HABlT shqiptarja: Nuk kam b.υrrë, ama çdo nαtë e b. ëj me..

Një 34 vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë. Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit.

Kjo është historia emocionuese e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht. 

Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër. Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj.

Kjo gjë më jep kënaqësi. Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar. Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë.

Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull. Ndaj nuk i futem aspak njohjeve.

Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët.

Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo.

Marrin kυmbαrin e hυaj për ρus hime në Kòrçë, b υrri zbυΙon TRΑDΗËTlNË e g. rυas

Pu/shimet në Ko/rçë për një ç/ift shqiptarë qe jotonin ne Greqi, të cilët kishin marrë me vete edhe kum/barin nuk kanë shk/uar ashtu siç duhej.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbu/luar trad/hëtinë e gruas me kum/barin.

Sipas gazetares burri ishte de/hur dhe kishte va/jtur të fl/ejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fj/etur bashkë. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 9 Nëntor 2024

Dashi

Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Kjo e shtunë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm.

Demi

Të gjithë ata të cilët qysh nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës.

Binjakët

Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.

Gaforrja

Duhet të mbani parasysh se kush janë personat që duhet të keni si pikë referimi. Duhet të bëni një analizë të realitetit, edhe pse ky i fundit ka qenë i dhimbshëm. Mundohuni që të lini pas krahëve çdo situatë që nuk ia vlen, si në dashuri edhe në punë. Shmangni në maksimum kontaktet me persona që nuk janë të qartë.

Luani

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me energji, e cila do të garantojë bashkëpunime të frytshme. Lidhjet që do të lindin gjatë këtyre ditëve janë mjaft të rëndësishme. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë. Kjo ndjesi e mirë shtrihet edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha

Ndikimi tranzit i Venusit, parashikon një ditë mjaft të rëndësishme. Edhe Saturni dhe Marsi do ju mbështesin gjithashtu, duke ofruar një ditë pozitive, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Nëse gjatë ditëve të fundit nuk jeni ndjerë mirë, kjo e shtunë premton rikuperim.

Peshorja

Do të përjetoni një ditë aspak të lehtë, pasi parashikohen një sërë problematikash si në sferën familjare edhe në atë profesionale. Do ju duhet të gjeni një zgjidhje që me zor e prisni si dhe ekuilibrin e munguar.

Akrepi

Kjo e shtunë do të jetë e shkëlqyer, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kjo gjë do ju lejojë që të përqendroheni në objektivat tuaj, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.

Shigjetari

Do të fiksoheni pas një projekti me mish dhe me shpirt, duke lënë pas çdo gjë tjetër. Me energjinë e madhe që ju dhurojnë planetet gjatë këtyre ditëve, parashikohet përjetimi i emocioneve shumë të bukura, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përqendrohen më shumë në të tashmen dhe në pritshmëritë që kanë për të ardhmen, shkruan noa.al. Kjo gjë vlen si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje më në fund do lënë pas shpine, ndikimin e kundërt të planetit Mars. Kjo gjë do ju lejojë që të shënoni përparime si në sferën sentimentale edhe profesionale.

Peshqit

Kjo e shtunë parashikohet të jetë mjaft e mbushur me angazhime. Gjithashtu parashikohen zhvillime të rëndësishme lidhur me zhvillimet profesionale.

E Ngarkuara me Punë e SHBA zbulon mesazhin për zyrtarët e lartë shqiptarë: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn është shprehur se sa herë që ka takim me zyrtarët qeveritarë shqiptarë, u thekon atyre se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme.

Zyrtarja e SHBA-ve, e ka bërë këtë deklaratë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta”, u është drejtuar VanHorn, atyre.

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta.

Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju.” tha Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Këshilltari i Becchetit zbulon skemën, si paracaktoi gjyqtarët që do ta favorizonin në arbitrazhin kundër Shqipërisë (VIDEO)

Një studio e huaj ligjore demaskon mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.

Sipas hetimit, pjesa e parë e skemës së Becchetti-t është të paramendojë rastet e mundshme të arbitrazhit dhe të krijojë mosmarrëveshje kundër palëve me të cilat ai është i angazhuar, përfshirë Shqipërinë.

Pjesa e dytë dhe shumë delikate e skemës së Becchetti-t është sigurimi i rezultatit të arbitrazhit duke ndikuar në emërimet e 2 nga 3 gjyqtarët në çështjen e tij kundër shtetit shqiptar, konkretisht me vendimin e gjykatës së Belgjikës për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro tarifa aviacioni.

Agjentët e firmës së hetimit kanë regjistruar një bisedë me Marco Giontella, konsulent privat i Bechetit për mbi 25 vjet dhe këshilltari i tij për çështjen ndaj Shqipërisë, bisedë ku ai nxjerr gjithë skemën e lidhjeve korruptive të Becchetit në gjykatën e arbitrazhit.

“Unë e di nga eksperienca ime 30 vjeçare pas tij, që ai ka influencuar nominimin (e gjyqtarëve). Është shumë delikate. E di, imagjino, klienti im ka patur as më shumë e as më pak, 20 arbitrazhe. Në këto 20, unë e ndjek atë në 6 prej tyre, duke ia njohur çështjet dhe e di se çfarë bën ai në këtë rast”, thotë këshilltari.

Giontella pranon në video se gjyqtarët e nominuar nga Beccheti janë në gjendje ta favorizojnë biznesmenin edhe në çështje kundër shteteve, si në rastin kundër shtetit shqiptar.

Sipas këshilltarit, para se ta zgjedhë cilin gjyqtar do mbështesë, Beccheti i pyet cili është opinioni i tyre për çështjet si ajo më Shqipërinë? Nëse ata thotë “ti do fitosh”, e kanë rrugën të hapur.

Beccheti sipas tij, e dinte paraprakisht se në rastin e Shqipërisë, gjyqtari me të cilin ai kishte folur paraprakisht, do t’i jepte një rezultat pozitiv.

Por kush e zgjodhi Presidentin e arbitrazhit në çështjen kundër Shqipërisë?

“Kryesia e ICDS, por të orientuar, ata kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë, ne preferojmë njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën. Sepse klienti im (Beccheti) njihte njëshin dhe dyshin”, zbulon Giontella.

Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.

Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.

Investigimi ngre dyshime të forta mbi vlefshmërinë e vendimit të gjykatës në Belgjikë për t’i dhënë biznesmenit Franchesco Becchetti 100 milionë euro, në një çështje arbitrazhi kundër Republikës së Shqipërisë.

Më herët, agjencia mediatike europiane “IntelliNews” shkroi se hetimi ka zbuluar se “biznesmeni italian orkestron vazhdimisht skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhe.”/TemA

https://twitter.com/GazetaTema?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1854917561869128091%7Ctwgr%5E6f226721add4376a22ba20034de8053652cb9fb7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Fkeshilltari-i-becchetit-zbulon-skemen-si-paracaktoi-gjyqtaret-qe-do-t-i78551

https://twitter.com/GazetaTema?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1854916986179895610%7Ctwgr%5E6f226721add4376a22ba20034de8053652cb9fb7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Fkeshilltari-i-becchetit-zbulon-skemen-si-paracaktoi-gjyqtaret-qe-do-t-i78551

Ky konkurrenti i “Përputhen” depiIon νajzat në ρjesën int/ime për 500 euro

Në takimin e zhvilluar mes dy konkurrentëve të “Përputhen”, Eneadës dhe Gridit, u diskutua puna e këtij të fundit.

Gridi ka treguar se depilon vajzat dhe për këtë gjë paguhet 500 euro. Eneada e pyet:

“Kam parë që poston depilime 500 euro, a ke pasur punë?”

Gridi: Kam pasur shumë punë.

Eneada: Mua nuk më duket normale, nuk do më pëlqente që partneri im i ardhshëm të bënte depilime.

Gridi: Është një shërbim, që nëse nuk do të ishte femër do ishte mashkull. Nëse do e kishe bashkëshortin gjinekolog çfarë do bëje ti?

Eneada: Gjinekologu e ka punë dhe e ka 50 euro vizitën jo 500.

Gridi: Kam mënyrën time të punës, mund të ngjajë revolucionare për tregun shqiptar. Më shkruanin me adresa fallso vajzat dhe kishin shumë qejf të vinin. Klientja ime e dytë më ka marrë në telefon dhe më lutej të vinte, t’ia ulja çmimin dhe më pas arriti t’ja merrte të dashurit paratë.

“Më ra të f/ikët, nuk kishte k okë fare”/ Babai i 8-vjeçarit: Ma νr/anë djalin në derë të shtëpisë

Vogëlushi Enio Tabaku u vra vetëm pak metra larg shtëpisë, ku një makinë me shpejtësi e përplasi atë ndërsa qëndronte në trotuar. Babai i 8-vjeçarit, Flamur Tabaku i cili organizoi edhe një protestë paqësore këtë të premte për djalin e tij, tregoi për Euronews Albania se si e mori vesh lajmin tragjik se i biri nuk jetonte më.

Ai tha se gjithë këto ditë ka qenë në një ankth të vërtetë, pasi humbja i duket e papërballueshme. Në momentin e parë ai tregon se i ka rënë të fikët kur e ka parë Enion e vogël pa jetë.

“Ankth i vërtetë. Nuk e mbaj dot veten. Të rrisësh fëmijën në këtë moshë e të vij ta shtypi tjetri në derën e shtëpisë tënde. Duhet të vërë dorë shteti te këta. E nisja mëngjes për mëngjes në shkollë. Në drekë e prisja. Ishte ditë e enjte kur ndodhi aksidenti. Ishte Hallouin, më tha do dilte, i thash hë të keqen babi anës xhades heq. E di babi më tha. Ajo buzë xhades ishte fatale. Më thanë Flamur tu vra djali. Më ra të fikët dy herë. Të shikosh fëmijën, s’kishte kokë fare. Më ka rënë të fikët dy herë”,– tha babai i 8-vjeçarit.

Ai shtoi se para 4 vitesh i ka vdekur gruaja, por e mbajti veten, ndërsa këtë herë sipas tij kjo i duket e pamundur.

Flamur Tabaku i bëri thirrje shtetit që të vendos rregulla që raste të tilla të mos përsëriten, ndërsa kërkon që fajtorët për vdekjen e të voglit të tij të marrin dënimin e merituar.

“Duhet të vërë dorë shteti, të marrë masa në maksimum. Unë dua të bëhet drejtësi. Të marri dënimin që meriton. Nëse ai person del, do marrim masa të tjera”,-tha ai.

Ngjarja që tronditi Shkodrën , policia “blindon” spitalet private, ja arsyeja

Shumë mistere mbeten ende rreth atentatit të ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, dy prej të cilëve qytetarë që ndodheshin rastësisht në atë segment, Flutura dhe Bashkim Basha.

Por ndërsa ende nuk dihen se kush janë autorët apo porositësit e këtij atentati që la të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët mendohet se ishin dhe shënjestra, mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në mjetin e viktimave.

Sipas informacioneve dyshohet se në mjet ka qenë edhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait dhe një nga emrat e njohur të botës së krimit. Ky dyshim lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri me Ibrahimin.

Por ky mbetet një dyshim, pasi policia dhe prokuroria nuk e konfirmojnë zyrtarisht. Ndërkohë nga informacionet e siguruara së fundmi, mësohet se policia krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e Licit.

Kujtojmë se nga ekspertiza e këtij mjeti janë gjetur tre telefona, tre pistoleta dhe disa gëzhoja që ngrenë pistën se ka pasur të shtëna edhe prej tyre në drejtim të mjetit të autorëve. Po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku, që ende nuk dihen se kujt personi i përkasin.

Mori një autograf nga Ernest Muçi, tifozja e Beshiktashit shpërthen në lot (Video)

Ernest Muçi, një nga lojtarët më premtues të Kombëtares po tregon talentin e tij edhe jashtë vendit

Sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi me Beshiktashin, duke gëzuar gjithë tifozët që ishin në stadium, por më shumë një tifozë.

Futbollisti shqiptar pas ndeshjes i dha një autograf në fanellë një tifozeje e cila u emocionua aq shumë sa filloi të qante.

Ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Luizi ‘goditi’ sot rrjetin me postimin e tij të fundit: Jam i…

Së fundmi Luiz Ejlli ka postuar një foto me një bluze në të cilën shkruhet “Jam i virgjër por kjo është një bluze e vjetër”.

Madje edhe ne InstaStoryn e tij ku shfaqet në kamera me Kiarën dhe vajzën e tij Lunën ka po të njëjtën bluze…

Rikujtojmë se kur Kiara u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, moderatorja u shpreh se:

Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.

Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.

https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc45730e-7cfb-406b-a047-24a0e75493aa&ig_mid=F2679E35-2CED-42A8-B690-9D838BC17917