe drejt altarit, duke realizuar kështu edhe dasmën e tyre në kishë. Në planet e çiftit ka qenë edhe një dasmë jashtë vendit, por deri më tani, nuk dihet nëse ceremonia tjetër do të organizohet.

Teksa Cindy ka qenë disi më e prirur të ndajë disa detaje nga ceremonia, Genari ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete, duke mos dashur të ndajë detaje me publikun.

Sakaq, me shumë vëmendje pritet edhe dedikimi që Jozefina Topalli do t’i bëjë djalit të saj dhe nuses në ditën e tyre më të rëndësishme.

Vetëm pak kohë më parë, miss-i tregoi se në vitin 2024 ajo dhe Genard mund të ketë kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

“E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do kisha dëshirë një gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik”- tha Cindy.

Modelja ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë.

Ndonëse është një nuse në atë shtëpi, modelja tha që ndihet shumë mirë me shumë e respektuar nga familja e Genardit.

Marina nuk i shpëtoi pyetjes me spec të gazetares, si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjë pasi ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kësaj familje.

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”, tha ajo.

Nga ana tjetër për sa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë” u shpreh modelja.

Më tej, miss-i ka folur edhe për planet për jetën e re, këtë herë si çift.

“Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit, si edhe mamanë e tij. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë”, tha Cindy Marina.

Cindy tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur dhe theksoi, gjithashtu, se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt, ky ishte vërtet viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

“Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj. E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore”.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’u bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Cindy ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën” ku zbuloi disa të pathëna. Sa u përket gjërave që pëlqen te partneri i saj, ish-missi u shpreh: “Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai.

Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur.

Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

Tr/agjike / V/des roja i “Illyrian Guard”, e zuri korenti në kullën e “Albcontrol”-it në Rinas (EMRI-FOTO)

Një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”, Han Draxhoshi, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës së tij tek Albcontrol në Rinas.

Sipas familjarëve të viktimës, “Illyrian Guard” nuk ka dhënë deri më tani asnjë reagim për ta dhe nuk ka treguar përkujdesjen e duhur për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë.

Të afërmit shprehin shqetësimin se pas aksidentit, vetëm kolegët e punës u kujdesën për transportimin e tij në spital, ndërsa kompania dhe ndihma e shpejtë nuk kanë reaguar në kohë. Për më tepër, ata theksojnë mungesën e një raporti policor mbi ngjarjen, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe përgjegjësinë e kompanisë për të siguruar kushte të përshtatshme në vendin e punës.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të thellë, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë një hetim të plotë dhe që “Illyrian Guard” të mbajë përgjegjësi për rrethanat e këtij incidenti fatal.

Uzuni shënon golin e shtatë në “La Liga 2”, kalon në avantazh Granadën (Video)

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shënuar golin e shtatë në Spanjë. Për javën e 14-të në La Liga 2, Granada luan kundër Eldense

Beratasit i janë dashur vetëm 17 minuta lojë për të kaluar në epërsi vendasit.

29-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke treguar formën e mirë dhe i “dërguar sms” trajnerit të Kombëtares për një fanellë titullari në Ligën e Kombeve.

https://twitter.com/i/status/1855306846908625080

Pas dashurisë Heidi heq dorë dhe nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë! Ndarja konfliktuale me Romeon dhe romanca e re…

Lajmi i largimit të Heidit nga Shqipëria vulosi njëherë e mirë edhe ndarjen nga Romeo. Çifti, i cili shumë shpejt u shndërrua i preferuar i publikut i dha fund rreth 2 muaj më parë, duke lënë pas shumë pikëpyetje rreth arsyeve.

Ndonëse Heidi ishte përqendruar tek karriera televizive, duket se pas më shumë se 1 muaji që nisi edhe rolin e moderatores, finalistja e “Big Brother” zgjodhi që të mbyllte gjithçka dhe të largohej për në Itali, aty edhe ku kishte lënë jetën e saj, para famës në Shqipëri. Edhe pse largimin e njoftoi rreth 2 javë më parë, Heidi vijon ende të jetë në Shqipëri. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, vetëm pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Ashtu edhe si duket nga fotot, Heidi ka qenë në shoqërinë e një mikeshe dhe vetëm pak hapa më pas, ajo është ndarë nga mikesha, për të vijuar e vetme. Me xhinse të gjera, bluzë bezhë dhe një pallto të gjatë bezhë, biondja simpatike, kishte vendosur një kapele, si për t’i shpëtuar disi syve të kureshtarëve, që e shoqëronin kudo.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Heidi akoma nuk është larguar për shkak të kontratave që është duke mbyllur. Ndonëse nuk kanë qenë të shumta punët që ajo fitoi qëkur doli nga “Big Brother”, konkurrentja pati disa kontrata me bizneset, që duhet ende ti respektojë afatet, nga ana tjetër ajo është duke bërë gati gjithçka përpara se të largohet njëherë e mirë nga vendi.

Ditët e fundit, kanë qenë prindërit e saj që kanë mbërritur në Tiranë, si për ta ndihmuar në përgatitjen e gjërave, përpara se të niset. Sakaq në rrjetet sociale, kemi parë sesi Heidi ka vijuar të postojë, nga e përditshmja në Tiranë, duke na konfirmuar se largimi i saj do të marrë edhe pak kohë.

Nisur nga këto fakte, të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që e kanë pyetur përse zgjodhi të largohej nga ekrani aq shpejt, për sa kohë do të vijonte të ishte në vendin tonë. Por vetë Heidi ka preferuar mos të përgjigjet, duke dashur që ta mbyllë në heshtje këtë kapitull.

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë. /Panorama Plus

Fitorja e Trump, a do të hiqet “non grata” për Berishën? Ja si përgjigjet Bylykbashi

I pyetur nëse beson se do të hiqet “non grata” për kreun e PD-së Sali Berisha, nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi mendon se do të ketë ndikime të forta ardhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“E kam dëgjuar z. Grenell që ka thënë që nuk ekzistonte një dosje atëherë. E dyta, e dimë shumë mirë që kjo histori lidhet me një politikë specifike. Askush nuk ka më dyshime për historinë e McGonigal dhe Ramës.

Së pari, ne kemi një rikthim historik që nuk donin ta linin të kandidonte, donin ta dënonin, gjithë mediat kundër dhe si përfundim fitoi. Kurse në Shqipëri instrumenti përdoret për të nxjerrë kundërshtarin politik që të rrezikon, për ta futur në burg. Në informacionin më të mirë, ajo dosje është bosh, maksimumi ka tituj gazetash. Është në dorën e Presidentit, por fut në kuadratë shumë nga këta instrumente ekstrapolitikë që kanë ndikim gjigand në Shqipëri. Në këtë histori jamë e sigurt se do ketë ndikime të forta. Të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Bylykbashi.

Ai foli dhe për çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat me BE duke theksuar se janë penguar 10 vjet transformim.

“Çelja e negociatave është një lajm i jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë sepse na hap perspektiva të mëdha. Çelja e negociatave tani është lajm jo i mirë sepse duhet të ishin hapur 10 vjet më para. Kemi penguar 10 vjet transformim. Në këto 10 vjet kemi një personazh”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, në 2025 ikën Rama dhe hapet një histori tjetër. “Rama ta çojë në 2027 nuk ndodh kjo. Në grupin e tij parlamentar nuk gjen dot ministra të pandyrë nga korrupsioni për t’i çuar aty.

Në situatën që e ka lënë Rama Shqipërinë, në një gropë të frikshme është një trajektore të vështirë, por deri atëherë mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme.

Ne po shkojmë drejt mbledhjes së të gjitha forcave opozitare bashkë”, tha nënkryetari i PD.

Produksioni e përjashtoi nga spektakli për ng acmim se*su/al, vjen reagimi i parë i Rezart Veleshnja

Aktori i humori Rezart Veleshnja ka reaguar në rrjete sociale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova. Ai nuk doli si pasojë e një televotimi por u përjashtua nga produksioni pas theu rregulloren e formatit.
“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, ka thënë Veleshnja në një video të shkurtër postuar në rrjete sociale. Përkrah storyt ai ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që nuk i kanë kursyer fjalët e mira për rrugëtimin e Rezartit në BBVK.

“Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.

Rezarti u përjashtua nga Big Brother së bashku me Besfort Daka. Të dy personazhet kanë thyer rregullat e reality show. Ai shpesh është komentuar dhe kritikuar për gjuhën bullizuese, ofenduese ndaj banorëve të tjerë, por edhe për komentet dhe ngacmimet seksuale.

Ajo që e përjsahtoi Rezartin ishte pikërisht një ngacmim seksual që ka bërë ndaj banores tjetër, Xheneta të cilën e ka goditur në të pasme ndërsa kjo ishte e veshur me bikini.

Konkurrent i “Përputhen” thotë se është babai biologjik i 20 fëmijëve!

Në episodin e “Përputhen”, është zbuluar se një nga konkurrentët, Ardi, është baba biologjik i 20 fëmijëve në Zvicër.
Ky fakt u bë i njohur nga Gridi gjatë programit. Ardi shpjegoi se ndërsa punonte në një kazino në Zvicër, vendosi të dhuronte spermë për disa familje që nuk mund të kishin fëmijë. Ai theksoi se nuk ka marrë kompensim financiar për këtë veprim.

“Unë kam punuar në Zvicër në kazino dhe jam përzgjedhur nga 20 familje për të qenë babai i atyre fëmijëve sepse kam vajtur në një klinikë në Zvicër dhe kam dhuruar spermë, pasi burrat nuk kishin mundësi të bënin femijë”, tha Ardi.

Gazetari t/rondit shtetin: Shefi i policise negocioi me Bajrat por ata e prene ne bese, te/rrori ne spitalin qe mjekoi Ibrahim Licin

Gazetari Flamur Vezaj shkruan nga Amerika dhe thotë se personi i tretë në vendngjarje, për të cilin prej dy javësh askush nuk fliste edhe përse e pa gjithë Shkodra e Shqipëria, është i shumëkërkuari i drejtësisë dhe bandave të kryeqendrës së veriut, Ibrahimi.

“Objektivi ishte Ibrahim Lici, që i shpëtoi atentatit me plagë në qafë, shpatull dhe këmbë, dhe që policia vazhdon të ketë frikë të thotë se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici! Personi i shpallur në kërkim prej saj dhe SPAK-ut, por ecte lirshëm në rrugët e Shkodrës dhe i armatosur! Më parë e gjetën “vrasësit” se policia”, shkruan Flamur Vezaj.

Ai thotë se “Braçja”, siç e thërrasin Ibrahim Licin, është mjekuar në një klinikë mjekësore private në qytetin e Shkodrës dhe stafi mjekësor është terrorizuar me armë që të mos njoftonte Policinë e Shtetit, e cila prej pasdites së 30 Tetorit supozohet se kishte futur qytetin në shtetrrethim.

Reagimi i Flamur Vezajt:

Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës.

Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët milionerë të SPAK-ut bashkë me agjentët e BKH-së!

Pranojeni!

Shteti u dorëzua përsëri para “bandave”!

Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme të ardhura nga përgjimet e Sky, një atentat i dështuar në pedonalen e qytetit ndaj Arlind Bushatit ka nxjerrë në pah jo vetëm dështimin për të mbrojtur një denoncues, por edhe mungesën e masave të duhura parandaluese. Arlind Bushati kishte denoncuar një atntat të dështuar ndaj tij, por asnjë mbrojtje nuk iu dha.

Madje, thuhet se vetë drejtori i Shkodrës (që e shkarkuan para dy dite) negocioi me protagonistët e familjes Bajri që të mos ngacmojnë Arlind Bushatin, e jo më ta vrasin, premtim që Bajrët, dyshohet se e shkelën përsëri.

Tashmë kjo ndodhi si një dëm kolateral pasi objektivi ishin djemtë e Mustafa Licit!Po, dy djemtë, Hamza Lici, që mbeti i vrarë, dhe Ibrahim Lici, që mbeti i plagosur dhe shihet në fotot më poshtë në vendin e ngjarjes!

Objektivi ishte Ibrahim Lici, që i shpëtoi atentatit me plagë në qafë, shpatull dhe këmbë, dhe që policia vazhdon të ketë frikë të thotë se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici! Personi i shpallur në kërkim prej saj dhe SPAK-ut, por ecte lirshëm në rrugët e Shkodrës dhe i armatosur!

Më parë e gjetën “vrasësit” se policia!

Kjo ngjarje përsërit një episod të mëparshëm, kur policia vonoi të gjejë vrasësit e të njëjtit kalibër, Nuredin Dumanin (në kërkim në atë kohë) i cili u qëllua me armë nga vrasës para se të dorëzohej në polici.

Pra, ky që shikoni në foto PO është Ibrahim Lici, dhe ai ishte shënjestra e atentatit dhe ishte në makinë me viktimat por që i shpëtoi plumbave me disa plagë të lehta!Mjekimin e plagëve, nuk e bëri në Tiranë, Vlorë a Fier por në Shkodër në një klinik private, të cilët i terrorizuan me armë që mos të njoftojnë policinë!

Nga ana tjetër, Policia, drejtori i përgjithshëm z.Ilir Proda, i vendosur në atë karrige, ka frikë të thotë që “Po, në vendin e ngjarjes ishte Ibrahim Lici”!

Kanë turp ta thonë që “Braçja” ishte aty se është person në kërkim, ndërkohë që ai lëviz lirshëm dhe drejtori i policisë së Shkodrës e di këtë (tashmë i shkarkuar) bashkë me ministrin që tha “Jam ndryshe nga të tjerët dhe do luftoj bandat”!

Cilat “banda”?

Këto që ti ke frikë t’i përmendësh, se të marrin direkt KM-në tënd dhe i thonë “shkarkoje këtë ministrin”, siç ndodhi me ish-zv.drejtorin Meta!!!Por jo vetëm policia ka dështuar në këtë rast, por edhe prokurorët milionerë të SPAK-ut për të parandaluar këtë ngjarje!

Pasi ata i kanë nën hetim të dy familjet, Bajrët dhe Licët!

Pra, kjo masakër ndodhi në kohën kur SPAK-u i ka Bajrët në hetim për 4 vepra të rënda – “trafik armësh”, “trafik droge”, “korrupsion” dhe “vrasje” në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale – ata, të dyshuarit, “ushtarët” e familjes Bajri, nën hundën e prokurorëve të SPAK-ut, organizuan dhe kryen atentatin ndaj dy vëllezërve Lici dhe shokut të tyre Bushati, duke vrarë edhe dy të pafajshëm!

Dyshohet se drejtuesit e bandës së familjes Bajri, që SPAK-u i kishte nën vëzhgim, përgjim, dhe hetim, urdhëruan të bëhet kjo masakër në Shkodër!!!

Po agjentët e BKH-së që i kishin në përgjim edhe në burg, nuk arriten ti kapin këto biseda!!!Por edhe agjentët e SHISH-it që janë në Shkodër nuk “kapën” këto informacione për këtë masakër!???

Pra, unë mendoj se kot ndryshuat ministrin e brendshëm, drejtorin e përgjithshëm të policisë, drejtorin e qarkut Shkodër (sapo e shkarkuat), por edhe shefin e komisariatit dhe shefat e krimeve.

Krimi i organizuar përsëri bën kërdinë nën hundën tuaj, sepse ua ka zënë hundën dhe fytin me euro dhe vota dhe nuk keni çfarë t’i bëni, veç të mblidhni viktimat dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes!

Turp që mbyllni gojën dhe gënjeni duke fshehur të vërtetën!

Për herë të parë, bie borë në shkretëtirën e Arabisë Saudite

Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite përjetoi borën e parë të regjistruar, duke e shndërruar peizazhin e shkretëtirës në një vend të çudirave dimërore.

Kjo ngjarje e paprecedentë meteorologjike pason një javë me reshje intensive dhe stuhi breshëri në të gjithë Mbretërinë saudite.Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe ia atribuon këtë mot unik një sistemi me presion të ulët nga Deti Arabik që shtrihet në Oman.

Ky sistem futi ajrin e ngarkuar me lagështi në një zonë të karakterizuar tradicionalisht nga thatësira ekstreme, duke rezultuar në reshje të pazakonta.

Ndërsa reshjet e borës në Arabinë Saudite janë jashtëzakonisht të rralla, nuk janë pa precedentë në rajonet e shkretëtirës në mbarë botën.

Klimatologët sugjerojnë se ngjarje të tilla atipike të motit mund të rriten në frekuencë për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike që lidhen me ndryshimet klimatike globale.

Në fillim të kësaj jave, Afrika e Jugut pa borë në nëntor për herë të parë në 85 vjet.

Temperaturat tipike të zonës në fillim të nëntorit mesatarisht 17ºC. Për shkak të klimës së saj të thatë të shkretëtirës, ​​zona merr mesatarisht vetëm 1.2 cm reshje për muaj.

Departamenti i Motit të Arabisë Saudite ka lëshuar këshilla duke paralajmëruar për vazhdimin e motit të ashpër në ditët në vijim. Parashikohen stuhi të mëtejshme, reshje të dendura shiu dhe erëra të forta rajonale.

Zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të përgatiten për ndërprerje të aktiviteteve të përditshme./tch

Sabiani ndahet sërish nga partnerja e tij, historia konfliktuale e çiftit që mbajtën të fshehtë martesën dhe ardhjen në jetë të djalit

Jeta private e Sabianit, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të lidhjes konfliktuale që ai ka pasur me Arnisën, nënën e djalit të tij, Enes. Qëkur u bë publike historia e tyre e dashurisë, nga e cila kishin edhe një djalë, çifti ka kaluar shumë uljengritje.

Përpara dy vitesh, Sabiani dhe Arnisa zhdukën çdo gjurmë të tyre nga rrjetet sociale. Fotot që kishin së bashku u fshinë, madje as njëri dhe as tjetri nuk ndiqej më në Instagram. Por teksa zërat për këtë ndarje ishin ende të freskëta, paparaci ynë mundi t’i shkëpuste disa foto nga e përditshmja.

Si një familje e shëndoshë, ata po drekonin, ku së bashku me ta ishte edhe Keisi, vajza e madhe e këngëtarit që ka nga martesa e mëparshme. Kur nuk ka kaluar as 1 vit nga këto foto, duket se lidhja e tyre ka përfunduar sërish. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të të dyve, shohim se përsëri fotot që kanë pasur së bashku nuk janë më. Sakaq as Arnisa dhe as Sabiani tashmë nuk ndiqen më. Nga ana tjetër, ish-partnerja e këngëtarit këtë herë ka fshirë edhe Keisin nga Instagrami i saj.

Ndonëse mundi që të vendoste një raport me vajzën e partnerit, me këtë ndarje, ajo ka zgjedhur që t’i japë fund edhe lidhjes së krijuar me Keisin. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë çuar në këtë ndarje mes tyre, por ajo që dihet me siguri është fakti se këtë herë gjërat duken serioze, për sa kohë edhe Keisi është përfshirë.

Sakaq të dy në rrjetet e tyre sociale vijojnë të publikojnë foto e video me djalin e tyre. Duket se nga kjo ndarje nuk ka pasur asnjë ndikim në kohën që Enesi të kalojë me babain e tij.

Teksa portreti familjar dukej se ishte plotësuar, ku më në fund edhe vetë Keisi e kishte pranuar historinë e re të babait, gjërat janë përmbysur sërish. Ish-banorja e “BBV”, u shpreh pak kohë më parë se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë. Po tani unë nuk bëj dot pa vëllain, është gjaku im, vetëm më merr malli tërë kohën dhe sa herë që flas me babin e pyet se çfarë bëri ndonjë gjë të re, çdo ditë mëson gjëra të reja. Me vëllain, duke qenë se nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi, sepse ai jeton me mamanë e vet, përpiqem ta takoj sa më shpesh”, tha Keisi Medini.

Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në “Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit. Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.

Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte surpriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë.

Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma e surprizoi në program, duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”. Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj. Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të.