“Kemi vuajtur shumë”, Eneda Tarifa zbulon takimin e parë me ish-basketbollistin, Gent Lasku: Ishim vetëm ne të dy, në një vend të mbyllur!

Eneda Tarifa ka rrëfyer detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.

“Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.

Tarifa tha se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.

Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.

“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.

Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.

Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.

Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.

Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.

Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.

“Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.

Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.

Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.

“Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.

Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.

“Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.

“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda./Panorama

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë INVESTITOR strategjik në Himarë!

Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas.

Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction.

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë

Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë, Hekuran Brahimaj, ish/nën- kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve.

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë

Hekuran Brahimaj

Pjesa tjetër prej 35 për qind e aksioneve zotërohet nga Turjan Hysko, vëllai i ish deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Eljo Hysko.

Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vorë

Eljo Hysko/ Turjon Hysko

Kompania e dytë, TO 27 Construction zotërohen në masën 100 për qind nga Turjan Hysko, të cilin publiku e njeh si moderator në ekranet e televizioneve.

Tokë shtetërore e falur

Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik luksoz me vlerë 50 milionë euro, i cili do shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 158 mijë metrash katrorë truall.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi private të subjekteve aplikuese dhe një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi shtet.

Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.

Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama ka miratuar në parim dhënien falas të sipërfaqes prej 77 mijë metër katrorë tokë shtetërore për dy kompanitë.

“Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK. 2518, e zërit kadastral “ullishte” dhe “pemtore”, vetëm pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe konfirmimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përsa i përket saktësimit të vendndodhjes (parcelat e detajuara), sipërfaqes, statusit të tyre juridik dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik,” thuhet në vendimin e KIS.

Kompani pa kapital

Të dy kompanitë zhvilluese të projektit janë pa aktivitet ekonomik dhe pa mjete financiare. Kompania e parë ka një kapital total prej vetëm 355 mijë eurosh, ndërsa e dyta rezulton me kapital negativ prej 870 eurosh.

Qartazi këto janë dy kompani që nuk i kanë mundësitë financiare për të realizuar një investim në masën 50 milionë euro.

Por Komiteti i Investimeve Strategjike thotë se investimi garantohet nga kompania tjetër e Brahimajt, që është Emante SHPK.

“Në bazë të kontratës me numër repertori 21834 dhe numër koleksioni 8946, ndërmjet shoqërive Lukova Bayside Hotel & Spa, TO27 Construction dhe shoqërisë Emante shpk, palët kanë rënë dakord që shoqëria Emante shpk do të jetë garantuese e financimit të projektit,” thuhet në vendimin e KIS.

Emante shpk është një kompani e themeluar në vitin 2006 me objekt aktiviteti import-eksport dhe tregti të materialeve të ndërtimit, e cila zotërohet tërësisht nga Hekuran Brahimaj.

Vitin e kaluar kompania realizoi një xhiro prej rreth 9 milionë eurosh dhe regjistroi një fitim neto pas taksave prej 630 mijë eurosh.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania rezulton të ketë rreth 12 milionë euro asete të regjistruara në bilancin e saj nga të cilat 7.5 milionë euro janë kapital dhe pjesa tjetër detyrime./Kapital

Kandidatura e Igli Hasanit për Sekretar të OSBE-së, Turqia dhe Greqia bllokojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis u takuan bashkërisht gjatë punimeve të takimit të radhës të Komunitetit Politik Europian, që zhvilloi punimet në Budapest të Hungarisë.

Fotot e tre udhëheqësve u publikuan për herë të parë nga mediat turke dhe ato greke dhe më pas u shpërndanë edhe në rrjet. Imazhet shoqëroheshin me artikuj se temë e bisedës mes Ramës, Erdogan dhe Mitsotakis ishte thellimi i bashkëpunimit mes tre vendeve.

Por nga ku mund të nisë ky thellim? Më së pari nga OSBE, ku kokëfortësia turke dhe ajo greke po bllokojnë kandidaturën shqiptare të Igli Hasanit që të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës. Votimi i fundit që u mbajt në Vjenë tregoi se kandidatura e Shqipërisë kishte mbështetjen e 39 nga 56 vende të organizatës, 9 të tjera abstenuan dhe 9 votuan për kandidaturat e përbashkëta të Turqisë dhe Greqisë.

Dy vendet janë përfshirë në një aleancë të pazakontë në OSBE, duke propozuar kandidatin turk Feridun Sinirlioglu për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE, diplomat me përvojë dhe njeri i besuar i Erdoganit me një të kaluar të diskutueshme në çështjet që lidhen me demokracinë dhe lirinë; Si dhe Maria Telalian, kandidate greke e profilit të ulët për Drejtore të ODIHR.

Që nga prezantimi në gusht, paketa po bllokohet në mënyrë agresive nga Turqia dhe Greqia, të cilat në një sërë lëvizjesh të forta diplomatike në Vjenë dhe në të gjitha kryeqytetet, synon të përmbysë rezultatet dhe të përfitojë nga ndikimi dhe pushteti i tyre negociues kundër Maltës si Kryetare dhe Shqipërisë, të cilat si vende më të vogla kanë shtrirje dhe fuqi të kufizuar negociuese.

Ky qëndrim kokëfortë në bllok i Ankarasë dhe Athinës është fajësuar nga analistët, diplomatët dhe ekspertët e OSBE-së si arsyeja kryesore se pse organizata nuk ka ende një Sekretar të Përgjithshëm, edhe pse kandidatura e Igli Hasanit, me përvojën në këtë organizatë ka marrë miratimin e shumicës dhe qëndrimin neutral të pjesës tjetër.

Në këtë pjesë, Hasani penalizohet nga fakti që për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së kërkon votën unanimet të të gjithë vendeve anëtare.

Ndërkohë që Turqia në këtë proces po shfaq qartazi fuqinë e saj dhe kërkon një rol më me ndikim në organizatat ndërkombëtare, humbësja e madhe në të gjithë këtë është Greqia, e cila si vend i BE-së nuk duhet të zgjedhë të jetë mbështetëse në hije e manovrave turke, vetëm për të fituar një pozicion të pamerituar në një organizatë ndërkombëtare. 

Një pozicion, të cilin ajo mund ta kishte fituar edhe pa qenë pjesë e një marrëveshjeje të stisur, e cila përfundimisht nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Turqinë. Greqia po vepron ndryshe nga vendet e tjera të BE-së që janë pozicionuar qartë në favor të paketës aktuale të propozuar nga Kryetari, por në vend të kësaj e vendos veten përkrah Turqisë (megjithëse si një partner inferior i pabarabartë), vendeve të Azisë Qendrore me ndikime të forta nga Turqia dhe ndoshta në heshtje edhe përkrah Federatës Ruse.

Kandidatura e Igli Hasanit për Sekretar të OSBE-së, Turqia dhe

Detaje të reja nga MAS AKRA me 4 të νde/kυr në Shkodër, personi i tretë dyshohet të jetë ‘BRAÇJA’, i pΙagosur me dy pΙumba!

Personi i tretë në makinën e viktimave të masakrës së Dobraçit, i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të jetë dërguar për mjekim në zonën e jugut të vendit.

Grupi hetimor dyshon se ai mbeti i plagosur në shkëmbimin e zjarrit ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve që ishin në kohën dhe vendin e gabuar, Bashkim dhe Flutura Basha.

Mbi këto dyshime, policia ka ushtruar kontrolle në klinika private dhe jo vetëm, në qarqet Vlorë dhe Fier, por deri më tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për gjetjen e “fantazmës”.

Personi i tretë në makinën “S Class”, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit, të ketë marrë të paktën 2 plumba, për të cilët duhet ndihmë e specializuar mjekësore për t’i hequr.

Kontrollet në klinikat private në Shkodër nuk zbuluan asgjë, çfarë çoi grupin hetimor në zgjerim të kontrollit deri në jug të vendit.

9 ditë pas vrasjes së katërfishtë, policia akoma nuk di të thotë shkencërisht nëse ishte apo jo Ibrahim Lici personi që shfaqet ngjitur me trupin e pajetë të Hamza Licit në vendin e ngjarjes, edhe pse çdo e dhënë tjetër përputhet me të, në një ngjashmëri precize.

Përgjigjet e provave biologjike në vendin e ngjarjes do të saktësojnë dilemën e madhe.

Ibrahim Lici është në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj 2022. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes.

INVESTIGIMI: Franchesco Beccheti manipuloi gjykatën e arbitrazhit për vendimin kundër Shqipërisë!

Një hetim i ri ngre dyshime të forta mbi vlefshmërinë e vendimit të gjykatës në Belgjikë për t’i dhënë biznesmenit Franchesco Becchetti 100 milionë euro, në një çështje arbitrazhi kundër Republikës së Shqipërisë.

Kështu ka zbuluar agjencia mediatike europiane “IntelliNews”, sipas së cilës, hetimi ka zbuluar se si “biznesmeni italian orkestron skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhe.

Në artikull theksohet se Qeveria shqiptare ka apeluar ndaj vendimit të gjykatës së Belgjikës për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro tarifa aviacioni, duke paraqitur prova të reja të rëndësishme.

Një grup hetimor i një firme të huaj, i angazhuar nga Shqipëria ka nxjerrë prova që tregojnë se Becchetti mund të ketë ndërhyrë në procesin e arbitrazhit për të siguruar një vendim në favor të tij.

Provat e Hetimit:

Firma e hetimit ka kryer intervista me persona të lidhur dhe i ka regjistruar ato. Agjentët e firmës së hetimit intervistuan disa herë Marco Giontella, një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor i Becchettit.

Sipas raportit të Firmës së Hetimit, i bazuar në këto biseda, “Beccheti orkestron skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhe.”

Raporti vazhdon duke pretenduar se Beccheti manipulon rezultatet duke krijuar lidhje dhe praktika korruptive, të cilat i mundësojnë atij të kërkojë rezultate të favorshme, duke cituar kështu provat e paraqitura gjatë bisedave me Giontella.

Duke iu referuar intervistave, raporti thotë se Deutsche Bank ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchettin.Si pjesë e Projektit të Hidrocentralit të Kalivaçit, Beccheti kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa subjekte, përfshirë edhe me organet shtetërore shqiptare dhe me Deutsche Bank AG. Megjithatë, projekti dështoi dhe në vitin 2010 Beccheti dhe Deutsche Bank nisën procedura arbitrazhi, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjeve të bashkëpunimit.

“Njësoj si në rastin e Deutsche Bank, Z. Beccheti përdori një metodë të ngjashme për të kontrolluar emërimin e presidentit të arbitrazhit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e plotë të Z. Giontella,” thotë raporti.

Duke iu referuar dëshmive të intervistuarve, raporti thekson se Beccheti kërkon të “ndikojë në emërimin e gjyqtarëve në rastet e tij dhe vendimet e tyre përmes ryshfetit.”

Në veçanti, hetuesit pretendojnë se kanë prova se Beccheti siguroi marrëveshjen e gjyqtarit të emëruar për të vendosur në favor të tij gjatë procedurave, sipas një raportimi të EuroReporter.

Në një rast tjetër arbitrazhi, Beccheti supozohet të ketë ndikuar në emërimin e presidentit të gjykatës dhe avokati i Becchettit në rastin ICSID kishte një miqësi personale me kryetarin e trupës së arbitrazhit, që ka kompromentuar integritetin e procedurave të arbitrazhit, sipas raportit.

Raporti gjithashtu ka përfshirë një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog universitar italian, Alberto Pasquale, në rastin ICSID, i cili ka pranuar se ka gënjyer trupën e arbitrazhit dhe se nuk është shkaktuar asnjë dëm real për Becchettin. “Z. Pasquale pranoi se ka shkelur detyrat e tij si dëshmitar i paanshëm përmes ndërveprimit të ngushtë me Z. Becchettin, të cilin ai e përmendte si ‘Shefi’ në rastin kundër palës tjetër.

Në vlerësimin e tij të gabuar, Z. Pasquale ka dhënë indikacione dhe deklarata të rreme për përmirësimin dhe rritjen e Agon Channel, ndërkohë që kishte një opinion krejtësisht të ndryshëm personal (që Agon Channel nuk kishte asnjë mundësi për t’u rritur)”, thotë raporti.

“Z. Pasquale konfirmoi se roli i tij ishte të shërbente interesave të palës që paguante (Z. Becchetti), në vend që të shërbente si një ekspert i pavarur dhe objektiv.”

Raporti i Firmës së Hetimit dhe të gjitha videot e intervistave janë dorëzuar në gjykatën e Brukselit, në mbështetje të kërkesave të Tiranës për të anuluar vendimin që i dha Becchetit 100 milionë euro./IntelliNews

E RËNDË në SHBA/ SHQIPTARI νr*t gruan në sy të vajzës dhe prindërve, shkak…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës.

Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Autori është shtruar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë lëndime pas sherrit me të shoqen.

JOQ shkruan se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia.

“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester,” ka rrëfyer ai.

Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Video EPIKE/ Banorja e Big Brother VIP SH0K0HET nga konkurenti: E ke të m/adh…

Big Brother VIP vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.

Një video skandaloze është bërë virale në rretet sociale me protagonist dy banorët e Big Brother, Diana dhe Arion.

Fillimisht Diona pasi e shikon nga zona intime e “këshillon” Arionin që të bëjë kujdes para kamerave.

Në videon virale, Arioni shihet ‘i ndezur’ ndërsa Diana ‘shokohet’ pasi i sheh atij organin gjenital.

Reagimi i saj epik po bën xhiron në rrjetet sociale, mos i humb videot më poshtë:

VIDEO

Deputetja shqiptare diagnostikohet me kancer në gji, i nënshtrohet operacionit! Ja si është gjendja e saj

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se para tri jave është diagnostikuar me kancer në gji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto teksa ka dalë nga spitali, Kusari shkruan se i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Prishtinës, pasi kuptoi gjatë një kontrolli rutinë, se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Më tej, politikania i ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të kryejnë kontrollet e nevojshme, për evidentimin në fazë të hershme të sëmundjes.

“Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia. Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda”, shkruan ajo.

kusari lila mimoza

Postimi i plotë i Mimoza Kusari Lila:

Detektimi i hershëm shpëton jetë!

Të dashura mike dhe miq,

Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit.

Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim.

Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.

Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda.

Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.

Një falënderim i veçantë për radiologen Dr. Shkëndije Nuza, kirurgun torakal Dr. Avni Behluli, drejtorin e Klinikës Torakale Dr. Nazmi Kolgeci, anesteziologen Dr. Medita Hashimi, motrës/infermiere Sadbere si dhe infermierët dhe të gjithë stafin mbështetës të Klinikës Torakale në Prishtinë.

Angazhimi dhe përkushtimi i tyre ishte profesional dhe shumë njerëzor.

Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet e juaja inkurajuese dhe mbështetjen tuaj.

Shëndet e dashuri për të gjithë ju ❤️

Zbulohet në Shqipëri peshkaqeni i rrallë i bardhë fantazmë

Një peshkderr i bardhë fantazmë që është gjetur pranë ishullit të Sazanit është shembulli i parë i leucizmit i regjistruar ndonjëherë në këtë specie.

Një peshkaqen i bardhë fantazmë në det të thellë është zbuluar në brigjet e Shqipërisë.

Peshkderri shumë i rrezikuar (oxynotus centrina) u kap nga një peshkatore tregtare në ishullin e Sazanit – një ishull ushtarak i pabanuar – në një thellësi prej rreth 200 metra.

Ky peshk është i pari nga speciet e tij që zbulohet me leucizëm, një çrregullim gjenetik që prish prodhimin e melaninës, duke shkaktuar një reduktim të pigmentimit, raportojnë shkencëtarët në një studim të ri. Ndryshe nga albinizmi, në të cilin kafshëve u mungon plotësisht melanina dhe kanë iridë të kuqe, peshkaqenë leucistikë kanë pigmentim normal të iridës edhe nëse duken plotësisht të bardhë.

PAMJET/ Zbulohet në Shqipëri peshkaqeni i rrallë i bardhë

Me leucizmin, “Një individ mund të prodhojë ende melaninë, por i mungon në rajone të caktuara ose në të gjithë trupin”, tha autori kryesor Andrej Gajić, drejtor i Sharklab ADRIA në Shqipëri, për Live Science përmes emailit. Ky peshkaqen ishte leucist dhe jo albin, sepse “ishte dukshëm i zbehtë me njolla pothuajse të bardha në bisht, por sytë tregonin pigmentim normal të retinës,” tha Gajić. Studimi, i botuar më 16 tetor në Journal of Fish Biology, është përshkrimi i parë i leucizmit te peshkderrat dhe regjistrimi i parë i një çrregullimi të pigmentit në familjen oxynotidae.

Peshkderrat janë zakonisht gri në kafe të errët ose të zezë kudo, me njolla të errëta në kokë dhe në anë për t’i ndihmuar ata të përzihen në mjedisin e tyre. Imazhet tregojnë se ky individ ishte i zbehtë me njolla të bardha në gri. Shëndeti i tij fizik dukej i paprekur nga ngjyrimi i tij i çuditshëm.

“Disa kërkime sugjerojnë se mungesa e pigmentimit mund t’i bëjë individët më të dukshëm si për grabitqarët ashtu edhe për gjahun, duke reduktuar potencialisht shanset e tyre për të mbijetuar,” tha Gajić. Ky zbulim, së bashku me të dhënat e tjera të peshkderrave të shëndetshëm me çrregullime të pigmentit, nënkupton që këto anomali nuk kanë një ndikim të rëndësishëm negativ në aftësinë e peshkderrave të detit të thellë për t’u ushqyer, për të shmangur grabitqarët ose për t’u riprodhuar, shtoi ai.

Çrregullimet e pigmentit janë “jashtëzakonisht të rralla” në mesin e peshkaqenëve dhe vetëm 15 raste janë dokumentuar ndonjëherë në mesin e specieve në det të thellë, tha Gajić. Ai shpjegoi se leucizmi është kryesisht një çrregullim gjenetik dhe mund të shkaktohet nga anomalitë që ndikojnë në prodhimin ose shpërndarjen e melaninës.

PAMJET/ Zbulohet në Shqipëri peshkaqeni i rrallë i bardhë

“Ndërprerjet gjatë zhvillimit embrional mund të çojnë gjithashtu në modele jonormale të pigmentimit,” tha ai. Ndërsa nevojiten më shumë kërkime, shkaqe të tjera për ndryshimet në ngjyrosje mund të përfshijnë gjithashtu ekspozimin ndaj ndotësve, temperaturat e ngritura, ndryshimet hormonale gjatë zhvillimit dhe gjakderdhjen brenda popullatave të izoluara.

Shkencëtarët duan gjithashtu të eksplorojnë se si kërcënimet njerëzore, si ndotja dhe peshkimi, ndikojnë në ndjeshmërinë e peshkaqenëve ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera.

Vlora, rajoni ku u kap peshkaqeni, mund të jetë një pikë e rëndësishme për peshkaqenë dhe rrajat. Specie të tjera të rrezikuara në mënyrë kritike gjenden në këtë zonë, duke përfshirë peshqit e vegjël derr (centrophorus uyato) dhe aeroplanket (gymnura altavela). “Disa nga këto, si aeroplanket, nuk janë regjistruar më parë në detin Adriatik në këtë shekull,” tha ai. / Live Science – Syri.net

Provokojnë serbët/ Vendosin posterin e Trump në kafene: Bëjini tag Albin Kurtin

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane përballë Kamala Harris, ka nxitur reagime të ndryshme në Ballkan.

Shumë janë të shqetësuar për qasjen që ai do të ndjekë për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e shkëmbimit të territoreve që u hodh në tryezën e diskutimeve gjatë administratës së parë Trump në vitet 2016-2020.

Por në Beograd duket se ka gëzim për fitoren e manjatit amerikan, aq sa një kafene në kryeqytetin serb ka zgjedhur të ironizojë edhe Albin Kurtin përmes Trump.

Kafeneja “Pavle Korcagin” ka vendosur një poster të Donald Trump në madhësi reale përpara hyrjes së lokalit.

Aty pronarët kanë shtuar një ftesë për të gjithë ata që bëjnë fotografi pranë posterit, që të etiketojnë në rrjetet sociale kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Një person i shëndoshë ka 1000 dëshira, e i sëmuri vetëm një, të dalë në fotografi me Trumpin në përmasa reale. Ejani të bëni foto dhe bëjini tag bashkëqytetarit tonë”, thuhet në postimin e bërë në Instagram nga kafeneja në fjalë. / A2CNN